| E enjte, 30.05.2013, 08:10 PM |
XHON F. KENNEDI (1917 – 1963)
Nga Fritz RADOVANI
Xhon F.
KENNEDI (John Fitzgerald KENNEDY), ka lé në
Ishte me
origjinë nga një familje irlandeze me besim katolik, i vendosun kur imigroi në
Amerikë, në Boston. Me daten 20 Janar 1961, Xhon Kennedi, u betue si President
i ShBA, dhe per tri vjet mbeti i perjetshem jo vetem në Historinë e Amerikës,
po edhe até botnore. Njihej si një nder gjenialitetet e universiteteve
amerikane, mbasi kishte mbrojtë titullin doktor me një studim të veçantë të
zhvillimit ekonomik të ShBA, per 50 vjetët e ardhëshme. Në kjoftë se Europa
Perëndimore, ku perfshihej edhe ShBA në zhvillimet politike, kishte arrijtë me
krijue njëfarë stabiliteti edhe në ekonomi, Europa Lindore komuniste kishte
humbë edhe atë ekonomi që kishte pasë para Luftës së Dytë Botnore, mbasi
gjithshka shkonte në buxhetin ushtarak nder të gjitha shtetet që ishin nën
dhunen e diktaturës stalinjane bolshevike të Bashkimit Sovjetik, ndersa t’
ardhunat nga kampet e punes dhe të shfarosjes, “rezervoheshin” nder bankat
Perëndimore...
Kontrasti
ma i madh mes dy bloqeve ishin “të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”. Mbas vdekjes
së Stalinit, disa lëvizje me karakter demokratik në Europen Lindore, u shtypen
me tanket blokut komunist tue e rikthye pushtimin e tyne nga sovjetikët, që
gjoja në vitet 1956 – 58 kishin dënue kultin e Stalinit, me të cilët aso kohe u
bashkue edhe “udhëheqja” e Tiranës komuniste, pra edhe Shqipnia, që mbas viteve
1961 – 62 filloi me dënue “revizionizmin modern sovjetik”, mbasi Enver Hoxha
dhe Mehmet Shehu, nuk ishin dakord me lëshue postet drejtuese të tyne dhe me ba
ndryshimet që vendet e “demokracive popullore” të Lindjes po banin ata vite.
Perballë me ShBA, ishte edhe Kuba komuniste, që kishte fillue instalimin e
luftanijeve e raketave sovjetike në portet e saja, gja që kishte zgjue prej
gjumit edhe amerikanët. Data 14 Prill 1961 sjelli até që Kennedi me avionet e
Tij, i tregoi Botës se politika që do të ndjekin shkon drejtë ndryshimeve.
N.S.Hrushov
në vitin 1959 ishte kenë “mysafir” i Ajzenhauer në Kemp Devid, të ShBA, por
gjithshka mbeti e “mësheftë” mes dy kryetarëve të shteteve ma të fuqishme të
Botës.
Ndaj
veprimeve të Kennedit kunder Kubës, si kunderveprim Hrushovi, me daten 13 Gusht
1961 filloi mu në zemren e Europës ngritjen e Murit të Berlinit. Gjithshka
dukej se bahet në një prag të një gjendjes së re dhe të rrezikshme botnore...
Kennedi
ishte nder Presidentët ma të rij (43 vjeç), kur kandidoi si President në ShBA.
Me daten
22 Nandor 1963, Presidenti Kennedi në një limousine me të shoqen Zhaklin
Kennedi, shoqnuesin dhe shoferin arritën në Dallas, për zgjedhje të reja. Nga
një dritare në një kthesë, Lia Harvei Osvald gjuejti dy here dhe Presidenti,
mbas pak kohe vdiq në një klinikë ku e operuen pa sukses. Ngjarja atje ka ngja
rreth ores 12.30’. Pra me daten 23 në mengjes në Europë, u hap lajmi i vrasjes
së Xhon J. Kennedit. Tue shkue tek stacioni i urbanit me dale në punë, tek
Dugajt’ e Reja, lajmin ma dha spijuni Pjerin Vata, i cili ishte i gzuem per
suksesin e zhdukjes së Presidentit amerikan, që né e konsideronim President të
“ndryshimeve të pritëshme”…
Me daten
24 Tetor (në ShBA), kur policia po çonte Lia Osvald nga burgu per në një burg
tjeter, një “qytetar” amerikan i “zemruem” per vrasjen e Presidentit, i quejtun
Xhek Rubi (Jack Ruby), në mes rojeve shtinë me pistoletë dhe vret atentatorin
Osvald. Në dukje çeshtja u mbyll!
Presidenti
Kennedi, ishte i 35-ti President i ShBA, dhe i treti që vritet me atentat në
moshen 46 vjeçare, mbas Abraham Linkoln
dhe Mc. Kinley, në vitin 1901.
Nga
Raporti Worren kam veçue një frazë: “Historia rrallë perpilon spjegime të plota
dhe bindëse mbi vrasjet e Burrave të shtetit. Një njeri i vetem shumë rrallë
kryen ndonjë vrasje.” Po në Raportin Worren, thohet se mbas 50 vjetësh, do të
zbulohet e verteta e vrasjes...pra, në 2013.
Në një
kohë rekord Ai ka lanë një dafinë lavdije per shpresat e popujve të shtypun.
Në
Amerikën moderne, Xhon Kennedi asht Presidenti i parë që u nderue nga zezakët.
Në vitin
1961 erdhi në Europë dhe me 2 Qershor, në Pallatin Shaijo, në Paris, mbas bisedimeve me Presidentin e
Francës Sharl De Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së
hekurt, për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të
cilën Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike
me Bashkimin Sovjetik. Kjo është arsyeja,” – tha Kennedi – “për të cilën ai
mendon se rrota po rrotullohët në favor të Botës së Lirë, dhe jo të
komunistëve.” (Gazeta “Zëri i Popullit” dt. 9 Qershor 1961, Nr. 139, (3982),
fq. 4. Artikulli “Përgjigje zotit Kennedi”).
Mbas pak
ditësh Presidenti Kennedi u takue me N.S.Hrushovin në Vienë.
Kur Nanë
Tereza kerkoi me ardhë në Shqipni, me takue Nanen e vet dhe motren që aso kohe
jetonin në Tiranë, terroristi Enver Hoxha, jo vetem, nuk pranoi kerkesen e Saj,
por edhe me një mllef të turpëshem shprehi mendimin e vet në gazeten “Zëri i Rinisë”
aso kohe... (E ndoshta, ajo deklaratë e tija pengon edhe sot Kuvendin Popullor,
“mos me ia prekë tituj e dekorata”!!).
Nanë Tereza iu drejtue Presidentit Kennedi, i cili, iu pergjegjë: “Unë e detyroj qeverinë e Shqipnisë me Ju lejue me shkue mbrenda 24 orëve, por nuk e quej me vend shkumjen Tuej atje, mbasi drejtuesi i shtetit shqiptar jo vetem asht vetshpallë ateist, po asht edhe një terrorist vrasës i shumë klerikëve katolik të pafajshem. Shkuemja e Juej atje asht një nderim që i bahet atij...e ai, nuk mendoj se e meriton këte.”
Xhon F. Kennedi në Berlin.
Me 13
Gusht 1961 Xhon Kennedi shkoi tek Muri i Berlinit dhe aty tha:
“Unë sot
jam një Qytetar Berlinez!” dhe vazhdoi:
“Kush mendon se asht i mirë komunizmi të vijë e të shohin Berlinin!..”
Kjo flakë
nuk fiket!
Kjo flakë
nuk fiket as nder zemrat e mendjet e Atdhetarëve Shqiptarë!
Kjo flakë
nuk fiket…Presidenti Kennedi e ka ndezë per mos me u shue kurrëma!
Kjo flakë
nuk fiket se asht e ndezun me dashuninë e Tij per jeten, Njeriun, Lirinë!
Ajo
flakë, perditë ndritë Boten me virtytet e Shpirtit të Tij human,...
Me “të
Drejtat e Liritë e Njeriut”, për të cilat Kennedi, dha edhe jeten e vet.
Melbourne,
2013.