| E enjte, 30.05.2013, 07:37 PM |
"BUZËQESHJE
E TRISHTË"HASAN QYQALLA
POEZI
Tiranë,2013
Shkruan:
Shaban Cakolli
Të dashur
lexues,
Përmbledhjen
me poezi lirike" BUZËQESHJE E TRISHTË",e poetit Hasan Qyqalla,e
përshkon fund e krye, një gjuhë e sintaksë e pastër dhe e pasur, me fjalë e
fraza të zgjedhura, që u rrinë gjerdan poezive edhe nga kjo anë. Poeti Shaban
Cakolli ka trajtuar një gamë temash e motivesh, të cilat në kohët kur janë
shkruar ato ishin preokupim i tij shpirtëror, e që çonin peshë në unin e tij
atje në kurbetin e largët. Larg vendlindjes dhe hises së atdheut të tij të
dashur, duke ia shtuar edhe më mallin për te…i ishin mbresëlënëse.
Hasan Qyqalla,rrugën e krijimtarisë letrare e nisi nga fëmijëria,sidomos u shqua në fushën e poezisë,vargjet e tij i përshkon përvoja e tij letrare,parimet e tij për të prekur shpirtin e fjalës,në parimet e tij etike dhe estetike.Një poet me mjeshtri,i cili ka bërë eksperiencë të ndërtoj fjalën,vargun,shprehëjen letrare,me një gjuhë të pastër,me ndërtim të fuqishëm të ndërtuar me shenja e simbole,që japin mesazhe të fuqishme.Vargun e tij e fuqizojnë dhe i japin peshë artistike shprehjet e herëpashershme metaforike, të cilat edhe lexuesin e freskojnë gjatë leximit të tyre.
Pak fjalë për autorin:
Hasan
Qyqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Fushë Kosovës,Poezinë filloj të e
shkruaj në bankat e shkollës fillore.Nga viti 1976,kur ka botuar poezinë e parë
në revistat e atëhershme,është i
pranishëm në gjitha gazetat e revistat,të cilat botohen në atdhe dhe
diasporë,po më gjërë përfshi edhe në mediat audiovizive,si:TVP,Radio
Prishtina,tani RTK-në,Radio Zëri i
Arbërit,Radio Kosova e lirë,e shumë
mediume tjera elektronike.Si i ri Hasani shquhej në ngritëjen e kulturës sonë
letrare,madje u dallua si themelues i klubeve letrare,si:Klubin letrar në Fushë
Kosovë,klubin letrar"Naim
Frashëri",klubin letrar"Lulekuqet" klubin letrar në
Fakultetin Filozofik,etj.....Nga viti
1993,jeton dhe vepron në Brol,afër Bonit
të Gjermanisë.Hasan Qyqalla,është anëtar i
Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, (LSHAKSH) njëherit edhe
kryetar i LSHAKSH në Gjermani,fitues i disa konkurseve poetike dhe dekoratave.
Hasan Qyqalla ,ka botuar:
"DUA
TË VDES SHQIP"
"ROBI
I LIRISË"
"ASHT
E GJAK ARBËRIE",bashkautor në këtë antologji
"PREKJA
E ËNDRRES"
"ARKEOLOGJI
E SHPIERTIT"
"MESHARI
MODERN"
Bashkautor
i antologjisë"TRINOMI I LIRISË"
"NJË
SHEKULL DRITË"
"BUZËQESHJE
E TRISHTË"
Hasan
Qyqalla është njëri ndër intelektualët tanë,i cili di të kultivoj sistem
vlerash,i cili nxjerr guximshëm,,zëshëm dhe qartë,nga shpirti ate që e ndjenë,e
shpalos dhe i jep kuptim.Është i paepur në aktivitetet kulturore e
letrare,komunikues,bashkëbisedues i mirë,nismëtar dhe organizatorë i këndshëm
dhe i përkrahur nga njerëz të artit.
"BUZËQESHJE
E TRISHTË", Një vëllim më më shumë se tetëdhjetë poezi, por i madh në
përmbajtje dhe mjaft cilësor, i ka grupuar
cikle me tematikë e motive të përafërta.
(poezitë)
e marrin peshën e vet të meritueshme. Imagjinata krijuese, e end poetin, përmes
muzave poetike, kryesisht, nëpër gjeografinë e tkurrur të kësaj hiseje të
atdheut të tij të robëruar
e të
shumëvuajtur. Kështu, poeti do tëvjershëroi, për të gjitha ato tema, që
hera-herës e kishin lënë edhe pa gjumë,që i kishin shkaktuar në të shumtën e
rinisë së tij,buzëqeshje të trishta:
Këtë do të mundemi të e gjejmë në thuaj gjitha
poezitë e poetit,por që më dukshëm figuron tek poezia "DRITHËRIM",ku
poeti shprehet:
Sytë më
vërbon malli,në parajsë dafinore
"Të
rëntë shita gjitone",ty hyjni përrallore!
katër
stinë ndërrojnë,s´fikën flakë ferri
Komplot
shpirtskamit,petohem në re terri.
Nëse
poezia është ritëm, melodi, muzikalitet, figurë, zjarr i brendshëm, afsh i
zemrës, flakë e shpirtit, sentiment, ide etj. Nëse poezia është diçka që kur e
lexon ose e dëgjon, të prekë, të rrëmben, të çon peshë, të nxitë dhe t’i lëndon
telat më të fshehtë të zemrës etj. (Nonda Bulka) Atëherë me plot arsye qëndron
maksima se poezia lirike nuk shpjegohet (nuk komentohet), por ajo shijohet e
përjetohet sipas aftësive thithëse të lexuesit apo të dëgjuesit, në çastin e
takimit me te.Diçka e ngjajshme është poezia e
Hasan Qyqallës,është ritëm,melodi, zjarr i brendshëm,armë në duar të
lexuesit,është poezi e një prushi të
madh, e cila edhe kur është e shkurtër flet shumë,ka mesazh,jep frymëzim.
OXHAKU
Ndez
oxhak e shtrojmë sofër
Kuvendojmë
urti burri
Baba
dredh cigarën në votër
Presim
kafen me ujë biluri!
Poezia
nuk është vetëm sa për lexim,po e lexuam thjesht për të e lexuar,këtu ka një
strofë,por po e medituam si duhet,vargjet flasin shumë dhe kanë mesazh,jo vetëm
tek kjo poezi,por
Sepse të
gjitha poezitë e përfshira në këtë përmbledhje janë të shkruara e të përjetuara
me afshin e shpirtit dhe të zemrës së poetit, i cili, si shumë të tjerë të asaj
kohe, qe i shtrënguar me zemër të thyer e me shikim prapa t’ia kthej shpinën
vendlindjes e kësaj hiseje të atdheut, që lëngonte dergjur nën thundrën e
pushtuesve, që u ndërruan në këto troje si liqtë në tezgjah jo me vite e
dekada, por me shekuj…
Ndryshe
nuk do të mund të quhej buzëqeshje e trishtë,por duke analizuar me vemendje çdo varg të shtruar e fuqizojnë
dhe i japin peshë artistike shprehjet e herëpashershme metaforike, të cilat
edhe
lexuesin
e freskojnë gjatë leximit të tyre. Këtu do t’i përmendim ca prej tyre:“Hasan
Qyqalla,shquhet ndër poetët i cili bënë hapat e vet në letërsinë tonënë
krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet
dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku për mes poezisë ,krijimtarinë e bënë si
skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet
hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur
letrarisht dhe të kapur për secilin lexues. -
Sa
vrastarë dehen në gjak
Atentati
i harrimit
e njeriu
vdes pse vdes njeriu
në
diellin e rremë......
Poezia
e Hasan Qyqallës, është një poezi,në
vargjet e së cilës mishërohen ngjarje me frymë aktuale,
. Ndaj këtyre ngjarjeve autori me vargje spontane dhe origjinale, vargje të realizuara me një kompozicion të mrekullueshëm, me gjuhë e mjete poetike të gjetura me inversion të lartë artistik, reagon dhe shpreh revoltën ndaj kontradiktave, duke shpresuar në idealet dhe shpresat e fuqishme drejt triumfit të të drejtës, së arsyeshmes dhe të virtyteve të njerëzve në përgjithësi… poezia e tij reflekton një varg çeshtjesh, fenomenesh, proekupimesh dhe idesh, të cilat janë vendosur në raport të drejtë midis realitetit ekzistues jetësor dhe realitetit të botës artistike…Si të tilla krijimtaritë e HAasan Qyqallës,bëhen të dashura e të dëshirueshme për lexuesit të cilët e duan dhe kuptojnë letërsinë.Ata pasurojnë bibliotekën e tyre,me vlera arti,kurse ne Hasanit i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë,përherë më të fuqishme,më artistike,me më shumë mesazhe, fatbardhësisht tani mesazhe në frymën e atdheut të lirë,ku ka vend mesazh tjetër,krenari tjetër,vlerë e art me më pak dhimbje.