| E marte, 21.05.2013, 08:33 PM |
AKTUALE
: KUR
DO TË NDALET
DHUNA NDAJ GRAVE ? !
KUR GRATË
SHQIPTARE DO TË
FLASIN HAPUR
PËR DHUNËN
QË USHTROHET NDAJ
Nga Ramiz Dërmaku
Turpi,
frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale,
zakonisht të shkaktuara nga burrat . Një fjalë e urtë thotë: “Rinija është
ardhmërija e Kosovës e vendit“. Sa më e edukuar, sa më e arsimuar dhe sa më demokratike të jetë rinija jonë aq më pak
do të ketë dhunë ndaj femrës-grave në Kosovë. Të gjithë po themi se ne
shqiptarët jemi demokratë.., të gjithë po themi se e duam pluralizmin.., dhe e
respektojnë demokracinë. Mirëpo, realiteti po dëshmon të kundërtën,
sepse akoma në Kosovë ka dhunë ndaj grave – femrave. Disa mendojnë se dhuna do
të eliminohet nëse forcat e
sigurisë-policia dhe organet kompetente e kryejnë detyrat e veta dhe
respektojnë ligjet e shtetit. Dhuna ndaj
gruas nuk është vetëm një çështje e grave, por vë përpara sprovës së jetës,
respektit dhe dashurisë vetë njerëzimin Dhuna ndaj gruas nuk ka ditë të
caktuara kalendarike por ngjan çdo ditë, në çdo kohë, pa rresht, e shkatrron
gruan, familjen dhe shoqërinë. Në periudhën 2002-2009, në bazë të të dhënave të
Departamentit të të Drejtave të Njeriut, në Policinë e Kosovës, janë raportuar
9772 raste të dhunës në familje, ku mbi 80% janë dhunë e ushtruar ndaj grave
dhe vajzave. Dhunë ndaj femrës ushtrohet edhe në diasporë, por me përmasa më të
vogla, sepse ne ato shtete funksionon rendi dhe zbatohet ligji. Prandaj shkaku
i zvoglimit të dhunës në diasporë, ndikojnë disa faktorë tjerë të cilët i
mundësojnë grave femrës një jetë më të mirë dhe pa dhunë e presion ndaj saj.
Dhuna rritet nga viti në vit, ndonëse shumë raste nuk raportohen. Shifrat janë
bërë të frikshme, kur për një cast ndalemi e mendojmë që jetojmë në një vend me
më pak se 2 milionë banorë! Në vitin 2010, 7 - gra ishin të dhunuara sistematikisht,
u ndanë nga jeta pasi u vranë nga dhunuesit e tyre që ishin bashkëshortë apo të
afërm. Dhuna ndaj gruas nuk është vetëm një
çështje e
grave, por vë përpara sprovës së jetës, respektit dhe dashurisë vetë
njerëzimin. Ndaj grave pos burrave, dhunë ushtrojnë edhe institucionet tona
duke filluar nga niveli komunal e deri tek institucionet shtetërore të
Republikës së Kosovës. Cekim një shembull: Në 19 komuna ka pasur përdorim të
dhunës ndaj gruas, ndërkaq shtatë komuna raportojnë për dhunë ndaj burrave, gjatë
vitit 2012. Prej 338 rasteve, 315 janë femra kurse meshkuj 23 raste. Sa i
përket shkeljeve të të drejtave të njeriut,
Sipas
sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku
me dhunuesin e tyre. Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të
njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në
veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për
shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe
thashethemeve të fqinjëve. Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se
gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar.Pa dyshim, nuk është
lehtë të qënit grua në Shqipëri, Kosovë, e trojet tjera etnike dhe diasporë. Në
fakt, kurrë nuk ka qenë. Përveç mizorisë familjare, gratë shqiptare duhet të
përballën me forma tjera të abuzimit. Këtë herë, jashtë shtëpive të tyre.
Abuzimi verbal në rrugë ose prekjet ‘pa prapavi’ në autobus vëjnë gratë dhe
vajzat në pozitë të vështirë. Përveç kësaj, ngacmimi seksual nga ana e
punëdhënësit, kolegut apo klientit, profesorit perverz në shkollë ose në
universitet është gjithashtu torturuese. Këto sjellje të turpshme nuk mund të
krijojnë mavijosje ose të shkaktojnë vdekje, por shkelin personalitetin e gruas
dhe integritetin e saj psikologjik. Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të
drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar
dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo
kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat.
Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një
çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën
dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë
dhune kundër nënave, motrave, bijave apo shoqeve t e tyre. Ndërsa, poqëse
pozita e gruas bashkëkohore do të shikohet përmes kushteve të pranuese dhe
gjithëqytetruese të botës që i përkasim dhe aktivitetit të individit në të,
atëherë rruga më e drejtë dhe më e sigurt për ta avancuar pozitën dhe rolin e
gruas në një shoqëri, pra edhe në shoqërinë kosovare është përmes aktiviteteve
që i mbështet shteti dhe shoqëria civile, e që kanë për qëllim afirmimin e
pozitës së gruas dhe vetëdijesimin e burrave në lidhje me këtë çështje. Pastaj
të aktiviteteve të pakompromistë të lëvizjeve neofeministe në vendin tonë, e që
për fat të mirë nuk janë edhe pak, por edhe të nismave të tjera qytetare dhe
medieve përmes të cilave do të tërhiqej vëmendja e publikut mbi pozitën e gruas
në shoqëri; mbi o rolin që e ka dhe atë që duhet ta ketë gruaja në shoqërinë
tonë si dhe mbi mundësitë e përmirësimit të pozitës së gruas në përgjithësi në
veprim dhe në bashkëveprim me pjesët tjera relevante të shoqërisë. Ndërsa, edhe
pse nuk e di se në cilën masë ndodh tek ne, megjithatë, në rrafshin e
globalizimit dhe kohës së tij kjo çështje merr domethënshmëri gjithnjë e më të
madhe. Në këtë kuadër edhe lufta për të drejtat e njeriut dhe respektimi i tyre
krijon hapësirë për zhvillimin e shoqërisë sonë, e në kontekst të veçantë për
emancipimin sa më të plotë të gruas në shoqëri. Shumë sociologjë, politologjë,
filozofë, juristë etj. nuk ngurrojnë të pohojnë se bota bashkëkohore, e quajtur
postmoderne, ka pësuar ndryshime të mëdha me përmasa gjithëbotërore. Këto të
arritura më së tepërmi janë evidente në zhvillimin e teknologjisë, por
s'mungojnë edhe në rendin shoqëror, këtu mendojmë në demokratizimin e
shoqërive, zbatimin e të drejtave të njeriut etj. Të gjitha këto vazhdimisht,
pohojnë ata, janë një sërë progresesh në historinë e njerëzimit. Të gjitha këto
qëndrime janë pjesërisht të sakta. Por çfarë fshehet në pjesën tjetër të
realitetit ? Në të gjitha përpjekjet e këtyre "karizmatikëve" dhe
"martirëve" për të drejtat dhe liritë e grave – femrave, mungon dhe
nuk përfillet e drejta për jetën e lirë të
grave shqiptare. Në asnjë ligj të të drejtave të njeriut nuk ka vend për
embrionin. Askund dhe me asgjë s'i është garantuar e drejta për jetë e njeriut
në fillet e jetës. Madje, vrasja, ndalimi i shtatzanisë, hedhja e fetusit/embrionit
- abortimi, nuk konsiderohet akt penal, akt i pamoralshëm, por e drejtë e gruas
që të vendosë për fatin e frytit të saj. Në të njëjtën kohë, edhe pse kjo
pohohet e mbrohet nga "mbrojtësit e të drejtave të njeriut", në
njërën anë respektohet e drejta e një personi - gruas, e në anën tjetër
lejohet, përkatësisht shkelet dhe legalizohet vrasja e njeriut të pafajshëm,
embrionit të pambrojtur. Çfarë kundërthënie e tmerrëshme! Çfarë ironie! Këtë ne
e quajmë progres të historisë njerëzore ? Këtë ne e quajmë demokaci, Këtë e
qujamë demokraci.., këtë ne e quajmë
pluralizëm dhe e drejta e çdo
personi të vendosë për vetveten?