Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Vazhdoj të mbytem

| E shtune, 01.06.2013, 05:21 PM |


Ilir Muharremi

 

Vazhdoj të mbytem

 

Nën kthjelltësinë e qiellit qëndroj

Ngopur me momentin e tij

Kaltërsia është e padefinuar

Kërkoj të gjej diçka që nuk ekziston

I pafajshëm si loti uji jam

Asgjë më shumë nuk kërkoj për atë që dua

Asnjëherë nuk kthjellohem

Gjithnjë ëndërroj vazhdoj të ëndërroj

Momentet e përmbysjeve të mija

Kam guxim të shpreh atë që kujtoj

Vazhdoj të mbytem me kthjelltësinë monotone të qiellit