| E hene, 27.05.2013, 08:59 PM |
TRADHËTARË,
APO GUXUMTARË QYQARË…
Nga Dedë Preqi
A do të
ketë mundësi që dialogu i
marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë,
ta ndihmojë gjetjen e kompremisit dhe pajtushmërisë në mes këtyre palëve kontestuese, që të lehtësojnë
përpjekjet e veprimëve dhe bashkëjetesën
në mes këtyre dy popujve mbrenda Kosovës, dhe a do
të ketë rryma të reja të ndryshimëve për
një Evropë të lirë, paqësore dhe të
bashkuar, në mënyrë që edhe populli serb të lirohet nga kjo barrë e rëndë, e
koncepteve mesjetare ndaj shqiptarëve
???
Ky proces
nuk është i lehtë dhe nuk mund të përfundon shpejt, duke u bazuar në palën
serbe, e cila nuk është fare e përshtatshme, as ajo e Beogradit dhe as pala
serbe në veriun e Kosovës, të cilat në kohën e fundit janë shëndrruar në
rivalitet me njëra-tjetrën, duke i quajtur
udhëheqësit e marrëveshjes si
tradhëtarë …
Mirëpo,
palës kosovare një gjë e tillë po i kushton shumë, sepse tani Kosova po
përballët në dy fronte, të cilat kundërshtohen
në mes njëra-tjetres, por që të dyja janë forca të njëjta që e
kundërshtojnë palën kosovare dhe
Rebublikën e Kosovës, që kanë qëllime të njëjta, që kanë politika dhe
strategji të njëjta, për ta penguar dhe
ngadalësuar shtetin e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvëllimore, dhe
ajo që është më e rrezikshme, që këtë vend ta riokupojnë përsëri, ose ta lënë
të zvarritur gjithmonë në të tilla probleme.
Në këtë
aspekt, qëllimet e palës kosovare si në fillim të negociatave të para, ashtu
edhe në ato të fundit, ka qenë që Kosova , si një shtet i pavarur dhe sovran, të
jetë vendi i njerëzve të lirë, pa dallime nacionale dhe fetare dhe ky vend
është atdheu i gjithë kosovarëve, mirëpo serbët e veriut të Kosovës, nuk e
pranojnë një demokratizim të tillë, dhe nuk e pranojnë Kosovën si shtet të
tyre, duke i drejtuar sytë kah Beogradi, i cili ka investuar më të madhe në
këtë pjesë të Kosovës, duke i frymëzuar dhe përkrahur shumë kriminel , dhe duke i formuar
strukturat paralele e të paligjshme për
ta penguar Kosovën në proceset e saja.
Qeveria e
Kosovës dhe shqiptarët , ushqejnë shpresat e tyre se një evulucion paqësor, do
të ishte më i mirë se ndonjë konflikt i mundshëm, ashtu, që të negociohet për krijimin e një atmosfere
mirëkuptimi, dhe të mirren parasysh ndjenjat e të gjithëve, dhe problemet të
zgjedhën në prani të BE-së, si dhe në prani të Bashkësisë Ndërkombëtare, por në
asnjë mënyrë të mos negociohet për qështjen e statusit të Kosovës dhe as për
tendenca të lëvizjeve kufitare, të cilat pika ishin të pranuara edhe nga palët
ndërmjetësuese, si qështje të përfunduara.
Evropa si
Evropë, kurrënjëherë nuk u tregue e gatshme
dhe guximtare, që Serbisë t’ia
jep „kartonin e kuq“, që ta
ndëshkojë ashtu sikur e ka merituar, sepse në gjitha „lojërat“ luftarake që i luajti gjatë shpartallimit të
Jugosllavisë, ishte iniciatore e parë e konflikteve dhe ato më të cilësuara pas
Luftë së Dytë Botërore, por përkundrazi, Evropa tregoi më shumë si një lloj përgëdhelje ndaj saj,
duke ia liberalizuar vizat e qytetarëve të saj, nga të cilët përfituan edhe
shumë kriminel në mesin e tyre, si edhe duke i shpejtuar proceset tjera të
hapjes së rrugës drejt kandidimit në anëtarësinë e BE-së. Kosova nuk ka kohë për të humbur, edhe pse
është e fundit e cila do ta merr
statusin e liberalizimit të vizave nga BE-ja, si edhe statusin e stabilizim-asocimit,
që të fitoj kandidaturën në gjirin e BE-së, me që duhet ta pranoj padashur
opinionin evropian dhe ndërkombëtarë, mirëpo, duhet pasë energji të mjaftueshme
në këto bisedime me shtetin fqinj të Serbisë, e cila marrëveshje po del si
kokëqarje, ndonse e pa kuptueshme për palën serbe, sepse me shtimin e disa
pikave për komunat e veriut të Kosovës, të cilat janë të stërtepruara dhe si
ligje të veqanta vetëm për minoritetin serb, gjë që kjo teori nuk mund të
realizohet në praktikë, sepse bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës,
atëherë çka përfituam me këto negociata, apo vetëm shihet qartë se është
tëndeca e palës serbe, që pak nga pak, të çkoqë
dhe shkatërron gjithçka që është ndërtuar deri me tani në Kosovë.
Dhe,
Serbia ka harruar shumë shpejtë, së paku ajo e djeshmja, në kohën kur bëri
shkelje brutale me të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, e cila të njëjtat skandale i përsëritë edhe sot qeveria
aktuale, me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerët, dhe lidhur me këto
ngjarje nuk ka asnjë justifikim , ndërsa për qështjen e veriut, si pjesë
teritoriale e Kosovës, po e ngritë zërin dhe po e shkrinë tërë potencialin e vet politik dhe
shtetëror, e cila qështje debatohet deri
në Parlamentin Evropian dhe atë Ndërkombëtar.
Ndërkaq,
agonia vazhdon, dhe gjërat kanë shkuart aq largë, sa që me kokën e kthjellët,
flitet vetëm për një marrëveshje, e cila nuk sjellë më shumë se një
mosmarrëveshje, një gjë e cila kuptohet se pala serbe është gjithnjë e pa
guximshme të bëjë një marrëveshje të mirëfilltë ndërshtetërore dhe fqinjësore,
duke jetuar ende më ëndërrallat dhe mitët e saja për Kosovën para e sa shekujve.
A është
ky fundi, apo fillimi i kësaj marrëveshje?
Kjo
gjendje e kritalizuar e marrëveshjes në mes palëve, nuk e përcakton fillimin dhe as mbarimin e
kësaj marrëveshje, kur proceset nuk
tregojnë rrezulltate pozitive, duke mos lëvizur pak hapa para nga e kaluara,
edhe pse flitet se brenda gjashtë , apo më shumë muajve, do të bëhët
implementimi i marrëveshjes në fjalë nga pala serbe, ndonëse pala kosovare
është pajtuar disi më pikat dhe planin që e shtroj Baranesha Ashton dhe BE-ja,
përveq partia Vetëvendosje, që nuk
lëvizi nga qëndrimet e saj, duke e mos pranuar një plan të tillë, por problemet
të cilat rrjedhin dhe janë evidente në këtë pjesë të veriut, kërkojnë
angazhim të shpejt dhe veprim të
kujdesshëm, sidomos te popullata shqiptare, të cilët shtëpiat e veta i kanë në
veri të vendit, por janë të
detyruar që të jetojnë në banesa të
përkohshme në anën tjetër të Mitrovicës , e cila tregon një aparthejd të egër
që ushtrohet akoma nga kriminelët serb në veriun e vendit kundër shqiptarëve,
që do të thotë se, vorbulla miope e cila e ka kapluar pjesën e
madhe të kësaj popullate
serbe, ende nuk ka filluar të ç’jerrët dhe të vetëdijësohet, deri sa vet Beogradi do ti heq të gjitha financimet dhe këshillat ndaj tyre.
Nuk është
e çuditshme, pse qytetarët serb u fishkëllojnë qeveritarëve dhe „kallauzëve“ të
vet, gjatë manifestimëve tradicionale , apo atyre fetare, duke i quajtur edhe tradhëtarë, sepse vetë
këta qeveritarë janë ata të cilëve nuk u zënë fjala vend, duke mos qenë të
guximshëm dhe duke mos qenë demokrat të sinqertë, që t‘i a tregojnë
popullit vet realitetin e Kosovës , duke ditur se Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë dhe e
nënshtruara e saj, por gjithmonë fjalët e tyre i rezervuan, duke e thënë të
kundërtën para popullit të vet për Kosovën dhe popullin e saj, me ç’rast, në
vend të fjalës guximtarë, populli i quan tradhëtarrë, apo guximtarë qyqarë…
Një gjë e
tillë do të ndodhte edhe me popullatën kosovare dhe qeveritarët e saj, nëse
para qytetërëve të vet flasin me rezerva , duke e mos e thënë të vërtetën dhe
qëllimet e kësaj marrëveshje.