| E diele, 19.05.2013, 07:58 PM |
Fabula
Vangjush
Saro
Skanku
Vjedhazi
bredh në qytet;
dru pas
druri
ferrë pas
ferre rrëshket.
se dikush
mund ta kanosë,
sakaq
vendin përreth e ‘parfumos’
dhe natës
së heshtur e të dlirë,
ia prish
çdo bukuri
kjo
egërsirë.
Thonë
edhe pa i
bërë keq,
të qelb
për dreq.
Vizitë...
Rruginën
kapërceu Ketri Gri,
duke u
lëkundur siç di ai.
Pastaj
hopa(!) mbi gardhin e shtëpisë
ku ish
një goxha pishë
dhe
rronte kushëriri.
U ngjit
sakaq ndër degë
mysafiri.
Mirëpo i
zoti i shtëpisë
përqark a
në fole nuk ishte;
kishte
atje vetëm ca kokrra kikiriku.
I mori
ato dhe krisi iku...
Dhelpra
shkruan recensione
Dhelpra
mbahej më të madh,
ndër
krijuesit e gjithë pyllit.
Nuk
trazohej për këdo,
veç me
libra të ndonjë ‘ylli’.
Luanëve,
meqë ra fjala,
mund t’iu
thurrte ca lëvdata,
me të
tjerë s’merrej fare.
E mbante
lart
pazarë...
Njëherë
që u dend
me mish,
madje i
teproi mjaft,
njërin
që...luan nuk ish
e ngriti
shumë shumë lart.
-Ç’qe kjo
hata,
i thanë
ca,
q’e
drodhe kaq papritur?
Na kishe
thënë
mund të
shkruash
veç për
luanë mendndritur.
-Vërtet,
tha dhelpra,
luan nuk
qe
por libër
të bukur kish shkruar;
dhe m’e
rëndësishme është që
thëllëzat...si
luan i gjuan.
Libri dhe
syzet
Ulur në
divan,
njeriu
psherëtiu.
Dhe
librin plot mërzi
e la
mënjanë.
-Çfarë
bën, o mik, pa mua?,
syzet i
thanë.
S’mund të
lexosh ashtu
kuturu...
Divani
krisi përsëri,
njeriu
librin mori ta shfletojë.
Filloi
prapë leximin me durim,
me kokën
ndër fletë si palloi.
Po prapë
i erdhi për të fjetur;
libri
faqepërthyer
mbeti...
Dallga
Një
dallgë shoqen ndiqte pas
në
oqeanin e vjetër.
Dhe befas
iu shkrep
ta
arrinte patjetër.
Filloi të
përhidhej
e
shkumëzohej fort,
por
dallgën tjetër nuk e kapi dot,
gjersa të dyja në breg u shuan.
Kështu
edhe ndokush që vuan,
teksa
nganjëherë
krejt pa
sens
matet me të tjerë...