| E enjte, 23.05.2013, 09:29 PM |
RRUGËT
DHE AUTOBUSI
Nga Dibran Demaku
Në një
tregim popullor thuhet:Dy vëllezër kishin shkuar mysafirë tek një i njohuri i
tyre.Duke u kthyer në shtëpi i kishte zënë nata.Ishte natë e ngrohtë verore dhe
toka ndriqohej nga rrezet e argjendëta të hënës.Ngaqë qielli ishte i kthjellët
në te ndriqonin miliona yje.Duke i shikuar milionate e yjëve në qiell vëllait
të madh i kishte lindur një ide:Sikur ata miliona yjesh të ishin dele dhe
qëngja të tij!Ndërkaq vëllait tjetër i kishte lindur një ide tjetër:Sikur
qielli i madh të ishte livadh dhe t`i takonte vetëm atij!
Vëllai,
që kishte dëshiruar që yjet e qiellit të ishin dele dhe qëngja dhe t`i takonin
atij vetë kishte folur i pari: Sikur yjet në qiell të ishin dele dhe qëngja dhe
të më takonin mua?! Tjetri vëlla ia kishte kthyer flakë për flakë:Sikur qielli
të ishte livadh dhe të ishte vetëm i imi?!
-Le të
jetë qielli livadhi yt, por unë dua që yjet të jenë dele dhe qëngja në
pronësinë time!-ia kishte kthyer vëllai i madh atij më të vogël në moshë.
-E ku do
t`i kullosje delet dhe qëngjat?!- e kishte pyetur vëllai i vogël.
-Në
livadhin tënd!-ishte përgjegjeur vëllai i madh.
-Jo,
kurrë!-ia kishte kthyer i vogëli.
-Po, në
më thënçin burrë!-ishte nxehur i madhi.
-Livadhi
është imi dhe nuk lejojë sikur kësaj pune t`i dali edhe tymi!-ishte nxituar i
vogëli.
-Kush të
pyet ty more qyrran!-ishte kërcënuar i madhi.
-Nëse dua
unë mua më takojnë të gjitha delet qëngjat e livadhi, sepse jam më i madh!
-Mos u
nxej kot e mos fol kodër pas bregut, se livadhi është i imi dhe ti ec rrugës
sate larg shtegut!
-Ti,do të
më më mësosh mua?!- ia kishte kthyer i madhi dhe ia kishte ngjeshur shuplakë në
faqe.
Vëllai i
vogël ia kishte kthyer me të njejtën monedhë dhe kishin prishur paqen!Ishin
rrahur si mos më keq, derisa ishin lodhur, vëllezërit-pleq!... Dikur njërit i ishte lidhur diç në fyt si
nyje:-Përse të rrihemi, o vëlla, kot për qiell e yje?!...
Fushata
elektorale për Parlamentin e ri shqiptar sapo ka filluar.Koalicionet kundërshtare
i mbushin për çdo ditë rrugë e sheshe në mitingjet e tyre parazgjedhore.Dhe në
ato mitingje flitet gjithçka! Akuzat e njërës pale ndaj tjetrës nuk kanë të
ndalur! Në vend të programeve të ndryshme zhvillimore, palët kanë zgjedhur
sharjet dhe fyerjet ndaj njëra-tjetrës!
Koalicioni
i djathë nëpër mitingje elektorale flet e flet për ndërtim rrugësh! Thuase jeta
e njeriut na qenka vetëm rrugë?!...Ndërkaq koalicioni i majtë, hipur në
autobus,i shanë rrugët që ka bërë koalicioni i djathtë?! Dhe akuzat e sharjet
zgjaten e zgjaten si asfalti kilometrik!...
Si në
tregimin popullor për vëllëzërit me qiell e yje, ashtu ndodhë edhe me fushatën
elektorale në Shqipëri!Koalicioni i djathtë krenohet me rrugët që ka bërë,
ndërkaq koalicioni i majtë i shanë ato rrugë dhe kalon çdo ditë nëpër to me
autobusin e vetë!...
Po
sikur?!...Po sikur?!... Mos o zot!...Po sikur koalicionit të djathtë t`i lindë
në mendje ideja e çmendur dhe të ia ndalojë koalicionit të majtë të kalojë me
autobusin e tyre nëpër rrugët që ka bërë?!... Nga do të kalojë autobusi i
tyre?!...Do të kalojnë fushave e arave,apo do të mbyllen në autobus dhe do të
presin derisa koalicionit të rrugëve t`i kalojë zemërimi dhe
inati?!...Apo?!...Apo do të ndeshen si vvëllezërit e tregimit me qiell e
yje?!...
Ndërkaq
populli,plaka q pleq,burra e gra, fëmijë e të rinj shkojnë nëpër ato mitingje
elektorale dhe dëgjojnë të gjitha fyerjet dhe sharjet e atyre që janë në
pushtet dhe të atyre që mëtojnë të vijnë në pushtet?!...Është krijuar një
mish-mash që as vetë dreçi nuk e merr vesh! Secila palë bërtet e qierret se
fitorja është e tyre! Ndërkaq pjesëmarrësit nëpër ato mitingje duartrokisin të
ekzaltuar?!...Ndërkaq kur i pari i tyre shanë dhe fyen të parin e palës tjetër
ata si në kor qeshen e gëzojnë që i pari i tyre ia la kilen atij
tjetrit?!...Vetëm një gjë nuk është e qartë:Mirë që bërtasin e qierren ata që
do të fitojnë karrike deputetësh e ministrash dhe për katër vjetët e ardhshme
ata dhe familjet e tyre si dhe të afërmit e tyre do të gëzojnë privilegje që ua
garantojnë ligjet, por çfarë kanë ata, masa e gjërë që nuk do të fitojë
asgjë?!...Kush tha se ata nuk do të fitojnë asgjë?!...Ata do të fitojnë
premtime, premtime e premtime!Ata do të fitojnë qiell e yje si vëllezërit e
tregimit popullor?!...