| E shtune, 01.06.2013, 01:50 PM |
Në
Akademinë Pedagogjike të Tiranës
AKADEMI DO TË THOTË = veprimtari shkencore
Ekskluzive
nga Frrok Vukaj - Akademia Pedagogjike e Tiranës
Nuk ka
një jetë të gjatë AP e Tiranës, e vetmja në hapësirat mbarë shqiptare,por një
punë sistematike e mbresëlënëse. Në këtë institucion zhvillohen programe
universitare me nivel Bachelor(3 vjeçar) për: 1-mësuse parashkollor, 2-mësues për arsimin fillor, 3-pedagogji-histori, 4-pedagogji speciale(80 për qind e lëndëve
janë mjekësore), 5-gazetari, 6-gjuhë angleze, 7-infemieri, 8-ekonomik i
përgjithshëm me specifika edhe për arsim, kulturë e shkencë.
Gjithashtu
zhvillohen programe të nivelit :1- Master profesional “Mjeshtri të
Mësimdhënies” për 1,5 vite, me 90 kreditë;
2-Master të nivelit shkencor “Studime të thelluara pedagogjike” për 2
vite ,me 120 kreditë; 3-Master shkencor
për Studime të thelluara në “ Pedagogji speciale “për 120 kreditë, 2 vite kohë.
Krahas punës këmbëngulëse për rritjen e nivelit shkencor e metodik të
studenteve, edhe lidhjet me institucionet shtetërore e private universitare
janë të suksesshme. Një ndër problemet themelore është edhe bashkëpunimi me
strukturat e arsimit të mesëm e 9-vjeçar, pasi përgatit punonjës të kualifikuar
për këto hallka. Me drejtoritë e shkollave po bashkërendohet e punohet edhe për
kualifikimin e mësuesve të këtyre cikleve. Pjesa dërmuese e stafit
pedagogjik të Akademisë është me tituj
shkencor e shumë prej tyre janë specializuar jashtë vendit e kanë një përvojë
të gjatë mësimdhënie. Një rëndësi e madhe i jepet punës kërkimore shkencore
duke punuar sistematikisht gjatë gjithë vitit.
Në kuadër
te 100-vjetorit të Pavarësisë, në Lezhë u organizua një Konferencë shkencore
kombëtare me temë: ”Arsimi dhe shkolla për çështjen kombëtare”.
Në
seancën plenare e në seksione u referuan afro 30 tema studimore me karakter
historik e bashkëkohorë nga personalitete të këtyre fushave,mes të cilëve edhe
15 doktorë e profesorë. Gjeografia e tyre ishte mbarëkombëtare duke u
përfaqësuar shumë institucione të larta arsimore e shkencore brenda e jashtë
kufijve të Shqipërisë ,perfshirë 11 Universitete të vendit,por edhe nga
Prishtina,Shkupi,Tetova etj.
Ne prag
të 7-Marsit,në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u organizua nga Akademia
Pedagogjike e Tiranës, Akademia e Shkencave të Edukimit, Instituti i Zhvillimit
të Arsimit dhe AIITC nje Konferencë tjetër me objekt ”Prof.dr.shefik Osmani
-personalitet shumëdimensional”. Fillimisht
të pranishmëve iu shpërnda një broshurë që i kalonte kufinjtë e një
“Skicë portreti social pedagogjik” shkruar nga Prof.dr Musa Kraja.Në 50 e ca
faqet e këtij libri,me një studim e dokumentacion të ngjeshur shkencor na
paraqet këtë figurë me kontibute të mëdha .
Edhe këtu
referuesit sollën për auditorin përvojën e gjatë të këtij personaliteti,
kontributin e tij të madh për arsimin e kulturën shqiptare. Shumë kolegë
bashkëkohës e bashkëpunëtorë folën për përvojën e vyer e krijimtarinë e tij në
shërbim të forcimit të identitetit kombëtar.Të pranishmit ndoqën me shumë
vëmendje punimet qe i kushtoheshin kësaj figure.Vecojmë “Ndihmesa ...në
traditën botërore e kombëtare për
pasurimin e mendimit pedagogjik” nga Prof.dr Hajrullah Koliqi Prishtinë; ”Mendimi didaktik,kontribut me vlerë” nga
Prof.dr.Mimoza Gjokutaj;
”Publicistika...sidomos ajo arsimore e pedagogjike” nga Prof. Murat
Gecaj; ”Vlerat e veprës
etno-pedagogjike...” nga Prof.as. Mark Vuji”etj”. Adriana Qafa e Valentina
Cela vlerësuan kontibutin e tij për arsimin
fillor brenda vendit e vitet e fundit për mësimn në shkollat shqipe të
diasporës,ku ka spikatur profesionalizmi e atdhedashuria.Me ndjesi u pritën
edhe diskutimet e ngrohta të Prof.as.dr.Mimoza Sinani ,Akademikut Gjovalin
Shkurtaj etj të ciloët kanë punuar disa
vite së bashku duke përfituar shumë nga ky njeri me shpirtë të madh e dije të
gjëra.Në këtë Akademi përshëndeti edhe zv.ministri i MASh,Ardian Tana.Mësuesia
e Popullit,bashkëshortia e prof.Shefik Osmanit,Urtie Osmani, falënderoi e
përshëndeti të pranishmit për temat e paraqitura e organizimin e kësaj
Konference.Në përfundim u ndërmorë edhe një nismë për përgatitjen e botimin e
veprave të këtij personaliteti.
Me 17 maj
2013 u organizua një tjetër Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë: ”Gjeni të mendimit pedagogjik botëror:
Komenski, Pestaloci, Herbarti, idetë e tyre në hapësirën shqiptare”. Edhe këtu
morën pjesë personalitete të shquara të arsimit jo vetëm nga trojet mbarë
shqiptarë, por edhe të ftuar të tjerë nga vende mike.
Ne katër
seancat paraqitën punimet e tyre afër 30 vetë me një nivel të mirë e shumë të
mirë. Sollën nga këta pedagogë të shquar të përbotshëm idetë e tyre që u kanë
rezistuar shekujve, shumë prej të cilave janë aktuale edhe sot. Për shumë vite
idetë e metodat e tyre ishin udhërrëfyes edhe për hapësirat mbarë shqiptarë,
kur nevojat ishin të mëdha e përvoja relativisht e pakët. Mbi atë bazë u
hartuan shumë tekste e programe e u përdoren metoda shumë frytdhënëse për
kohën. Në këtë Konferencë u vu theksi më shumë në aktualitetin e ideve të tyre
e mësimet që duhet të nxjerrim. Nga profesorë e doktorë, nga mësues e punonjës
të tjerë u soll përvoja e shkollave në hapësirën brenda e jashtë Shqipërisë. Me interes të
veçantë u prit kumtesa e rektorit të AP të Tiranës, Prof.dr. Musa Kraja me temë
:”Të njohim traditën Evropiane ku do të integrohemi, si bazë për të njohur më
mirë të ardhmen në fushën e arsimit e shkollës”. Përvojë interesante sollën
edhe Mahir Mustafa, docent në shkollën e Lartë Pedagogjike Zyrih (Zvicër), dr.
Nexhat Avdiu Ulqin(
1-Prof.dr.
Hajrullah Koliqi, Universiteti i Prishtinës .
2-Prof.as.dr.Fatmir Vadahi, zv.rektor i Universitetit ”Luigj Gurakuqi’
dhe doktorantes Bilali (Halluni), 3-Prof.as. Mark Vuji, Mësuesi Popullit, APT,
4-Dr.Hajri Mandri, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, 5-Kastriot Kodheli, drejtor i Qarkut Lezhë, 6-Doktorantes Sulltana Bilbili, përgjegjëse e departamentit APT. Përvec sa thamë më lartë, referuesit sollën një përvojë të vyer nga jeta e gjallë në shkolla e më gjerë për mësimin e gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të huaja,për rolin e pazevendsueshëm të nënës në edukimin e fëmijës,për integrimin e shkollës,për nxënësit e talentuar,për metodat e reja në mësim e edukim... nga Emirjona Kraja, Alma Gjini, Zamira Burnazi, Zoja Marku, Paulin Zefi, Mirjan Kraja, Alma Dema etj. I punuar me merak dhe shumë tërheqës për dëgjuesit ishte edhe punimi i Prof.dr.Ilinden Spesse(djali i Sterio Spasses) me temë:”Shkrimtari dhe studiuesi Sterio Spasse dhe idetë pestalociane”. Këtu u paraqit edhe një platformë në emër të AP të Tiranës në bashkëpunim me DA Lezhë me afat 2-vjeccar me objekt :”Puna e kualifikuar me të ashtuquajturit nxënës problematik…” Shumë pjesëtarë të stafit pedagogjik, student e bashkëpunëtorë të jashtëm janë autorë të shumë punimeve me vlerë. Për botime serioze janë dalluar Musa Kraja, Hajrullah Koliqi, Vehbi Hoti, Mark Vuji, Primo Shllaku, Sulltana Bilbili etj.Në cdo disiplinë ,secili student,cdo vit përgatitë nga një temë kursi.Këto punime bëhen objekt debatesh e ballafaqimesh shkencore ,jo vetëm në auditorë ,por edhe jashtë tyre. Së shpejti do të ketë Konferenca e botime të reja nga ky staf pedagogjik e studentët e tyre. Sa thamë më sipër e të tjera arritje mendoj se meritojnë vlerësim e promovim edhe tek simotrat apo institucione të tjera shtetërore e private.Nga diskutantët e të pranishmit u vlerësua shumë puna e kësaj Akademie dhe e Rektorit Musa Kraja duke vecuar punën kërkimore shkencore dhe organizimin e këtyre veprimtarive.