| E diele, 26.05.2013, 04:44 PM |
Këto ditë doli nga shtypi
libri historik i studjuesit të palodhur, historianit Izet Miftari Shqiptarët
përballë invayionit pansllavist (shekulli XIX- 1913), i cili me fakte e
argumente bindëse hedh poshtë gjithë falsifikimet e historianëve pansllavistë
Recension
Habib Mustafa
Me fakte e argumente kundër falsifikimeve historike sllave
(Izet S. Miftari, Shqiptarët
Përballë Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913), Vushtrri, 2013
Libri Shqiptarët Përballë
Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913), i autorit Izet Miftari, është
një studim i veçantë, që ka paraqitur në mënyrë objektive të dhënat lidhur me
ngjarjet e shtjelluara historike.
Autori
në mënyrë të argumentuar ka bërë zbardhjen e falsifikimeve të historisë së
Ballkanit në përgjëthësi dhe të shqiptarëve në veçanti nga
pansllavizmi.
Si recensent i këtij libri,
mendoj se autori ka arritur qëllimin, duke ofruar mjaft argumente, fakte dhe të
dhëna historike që demanatojnë falsifikimet historike.
Përmes
burimeve të ndryshme historike, autori i librit në fjalë, nxjerrë në pah të
vërtetën e pakontestueshme, se e gjithë katrahura ndaj popullit shqiptar u shkaktua nga iedologjia pansllaviste.
Në
këtë libër, Izet Miftari paraqet përpjekjet e tij për të studiuar vështërësitë,
peripecitë, luftrat dhe pasojat e popullit shqiptar që i përjetoi gjatë
shekullit XIX dhe çerekut të parë të shekullit XX.
Libri
Shqiptarët Përballë Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913 është i
ndarë në pesë kapituj.
Kapitulli
i parë përmbanë të dhënat për përpjekjet e Perandorisë Osmane për t’u reformuar
dhe për të dalë nga kriza që e kishte kapluar. Po ashtu, autori nxejrrë në
sipërfaqe edhe ambicjet e Rusisë Cariste dhe satelitëve të saj në Ballkan, që
në emër të luftës “çliruese”, të pushtojë territore të Perandorisë Osmane,
sidomos trojet shqiptare.
Gjithashtu,
në mënyrë të argumentuar paraqet edhe organizmin politik të popullit shqiptar
për formimin e shtetit të tyre etnik, duke përfshirë Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, Lidhjen e Pejës, që kishin qëllim kryesor, mbrojtjen e territoreve
shqiptare nga pansllavizmi.
Në
këtë kapitull, autori jep edhe
vlerësimin e tij shkencor për padrejtësitë e bëra nga disa fuqi të mëdha,
sidomos për vendimet e padrejta që ishin marrë kundër shqiptarëve, duke filluar
nga Konferenca e Stambollit, Marrëveshja e Fshehtë e Budapestit, Traktati i
Shën Stefanit, Kongersi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër.
Në
kapitullin e dytë përfshihen hollësi për rrethanat politike ndërkombëtare në
gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, veçanërisht pas
bashkimit kombëtar të SHBA-së, Gjermanisë dhe Italisë. Në kapitullin në fjalë
përfshihen ambicjet ekspansioniste të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe
Bullgarisë. Këto shtete hartuan projekte hegjemoniste për “trashëgimin” e
territoreve osmane. Greqia hartoi “Megala Iden” (Ideja e Madhe) derisa Serbia kishte hartua “Naçertanien”
(Projekti).
Autori
jep të dhëna për copëtimin e trojeve shqiptare, për torturat, dhunën dhe
deportimin e shqiptarëve nga trojet e tyre që i pushtuan shtetet ballkanike
(Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) në vitin 1878.
Në
mënyrë kritike dhe të argumentuar, paraqet “Revolucion Xhonturk” të vitit 1908.
Për triumfin e këtij revolucioni, Izet
Miftari shkruan: “Nuk është aspak ekzagjeruese dhe kurrsesi ndonjë
falsifikim i historisë, por është fakt i pakontestueshëm historik se roli i
shqiptarëve në triumfin e Revolucionit Xhonturk është primar”.
Ky
libër përmban edhe të dhëna të reja shkencore për kryengritjet shqiptare të
viteve 1910 – 1912, “Luftën e Parë Ballkanike”, masakrat e ushtrive të shteteve
pansllaviste të kryera ndaj popullit shqiptar, Shpalljen e Pavarësisë së
Shqipërisë. Për “Luftën e Parë Ballkanike” shkruan: “Lufta për Ballkanin nuk
është zhvilluar vetëm për pushtimin e territoreve shqiptar, por edhe për
zhdukjen gjenetike të shqiptarëve. Aleatët ballkanik nuk e kishin në thumb
Perandorinë Osmane për popullin shqiptar”. Në këtë kapitull autori i librit
jep të dhëna edhe për kërkesat e shteteve të mëdha, shtetev ballkanike dhe të
vet shqiptarëve gjatë kohës së mbajtjes së Konferencës së Londrës më 1913, për
caktimin e kufijve të ri në Ballkan.
Nga
të dhënat e këtij libri studimor, çdo
lexues mund të kuptojë leht për padrejtësitë që iu bënë popullit shqiptar.
Gjatë kësaj konference as një kërkesë e shqiptarëve nuk u shqyrtua në mënyrë të
drejtë. Nuk u morr asnjë vendim nga Fuqitë e Mëdha për fatin e gjysmës së shqiptarëve që mbeten
jasht kufijve të shtetit shqiptar.
Në
kapitullin e katërt, autori me të drejtë konstaton, se përveç Fuqive të Mëdha,
shteteve pansllaviste ballkanike, shkaktarë për copëtimin e torjeve shqiptare
ishin edhe disa shqiptarë, që me veprimet e tyre karrieriste, injoruese,
bashkëpunuese me shtete fqinje, kontribuan në dëmë të çështjes shqiptare.
Në
kapitullin e fundit (pestë), paraqiten të dhëna për elaboratet famëkeqe të
shteteve fqinje, me theks të veçantë të Serbisë, që ishin të hartuara kundër
shqiptarëve. Në këto elaborate parashihej asimilimi i shqiptarëve dhe zgjerimi
i Serbisë në dëmë të territoreve shqiptare.
Me
të drejtë, autori i librit, Izet Miftari, bënë krahasime të ngjarjeve historike
që kanë përjetuar shqiptarët gjatë shekullit XIX dhe XX me ngjarjet e sotme.
Krahason ngjarjet e viteve 1877– 1878, kur u larguan qindëra mijëra shqipëtarë
nga trojet e tyre (Toplica) me ngjarjet e vitit 1998– 1999, kur regjimi i
Millosheviqit deportonte me dhunë shqiptarët nga territoret e tyre.