| E diele, 19.05.2013, 07:37 PM |
STRATEGJIA E INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË AUSTRINË E EPËRME DHE MINISTRI I DIASPORËS
Shko e
Eja si Adem Peja!
Nga Prof. Izri Rexha
Vizitat e
shpeshta të Ministrit Ibrahim Makolli në
Vizitat e
shpeshta javore të Ministrit të Diasporës në shtetin e Austrisë e dëshmojnë
shumë mirë përkushtimin e tij lidhur me mërgatën shqiptare në syrin e mërgatës.
Mirëpo, është ky një përkushtim ndaj kësaj mërgate apo është një dezorganizim i
tyre për shkak të njerëzve jo kompetentë të cilët i përkrah, i mbështet dhe i
financon ende, mbetet një pyetje që do ti kushtojmë një rëndësi të veçantë, për
shkak se ata më vonë na përfaqësojnë neve nëpër të gjitha institucionet
austriake dhe me kapacitetin intelektual të tyre thuaja se nuk mundemi aq larg
të shkojmë sa popujt e tjerë që kanë mbërritur në Austri.
Dikush
ende thotë që udhëtimet e tij janë që t’i mbuloj shpenzimet marramendëse të
Ministrisë. Planet e tij të parapara për emigrantët të cilat i paraqesin
njerëzit që nuk ishin aspak ekspertë të lëmive të cilat janë paraqitur,
dëshmojnë se ato janë plane fjalësh boshe të tij, apo të ekipeve që paguhen në
shuma marramendëse parash në cilësinë e ekspertëve. Keqpërdorimi i pozitave
zyrtare në emër se po udhëtojnë zyrtarisht dhe në fakt shumë herë vijnë
privatisht aspak nuk përkon me sjelljen e një ministri të një shteti që ka
traditë. Ç do javë arrin Ministri në Austri dhe viziton këshilltarët e
papërgjegjshëm të tij, familjarët e tij dhe sipas informatave jo zyrtare një
ditë udhëtimi kinse zyrtar, ç’do njërit nga ata do ti paguhen një vlerë 1000€
nga buxheti i R. Kosovës. Shpresojë se informata e dëgjuar gojë pas goje nuk
është e saktë, por megjithatë atij dhe ekipit të tij do ti paguhen një shumë e
caktuar e të hollave si dhe paushallët që paguhen për udhëtimet zyrtare,
hotelet darkat e drekat që janë një shumë madhe e të hollave.
Servilët e politikës
Nuk
zgjodhi ai rastësisht këshilltar në Austri, por pasi gjeti njerëzit e
përshtatshëm që ishin servil të politikës të gatshëm të përulen dhe të gatshëm
të lëpijnë këmbët e ministrit me qëllime të përfitimeve vetanake. Një gjysmë
kamerier si këshilltar së bashku me gruan e tij me një shkollë të mesme teknike
dhe një zyrtare nga Shqipëria që punon në Komunë të Lincit e ndarë nga
bashkëshorti e cila merret me punët e shqiptarëve në Austrinë e Lartë duke i
diferencuar dhe duke i nënçmuar njerëzit që kanë merita për popullin tanë.
Servilët
e bashkuar bëjnë shumë më shumë se sa individët një nga një, të lidhur aq mirë
në mes vete kanë arritur edhe një nga institucionet Shtetërore të Austrisë së
Lartë ta përdorin si një nga Institucionet Pedagogjike për shqiptarët që
jetojnë këtu. Instituti në fjalë i mbështetur nga njëri nga zyrtarët kryesor të
qytetit të Lincit merret me së shumti me çështjen e degradimeve të mësuesve
shqiptar që jetojnë në këtë republikë të Austrisë, se sa me një punë të
mirëfilltë pedagogjike, e veçanërisht me edukimin e fëmijëve, të drejtat e
nxënësve, të prindërve, mundësit e shumanshme edukativo-arsimore, organizimin e
kohës së lirë, mundësit e arsimit pas orarit të rregullt të mësimit etj.
Zgjedhja
e tyre edhe nga Institucionet e Austrisë nuk ishte e rastësishme, por njëri nga
turqit që ka arrit me një shkollë të lartë teknike të jetë këshilltar në
Bashkinë e Arsimit të qytetit i përkrah ata në mënyrë që mos të vij dikush me
merita që ka ide të reja përparimtare dhe me atë rast do të shihte si rrezik për
vendin e tij të punës. Të pa diturit përshtaten më lehtë sepse nuk kanë njohuri
për atë punë të cilën e kryejnë dhe normalisht turkut i shkon për shtati
mësuesit e tjerë shqiptar ti ketë në dorë të tij me ndihmëset e pa dijshëm.
Por
megjithatë servilët mbesin servil politikash të dyanshme, mbesin të përkushtuar
që të punojnë shumë herë kundër vetë neve duke u thirrur në emër të shqiptarëve
dhe shqiptarizimit, sepse ashtu sigurojnë pushtet dhe ruajnë vendin e tyre të
punës si dhe shpërblehen nga të dy shtetet.
Rast
tipik kur 15 nxënës nga Ennsi kërkojnë mësimdhënës shqiptarë( e që nuk mungojnë
në Linc e rrethinë), as Ministria e Diasporës as këta nga Bashkia e Arsimit të
Lincit nuk qajnë kokën për ketë problem (kuptohet interesi i shtetit të
Austrisë është mundësisht sa më pak fëmijë në gjuhët e huaja),por, përkundrazi
personat shqiptarë që punojnë aty në mënyrë servile pengojnë çdo gjë që është
në dobi të ruajtjes së gjuhës shqipe, duke përhapur informata negative mbi
komunitetin shqiptarë. Për çfarë arsye udhëton Ministri në Linc çdo javë, kur
nuk mund ta dokumentojë edhe një sukses të vetëm, kur këta fëmijë nuk mund të
mësojnë gjuhën shqipe.
Strategjia e intelektualëve dhe
organizimi i shoqatave
Ende nuk
ka ndonjë strategji të intelektualëve shqiptarë që jetojnë në Austri dhe thuaja
se tërësisht të drejtat e tyre janë të lënura në duart e disa shoqatave fetare,
shoqatave të tjera të cilat nuk kanë ndonjë organizim të mirëfilltë që do të
merreshin drejtpërdrejtë me të drejtat, integrimin dhe liritë e tyre. Mësuesit
kanë dy shoqata, shoqatën e Mësuesve e cila gjendet në Vjenë dhe e udhëheqë
Z.Osman Ademi si dhe shoqatën e Mësuesve dhe Prindërve nga Linci që udhëheq një
mësuese nga Shqipëria. Këtë të dytën sipas informatave jo të sakta si anëtare
mësuesish është vetëm zonja e përmendur, kurse shoqata e parë si duket ka një
funksion pak sa normal edhe pse shumë nga mësuesit në bisedë e sipër deklarohen
se nuk janë anëtar të kësaj shoqate.
Vendimet
të cilat i merr kjo shoqatë janë të shumtën të njëanshme dhe asnjëherë nuk
pyetën edhe mësuesit e republikave të tjera por vetëm ata të Vjenës. Megjithatë
mendoj se shoqata e udhëhequr nga mësuesi Osman Ademi deri diku i plotëson
kriteret e një shoqate mësuesish, kurse kjo e dyta mendoj se asnjë kriter
elementar nuk e plotëson dhe bëj thirrje të gjitha shoqatave dhe organizatave
të tjera që këtë shoqatë mos ta pranojnë si shoqatë të Mësuesve dhe Prindërve
por vetëm si shoqatë të Prindërve, përderisa të mos deklarohet se cilët mësues
janë anëtar të saj.
Shoqatë
tjetër është ajo e Xhamisë së Lincit “Bashkimi” që duket funksion në konditat
fetare mjaftë mirë, ajo e “Dardanisë” dhe “Kosova” në Linz që merrën kryesisht
me organizimin e ditëve Kombëtare si dhe ka edhe shumë e shumë klube dhe
shoqata të tjera që janë më pak të njohura për opinionin.
Strategjia
e intelektualëve shqiptar është e ndarë sipas partive politike të Kosovës si
dhe pak a shumë sipas përkatësisë së religjionit dhe mu për këtë nuk kemi një
unifikim mendimesh lidhur me arritjen e shumë të drejtave tona. Nëse dikush
rastësisht flet për ndonjë politikan të Kosovës ka mundësi menjëherë ndonjëri
nga anëtarët e tjerë të hidhërohet dhe të largohet nga grupi i intelektualëve.
Duhet të mësohemi ta pranojmë realitetin ashtu si është dhe asnjëherë të mos e
mbrojmë as Rugovën, as Thaçin, as Pacollin, as Dacin, as Berishën e as Ramën po
secilit ti kërkojmë të përgjigjet për gabimet e bëra, edhe nëse ata janë
farefisi jonë. Megjithatë ne nuk duhet as që të merremi me politikanët e
Kosovës ose të Shqipërisë sepse fundja ata i kanë të rregulluara punët e tyre
dhe kanë pasuri të pafundme që shumë herë e kanë fituar në kurrizin tanë.
Shpresoj se intelektualët e mërgatës sonë do të formojnë një strategji të pa imponuar nga asnjë Ministër po do të përkrahemi nga ata dhe nuk do të udhëhiqemi nda të pa dijshmit në fushat në të cilat kemi mjaftë ekspertë.
PS.
Autori është Profesor dhe Arsimtar në mësimin plotësues në