| E diele, 26.05.2013, 04:37 PM |
MJESHTRI
E FJALËS SË SHKRUAR
Shkruan: Shaban Cakolli
Myrvete
Mehmeti është krijuese letrare dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve në
Norvegji. Ka lindur në Mitrovicë të Republikës së Kosovës.Shkollimin fillor dhe
të mesëm i kreu në vendlindje. Si shumë shqiptarë edhe Myrvete Mehmeti mori
udhën e mërgimit. Jetoi në Slloveni, pastaj në Austri, Holandë dhe Gjermani.
Dhjetë vitet e fundit jeton në Norvegji. Është marrë me përkthime nga gjuha
shqipe, boshnjake dhe gjermane në gjuhën norvegjeze.
Ka botuar
librat me poezi " Aty ku janë të ngujuara lumnitë"(2010) dhe
"Kuajt e mjegullës" (2012).
Me rastin
e 100 vjetorit të Pavarësisë u nderua me cmimin ''Kosovë Rexhë Balaj'' , të
cilin e jep komuniteti shqiptarë i Malmes në Suedi.
Poezitë e
saja janë përfshirë edhe në antologjitë:
«Lotët e
virgjër» (Antologji për nënën) nga Fatmir Terziu,
"Një
shekull dritë - 100 poetë, 100 poezi" nga Hasan Qyqalla,
''Zjarrë
i pashuar'' (shqip-rumanisht) nga Baki Ymeri dhe në
"Thesarin
Kombëtar" që del së shpejti në Suedi nën redaktimin e Prof. Fetah
Bahtirit.
LADY
NORVEGJEZE*
Ti e bërë
statujë të presësh,
me dorën
strehë dielli
mbi
bregoren e liqenit të njelmët!
Kë prisje
vajzë deti?
Ørnuf
Bast një burrë i rrahur nga jeta
psherëtinte:
- Dyveke bijë, Dyveke...!
-nën
ujëra të qeta fshihen apokalypset e vogla.
Ti
këndoje një serenatë
dhe ç'të
bëje tjetër më mirë
ku hëna
binte e plotë mbi qytet bojë ari
e qentë
mend bëheshin ujq,
hijet
mend bëheshin njerëz.
Po ti si
kishe frikë si orkanin Barbara
dhe
përmbysjen e anijes ''Dictatori''
në
Virginia Beach!
)*Norwegian
Lady statues
NUK DITKE
Kërkon të
më përdoret dore
një
ëndërr, si vashëz e mitur
flokë
erë, bregut të lumit Piedra
O fytyrë,
mërtisur kujtimesh
zhytur
gërshërësh të ujëra
Ti nuk
ditke as të thërrasësh.
PUSHTOHEN
QARQET
Në
ndërrim motesh
ndezën të
gjithë shandanët.
Dirigjohen
flakët
e dy mijë
e dyqind
fijesh
shkrepëse!
Përdridhet
tymi në vals
veshur në
kostume lëkure
e
shurdhëri Betoveni.
Janë
nisur kalorësit e natës
vijnë
vetmuar si zefiri.
Marsi në
akrep të vonuar
afrohet
burimi i
agut varë
rrëke...
Një etje
trumcaku
pi
strehëve nota që pikojnë,
prej
pllaka gramafoni.
Pushtohen
qarqet, pushtohen;
gërryerje
rrathëve të jetës
diapazonit
zë një gur
mullirit
mbi një lumë.
(A)KE
Andej e
këtej ikëm.
Ëndërrt:
çfarë mbeti këtu
prej dy
siluetash zemërake?!
Ujori,
derdhë me shtambë
të pirën
e detit në breg.
Rrumbullak
më e madhe
bota në
të ecur poet.
Poet
poeti
Vështrim
ti hedhësh
fjalë e
Tij, përkujton Atë dhe majin!
Për
vargun thukët pikon penda ar
prekë
faqesh e pa shfaqura e kohës.
u mata
t'u them, c'ka thënë poeti:
''Kur të
flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë,
në
shkretëtirë...''.. e dinë
bërë pikë
uji mbi gjithë këtë det epigrafi
zë s'më
nxori vargu
Poeti
shkoi poet me shkronje të vogël
e sa për
dhembje bërtiti fjala
sa maja e
lapsit thyhet
Si More
Vdes Poeti, Si?!
i linduri
flakëve të gushtit '42
edhe i
heshtur vazhdon e fletë
fletë ...
P.s.
Shenim i autores për botuesin/përkthyesin: - Titulli i kësaj poezie është lënë
qëllimisht me shkronja të vogla!
BIE SHI
Atë vit
vashat
thurnin
kurora
cila mund
ishte më e bukur
Ajo hoqi
lule nga flokët
i la mbi
një gur
stina mos
plakej
Prapë
erdhi prilli
dhe shi
bie...
Sytë e
engjëjve
qajnë
vetëm
në tokë
SHIRAT
MELODIK
Lëviz
përtueshëm
kopeja e
mjegullave të bardha
drejt
muzgut të harrimit
derdhet
violina paganine
në shira
melodik
Mos i
lëvizni retë
retë mos
i lëvizni
e dua në
heshtje
harkut të
Robin-it
flokun e
eshkët të vajzës
sa të
nxjerr nën lëkure
dhe një
pendël
për
fletët e akullta
ORA E
IKJES
Perëndo
i pa
lindur si dielli
mbi
zinxhirin e gurët
ku ti hap
e mbyll
kalldrëmet
vetë zhgënjimi
e koha
bohemiane
s’rrotullon
me asgjë
klesidrën
e njëjtës grua
GURI I ZI
Para se
qenkam
mysliman
isha
krishterë,
po më
tutje,.. tutje
isha edhe
pagan...
Kaq afër
dielli e yjesh
jam vetëm
Ilir;
i lirë
prej ndasive fetare,
dialektore,
partiake,
kufitare...
Po ti,
më quaj
Shqiptar
dhe më
jep nder
besimin
tim
të ruaj
si të parin
në Gurin
e Zi të Shkodrës
RROTULL
KOHE
..akrepi
orës në njësh;
të errëta
rrugët
më rreken
nëpër këmbë
të marrë
në thua
të
grindem me dikë...
Ora
gjashtë!
Diçka e
munguar
fshehur
botës i rri
e verdha
e syrit reflekton
zgjidh
gjarpërimin e horizontit.
Dielli
orën dymbëdhjetë
marramendës
mbi gozhdë;
shfletohen
romane
vetëm
fletët e pëlqyera.
Në orën
pesëmbëdhjetë
flokët
kërthinja shelgu
thurin
fustanin e liqejtë;
shtegton
mjellmë kënga e jetës,
mbushen
sytë e tharë të vjeshtës
mbi
fletët e kapërcyera
era e
mbrëmjes shfletësore
të pa
lexuarës së librit.
Pres.., e
pres
rënien e
dhimbshme të kambanave
shtyn
dikush kohën me gisht
për një
orë...
TANGO
Koktej
gjumi e zgjimi
dua a
s'dua
të
shkelim rrugës
që
tangoje lulëzon
Në bel
mbaj
vallëzimin
e fundit
si të
parin pikturës lëvizëse
këndojnë
taket kallëzimtare
të gruas
vetmuar
joshës
kostum i zi burri
Ngase nuk
është ajo
rruga që
e nis
që e
tremb
ndalon...
E njohë
këtë grua
doresh më
del
gjallë më
tradhton
sikur
vdekur
KUR TË
KËNDOJ NUK DI
Ç'është
pranvera
Nëse nën
hije qerpikësh
nuk
shuajnë etje zogjtë
në qeska
të murrme liqenet!
Vegjët
brigjeve endin me erë deti
oborreve
të ëndrrave
të
humburit
sa kot të
kërkojnë valëve
frymën që
ka bari i malit
dhe kroi
i kaprojve.
Zhvidhos
degët e ndërthura
si
roletët e pranverës
mund të
gjeje një varg apo dy
këngën e
natyrshme të zogjëve...
KËRKOJENI
Kërkojmë
njeriun
kërkoni..
Njeriun
pas xhamash të zinj syzash
me
këpucët e veshjet e tij
pozon me
stil urban
në
rubrikat gazetë e përditshme.
Por prapë
kërkojeni,kerkojeni njeriun...
Prej gjumit letargjik zgjojeni!
A E DI
Asnjëri
se di
këngën e
fshehur
të
Atlantidës
Lëviz
flladi perdeve
vagëllimë
mëngjesore
vala han
bregun
nëpër
fije harpe
vijnë
erërat
ndërrohen
mbi
pentagram...
Deti
nesër do t’ i përkund
të gjitha
lëkundjet e kuptimta
ndërmjet
brigjesh, pa ditur se
..se bënë
shurdhërinë e botës
kjo
qetësi e shprishur
prej
këngës
ZGJIDH E
MERR
Me vjen
peshk i artë
të
vallëzoj me algët,
muzikën e
pa kënduar valësh
këndoja solo
duet
as dënim
as falje
zgjidh e
merr
merr e
zgjidh
SIKUR NË
KTHIM
E kaluara
rrinë në
shuplakë
që jep
jeta
shkruar
në linjën e zemrës.
Nisma e
saj vijëzore ndërmjet
gishtit
tregues dhe të mesëm
busulla
ime
kusarit
tim
në
ndjekje pas tij
Kë quajmë
egoizëm
lexo të
pa harruarat
gërryer
në linja të dorës
të
pashkruarat e të ardhmet nesër do t'i dimë
mbaj në
grusht çarçafët e purpurta të muzgjeve
si frymën
rëniet ngrihen
labirinteve
vizatuar bjeshkëve
ndiq
shkëndijën përkujtimit përtej
ku për jetën
s’kam thirrur
për
dashuri mund thërrisja
ndjenjën
tundim kusarësh
ikjesh
sikur në kthim
kthimesh
sikur në ikje
hap e
mbyll një libër
ndrydh e
shtrydh një frymëzim
HESHTUR
Sythësh
në kupola
të blerta
i fle
pranvera
kësaj
zonesy.
I pa
puthur poleni
rri nëpër
buzë dimri
trishtimi
i lexohet djalëror
dashuria
fshehur vajzërisht
shfleton
gjuhët e botës
dhe
fjalor nuk ka
pranvera
kështu vjen
e pa
këputur, e ndjerë
mbledh
flokët e vet të bujshme
mbështjell
gruan
mbi
veshjen intime
të
heshtur të virgjër
PO UNË
Kur të
vija
si fëmija
pranë djepit
kërkon
nënë, ngarend
vrapon
peizazheve sa një troh malli
qepallës
kërkon lindjet e reja varreve
gërmadhave
ringjalljet e mëdha
oxhaqeve
plagën e moçme
buzëqeshje
të gjej
që
ëmbëlson fytyrën
e
fëmijëve të rritur pa lodra
me ëndrra
pleqëroje në sy
në sy
pyesin...
Po unë...
..kaq
gjatë isha këtu
vend
kujtimesh
NJOLLA
AJRI
Mos u bëj
gjurmë
netëve të
bardha
këmbët
mbathur kujtimesh
gërvishtin
pikturat e mugëta
Do të fle
një herë
dhe
fërshëllima e uritur e zogjve
nuk do të
gjejmë
as një
grusht dallëndyshe
largësisë
t'i prishet kuptimi
për disa
njolla ajri
NJË MIKES
Më mirë
pyet
ç'është
koha
ku zë
veten rrotull saj
hije
vetëm e pëshpërimë
t’i
thosha gruas në pritje
hijeshi
është çlirimi
hijedritë
drithërima që teptis fytyrën
kur
hijohen çarçafët si letër e djegur
Kjo kohë
duhet zhveshur
të
fërgëlli mëndafsh
këmbësh
zbathur të gruas
si hije
ëndërr zgjuar shpurë te vetja
dhe vetë
e dytë bëhet e gjitha
tersi
falshëm falet në duar e pastra
GËZOF
EMRASH
E madhe
po më vjen
paraqitja
e brendshme
pamjes
dhe dukjes së çelur
më e
vogël objektivisht
pika më
largët
krijova
për ta dashur
ta
përthekoja me duar
sikur me
sy
Po më
vjen të them me piskamë
je përsëritje
e madhe botës
për të
ndje veçantë
Vishe
timen heshtje
bëje
gëzof emrash
që kurrë
s'të thirra
bëje fjalë po deshe