| E enjte, 23.05.2013, 06:55 PM |
Ministria
e Brendshme britanike bëri publik emrin e ushtarit që u bë viktimë e sulmit të
paprecedentë me thika e
Ushtari i
vrarë mizorisht është Drummer Lee Rigby, 25-vjeç, baba i një djali 2-vjeçar. Ai
u ekzekutua në afërsi të kazermave ku shërbente nga dy ekstremistë islamikë, të
cilët më pas u neutralizuan nga policia.
Aktualisht
dy agresorët ndodhen në arrest në një spital të Londrës ku po marrin mjekimin
për plagët e marra nga plumbat e forcave të sigurisë.
Sulmi që
tronditi kryeqytetin anglez ndodhi të mërkurën rreth orës 14:00 me orën lokale.
Dy autorët, pasi goditën dhjetra herë me thikë në trup 25-vjeçarit i prenë atij
kokën në sy të dhjetra dëshmitarëve të rastësishëm.
Nën
thirrjet “Allahu Ekber” ata kërkuan që të filmoheshin, ndërsa qendruan në
vendngjarje në pritje të mbërritjes së policisë. Njëri prej tyre shfaqet në një
video amatore ku thotë se skena të tilla gratë tona shohin përditë.
Sipas të
dhënave të para, njëri prej agresorëve ishte i krishterë i konvertuar në
islamik i lindur në Nigeri, ndërsa tjetri mendohet se është i lindur në
Britani. Të dy ata do të merren vazhdojnë të mbahen nën kujdes të rreptë
mjekësor deri në momentin kur do jenë në gjendje të merren në pyetje.
Kryeministri
britanik, David Cameron ndërpreu vizitën në Francë dhe u rikthye në atdhe.
Ditën e premte ai vizitoi kazermën ku shërbente i riu, ndërsa njoftoi për një
hetim të plotë të ngjarjes.
Po të
premten, shërbimet inteligjente thanë se ishin vënë në dijeni për sulme të
ngjashme. Në 2007 pesë persona u ndaluan me dyshimet se po planifikonin
pengmarrjen, torturimin e më pas vrasjen e një ushtari britanik musliman. I
gjithë procesi do të filmohej e më pas do të shpërndahej në internet me qëllim
demoralizimin e të rinjeve që kërkojnë të rekrutohen në forcat e armatosura
britanike.
Njëri
prej të ndaluarve u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët morën
dënime nga 2 deri në 7 vite burg.
_________________
Londër,
hetimet për vrasjen e ushtarakut
Policia
britanike nuk përjashton asnjë pistë përsa i përket vrasjes barbare të
verifikuar pasditen e së mërkurës në mes të Londrës, por po e trajton atë si
“një sulm terrorist me karakter islamik”.
Disa
burime, të cilat kanë ruajtur anonimatin, kanë folur për lidhje nigeriane, por
pa dhënë detaje të tjera. Lidhje që gjithësesi kanë dalë nga hetimet paraprake
dhe mbikëqyrja e pamjeve ku shfaqen dy agresorët, njëri prej të cilëve bën
kërcënime dhe parulla islamike.
Agjentët
kanë deklaruar se dy agresorët janë përpjekur ta filmojnë vrasjen dhe u kanë
kërkuar edhe kalimtarëve ta bëjnë këtë, duke thirrur herë pas here “Allahu
është i madh”.
Edhe disa
dëshmitarë kanë treguar për BBC të njëjtën gjë. “Ishin të çmendur, si kafshë. E
tërhoqën zvarrë përgjatë trotuarit dhe pastaj e lanë trupin e tij në tokë. Më
pas ngrinin thikat dhe një pistoletë dhe u kërkonin njerëzve që t’i filmonin.
Ky dukej shqetësimi tyre i vetëm”, ka deklaruar për BBC një dëshmitar i
identifikuar me emrin James.
Mbërritja
e policëve i dha fund aktit pervers të dy agresorëve, të cilët janë qëlluar,
imobilizuar dhe më pas dërguar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje
të rëndë.
Kryeministri
David Cameron e cilësoi ngjarjen si “shumë tronditëse” dhe ka thirrur Komitetin
e Krizës së qeverisë, i njohur ndryshe me emrin Kobra, që mblidhet vetëm në
rastet kur mund të cënohet siguria kombëtare.
“Vrasja e
ushtarit britanik në rrugët e Londrës është krimi më i frikshëm, një gjë e
pandodhur kurrë më parë dhe ka tregues të fortë se episodi lidhet me terrorizmin”,
deklaroi Cameron nga Parisi.
Dy
agresorët, persona me ngjyrë, fillimisht e shtypën ushtarakun me makinën e
tyre, pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e vranë duke i prerë kokën, pak metra larg
një kazerme të Artiljerisë Mbretërore.
Ndërkohë,
gjatë orëve të natës, dy persona janë arrestuar nga policia britanike, pasi në
shenjë reagimi ndaj aktit barbar ndaj ushtarakut kanë tentuar t’i vënë zjarrin
dy xhamive.
Një nga
të ndaluarit, 43 vjeç, është përpjekur t’i vërë zjarrin xhamisë pasi kishte
hyrë brenda saj me një thikë në dorë, në zonën e Eseksit. Ndërsa personi tjetër
donte të dëmtonte një xhami në Kent.
________________
Sulm
barbar në Londër
Një
person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura
britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës në
një rrugë të Londrës.
Ngjarja
që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës
14:00 me orën lokale.
Dëshmitarë
nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe
kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në
trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën.
Policia
mbërriti në vendngjarje, dhe qëlloi me armë ndaj dy autorëve që u plagosën.
Kalimtarët thanë se ata nuk u përpoqën të arratiseshin pas aktit barbar. Një
dëshmitar tha për Associated Press se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën
e tyre, kanë qendruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u
bënin foto dhe filmime.
Aktualisht
dy personat, ende të paidentifikuar, ndodhen në spital, njëri prej tyre në
gjendje të rëndë.
Burime të
pakonfirmuara, të cituara nga BBC, thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet
“Allahu Ekber”, që supozon se sulmi mund të jetë një formë e re e sulmeve
terroriste të ekstremistëve islamikë.
Ministrja e Brendshme, Theresa May thërriti në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. BBC thotë Komiteti do të njihet me raportimin e plotë të policisë metropolitane dhe të shërbimeve sekrete, për të vlerësuar dhe kategorizuar sulmin si sulm terrorist apo si një ngjarje horror me motive të tjera.