| E diele, 26.05.2013, 12:00 PM |
“SHQIPTARËT KANË QENË NË GREQI GJITHMONË”
“Dihet
që në gjithë botën fliten gjuhë të ndryshme.
Midis
tyre, pesë janë gjuhët ortodokse që fliten nga: bullgarët, grekët, sirianët,
iberianët (gjeorgjianët) dhe rusët.Tre nga këta kanë alfabet ortodoks: grekët,
bullgarët dhe iberianët.
Janë dymbëdhjetë gjuhë të tjera që u përkasin popullsive gjysëm-besimtare:alemanians,frëng,magjarët,(hungarezët) indianët, jacobitët, armenët, aksonët, polakët, arbanasit (shqiptarët), kroatët, hizi, gjermanët.” - ANONIM (1000 – 1018)*
EKSKLUZIVE NGA PIRO P. TASE
Çështja e origjinës
së popullit shqiptar ende vazhdon të bëhet objekt i mendimeve të kundërta midis
etnologëve të ndryshëm të botës. Shumë
teori janë parashtruar për zgidhjen e problemit në lidhje me prejardhjen e këtij populli. Sot,
përgjithësisht, pranohet se shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën
jug-lindore. Të gjithë treguesit provojnë se ata janë para-ardhësit e racës
ariane, të cilët përfaqësohen në kohët historike nga fiset ilire, maqedonase
dhe epirote.
Sipas mendimit të
pjesës më të madhe të etnologëve dhe linguistëve, Ilirët formonin bërthamën
para-helenike, popullsinë Tyrrhenopellazgjike, e cila popullonte pjesën
jugore të gadishullit dhe shtrihej deri në Thrakë dhe Itali. Ilirët ishin,
gjithashtu, pellazgë, por në një sens më të gjerë. Sidoqoftë, pranohet se nga
këto raca të afërta me njëra-tjetrën, të
përshkruara nga shkrimtarët e lashtë grekë, si“barbarë”dhe“jo-helenikë”,
ilirët kanë qënë para-ardhësit e gegëve ose shqiptarëve të veriut dhe
epirotët, para-ardhësit e toskëve ose shqiptarëve të jugut. Ky mendim i
përgjithshën buron nga dëshmia e
Strabonit, historian grek, gjeograf dhe filozof i cili, në ditët e sotme, është bërë mjaft i njohur
me “Gjeografinë” e tij, libër me 17
vëllime, ku flet për historinë e popujve dhe vendeve të ndryshëm, kudo në botë,
duke i përshkruar ato, ashtu siç
mundi t’i njihte vetë dhe ku
thotë se Via–Egnatia(2) që, sipas tij është kufiri ndarës midis Ilirisë dhe
Epirit, aktualisht korespondon me shtratin e lumit Shkumbin, i cili ndan
gegërinë nga toskëria.
I
njëjti gjeograf dëshmon se epirotët janë quajtur, gjithashtu, pellazgë. Perëndia
e pellazgëve, Zeusi, kujtimi i të cilit ende vazhdon të mbijetojë tek
shqiptarët e sotëm me emërtimin “Zot” ka qënë adhuruar nga Dodona, ku ndodhet
orakulli më i njohur i kohëve antike. Sipas Herodotit, zona e banuar përreth
Dodonës është quajtur Pellazgji. Këto dëshmi të etnologëve, gjithashtu,
përforcohen edhe nga traditat e paprekuara të vendasve, të cilët me krenari e
quajnë veten e tyre pasardhës të popullsisë autoktone të Gadishullit të
Ballkanit.
Një
provë tjetër bindëse për prejardhjen e shqiptarëve nga popullsia
iliro-pellazgjike, vjen nga studimi që i është bërë gjuhës shqipe. E
folura shqipe është krejtësisht e ndryshme nga ajo e vendeve fqinjë. Kjo gjuhë, në mënyrë të
veçantë, paraqet interes pasi është e vetmja gjuhë që përfaqëson të ashtuquajturin
grup të gjuhëve thrako-ilire, e folura primitive e banorëve të Gadishullit
Ballkanik që ka mundur të mbijetojë.
Me
kalimin e kohëve, gjuha shqipe ka pësuar ndryshime duke u ‘mbarsur’ me
një numër të madh fjalësh të huaja, kryesisht, të gjuhës së vjetër greke dhe
latine, më të reja se gjuha shqipe, por nga ana tjetër, vihen re tregues të
qartë që flasin për ndikimin e gjuhës
primitive ilire tek zhvillimet
gramatikore të gjuhëve që fliten
sot në Gadishullin e Ballkanit.
Por
le t’i referohemi Babait të Historisë, historianit të lashtësisë greke,
Herodotit, i cili sikurse edhe Homeri i përshkruan pellazgët bashkëkohës të
mbijetuar të epokës kur jetoi vetë, dhe folës të dialekteve të kuptueshëm nga
shumica. Ai njihet si autori i parë që zë në gojë emrin e
Ilirëve. Në veprën e tij gjënden të dhëna të rëndësishme për Pellazgët.
Herodoti dëshmon se Pellazgët nuk ishin greqishtfolës. Si arrin ai në këtë konkluzion? Ai pohon se raca Joniane, ku bëjnë pjesë
dhe Athinasit, kanë qënë pellazgë. Midis të tjerave, thotë: “Unë nuk jam në gjendje që të provoj,
me siguri, gjuhën që flisnin
pellazgët. Sidoqoftë, është e pranueshme të bësh një konkluzion prej gjuhës së folur nga pellazgët të cilët
jetojnë akoma. Ka pellazgë të cilët kanë mundur të jetojnë në qytetin Kreston.
(të cilët sot quhen thesaliotë). Gjenden të tjerë pellazgë të sistemuar në
Plakia dhe Skylake në Hellespont. (Dikur banorë të Atikës bashkë më Athinasit).
Gjenden, gjithashtu, një numër komunitetesh të vogla pellazge që e kanë quajtur
veten me tjetër emër. Në se do të më lejohej të nxirrja një konkluzion nga këto
raste, atëhere na jepet e drejta të themi se pellazgët kanë qënë folës të një gjuhe të ndryshme nga ajo greke .“…Sipas këtij
konkluzioni të Herodotit, del se pellazgët kanë qënë jo-greqishtfolës, se
athinasit, duke qënë pellazgë, mund ta kenë ndryshuar gjuhën e tyre me qëllim
që të bëhen Helenë. (Arnold Tonybee, “Disa probleme mbi historinë e Greqisë”
Londër, 1969,fq.126) Të njëjtën gjë dëshmon edhe “Një Fjalor i Vogël Klasik për
Biografi, Mitologji dhe Gjeografi.“ Aty lexojmë: “Banorët më të vjetër, të
periudhës parahelenike, të cilët ndërtuan edhe tempullin e Dodonës së Zeusit
(Jupiterit), sipas Herodotit, ishin jo-greqishtfolës, ose siç do të quhen nga
të tjerët, jo me kuptim të keq të fjalës,
‘barbarë’.” Është shënuar se, në hapësirën kohore midis viteve 432,
430, 429, para erës së re, Thucydides i quan Khaonët, Thesprotët, Molosët dhe
Atintanesit, barbarë. Termi ‘barbarë’ përdoret si e kundërta e emërtimit
‘Hellen’. (Hammond. “Historia e Greqisë deri në vitin 322 para e.re”,Oxford,
1963. fq.536)
* Fragment
nga Radoslav Grujic: “Legenda iz vremena Cara Samuila o poreklu naroda”. në:
Glasnik skopskog naucnog drustva, Skopje, 13 (1934), p. 198 200. Përkthyer në
gjuhën angleze nga Dr.Robert Elsie prej ‘The Old Church Slavonic’. Botuar për herë të parë nga ai tek: “Early
Albania, a Reader of Historical Texts”, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003,
p. 3.]
Është gjëndur brënda një dorëshkrimi në sërbisht, të vitit 1628 dhe të botuar për herë të parë më 1934 nga Radoslav Grujic. Ky fragment përpiqet të shpjegojë origjinën e popujve dhe të gjuhëve. Sipas tij Bota është e ndarë në 72 grupe sipas gjuhës dhe në tre kategori sipas besimit: Ortodoks, gjysëm besimtarë (ose jo- ortodoksë të krishterë) dhe jo-besimtarë. Në një kohë kur, Sërbët, as që përmenden fare, të bie në sy që Shqiptarët, në këtë kohë ende një përzjerje fisesh që jetonin në thellësi të kontinentit, kanë gjetur vend në këtë grupim mes popujve gjysëm-besimtarë. Po të marrim parasysh datimin e Grujic-it, i bazuar në përmbajtjen e tekstit, mund të them se ky është dokumenti më i vjetër i shkruar i cili na i jep shqiptarët si një popull më vete dhe që i përkasin një grupimi të veçantë gjuhe të folur.