| E enjte, 23.05.2013, 08:47 PM |
Agim
Gashi
KOHA E
PAKOHË E VENDIT TIM (poeme)
Pjesa e parë
Po vinë
kohë të pa kohë
Që si
ngjajnë as njerzimit
Se lene
më shqiptarit
Pse
populli im i përqarë
Hasmëria
po na qon buzë varrit
Askush më
nuk e zgjatë dorën e pajtimit
Vetëm
ngrehin gishtin e krimit
Gjera të
dhëmbshme dhe tragjike
Eshte
mbushur toka e Arbërisë
Mjegull
dhe tym të zi në tokën time
Sa tmerr
Kush janë
ata që të keqen
Mundohen
me të keq ta mundin?
Mbushën
këtë tokë me varre
Me
invalid e të gjymtuar
Me mostra
të një kobi
Të një
vetëshkatrrimi
Askush
nuk është vetëm i vetëvetës
Çfarë
mesazhe ugurzeza u lëmë pasardhësve
Kosova po
e shkruan historinë e kombit
Endërra e
së ardhmës më mundon
Çfarë do
thonë ata
Kush
ishim ne
Që lirinë
e vranim
Vranë
shqiptari shqiptarin
Robria
nuk ndillet ndryshe
Po turpi
kujt po i mbetet?
A është i
të gjithëve?
Fara e
vetëasgjasimit
Përsëritët
thuase e kemi në gjene
Hej pse
vritemi oreeee
Pse
shkruajmë dramë kombëtare
Me gjak e
me lot
Ndërsa
njerzit tanë të mëdhenjë
Më shumë
na i çmuan të huajt
Njerzit e
atdheut
I
shporrnin ata
Ne
rehatoheshim në gjumë kur duhet të ishim zgjuar
Mungonim
atëherë kur duhej të ishim
Ngriheshim
të përgjumur
Dhe
flisnim fajlë të mëdha
Të cilat
ndillnin fatkeqësi
Hej, më
mirë të më ruaj Zoti se sa robi
Spaska më
keq se të jetohet
Gjysmë i
vdekur e gjysmë i gjallë
Dëgjoj
krisama e klithma
Dëgjoj
rënkime e ofshama
Nuk luaj
nga vendi
Se fuqi
nuk kam të ndërroj asgjë
Askush
smund i ndalë lindjet e ardhëshme...
Ata që
vonohen
Smund ti
thonë gjërat përnjëherë
Akoma
disi spo e dinë
Se
mungesa e nderit
Edhtë më
e tmerrshme se vdekja....
II
Kohë me
bollëk sot ka shqiptari
Tërë një
tokë e ka në dispozicion
Le të
vras mínjë, sorra e korba
Qiellin
le ta pushtoj
Vetëm mos
të kërcet pushka
Se
vllavrasje i thonë
E të
tjerët na e quajnë tokën
Të nemur
e katrahurë
Rrënjë e
forta të shqiptarit
Që kishte
dikur...
Besnikrinë,
fjalën dhe nderin
Do i
gjesh në More e Anadoll
Do i
gjesh edhe ne skutat e kësaj bote
Por jo më
në Kosovë e Shqipëri
As
qershitë më skanë shije
Kalova
dhera e dete
Ku shof
ndonjë trup qershie
Me
kujtohet Kosova dhe Shqipëria
Pres
derisa të piqet fryti
Tinëz
marr ca kokrra
Jo se
kanë shijën tonë
Ndjej
dhëmbje dhe hypi lart
Ndoshta
në maje janë ato me shije shqiptare
Po të
rrëzohem nga qershia
E di që
vështirë do ngrehem
Mos vallë
u rrëzua populli im?
Karagjozët
janë rrokë në valle
I prijnë
asaj për së keqi
Që një të
zezë pa bërë nuk lënë
Bile edhe
hafijëllëk kishin bërë
Sot ata
kanë zënë vend
Të
menqurit barinjë u bënë
E
barinjët edhe Skënderbeut
Kalue ja
kanë
Ku dhe si
do ta vorrosin ardhmërinë
Sot vetëm
karagjozët e dinë
III
Pushtohet
edhe qielli kate-kate
Punsohet
e tërë familja
Edhe
femijët bëhen shefa
Punë ka
sa të duash
Edhe për
maca e qen
Vlen të
jesh i një mendje
Me
partinë në pushtet
Përndryshe
bëhu gadi
Të
vdesësh nga uria
Nuk ke
luftuar kot miku im
Para teje
po shpalohet horizonti
Të
lavdërojnë dhe në këngë të vejnë
Të
thërrasin në manifestime
Në
përvjetore e përkujtime
E di që
ske as bukë
Mjafton
të të thrrasin patriot
Patriotët
duhet të vdesin edhe nga uria
Që të
tjerët të kenë me bollëk
Ti miku
im pse ankohesh
Ke humbë
vetëm një këmbë e një sy
Që të
tjerët në luks të jetojnë
A nuk
është mjeshtri
Të mos
humbësh as një qime floku
Të bësh
pallate e hotele private
Ata miku
im shtetet po i udhëheqin
Kan
krijuar mebranë
Liri edhe
për qen e maca
Përgjakja
e shqiptarit
Tjetër
emër nuk ka
Rreth
nesh diçka po sillet
Rri gadi
të na kafshoj tinëz
Mbi
trupat tonë sdo të ketë kush të ulërij
Të zeza
po gaditen të binë
Në këtë
tokë të lashtë
Shtëpitë
tona do të mbesin shkret
Bota do
të flasin për ne me muaj e me vjet
Dhe pa
ndalë do të thonë
Ata
keqpërdorën lirinë
E mbyllën
ardhmërinë me fatkeqësi
IV
Kukunënë
ç´po flitet sot
Pëshpërisin
ngadalë mos të ndihet
Më larg se
te veshi i koftëlargtit
Kementohet
sipas qejfeve
Ndërsa
krismat akoma dëgjohen
Në tokën
abrore
Edhe
Shekspiri po tmerrohet
Shpirtrat
po ia braktisin tragjeditë e tij
Qiellin
po e kontrollojnë lugetër e korba të zi
Ndonjë
përplasje popullore oshëtinë
Rrugët
janë përzier
Dhe dreqi
si bie në fije
Cilën
rrugë duhet shkelur
Cilën urë
duhet kaluar
Ku mund
të zbritet më poshtë
Në ethe
një popull i tërë
Çil guri
gojën është bërë
Vdesim pa
na parë
E pa na
qarë askush
Në këtë
fund të fundit
Mbetëm
prap të fundit
Mesazhe
makabre i vinë vendit tim
Bota
spaska nevojë për ne
E ne
shofim në ëndërr
Një botë
ku nuk vdiset
Ku nuk
vritet vllau me vlla
Vdekja
ëndërr nuk është
Pjesa e dytë
Shtëpia
që qet tym
është
shtëpi e gjallë.
Dhe ia
mësyn gjithkush
Por në
Kosovë e Shqipëri
Oxhaqet
vjellin
tym të zi
Dogjëm
vetveten,
shkatërruam
mallin, pasurinë
shkatërruam
historinë.
Nuk jam
kapo, as i pasur
Por për
të jetuar e di,
që duhet
pak burrëri
Pak
dinjitet,
besë dhe
pak guxim
për të
treguar drejt
Se kemi
rrugë të gabuar.
Kush mund
të na shpëtoj
Nga kjo
katrahurë?
A mundemi
që ne
ta
ndihmojmë vetveten?
Po nuk
duam se nuk duam.
Idiotë
qenkëshim pra,
na ka
hyre vetja në qejf.
E për
vetëveten u bëmë më të kqinj
se ata që
na ndoqën,
se ata që
na vranë e dhunuan
që na
dogjën lisat te shtëpia.
Ndërsa
burgjet e Evropës
gumëzhijnë
nga ne.
Shqiptarët
hyzmeqarë burgjesh
Për hajni
Për drogë
Për krime
ashiqare.
Kuku nënë
sa po më vjen marre.
Pjesa e tretë
Dhe vjen
dita e re.
Bota
zgjohet nga gjumi.
Zgjohet
dhe Ballakani
Zgjohet
dhe toka e Arbërit
Por
zgjimi ynë është zgjim i lodhur.
Disi
krejt mbrapsht ka ndodhur.
Mos vallë
popull i shthurur jemi ne?
Që na
ndjekin mallkimet?
As
zgjimin se bëjmë si dikur
Kujt keq
si kemi bërë,
Ndërsa
vetëvritemi e sakatosemi
Golgotë e
holokaust përjetuam të tërë.
Por
vetëdija na mungoi
kur
s’duhej të kishte munguar.
Ndaj
vetërrënohemi pa kuptuar.
Histori e
gjallë kjo e jona.
Histori e
bujshme.
Duke na
përcjellë në shekuj
shumë
klithma e kuje.
Dardania
zvoglohet që moti
Molla e
Kuqe vetëm kujtim na ka mbetë.
Varret
tona në Nish e Kurshumli
s’pati më
kush ti qaj.
Ato u
rrafshuan
Varrezat
tona tokë buke
për
krajlat u bënë.
Kosova
lindore u tkurr,
u tkurr
dhe Çamëria
Oh, u
tkurr edhe gjithë Arbëria
E varret
na mallkojnë.
Kush
ishim ne,
që të
tjerët i ruanim
e
vetëveten vrisnim...
Jemi
populli më i vjetër
me
kulturë e tradita.
Qytete të
ngritura në Iliri
me
kështjella të lashta
kulla e
istikame.
Ia
ngritëm namin vendit
duke bërë
shtete për të tjerët
Lindjes e
perëndimit.
U dhamë
Vezir e Perandorë.
Ia hapëm
rrugën krishterimit
me gjuhën
tonë të pastër.
Këtu tek
ne
u ndeshën
qytetërimet
E ne sot
grimcohemi
copëtohemi,
rrënohemi nënçmohemi...
Fajin e
kishim vetë
se me
kombin e atdheun
sillemi
si të jetë i huaj.
Pak,
shumë pak bëmë
dhe bëjmë
për vete.
Respekt,
i dashur, respekt
kërkon
liria...
Se ajo që
u fitua me gjak,
s’ka
kandar që ta peshoj historia.
Të urtit
tanë,
luftëtarët
tanë
të
devotshmit tanë
gëzonin
respekt nga të tjerët.
E ne
shtangemi para vetes,
pa ditur
ku me ja nisë.
Ç´të
ngjallim më parë.
Vendi e
kombi
nuk
shikohet vetëm për të zezë.
Dhe
brenda natës
nuk
mundemi të bëhemi
ata që
nuk jemi.
E
koçobashët vazhdojnë zanatin,
Vjelin,
mjelin qethin...
mbushin
valixhet
me
relikte kombëtare
pasuri
historike.
Duke e
vrarë moralin kombëtar
Duke
vrarë historinë në vite.
Mallkuar
qofshi e jetofshi në mallkime.
Çfarë
ligje duhet të zbatohen sot
për ata
që rrënojnë atdheun
Për ata
që rrënojnë e zhdukin
monumente
të lashta të kulturës.
Që
shkatërrojnë këtë tokë.
Ku çdo
pëllëmbë e saj
Ka një
histori.
Ka një
tragjedi.
Ka një
lavdi.
Pse çdo
herë duhet t’ia fillojmë
nga
zeroja për t’u ngritur
e pastaj
të na dalin karagjozët rrënues,
e në
emrin e lirisë të sulen të uritur.
Kur
kujtojmë se kush ishim
E kush
jemi tani.
Në çfarë
mjerimi përpëlitemi,
shajmë e
mallkojmë veten,
shajmë e
mallkojmë shtetin
dhe nuk
po përtërihemi.
U krijuan
popuj e shtete
që nuk
figuronin askund.
Ata
vazhdojnë të ngrihen
edhe në
dëm të Arbërisë.
Duke na e
vjedhë të kaluarën,
kontributin
për Perëndimin,
duke na
përvetësuar figurat kombëtare.
Kurse ne
me vështirësi
ruajmë
drejtpeshimin.
Nuk dimë
as miqtë t’i zgjedhim
Zinim
dashuri me sllavë, rusë e kinezë.
Fytyrat e
të cilëve u panë
kur
Kosova u zgjua.
Bashkësia
ndërkombëtare e NATO
Shtynin
vendimet e tyre nga viti në vit,
se nuk i
lejonin
miqtë e
vjetër ideologjik.
Kujtoni
vitet e shtatëdhjetë,
Shqipëria
ngrinte zërin
Për Kinën
e një “brumi”
Ndërsa
tani ajo as për popull stë pranon
duke
ngritur kartona të kuq
duke
lidhur kumbari
me
armiqtë tanë.
E ne nuk
ua lexojmë hilet në histori.
Nderimi i
çdo kulture është vyrtyt
Po me
Lindjen asgjë nuk na lidh.
Lexoni e
rilexoni rilindasit tanë
Kush ishim
e kush jemi ne,
Cilit
krah i përkasim tamam.
Eh, sa në
borxh e kemi futur Perëndimin.
Dhe
kishim me çka.
Dy
kishave botrore u dhamë njerëzit tanë,
Vatikanit
Klementin e njëmbëdhjetë,
Patrikanës
së Stambollës Athenagorën.
E me
himnin e Nikita Dardanit
krishterimi
i zgjua në të dy anët e Globit.
Ndërsa
për Nënën Terezen
këndohen
këngë edhe në thellësitë e xhunglës.
Doktor
Rugovën sot e nderon bota,
e këtë
nderim nuk e gëzon askush,
as popujt
më të mëdhenj me shtrirje në kohra.
Andaj ne
skemi pse turpërohemi
para
popujve të tjerë.
Ne duhet
të turprohemi para vetëvetes
se në
atdhe nuk shkëlqyem
Si gjithë
shtetet në mjedise e në vlerë.
Na mungon
organizimi,
na mungon
respekti
na mungon
nderimi i vetëvetes
dhe i
vlerave që kemi.
Të tjerët
shporrën defektet e tyre.
Tek ne
jetohet ende me to.
Për t’u
integruar në botën e civilizuar
duhet
primitivizmin në rend të parë,
dhe
drejtësia për këdo.
Që një
ditë jo të largët
edhe ne
do jemi në radhë
me
mozaikun e identitetit tonë,
që do të na
dallojnë për të mirë.
Askush
s’mund ta shohë Shqipërinë
Si ishull
të rrethuar me shqiptarë
e me
kontraste të shumta.
S’mund ta
shohë Strugën e Pogradecin të ndarë,
Që tokën
ua lag i njëjti liqen.
As
Ulqinin e Vlorën
që i lagë
një det
e jetojnë
me dy ide.
As
Shkodrën atë qendër të Ilirisë
atë djep
të kulturës shqiptare,
që dora
jonë e la të shkretë.
As
Beratin qytet dritaresh
që peshon
sa një Evropë.
S’mund ta
shoh as Prizrenin,
as
Vushtrrinë e as Janinën,
Që mos
t´ma zgjojnë mua kërshërinë
Për
bukuritë e vendit tonë,
Që na
ishte dikur një zonjë e rëndë.
Ndaleni
pra rrëzimin tonë,
ju
karagjozë dhe banditë.
Mos ia
nxini një popullit jetën
mos na e
shëmtoni historinë.
E ti o
populli im i dashur
mbushu me
ide e frymëzim,
se vetëm
ashtu do t’i rrëzojmë
Karagjozë
e renegatë
që tani
na dolën si paria
e këtij
dheu të lavdishëm.
Pjesa e katërt
Kosova u
bë Kosovë
Pritet
Shqipëria të bëhet Shqipëri
Burrëria
sot duhet të vijë në shprehje.
Se Kosova
pret dorën dhe kujdesin tonë
duke mos
harruar armiqtë në lehje.
Do
mundohen ta kantonizojnë,
të na
fusin në grusht.
E
ç´popull jemi ne
kur nuk
mund të vëmë kontroll
mbi
vendin tonë të ngushtë.
Ushtria
serbe përsëri në kufi
çfarë
luftra do të ndodhin,
as dreqi
s’mund ta di.
Shumë
shpesh më thonë
shkruaj
këngë pë dashurinë,
që të
harrohet e kaluara.
Nuk
mundem, se nuk mundem
E si të
harrohet ajo derdhje gjaku
në trojet
tona të vuajtura?
Edhe pse
në dorë të Zotit ishim
Prap na
quanin njerëz të egër, si për çudi.
Rusët
kinezët e dreqi me t´birin
bënin
hallakama në Shqipëri
Shtatëqindmijë
lugetër sot
ju kanë
rrokë tokës dardane.
Tanë bota
bën sehirin e kohëve të vona
dhe po e
lodrojnë vallen në çdo anë
me
daullet tona.
Si nuk
patëm fat të kishim fqinj të tjerë,
por na i
vendosi Zoti
me fajin
tonë qebesa.
Me
barbarët e të eturit për gjak,
për
mundime e pengesa.
Dhe vetë
e pranuan
se po
djegin e therin,
shkatërrojnë
e dhunojnë
në tokën
e djegur të tjetrit.
Vend as
për varre nuk ka më tani.
Hej sa
herë na dogjën,
e ne nga
hiri ngriheshim
si
feniksi përsëri.
Pjesa e pestë
Më duket
se qielli është plagosur.
Më duket
se edhe gurët lotojnë.
Kosova u
mbush me shkrimtarë
komandantë
oficerë e gazetarë.
Kopetentë
veten e quajnë për çdo gjë.
Përqeshin,
shajnë, e kritikojnë
të
kaluarën që për ta nuk vlen asgjë.
Për ta
vetëm e tashmja ka vlerë.
Librat e
tyre me plot falsifikime,
promovohen
edhe në sallat e kuqe,
në
biblioteka e në salla teatri
shtruar
me tapete e kolltuqe.
S’përmenden
më Naimi, Poradeci e Migjeni.
As
Kadareja, Aliu, Esati vlera nuk kanë.
Rrokotelat
e artit dolën në skenën e kësaj jete,
që mu në
zemrën e tokës së arbërit
vranë
vetveten.
Oh Zot i
madh deri kur kjo tokë do lëngojë
Nga
karagjozët hamam rrokotela,
Rezilista
si analista
që as për
drrasë qenefi
nuk bëjnë
e nuk kanë kanë vlera
Për ta
historia fillon nga sot.
Se kënga
e muzika
pa vlerë
kanë mbetur qëmoti
Këndohen
e luhen valle arabe
Serbisht,
bullgarisht e greqisht
Turqisht
e armenisht
Sebishtja
mban ison si te kënga e labe.
Tatlisesi
e Xhek serbo-magjupi
Kanë
vlerë më shumë
Se Bik
Ndoja, Jusuf Myzyri,
Qamili i
Vogël e Ibrahim Tukiçi
Nexhmija
, Nailja e Veaçe Zela
O Zot në
harresë i dërguan te hiçi.
Ska më
dasëm e aheng
të bëhen
pa tallave.
U çmend
një kolektivitet
Sejcili
ecën në rrugën e vet badihava.
Mendojnë
se liria është çështje përsonale
S’ka gjë
se tradita
hidhet
poshtë nëpër kanale
O Zot na
shpëto nga ky mjerim i kohës.
Por mbaj
shpresë e s’e humb dot.
Nuk
pranoj këtë fatalitet mizor.
Se kollaj
nuk mund të humbasë
Çdo duf i
shpirti njerëzor,
që u krijua
në shekuj, në luftëra e në gaz.
Por duhet
fiksuar shkaktari,
ai
nismëtar që po e ndjell të keqen.
Se
tradita jonë ka mesazhe brilante
Por duhet
riaktivizuar për të mëtejshmen.
Të dali
guximtari në skenë
Për shkak
të kompaktësisë.
dhe
qëndrimit ndaj qështjes sonë,
ndaj
idealit kombëtar dhe lirisë.
Se
shkapërderdhja ka kapluar Arbërinë
Hej,
zgjohu popull e mbroje historinë,
mbroje
shkollën tënde, librin tënd.
Ruaje atë
që të takon Ty
që ishte
dhe është e jotja në këtë vend.
Ky popull
e di,
në
lëkurën e tij e përjetoi me shekuj
ferrin e
kulturës së huaj.
E sot nuk
është atdhetari
e nuk
është as dhunti
Të duash
shpikjet e mënyrës tënde.
Liria nuk
përgjaket ndryshe.
E kjo
përgjakje emër tjetër nuk ka
Rrokotelët
e karagjozët janë duke e vra
Pjesa e gjashtë
Unë jam i
pari që hjek dorë
nga
bajraktarizmi.
Hiqni
edhe ju të tjerët
Kohën e
bajraktarëve e ka fshirë civilizimi.
Koha e
humanitetit
sundon
sot botën në çdo anë.
Por iku
edhe koha e mashtrimeve serbe
që
“aneksuan” Evropën
me
gënjeshtra e propagandë.
Ndërsa
intelektualët tanë në botë
heshtin
për tu grindë ndërmjet veti
Me
sherrnajë po e çojnë jetën.
Ndërsa
Serbia Kosovën e konsideron
ende
pronë të vetën.
Me
bishtin mbrapa
ka mbetur
“Metohija”
E ne
përtojmë botës ti tregojmë
Çka është
serbe e çka shqiptare
në këtë
tokë që dikur thirrej Dardania.
Se bashkë
me tokat tjera bënin Ilirinë
E atëherë
as sorrë serbe nuk frymonte
në këto
troje të lashta ku flitej vetëm shqipja
qysh në
djepin e fëmijës.
Pjesa e shtatë
Sot në
Kosovë e Shqipëri sundon urrejtja.
Njeriu
shqiptar vuan katërçipërisht.
Shumë
probleme mbetën pezull.
Ndërsa
politikanët luftojnë njëri-tjetrin marrëzisht.
Për të
fituar pushtet e pasuri të vjedhur.
Fëmijët
na vdesin me barkun bosh
Qeveritë
shpenzojnë për lukse e ahengje
Ekonomia
keqësohet shpejtësish.
Thjeshtë
njerzit kanë frikë
për të
ardhëmen, për jetën e përditshme.
Një
krahasim me kohën,
ne
jetojmë periudhën më kritike
të
historisë kombëtare.
Të
mençurit këtë e pranojnë,
por
mungon guximi ta thonë ashiqare.
Ndërsa
politikanët tanë
Nuk e
ndalin përsëritjen e përrallës
për ditët
e ardhëshme të jetës
në paqë,
lumturi e me sofrat plot,
pa mundur
të japin një provë bindëse,
por vetëm
premtime kot.
E gjendja
jonë pothuaj mbetet po aty.
siç ishim
në mbretëri e sulltanat
në
oligarki, diktaturë e krajli
edhe tani
në demokraci.
Asnjë nuk
na ndejti në veti
si
kostumi pas trupit i puthitur.
Asnjë
s’na solli lumturinë
e gëzimin
qe kemi pritur.
E
zakonshme dhe rutinore
është
bërë padrejtësia.
Dikush ha
mishra e bën gostira të shtrenjta
E dikush
nuk e shtron sofrën fare
Se ska
bukë e kripë tek e vetja.
Kah po
shkon Kosova trime?
Ç’ka po
ndodh e çka do të ndodhë vallë?
Vriten
ëndrrat e vritet liria
Vriten
trimat që luftuan me armë.
I
shpëtuam plumbit të armikut
i
shpëtuan bombave e minahedhësve serb,
Për tu
vrarë në liri
komandantë
të UÇK-së
para
miqve, para shtëpisë
A ka më
turp tek shqiptari,
në liri
të vritet çlirimtari !
Akoma
Kosova ka udhëkryqet e veta
Nënat,
motrat nuset e fëmijët
Presin
djemtë e dashur dhe vajzat e shtrenjta
të
zbulohen nga varrezat masive serbe
Ende
shpresojme ne dhe ata,
se të
zhdukurit do të gjenden një ditë.
Sepse as
dheu nuk frymon si duhet,
as
pragjet e oxhaqet nuk janë të qetë si ishin.
Sa rrobat
tona akoma nuk janë tharë
nga gjaku
e loti i këtij populli trim
S’po e
merr vesh as dreqi,
a jemi
popull apo jemi fis.
A vritet
njeriu për gjëra banale
në këtë
kohë kaotike,
kur
vritemi për pushtet e për karrige.
Ah, bre
burra, ndaleni krimin
se
shqiptarë jemi të gjithë
e një
gjak ilirësh kemi secili.
Çdo lajm
kobi ma vret zemrën,
Se e di
që armiqtë gëzohen,
gëzohen
servilët dhe qyqarët.
E brenda
nesh prodhojmë armiq
si kafshë
të zeza që ushqehen te hambarët.
Prandaj
na derdhet edhe kobi
para
dyerve tona besnike,
duke
rrënuar madhështinë e një ushtrie,
lavdinë e
UÇK-së heroike.
Pjesa e tetë
Kosova e
mbushur me varre
Varre
masive e individuale.
Ktheni
sytë o njerz e shikoni
me një
përkulje ju ti nderoni.
Por me
zemër e jo me gjeste
Dhe lexoni
me vëmendje e përkujdesje.
Ato
mesazhe në lapidare
në ato
varreza shqiptare,
dhe
mendoni po të ishte gjallë
gjeneral
Adem Jashari
dhe shumë
shokë që në beteja ranë,
a do na
lavdëronin,
apo shumë
rëndë do na shanin?!
Do na
shanin,
Po, po do
na shanin.
Njeriu që
ka lindë njeri,
do një
atdhe e një liri atdhetare.
E këto
arrihen me vlera njerëzore,
e me
ndjenja humanitare
Kur
kërcet pushka në kohë ndërtimi,
nuk është
asnjëherë pushkë gëzimi
Ndaleni
dorën pra, o burra shqiptarë
Se s’ka
më të keqe poshtërsi,
me vra
veten në liri.
Duajeni
veten dhe Kosovën,
nderojeni
Ademin dhe Rugovën.
Duajeni
pra çlirimtarin,
mos
ngrini as gishtin mbi atdhetarin.
Se Kosova
e Shqipëria
ka ardhur
koha të bëhen një
si dikur
në Iliri një shpatë e një zë.
O miq të
mi shqipëtarë e atdhetarë,
edhe në
pleqëri ndihmoni atdheun.
Lidhuni
me mirësinë e mbyllni çarjet.
Njeriu
duhet të jetë në udhën e Zotit
Mos e
pranoni humbjen kudo që jeni.
Mos u
zhgënjeni pra,
edhe pse
zhgënjim të thellë kemi
Të ia
hapim rrugën jetës
Na
thërret nuri i Anton Çettës.
Maskaxhinjtë
le të digjen në mjerimin e tyre.
Partiakët
që duan partinë më shumë se atdheun,
Le të
shkojnë te dreqi i mallkuar.
Ata janë
njerz pa emër.
Ata s’
mendojnë për të nesërmen.
Dhe
askush të mos thotë se kam bërë mjaft.
Për
atdheun kurrë shumë nuk është
Duajeni
me të gjitha mënyrat vendin tim
Dhe bëni
më të mundshmen
për
ardhmërinë dhe brezat në kalim
Gabimet
që bëmë, mos ti përsëritim.
Të
mundohemi të përmirësojmë imazhin.
Dhjetë
vite shkuan e Kosova e ndarë sërish.
Kur
mendoj se jemi shtet me ura ndasish,
më duket
si me më ra tërmeti.
Se matanë
urave valëviten flamujt
e atyre
që na vranë e na dhunuan në bashkësi.
Me
enklava u mbush Kosova
Jo pa
qëllim, jo kurrsesi.
Kosova u
shpall shtet i pavarur
Por nuk
doli asnjë Isa Boletin
të dalë
në kalldrëmin e Prishtinës
Si
atëherë në kalldërmin e Vlorës heroike
e ta
puthë flamurin Kastriotit.
E si të
puthet një flamur që ka gjashtë “zvezdica”
Ndërsa
flamuri dardan digjej
Në
sheshet e Prishtinës me ngrica.
Bota
çuditet me vandalizmin tonë.
Por Isa
ishte luftëtar i devotshëm
Nuk e
digjte ai, por e puthte flamurin
E sot në
anën tjetër të Mitrovicës
atje lart
në Boletin
Çështë
bërë me kullat e atij trimi ?
Se peshë
të rëndë ka çdo gur
që bëri
kullë Isa Boletini.
Dhe kur
hyri NATO çlirimtare,
çlirimtarët
tanë kishin liri
të hynin
në ato anë e t’i mbronin kullat.
Por
kishin harruar se Kosova është Kosovë
edhe
përtej urës së Ibrit
Dhe për
sa kohë në ato anë
kishin
bredhë egërsirat e pyllit
asnjë
shpirt njeriu skishte pasë.
Dhe kur
panë serbet barbarë,
se
shqiptarët çlirimtarë
s’kishin
ndërmend ta kalonin urën,
u
vërsulën edhe me forca ruse
për t’u
fortifikuar vrasës e kriminelë.
Cili
popull në botë do ta bënte këtë
Të
harrohet që Kosova nuk është akoma një ?
Njerëz të
dashur, njerëz të mirë,
atdhetarë,
kurbetqarë me zemër të dëlirë,
A keni
menduar edhe ju si unë,
Se kur ta
bëjmë shtetin tonë,
Do ta
bëjmë të lulëzuar, për të na e pasë zili
të tjerët
që luftuan me shekuj për liri.
Sepse tek
ne shumë breza u bënë dhe’
Shumë
gjak, mund e djersë u derdh.
S’ma
merrte mendja se shteti do bëhej karrige.
Karrige e
cila kishte madhësinë e një ëndërre.
Dhe
turmat do bërtitnin “Bacë u kry”
pa u
kryer asgjë e pa u vendosur gjërat nëpër vende.
Shteti
nuk bëhet me dyqane
me pompa
benzine e hotele pa vlerë,
Për tu
turpruar para fëmijëve e botës së qytetëruar
Eh sa
vështirë lirohemi nga veset menjëherë...
Zemra
flakë më qet e shpirti më digjet
Kur shoh
se ç’ka ndodhur në dy shtetet tonë.
Sillemi me
shtetin si me prona pashallëqesh
Korrupsion,
tendere, vjedhje e prostitucion.
Qytetari
nuk i paguan obligimet për shtetin
Sepse
shteti nuk komunikon me qytetarin.
Thjesht
të ndarë janë populli e shteti
Asnjëra
palë spo e kupton i dyti të parin.
Se ndaj shtetit
nuk duhet të sillemi shkel e shko
Si ndaj
një lodre të përdorur nga kushdo.
Hajt se
nesër do bëhet më mirë...
Nesër,
pasnesë e shkuan dhjetë vite skandaloze.
Si shteti
edhe qytetari ynë
shesim
mend me makina e kulla luksoze.
Po shteti
nuk bëhet për një grusht njerëz,
që të
jetojnë parajsën kur vuajnë të tjerët.
Ka ardhur
koha ta kuptojmë, o njerëz
Se e kemi
shpallë dhe kemi shtetin tonë.
Se bota
po na pranon dhe na ndihmon
Pse ne
mos ta ndihmojmë shtetin gjithmonë.
Dhe me
zemër e shpirt ta pranojmë
të jemi
dinjitoz para botës dhe njerzëve tanë
Përndryshe
do pyesim shpesh me habi:
ku është
ky shteti ynë,
ma
tregoni se adresën nuk ia di ?!
Mblidhuni
ju njerëz atdhetarë
Ngrijeni
zërin kudo jeni në botën mbarë
lini mënjanë
hidhërim e mëri,
ta lidhim
një besë për Shqipëri,
për një
shtet të fortë si në Iliri.
Nderin,
kulturën, traditën ta nderojmë
Njëri
tjetrit si vllaut t’i ndihmojmë.
Ta
ndihmojmë atdheun që u la me gjak.
Përçarje
partish e rajonesh të mos ketë aspak.
Mos t’i
këndojmë këngët e armikut,
e tonat
ti lëmë nën hijen e fikut.
Të na
mrizoj kultura e të na mrizoj tradita,
le të
dali në ballë të na prij elita.
Të na
prijnë ata që kanë bër shkollimin
e jo
xhambazët të lozin rolin e trimit.
“Trimat”
karagjozë ta ndalojnë veprimin
Shkrimtarë
e shkencëtarë të japin kushtrimin.
Të
pushojnë hasmëritë brendashqiptare,
Ta bëjmë
një jetë të lumtur atdhetare.
Të
respektojmë të kaluarën, të mendojmë për ardhmëri
Të duam
vëllau - vëllaun me besnikëri
Se po të
duam njëri-tjetrin, duam vetveten
Dhe si
popull i bashkuar do ta ndërtojmë jetën.
Ka ardhur
koha që më ketë vëllazëri,
ta bëjmë
më së fundi Shqipërinë - Shqipëri