| E hene, 27.05.2013, 07:51 PM |
Kostaq
Duka
Sa për
një jetë
-triptik-
Kthim në
bahçen e vjetër
Për
trishtimin tim
s’kishin
faj lulet,
as toka e
zezë
djersitur
nga mundimi i lindjes.
Pikëllimi
im
rrënjëzohej
në dhimbjen që me ikjen tej
kisha
humbur
të
drejtën e kopshtarit, kujdestarit të luleve.
Një pemë
–një pyll
Me linjën
ekspres
të mallit
e padurimit
po shkoj
në vendin e lindjes.
Thjesht
për të mbjellë një pemë,
në kodrat
lëkurë reshkur nga bora e dielli
ku dikur
akacjet më nanurisnin fëmininë.
Po shkoj…
Thjesht
për të mbjellë një pemë.
Eh ç’pyll
do krijohej
sikur pas
meje të vinin
me mijra
të ikur të tjerë!
Sa për
një jetë
Pas
shtëpisë së parë
mes një
pylli të blertë,
një të
dytë e bleva
pranë
oqeanit dallgëmadh të sertë.
Thashë
pas kësaj
se
shtëpia e vjetër
me gurë
të zinj e tjegulla argjile
nga
kujtesa do të tretej si një gjë pa vlerë.
Por jo!
Edhe pse
shtëpitë e reja
më falin
ngrohtësi dhe rehati
e vjetra
me postë më dërgon pareshtur letra:
Mos u bëj
i marrë!
një e
fjetur tek unë
vlen sa
për një jetë të tërë!
Maj 2013