| E enjte, 23.05.2013, 06:59 PM |
Puntorie
Ziba
Kurbetqarit
2013
Vijnë
vaporat moj nëno përreth bregut
shkojnë
n'gurbet, o moj nëno
djemtë e
detit .
Dëgjo
ritmin
se
vaporat uturijnë gjatë rrugëtimit
vijnë të
të marrin
si
fantazmat
e të
shpien zvarrë
udhëve të
kurbetit.
Atje, as
diellit nuk do t’i besosh
as
vezullimës së hënës.
Kur do
zbardhin agimet,
ah, kur
zbardhin agimet e mykura
këndezi
s’do këndojë shqip
në ajërin
e lagësht
ku Alpet
bëjnë hije.
Ti rri, e
pi kafe vetëm,
pi e rri,
e kujto një dorë të butë nëne
që e
braktise
pa
shpresën e kthimit në vetvete.
Ca rreze
të befta do të bëhen halë në sy
kur do të
përpiqesh t’i pushtosh me dorë
që t’i
përplasësh tutje
pa ta
verbuar dritën e bebëzës
që
ngjizet me rrokaqiejt
kur i
hijeshon dora yte e vrazhdë.
Ah,
marramenthi do të ëndërrosh
imazhin e
atdheut të grisur
e kokrrat
e djersës do të puthen me retë, sterrë
që
lëshojnë kokrra breshëri.
...dhe
nuk gjen dot ngushëllime
që enden
me shpejtësinë e erës
pranë
nervit tënd me imazhin e vdekur.
Vaporat
vijnë e shkojnë
ti i
përshëndet me qerpik
djemtë e
detit
që mbajnë
aromë djerse parashë.
Eh, lotët
të rrokullisen nëpër faqe,
njelmësia
të thahet në buzët e plasaritura
nga një
frikë kërcënuese që të vyshk
kur zëri
yt humb zanoret,
ti përze
vdekjen
memec i
ngujuar, në sytë e tokës jabane
dhe pret
një vapor të ri
që t’ia
mbathësh nga ke ardhë
e të qash
e të
plasësh duke qarë
mbi
varrin e dorës së butë prej nënoje
derisa të
gdhijë
e të
dëgjosh gjelin e parë
që të
luste ta shijosh
në fushën
tënde
nën
cungalët e kulmit
një agim
të ri,
duke
gjerb me sy, gjelbërimin nën vesë
e duke
pjek kafenë
me këngën
tënde në buzë.