Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Dialog te guri i vetmisë

| E premte, 24.05.2013, 07:54 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Dialog  te guri i vetëmisë

 

Të pashë që hyre nga porta

Si një tinxare erdhe te unë,

Nuk trokite, por me hap të ngadaltë

U afrove e m’u ule në gjunjë.

…Dhe unë mora frymë thellë

Të vështrova ashtu në heshtje,

Në parmakun e portës u ule

Sikur të dy të mos ishim aty ne.

Një dritë rrufeje doli nga zemra

Vetëminë - errësirë e ndan në dy pjesë;

Dhe vargu i poetit bëhet plug

brazdat në libër i mbush me farë

pastaj…filizi fjalë takon retë.

Por doja që ëndrra e vetëmisë

Të udhëtonte shtigjeve të jetës;

Dialog me gurin të bënte

aty nën thellësinë e nëntokës,

Vetmia me ëndrrën,

me gurin të bashkëbisedonte.

Kjo ëndërr e thyerë si xham  pasqyre

hijezezë  i ngjan shpendit Sorrë,

Vetmia njerëzore udhëve shkundet

Si gjethet e verdha të vjeshtës

Sa një ditë harron edhe puthjet.

…Dhe ëndrra

takon engjëllin e bardhë,

atëherë vetmia bën dialog

me heshtjen te guri i vdekjes.

 

Durrës, 24 Maj 2013.