| E enjte, 30.05.2013, 07:33 PM |
Kohë e
"nxehtë" në vendin tim ...
..."bëhen
ca gjëra, pa tregohen,.." - populli
Nga Luan Kalana
Gjyshi
,gjithmonë dilte tek pragu i shtëpisë,e kishte qejf ti përshëndeste të
gjithë,të ishin ç'të ishin, me kuç e me maç, dhe kalimtarët e rastit, të
panjohur,u fliste dhe qenve që bridhnin , pa azat rrugëve.
Pa le
komshinjtë, me ta dëshironte të shkëmbente qoftë dhe dy fjalë.
Sa e
shante gjyshja, vetëm që s'e mallkonte...se ishte gojë mjaltë e shkreta..
-C'je
bërë kështu ,o dit bardhë. Na turpërove,ç' del
tek porta sikur je pa bukë, je bërë gazi i botës.....Pa le që i shikon
njerëzit gjer në fund të këmbëve,si ndonjë lypës.-ia numëronte fjalët
lopka-lopka.
-E me,
lypës jam ,më keni lenë pa bukë,s'kishte faj Cekja tek ai filmi "Një baba
më tepër"-ia kthente gjyshi me shaka e si me inat,-Po fundi fundit lypës
jam,një fjalë u kërkoj,njerëzillëk,apo se të pëlciti xhelozia ty tani në
pleqëri, se në rini s'çaje kokën për mua, e kur s'të vija natën në shtëpi,tani
mërzitesh se i flas grave e çupkave...
Gjyshi,
(se kështu e thëriste i nipi,e të gjithë ia ngjitën këtë llagap,edhe plaka
kështu e thëriste..) vazhdonte të tijën...Ai ndjente kënaqësi me këtë
përshendetje si ushqim të shpirtit,ishin rritur tërë jetë,me njerëzillëk,i
gjalli me të gjallin,kjo është jeta..
-"C'u
bë kështu ,u prish dynjaja nuk të salutojnë as dhe komshinjtë si më parë. Janë
bërë të ftohtë të gjithë,s'duan veteveten,pa le që ecin e flasin me vete,dynja
me halle kjo....Po fajin e kanë dhe partitë që i përçanë njerëzit,i bënë fërka
-fërka,armiq të njeri tjetrit.Bëjnë e
ç'bjenë,e për vit zgjedhje,e mbytën këtë popull vetëm fushata elektorale,më keq
se ato dikur të partisë "mëmë",vetëm për karriken e tyre mendojnë ,,e
ç'fitojmë ne,na mbyti fukaralleku"-....hante veten me keto mendime
monotone..Nejse,mjaft me meditimet pa shpresë, e tij.
Tani që
po nxehej koha,jo moti por fushata elektorale më e nxehte se ajo e natyrës,kur
s'kalonin kalilmtarë në rrugë,ai merte tespijet e tij ,qe i kishte shokë të
mërzitjes, e fliste ca fjalë me vete pa e degjuar njeri,duke i numëruar një nga
një goglat e vogla, si kokër lajthije.
Vetëm
nipi i vogël ia dinte telat,aq e deshte por dhe e ngacmonte,ishte inteligjent.Mirë thotë Gjyshi, ka të drejtë,
se fëmijët e sotëm, tani lindin të shkolluar ,që në bark të nënës, pa le sa të
prapë, e shejtanë janë.
Nipçja
dilte here pas here tek pragu prej guri i portës jashtë, e i bënte
shoqëri,vetëm kafe nuk pinte,kur ia nxirte plaka, se atje i pëlqente ta
pinte.Me inat ia sillte gjyshja,por ai s'ja vinte veshin fjalëve te saj.
-"Mja,se
je bërë si daulle e çarë- i thoshte,-,mua këtu më pëlqen... Oj kjo! Çfarë do
ti,...të iki ,të shkoj në kafenë e te ri atje për një kafe tërë ditën e të
merem me thashetheme,apo me politikë... ?
Sidomos
tani që ka pëlcitur sheri..Apo s'më ke dhe mashë,për çdo gjë më thëret
"Gjysho"..,dhe kur të hyjnë mizat në guzhinë, do ndihmë nga unë qe ti
nxjerësh ,se t'i ngrenë kacabujtë."-ia kthnte ai plakës me burrëri.
Ai
vazhdonte dymenë e vet,numëronte tespijet e gëlltiste fjalët.Kur dilte nipçja
tek pragu, ai ndërpriste refrenin.
-Gjysho ,ti
e di që unë jam kureshtar, pse më mundon,tregomë çfarë mërmëris ashtu.?!
-Do të
tregoj,po ti asaj ,(plakës )mos i trego,se ajo më nxjerr në gazetë..
- Po unë
gjysho jam pus i thelllë,..
-E di e
di,ashtu thua ti dhe ia qendis të tëra pastaj...po kam e një hall tjeter,kështu
si po vijnë qiqrat,do votoni dhe ju femijët,mish mash do bëhet bota..
-Hë,hë
gjysho,e vërtetë është,-iu hodh nipi,-Na kanë bërë e ne teste në shkollë për këtë punë.Ç'na
ngatërrojnë ne fëmijet ,nuk na lenë rehat të mësojmë,pa le na marin çdo ditë
nëpër mitingje,nga e kanë kopjuar këtë demokraci të tillë?!..
Nejse
gjyshi ia tregoi shkurt,se ai i zbukuronte, ishte artist djali për këto gjëra,
,me këmça e me doçka, ia tregonte gjyshes,..jo së ëmës se ëma e shante kur ia
nxirte sekretet e gjyshit, e i thoshte spiun...
-Gjysho,e
di si është puna ,mos u meraksos për këtë,do e regullojmë,-e vazhdoi batutën
nipi dhelpërak,-Ja dhe unë mërzitem,se po të më kishte bërë mami me babin një
motrushkë,do luaja me të,tani vij vras miza me ty e luaj me "fjalët"
,duke të bërë pyetje enigmë pa pushim...
Refreni i
brengës që e mundonte gjyshin ,në këtë
kohë të nxehtë,me keq se kolerë ishte...
-"Voto...Nuk
votoj..".-tespija e fundit,kudo që e
niste numërimin në goglat e perit, i dilte në fund, "Voto"...
E doni
troç ,gjyshi nuk desh të votonte ,e përse?!
-"Në
vend që të shkojmë përpara,për prapa po bëjmë,si gaforet qe vetem mbrapsht dinë
të ecin.Fukarallaku po shtohet e është bërë epidemi "..
Ja kjo
ishte ajo brenga e tij,që ia vriste shpirtin dhe po të mendohej shumë do t'i
kthehej në kancer,kështu i kishin thënë,më shumë se një plagë.
...Nipi,
e gjeti zgjidhjen e lëmshit, desh ta nxirte nga sikleti që vuante, situata ku
ishte zhytur i miri gjysh,që tani vetëm ata të dy e dinin dhe e mbani
sekret.Djali i gjyshit, ishte "i majtë", e për ata, do të votonte
përsëri, megjthëse në krye të tyre, qe
një lanet tjetër jo ai pari.
Edhe
nusja,si zakonisht ,për "demokracinë" do të votonte,kështu i
thërisinin partisë së saj,megjithëse, të gjtha partitë bënin be e rufe për
demokracinë,se ata kishin pushtetin,dhe e nxirnin nga puna si mesuse qe
ishte,ia kishin vënë të dy këmbët në një
këpucë,po mos të votonte për ta.
Prandaj
gjyshi ishte vënë në hall..Kujt t'ia prishte e kujt t'ia ndreqte....Djalit apo
nuses, apo s'ishte një piperkë që ia kishte mbledhur keq edhe djalit,e hiqte
për hunde, e urdhëronte për çdo gjë,pa le e vjera s'kakërinte para saj,i rinte
gatitu,...kështu janë këto nuset e sotme,alla soje,alla mode...
Më në
fund gjyshi me nipçen lidhën besen,e hodhën sekretin,fjalët ,në
pus....
.......E
diela u gdhi me bubullima,shi përjashta ,ashtu dhe rënkime brenda shtëpisë.Që
në mengjes herët gjyshi përpelitej në rrobet,sikur e kishte zënë përpëleci,si
të pjellat e grave.
Të gjithë
u alarmuanë.Ishte bërë limon i verdhë ,fletë e kungullit dhe tërë djersë te
ftohta i delnin si burim,thuajse i kishte erdhur fundi..
Bërtisnin,....në
vend që të mereshin me plakun e gjorë,me dhimbjet që kishte i shkreti,që
s'gjente dermam,i priste barku keq,sikur ti kishte pëlcitur stomaku.......
Plaka thërsite,
se i ka rënë dambllaja(sëmundje e keqe),s'kemi ç'i bëjmë,na iku nga dora.
Nusja, me të sajën,i thoshte të shoqit,që të bënin azër,xhenazenë,ceremonitë e vdekjes,sa
s'ishte vonë,se duhej porositur edhe
arkivoli.
Vetëm
djali e përmblodhi duke thënë se duhet lajmëruar,911,emergjencia,ambulanca...
Gjersa më
në fund u mbajtën në spital..S'lanë analiza pa i bërë,ia morën dhe atë gjak që
kishte,për apanedsitin,e për të tëra allatet e barkut.Të gjitha i dinin mirë.
...C'të
kishte i shkreti?! Të tërë po prisni të jepte shpirt ,aq shumë u këput e u pre, sa s'kish fuqi të fliste me
gojë.Qetësinë e murrosjes e prishi
nipçja i vogël,duke thirrur me të madhe me ca fjalë gati në të qarë,që u gjend
aty papritur......
-Jo ,nuk
do të vdesë gjyshi,e di unë,....më tha rabecka,zogu, në vesh...
Iu lut
atyre të takonte doktorin e rojes, se
deshte t'i thoshte ca fjalë.
Bisedoi
në zyrën e doktorit si ndonjë i madh,e iu lut atij që t'i bënte ndonje ilaç që
mos vuante gjyshi, ta shpëtone nga e keqja që e kish zënë.
...Gjyshi
s'duroi më ,për përgjigjet e analizave,e kërkoi të shkonte me shpejtësi, në
banjo,aty në dhomën e pacientit ishin te gjitha...
...U
dëgjua një zhurmë e mbytur sikur u ça ndonjë daulle a tullumbace e madhe..Pa le
një erë e rëdë, që ti çante hundët, sikur shpërthyhen haletë e spitalit. Në banjo hyri me shpejtësi
plaka. E kishte zënë një bark gjyshin,që ç'tju them, mos u rëfeftë, sa ai
s'ngrihej dot nga uturaku,më një anë i priste keq barku ,nga nje anë i shtërzohej,.....Mjerrë
kush e ka provuar..
-Amani
,më bëni derman,-thëriste i gjori,dhe me nder shkumbë i delte nga prapanica...
Plaka s'e
linte rehat,i fliste...
- Po ç'ke
ngrënë o ditë bardhë, je lyksyr i madh,se xheku kobashit ti fshehurazi,ndonjë
gjë nga frigoriferi?!..Se na turpërove,e ngrite spitalin në këmbë....
....Nejse,
me hir e me pahir e sollën dhe shtrinë në krevat...C'të tregoj më parë,po i bie
shkurt,se tani s'ka më durim rrob njeriu
për të lexuar pesë reshta e jo më gjatë,e sidomos këto budallëqet.
Pa u
shtrirë mirë,thirri me një zë të mekur sikur do të jepte shpirt,...
- Uturakun shpejt ma sillni, se plasa,...Infermjerja nxitoi me një uturak plastike në dorë e ia afroi tek krevati.
C'të them
e ç'të shkruaj më,se edhe më vjen gjynah për plakushin, ç'i panë sytë atë
ditë,por dhe turp ,se nuk janë gjera për të treguar...
...Pa arritur të ulë pizhamet poshtë këmbeve të shkretit i shpërtheu me nder barku ,një leng,që e bëri tërë dynjanë helaq,me njerës e plaçka që ishin përreth,... por dhe muret,....Hajde ç'u soll aty,sikur shpërtheu ndonjë fontanë ,ndonje pus nafte...
E kish
zënë një diare,një derro bark,që s'kishte të pushuar.Tërë dita e nata u gdhinë
në banjo,në spital.Të nesërmen herët vajtën në shtëpi,me plakun të raskapitur
,i cili kishte mbetur,kockë e lëkurë.
...Nipçja sa dëgjoi që erdhi gjyshi, i shkoi në dhomë
dhe iu hodh në qafë gjyshit.Gjyshi i shkretë duke u lotuar,i tha ca fjale si në
vesh, megjithse nuk dëgjohej se buçiste televizori, për rezultatet e
zgjedhjeve, që ende nuk po delnin akoma,
dhe duke tjerur avazin,debatin e vjedhjeve të votave ...
- Dëgjo
nipçe ia hodhëm e kësaj here,por ishte me bela kjo punë.Më vjen gjynah që lashë
djalin pa shkuar të votojë.
-Mos ia
qaj hallin atyre,- ia preu vogëlushi ,se babi dhe mami shkuan votuan kur ishe
ti në banjë...
-E po
mirë,..më s'bëjmë shaka të tila me zarar,se unë di ç'hoqa, dheut do t'ia
tregoj.
...Do të
ishte më mirë të kisha shkuar në qendrën e votimit, po xhano dhe kështu mirë,si ndodhi... votova në haletë,banjot e spitalit,..
Turp kush
të dëgjojë e të marë vesh.....
Mos ardhshin më, votimi të tilla,.."- është ky mesazhi i gjyshtit,..por...prap po ndjehet moti i nxehte..
P.s
Për kureshtarët e vegjël,po ua rëfej sekretin që lidhi besën gjyshi me nipin...Nipçja i kishte dhënë gjyshit ca apje,pills,nga ato që mbante e ëma në komedinën e saj,që i pinte për t'u dobësuar,që të ishte elegante,.Ato të japin diare të fortë,po mos i shoqëroje me ushqime speciale....