| E marte, 28.05.2013, 08:28 PM |
PARA
Nga Qazim
Shehu
Ku vanë
sekretarët e partisë,
Poetët e
tribunave ku vanë?
As
lartësinë e Cucit që tek këmbët rri,
Sot nuk e
kanë.
Ti këtë e
dije atëhere,ne s`e dinim
As
shkrojëtarët që përdëllehen sot për ty,
Kur për
partinë thurnin himne,
Dhe ty
s`të shihnin me sy.
Dhe të
përfytyroj tek i vetëm,
Bridhje
natën, mjerush,
Në funde
liqeni treteshin
Vetmia
dhe smerald i dhimbjes si prush.
Vallë e
dije ti atëhere
Se do
ktheheshe kështu në bronx
Duke i
shtuar këtij qyteti
Lavdinë
që meriton?
Kur
poetët i thurnin lavdi partisë
Me
duartrokitje,ovacion,
Ti qeshje
hidhur dhe poezisë,
I dhe
lavde siç meriton…
STRUGA
Struga
Qytet i
poezisë,
Qytet i
Drinit të Zi
Qyet i
dashurisë,
Struga.
Kërkoj
atë që më mungon
Seç më
mungon s`e di,
Diçka që
më trishton,
Trishtim
mbi Drinin e Zi.
Që ik e
ik tutje
Të
derdhet në Shkodër
Me
pikëllim malesh të lodhur
Diellin
liqenor të zhvoshkur.
Struga,
ky qytet
Ku fjala
shqipe bën duel shekullor,
Përplaset
çdo ditë me fjalën e huaj,
Kur në
shtëpinë tënde
Ndihesh i
huaj,
Me Drinin
në gojë malesh,
Që herë
pihet me etje,
E herë me
lugë,
Për
shkakun tragjik,
Se buron
në Strugë…
SHQIPËRIA
Shqiptarët
e pjestojnë Shqipërinë
Duke i
kërkuar aq gjëra
Sa nuk i
takojnë asaj
Aq
dashuri,
Urrejtje,
Pasuri.
Duke e
fajësuar
Për çfarë
s`u pati faj.
Shumëzo e
pjesto dhe u
Një pikë
lot.
As zjarr
i armiqve
As mall i
tyre
S`e than
dot…
SHIKIMI
E mpreha
shikimin dhe të pashë
Si re në
humnera rashë
Dhe të
mbusha me ajër.
Ndoshta
qe një marrëzi
Si çdo
marrëzi që s`merr emër
Por ti më
godite në zemër.
Dhe çdo
mendim që ethet merr
Kur
shfaqesh dhe ndërkaq
E mpreha
shikimin sikur në ferr
Terr,
Të zbres
Orfe
Që
Euridikën dot s`e kthe.
MBLEDHJE
Emri i
detit që s`u pa,
Fjala që
s`u tha
E thëna
që s`u dëgjua
Dëgjimi
që u harrua,
Harresa
që u mpi
Mpirja që
u shkri,
Shkrirja
që u derdh,
Derdhja
që s`u mblodh,
Mbledhja
që u shpërnda.
Pluhur në
zemër ra….