| E diele, 26.05.2013, 04:45 PM |
LIBRI
“HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO,
NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.
Kam
gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të
mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra
shpalosen ne këtë përmbledhje me
tridhjetë tregime. Pllakata të arta
mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë
e njohjes së jetes njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete.
Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani
grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i
mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë
grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve,
shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe
fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel
mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Jeta ka
ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është
tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë
si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos
idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo
para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës
zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen... Ose siç cilësohet nga fjalet
e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e
cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.
Dora e
prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa
e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të
zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia.
Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme...me një kthesë 360
gradë.
Tek
“Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria
që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka
Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare
mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret
njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë
jetës.
Stili i
fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale
në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë
shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij
të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një
edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që
shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor. Një
zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri,
si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës
së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të
rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë.
Tregimet
e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje
elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e
realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh
thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten.
Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.
Vjollca Tiku Pasku – debutuese në letërsinë shqipe.