Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Irena Toçi: Ngrihet në piedestal dashuria njerëzore

| E hene, 27.05.2013, 07:33 PM |


"Nuse në derën e hasmit" përcjell mesazhet humane, duke e ngritur në piedestal dashurinë njerëzore

Nga Irena Toçi - Botuese e Shtëpisë Botuese TOENA

Gjatë gjithë veprimtarisë disa vjeçare të institutit tonë të promocionit në mbështetje të vlerave të veçanta të letërsisë shqipe bashkëkohore dhe të prurjeve nga fusha të tjera të krijimtarive dhe studimit shkencor kemi pasur sjellë një pik kryesor që këto vepra jo vetëm të shihnin dritën e botimit, por të veçoheshin për vlerat e tyre sipas gjykimit tonë të veçanta dhe të evidentoheshin nga moria e botimeve të shumta të përditshme për të reflektuar më gjatë rreth tyre.

Ishin disa arsye pse vendosëm që përveç botimit të romanit "Nuse në derën e hasmit" të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia ta veçonim atë për ta sjellë në vemendjen tuaj:

Së pari për temën që ky raman trajton; gjakmarrja. Fenomen që do duhej t'i takonte së kaluarës së largët historike, por që për fat të keq vazhdon të stigmatizojë jetën e dhjetrave bashkatdhetarëve tanë duke i dënuar ata me ngujim brenda mureve të shtëpisë, apo nga arratisje nga realiteti i këtushëm në kërkim të lirisë dhe të drejtës për të jetuar.

Së dyti, për mënyrën se si nga pikpamja shoqërore i është dhënë zgjidhje në këtë roman artistik një konflikti të gjatë që kishte marrë jetë njerëzish në kohë të ndryshme. Zgjidhje që vjen në njëfarë mënyre edhe nga ndikimi i kulturës demokratike të një shteti të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvillohen kryesisht ngjarjet.

Së treti, për mesazhet humane që ky roman përcjell duke e ngritur në piedestal dashurinë njerëzore.

Dhe së fundmi, por jo nga rëndësia, sepse autori i këtij romani Pierre-Pandeli Simsia është një nga kontribuesit e ruajtjes, lëvrimit dhe promovimit të shqipes dhe të letërsisë shqipe në diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej shumë vitesh; një mision ky, që duhet vlerësuar, mbështetur dhe përgëzuar me sinqeritet dhe me përgjegjshmëri nga të gjithë ne.

I urojmë suksese shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia.