Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Drita... e një interviste

| E hene, 20.05.2013, 06:00 PM |


DRITA... E NJË INTERVISTE

-Ose, NJË REÇENSION PER DY PERSONAZHE-

- Intervistat e Zeqirit e kapercejne stilin tradicional me pyetje skematike, sepse jane intervista te lira, me rrjedheshmeri organike dhe aktive prandaj dhe pergjigjiet nuk jane te thata e shabllone. Kur lexojme bashkebisedimin e tij me te intervistuarit, konstatojme mjeshtrine e gazetarit, guximin dhe artin, me te cilat Ai e kapercen kodin e intervistes-

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Lexuesit e shumtë të Zemrashqiptare, tashmë e njohin dhe vazhdimisht e kanë vleresuar nivelin e shkrimeve të shumta në të gjitha gjinitë të autorit Zeqir Lushaj, por vlen te theksoj, se në aktivitetin gazetaresk, Ai po shquhet si intervistues me individualitet dhe profesionalitet të lartë.

Sipas Leo Longanesi: “Intervista eshte një artikull i vjedhur”, në kuptimin se eshte pjese e jetes të një personi tjeter, e prezantuar me deklarime, në pergjigjie të pyetjeve që i ben gazetari. Per keto motive, intervista pershkruhet ne menyre ironike si nje gjini gazetareske e thjeshte.

Të organizosh dhe të botosh një intervistë, mund të duket punë e lehtë, pasi mendohet se shkruhet mbi bazen e pyetjeve të gazetarit dhe pergjigjieve të intervistuarit. Në fakt intervista “asht forme komunikimi gazetareske me veshtiresi teknike, eshte rasti ku lajmi ben gazetari”, thote Longanesi.

Intervistat e Zeqirit e kapercejne stilin tradicional me pyetje skematike, sepse jane intervista te lira, me rrjedheshmeri organike dhe aktive prandaj dhe pergjigjiet nuk jane te thata e shabllone. Kur lexojme bashkebisedimin e tij me te intervistuarit, konstatojme mjeshtrine e gazetarit, guximin dhe artin, me te cilat Ai e kapercen kodin e intervistes. Zeqiri eshte i hapur, i sinqerte, ben pyetje hulumtuese, por jo invadente, kerkon te zbuloje boten e brendeshme dhe psikologjine e bashkebiseduesit, nuk eshte emocional dhe as shtjerrakeqas, por perkundrazi eshte teper leal, kesisoj Ai behet konfidencia në komunikim, krijon intimitet, zhbiron, “provokon”, madje perdor dhe ironine e holle të malesorit, me mendimin e mire të zbuloje dhe të tipizoje vlerat etiko-morale e profesionale, qe e kompletojne dhe individualizojne figuren e personazhit me te cilin bashkebisedon. Nuk mund te harrohen lehtë intervistat e brenda ketij viti me Kadri (Os)Manin, Fritz Radovanin, Kolë Tahirin, Lulzim Logun, familjen Nela, Aurel Dasaretin e te tjera, deri te kjo që e kemi në ekranin e ZSh-së, pra me poeten Drita Lushi.

Në çdo interviste, Zeqiri sjell risi, si në aspektin e stilit te intervistave te lira, ashtu dhe ne kerkimet psiko-sociale, ne evidencimin e personazhit me te cilet bashkebisedon ne distance, andaj shkrimet e tij lexohen me shume interes, si deshmon dhe intervista e fundit me poeten Drita.

Largesia e madhe, nga lumi i gjere e rrjedha e qete e Hudson ne New York, me lumin shtratngushte e te vrullshem te Shkumbinit, qe kalon ne Librazhd, ç’duket gjate ketij bashkebisedimi miqesor, te sinqerte, me shume kulture e me respekt reciprok, te zhvilluar ndermjet Zeqir Lushaj, gazetarit – poet dhe Drita Lushi, farmacistes – poete, dy personazhe qe nuk jane takuar kurre, por njihen dhe i bashkon krijimtaria artistike në Zemrashqiptare.

Me stilin dhe strukturen e intervistes, Zeqiri ka arrijt artistikisht te portretizoj figuren komplekse te Drites, si grua, si bashkeshorte, si nene, si farmaciste, si intelektuale, si poete dhe si protagoniste shoqerore. Me kete menyre prezantimi, lexuesit e Zemrashqiptare tashme e njohim Drita Lushin, madje deri ne hollesira dhe jam i bindur, se as bashkqytetaret e saj nuk e njohin me kaq detaje.

Nje bukuri tjeter e veçante e kesaj interviste eshte dhe fakti se Zeqiri shfrytezoj rastin, ta botoje ne pervjeorin e ditlindjes te Drites, çka na implikoj dhe ne si lexues, qe krahas kenaqesise, qe njohem poeten nga Librazhdi, u bashkuam të gjithe me urimet e perzemerta: “Gëzuar ditlindjen Drita”.

Prej kohesh kam lexuar poezi të Drita Lushit, të botuara ne faqet e Zemrashqiptare dhe ne gazeta te tjera on-line . Kohet e fundit, mbesa ime Dorjana me dergoj dhe librin “Ëndërr ...”, të Drita Lushi, qe me ndihmoj ta njoh me mire krijimtarine e saj poetike. Mbesa ime Doriana lexon shume poezi dhe here pas here me dergon vellime me poezi ne shqip të botuara ne Memedhe, natyrisht jo të gjitha, por më të mirat dhe nder ato, ajo pelqeu librin “Ëndërr ...” të Drita Lushi.

Do te doja te shkruaja komente rreth poezive te Drites, ashtu si me ka mesuar shume vite me pare, pedagogia ime e talentuar e letersise, “zysha” Nexhmie Bordi, por preferova te bej nje reçension per intervisten (eshte hera e pare), pasi e vleresova interesante e me vlera te veçanta pergjithesuese.

Si rregull, gazetaret e fillojne intervisten, me pyetje te thjeshta, per ta joshur bashkebiseduesin, qe te pergjigjet me lehtesi e kesisoj ta implikoje te “zberthehet” e t’i nxjerri “sekretet” dhe ne vazhdim e rrisin “intensitetin” dhe “agresivitetin” duke perfunduar me pyetje provokuese.

Zeqiri beri te kunderten. Pyetja e pare ishte me e veshtira. Intervista fillon me pyetje “provokuese”, ne dukje si kritike ndaj Drites, te “gozhduar” por jo e ngujuar ne Librazhdin e vogel, gjeografikisht “larg” nga bashkeshorti. Pergjigjia e Drita Lushi mund te ishte e thjeshte dhe justifikuese, ndersa Ajo, me sinqeritet te madh, me çiltersi e me kulture intelektuale, e shembi vete murin e privacy dhe konfidohet pa rezerva per jeten e saj, tregon ne menyre te natyreshme, si te ishin duke biseduar shoqerisht, te ulur ne nje bar para filxhaneve të kafes.

Pergjigjia e pyetjes se pare e Drites, ne fakt eshte nje skice letrare, nje autoportret teper elegant, me komponente psikologjike dhe filozofike te jetes intelektuale e bashkeshortore, eshte sinteze e personalitetit te forte te gruas, qe jeton aty ku ndihet e lirë e jo aty ku flitet për liri dhe ku ne fakt behesh rob i hapsires te konceptuar me “liri” të tejskajshme, andaj me te drejte ajo pergjigjiet: “Por, në qytetin tim ndihem Unë, ndihem vetja”.

Zgjedhja per te jetuar ne Librazhdin e vogel e te thjeshte, nuk eshte frike per qytetet e medha e te rremujeshme, nuk eshte egocentrizem, as mentaliteti i nje gruaje “provinciale”, por eshte e drejta e ligjeshme, eshte liria, eshte sfida per ta jetuar realitetin e sotem ne mireqenie psikologjike dhe shpirterore se bashku me familjen, qe per Driten eshte e shenjte, per te jetuar me njerezit më të dashur atje ne province, por dhe per te dhene kontributin intelektual e humanitar ne vendlindje.

Gjate intervistes, Zeqiri e pyet shpesh here per bashkeshortin dhe Drita i pergjigjet sinqerisht e natyrshem, duke shprehur respekt, nderim e dashuri per burrin kolonjar, me te cilin ka lidhur jeten se bashku.

Sinqerisht ju them, mua nuk me pelqeu, qe gjate gjithe intervistes flitet shpesh per bashkeshortin por pa dhene emerin. Nje gabim i dyfishte, Zeqiri nuk e pyet si quhet dhe Drita, me qe nuk e pyeti, nuk del jasht skemes te intervistes e nuk e thote emerin e bashkeshortit, i cili mbeti anonim gjate gjithe kesaj interviste te gjate e te bukur.

Natyrisht, kjo pakujdesi ka ndodhur padashje, nuk ka asgje te qellimte dhe as nuk i a ul vlerat intervistes, por me qe une jam burre plak dhe tradicional, po ju kritikoj te dyve, per kete mangesi, qe sigurisht do ta miratoje dhe vete bashkshorti i Drita Lushit.

Eshte shume e veshtire te flasish publikisht per vehten, sidomos te “hapesh” ne nje interviste te tille me shume pyetje, qe insistojne te çbirojne te gjitha aspektet e jetes, por Drita, me shume modesti na prezantohet dinjitoze. Ajo nuk flet ne veten e pare, “une...une Beluli”, por shprehet nepermjet fjaleve te embela te nenes, nepermjet vleresimeve te mençura te gjyshes, nepermjet raporteve me vellezerit e motren, nepermjet afektit per vajzen e bashkeshortin e ne veçanti duke folur me dashuri te madhe, me nderim e dhimbje per te atin, i cili i la nje pasuri te çmuar: “vlerat më të mira, që çdo fëmije dëshiron t’i trashëgoj nga prindi i vet”.

Nje intelektuale me dimensionet dhe me nivelin kulturor e profesional te Drita Lushi, nuk ka nevoje te shprehet me autolevdata, me automerita, me autoidolatri, ato jane te huaja per ate. Kjo lloj kulture mburrje i perket politikaneve te sotem, qe flasin shume e nuk bejne asgje, andaj Drita e perbuz rolin e ketyre lloje politikanesh, por nuk do te thote se eshte kunder politikes.

Figura e Drita Lushi nuk ka nevoje per zbukurime, per epitete dhe per etiketa ne superlativa, pasi ne kete interviste, Zeqiri e ka pershkruar ne thjeshtesine e saj, ashtu si e ka treguar ajo vete dhe ne kete menyre e lartesoj vehten me shume, se sa do te bente pena e gazetarit, apo shkrimi im.

Nje vend te posaçem ne interviste i eshte kushtuar punes ne fushen e shendetesise, kontaktit te perditshem me njerezit, sidomos me ata qe vuajne dhe qe kane nevoje per ndihmen e saj.

Profesioni i farmacistes e ka vene Driten ne raporte pune dhe komunikimi shoqerore me banoret e Qytetit, raporte keto, qe e kane bere te shprehi ndjesite e saj humane, sepse ajo per dite ndodhet ne mes te shendetit dhe semundjes, mes jetes dhe vdekjes, mes te mires e te keqes, mes dhimbjes e qetesise, vuajtjes e lumturise dhe ne kete mision humanitar, Ajo impenjohet ne sherbim te jetes, ne mbrojtje te shendetit e te mires, per te mundur semundjen, te keqen, per të larguar vuajtjen dhe dhimbjen. Profesioni i farmacistes dhe komunikimi me njerezit nevojtar, janë elemente shtese, qe e kane forcuar shpirtin e saj te ndjeshem e krijues si poete, ashtu si ka thene shkrimtari izraelian Grossman: “... keto raporte ndermjetese i japin vitalitet poezive”.

Nuk eshte e lehte te shkruash poezi, perkundrazi eshte me e veshtire se te shkruash proze, ku fjalet vershojne si lum, ndersa poezia ndertohet me pak fjale, te cilat poeti i perdor me kursim, i zgjedh me kujdes dhe i rendit ne vargje te lira. Poezite jane sinteze e mendimeve dhe e sentimenteve.

Poezite per dashurine, pergjithesisht vleresohen te thjeshta, madje kur kane ne brendi shume ndjenja dhe ku aludohet seksi, i quajne erotiko-lirike. Une mendoj, se me mire asht te quhen poezi dashurie, pasi dhe vete seksi eshte komponent i dashurise e kjo shpreh gjitheçka, çfare fshihet ne misteret dhe sentimentet e dashurise. Dante Alighieri ka thene “ne vend te pare ne intelektin e njerezve eshte dashuria, te gjitha te tjeret vijne pas”. Pra dashuria duhet te dominoje boten.

Nuk ka poet, qe nuk ka thurur vargje per dashurine dhe Drita Lushi ecen ne kete shteg, e sigurte e sinqerte, pa rezerva per te shprehur ndjenjat, per te shpalosur dashurinë.

Poezitë e dashurisë të Drita Lushit, duken te thjeshta, por ne fakt jane komplekse e te nderlikuara, sepse ne pak vargje, autorja sintetizon te pleksura ndjenja te thella, te sinqerta, delikate e spontane, pa lene menjane dhe raporte intime dashurie.  Keto vjersha lexohen me shume endje e kjo eshte nje nder sodisfaksionet e autores, por ne veçanti kenaqesia me e madhe per Driten mbetet kur ato i lexon bashkeshorti, personazhi qendror dhe inspiruesi i kesaj krijimtarie, andaj me te drejte, ne intervisten e saj Ajo konfirmon: “Por, kur e kam gjetur me librin tim në dorë, jam ndier e lumtur”.

Intervista vazhdon ne rrjedhen e saj me pyetje “ngacmuese” dhe me kunderpergjigjie te sakta e te sinqerta, ne dukje nje duel mendimesh e argumentash, ndersa ne realitet eshte nje bashkebisedim shume miqesor, mes dy kolegesh, qe shkembejne mendime e pervojen e jetes.

Zeqiri e nguc Driten dhe ne rolin e saj si shtepiake dhe i ben nje pyetje provokuese: “A të ngelen shpesh enët pa larë në darkë, nga nxitimi per te kompjuteri?”. Natyrisht ai priste t’i pergjigjej, se ne keto raste i lane burri e kesisoj Zeqiri do te justifikonte publikisht vehten kur Sabria e “detyron” te laje pjatat, por Drita i thote te verteten, se dhe kete pune e ben vetë, madje “... kush thotë që s’më ngelen enët pa larë, droj se ju gënjen”.

Kjo interviste e gjate ka nje mbyllje jasht standarteve, pasi perfundon pa urime e komplimente reciproke, pa falenderime e mirenjohje te dyaneshme, por me vizionin optimist per te ardhmen, sepse Drita Lushi nuk do t’a braktisi Shkumbinin, lumin e femijerise dhe muzen e saj, nuk do te braktisi punen ne vendlindje, sepse largesia vetem 1 ore nga Tirana në Librazhd, nepermjet tunelit te Krrabes, do t’i garantoje jeten e perbashket familjare.

Kesisoj, argumentat per diskutim dhe analize te kesaj interviste jane te shumta, perfshijne te gjitha aspektet e jetes individuale, familjare, profesionale, shoqerore dhe krijimtarine artistike te Drita Lushi, por une u ndala vetem ne disa nga aspektet themelore, qe me nxiten interesin t’i komentoj, pra te shpreh opinionet e mia, i bindur se do te mirepriten si nga Zeqiri dhe nga Drita.

__________

SHENIM I REDAKSISË SË ZSH-së

Duke e falenderuar të nderuarin prof dr Lutfi Alia, bashkpunetorin shumë serioz e  kualitativ te revistes sone, per kete reçensë interesante per intervisten e redaktorit  Zeqir Lushaj, me bashkpunetoren e afert tonen , poeten Drita Lushi, ne po i pergjigjemi edhe një verejtje që ben Lutfiu , duke botuar foton e çiftit. 

Edhe njëherë faleminderit, nga prof Lutfiu si dhe nga Drita e Fatmiri.

REDAKSIA E ZSH-së

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Italia, 19 Maj, 2013-