| E premte, 31.05.2013, 08:46 PM |
Monografia
‘’Lulëkuqet e Kastriotit’’ udhërrëfyese e fjalës të shkruar me pika gjaku
(Vështrim rreth librit me të njëjtin titull të autorit Bedri Neziri. Aktualisht kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ Kastriot-Kosovë.)
Nga Xhevahir Cirongu
Ishte
takimi plotfrutdhënës e i ngrohtë të poetekës ‘’Pranvera poetike Durrsake’’ që
grumbulloi shumë poetë në qytetin
bregdetar; jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trevat e ndryshme të Kosovës.
Ky takim i përvitshëm letrar, krahas prurjeve poetike cilësore ka mundësuar që
poetët e shkrimtarët të takohen edhe fizikisht midis tyre. Të tilla manifeste
të fjalës poetike janë bërë shkas që midis vetë poetëve, të fjalës së shkruar
poetike të marrin e japin eksperienca të vlefshme, që vargu poetik të vezullojë
dritë kristali, e të ndezë llavën e dashurisë brenda shpirtit të lexuesit. Edhe për mua,pata fatin që të më binte në
dorë një libër monografik të autorit
kosovar Bedri Neziri. Pasi e lixova , nxora konkluzion se autori kishte bërë
një punë me të vërtet kolosale, sepse aty
‘’Pema’’ e historisë letrare dhe atdhetare përshkruhej me degët e
saj të veshur me gurë xhevahiri dhe
brenda tyre kishin të lyerë shkronjat e fjalët me gjak shqiptari. Të bësh
letërsi dhe historinë ta derdhësh në vargun letrar, është pakëz e vështirë,
porn ë gjithë rrugëtimin e vetë 50 vjeçar të Shoqatës së Shkrimtarëve ‘’Fahri
Fazliu’’ të komunës Kastriot, me kontributin e tyre letrar e atdhetar, djemtë e
vajzat me një guxim prej shqiponje mali, ditën të thoshin fjalën e tyre të
shpirtit edhe me të shkruar; në një kohë makabre të errësirës, ku vihesh në
pikëpyetje vetë egzistenca e shqiptarëve të Kosovës.
Ata me
një guxim të paparë e zgjuarësi në kushtet e një terrori psikologjik e ushtarak
shtetëror, ja dolën mbanë këtij oqeani me ujëra të turbullta që vinin nga
shekujt, dhe shkruanë fjalën e bukur shqipe. Pra, fjalën e nënës një nga gjuhët
më të vjetra të të gjithave gjuhëve të botës: Fjalën yjneshë qiellore shqipe të dhuruar nga vetë Zoti!
Monografia
e autorit Bedri Neziri, që tashmë lexuesi ynë e ka në dorë, përshkruan
historinë letrare e atdhetare të Shoqatës së Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ me
një gjuhë të rrjedhshme, shkallë pas shkalle të qelqta, e na jepen fakte
konkrete ku dëshmon për historinë nëpër dekada të popullit shqiptar të të gjithave
trojeve tona. Duke filluar nga Shqipëria,
Kosava, Çamëria, Dibra e Madhe (Maqedoni), Ulqin (Mal i Zi), Preshevë.
Monografia ‘’Lulëkuqet e Kosavës’’ është e ndarë në shtatë kapituj. Për çdo
nëndarje të kapitujve në libër janë pasqyruar aktivitetet letraroartistike e
atdhetare të shumë autorëve të trevës së Kastriotit të cilët kontribuanë me
pushkë e penë për larinë e Kosovës. Por aty flitet edhe për aktivitetet letrare
e atdhetare edhe të trevave të tjera si motra nëpër Kosovë që kanë dhënë e
japin me anën e fjalës së shkruar të
rrisin në një shkallë më të lartë vetëdijen e ndërgjegjes kombëtare në fuksion
të lirisë e pavarsisë, për një zhvillim të mbarë shoqërisë sonë. Pikërishtë,
është kjo ndjenjë kombëtare që ka shtyrë autorin e kësaj monografie Bedri Neziri që tëshkruajë
këtë monografi, që është i dyti i botimeve të tij. Edhe titulli i kësaj monografie ka një gjetje
të bukur e domethënie të madhe, sa letrare e historike ‘’Lulëkuqet e
Kastriotit’’; sepse çdo gërmë e fjalë pikon gjak dëshmori të derdhur për liri e
pavarësi të Kosovës martire. Prandaj mban edhe emrin e dëshmorit të Kombit
‘’Fahri Fazliu’’ Shoqata e Shkrimtarëve të komunës së Kastriotit në Kosovë.
‘’Veprimtaritë
e organizuara letrare ,siç thotë autori në këtë libër monografik, datojnë që
nga vitet ’60-të të shkullit të kaluar, ku krijuesit e saj kohe ishin të
organizuar në grupe letrare në kuadrin e Shoqërisë Kulturoro- artistike ‘’Aca
Maroviq’’ ,vepronte edhe grupi i muzikës, recituesve, i dramës, e të tjerë’’.
Eshtë për t’u theksuar se fillesa bërthamës
letrare të komunës së Kastriotit, merr udhën e vetë me daljen e gazetes
së punëtorëve me titull ‘’Kombinati
Kosova’’ e cila kishte filluar botimet e saj në mars të vitit 1964 në dy gjuhë:
Shqipe dhe serbokroatisht. Aty janë botuar skica e reportazhe , ditarë
minatorësh nga autorë të ndryshëm si : Mirko Gashi, Adem Zaplluzha, Halil
Kajtazi,Selman Kanjusha, Ramiz Rashiti, Qerim Pllana, Hamdi Tasholli, Avdi
Shala, Iljaz Prokshi, Emin Kabashi, e të tjerë.
Përshkrimi
i ngjarjeve të historisë letrare, siç shkruam më lartë, Shoqata e Shkrimtarëve
‘’Fahri Fazliu’’ ka bërë një veprimtari me intesitet të dendur atdhetar e
letrar përkujtimor, duke filluar nga 526 vjetroi i vdekjes së heroit tonë
Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), të Rilindësave, Shpalljes së Pavarsisë
( Kjo monografi botohet me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Kombëtar Shqiptar
dhe të 32 vjetorit të Demonstratave gjithëpopullore 1981 në Kosovë), dëshmorëve
të Kosovës etj. Manifestet përkujtimore letrare jepen si një dëshmi e gjallë në monografi të cilat
janë bërë simbole e kranari në ndërgjegjen tonë. Përkujtimore janë
zhvilluar edhe në nderim të dëshmorëve
Bardhosh e Isuf Gërvalla, Kadri
Zeka. Por edhe orë letrare kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe
epopesë së UÇK-së .Në monografi flitet
edhe për Adem Demaçin, njeriun simbol të
rezistencës kombëtare, i cili sot është edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve
të Kosovës.
Në
monografi na jepen si një skanër me detaje autoportetet e poetëve e
shkrimtarëve të Shoqatës ‘’Fahri Fazliu’’ të cilët paraqiten kronologjikisht me
biografinë e tyre që nga themelimi i shoqatës deri më sot. Autori ngulmon të përshkruajë sa më
qartë për se cilin prej tyre për jetën
krijuese letrare. Kështu, në gjithëpërshkrimet e librit, autori Bedri Neziri
krijon sentencë orgjinale të marra së bashku me oksigjenin krijues letrar e
patriotik. Ai bën vlerësim konkret e përgjithësues edukativ, estetik, dhe në qëndër vendos fjalën e gjakun e
dëshmorëve; aty ku liria ka rrënjët e saja dhe çelin çdo ditë lulëkuqet në
Kastriot të Kosovës, në mbarë
Shqipërinë. Aty rreshton emrat e Halil
Kajtazi, Mehmet Zhinipatoku, Mirko Gashi, Avdi Shala, Adem Zaplluzha, Nezhmi
Dibrani, Qerim Pllana, Milazim Berisha, Isuf Grajçevci, Selman Korjaku,Iliaz
Prokshi, Hamdi Tasholli, Ismail Simnica, Isak Hovolli, Ahmet Pllana, Ismet
Tahiraj, Bedri (Avdullah)Neziri, Fatime Beka,(Pllana), Shahbaze Vishaj, Fazli
Nuhiu, Sanije Ahmetaj,(Dubova),Begzad Baliu, Mustafë Krasniqi, Shqipe Hasani,
Betim Brogvina, Shqipe Naim Mjekiqi, Edita Malazogu.
Letërsia
dhe arti në përgjithësi janë pasqyra e një kombi, sepse aty flet historia e
kultura e një populli. Prandaj themi me bindje se libri monografik që na
paraqet Bedri Neziri; është gur themeli për historinë letrare e atdhetare në Kastriot e të kombit tonë të trashëguar në shekuj, që
përcjell të djeshmen e të sotmen, të nesrmen në breza të karakterit të
shqiptarit, fisnikërinë të etur për liri, por edhe vetmohimin në emër të saj. Pra, të gëdhendur flatra shqiponje në
thellësi të shpirtit të tij dashurinë për trojet e të parëve tanë me një emër
madhor : Shqipëri! Shoqata e Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’, ka marrë shumë
vlerësime për kontributet atdhetare e letrare , liridashëse për çeshtjen kombëtare.Një nga këto është
edhe ajo që i jep Drejtoria e Kulturës e
Rinisë dhe Sportit të Kuvendit Komunal i Obeliqit, ndan: ‘’Mirënjohje për
Shoqatën e Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ për kontributin e dhënë në fushën e
kulturës’’viti 2011.
Autori Bedri(Avdullau) Neziri ka lindur më 27 prill 1962 në fshatin Bunjak të Skënderajt. Arsimin fillor e të mesëm e kryen në Kastriot. Diplomahet në universitetin e Prishtinës dega Gjuhë – letërsi shqipe. Në fushën krijuese letrare ka marrë edhe çmime të parë e të tretë në poezi e prozë.Ka botuar monografi”Kohë e ndakuar’’ (2001),‘’Shtegtimet e Arbërit’’poezi(2008 ) ‘’Lulëkuqet e Kastriotit’’,monografi(2012), ‘’Dritat e shkëlqimit poetik’’, kritikë letrare(2012). Ky autor ka edhe shumë dorëshkrime të zhanerve letre për t’i botuar në të ardhmen. Ai përveç kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ në Kastriot është edhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.