| E diele, 19.05.2013, 06:59 PM |
JAKUP KRASNIQI
I MUNGOJË EDHE
140 MIJË EURO.., PËR T’U
BËRË MILIONER
Lufta KundërKorrupsion
Nga: Ramiz DËRMAKU
Ligji dhe
strategjia për ta nderprerë pasurimin e liderëve t ë
Kosovës, janë të gabueshme, të
padobishme dhe jofunksionale.Në Kosovë ligji amniston të gjithë milionrët dhe
zyrtarët të cilët u pasuaruan nga vjedhjet, korrupsioni, keqpërdorimet deklaron Driton Selmanaj –KDI. Një studim i
bërë mbi deklaratat e pasurisë që politikanët kosovarë kanë paraqitur pranë
institucioneve të ndryshme, u zbuluan një
numër të madh mospërputhjesh, dhe shkelje të ligjeve nga liderët e
Kosovës. Disa muaj më vonë të gjithë ata liderë që u kandiduan për zgjedhjet
kombëtare përsëri nga ata kërkohej deklarimi i pasurisë së tyre. Por asnjëri
prej liderëve tanë nuk e respektoi këtë. BIRN ka zbuluar disa mospërputhje në
pasuritë e deklaruara nga liderë e lartë politikë të Kosovës. Por, krahasimi i
këtyre dy deklarimeve nxjerr në pah luhatjesh të mëdha të vlerës së pasurisë.
Duket se kjo konfirmon brengat të cilat Agjencioni Kundër-Korrupsionit dhe
Komisioni Evropian kishin shfaqur lidhur me atë se disa zyrtarë të lartë kishin
paraqitur dokumente me informacion të pavërtetë.
Po
fillojmë nga Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi i cili para se ti fitonte zgjedhjet e vitit
2007, kishte deklaruar se aso kohe ka pasur në pronësi shtëpinë në Prishtinë,
vlera 150 mijë euro, një shtëpi në Burojë të Skenderajt me vlerë 70 mijë euro
dhe 140 mijë euro tokë në këtë fshat. Krejt kjo vlerë ka mundur të
rrumbullakohet në 360 mijë euro. Pasuria e kryeministrit ka ndryshuar shumë 3
vjet në vonë. Ai e ka përfituar për 422 mijë euro më shumë, ndonëse ka
deklaruar;
Paga vjetore e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim
Thaçi, është 17 mijë e 318 eurove.
Në
dhjetor të vitit 2010, Thaçi ka deklaruar 172 mijë euro para të gatshme në
bankë, 157 mijë euro tokë për ndërtim në Prishtinë, 203 mijë euro shtëpi në
ndërtim në kryeqytet, 180 mijë euro tokë si trashëgimi familjare, 80 mijë euro
shtëpi familjare në Burojë dhe 100 mijë euro borxh që ia ka pasur bankës “NLB
Prishtina”. Pasë Kryeministrit të
Kosovës , njeriu i dytë- lideri dhe politikani i Kosovës, Kryetari i
Parrlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi
i mungojnë edhe 140 mijë euro për t’a quajtur vetën milioner . Vlera e
pasurisë së deklaruar nga ai arrin në shifrën prej rreth 860 mijë euro. Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi deklaroi
se posedon edhe një veturë të tipit grand shiroki . Këto gjëra ai i bëri publike në raportin për
deklarimin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë të AKK-së. Presidenti
Fatmir Sejdiu pavarësisht se është i pari i vendit nuk është më i pasuri nga
liderët në Kosovë. Ai deklaron se ka të
deponuara në bankat e Kosovës vetëm 98 mijë e 200 euro.Pra siq po shuhet
„Atdhetari“ e luftëtari e zëdhënësi i UÇK-së, ka vjedhur më shumë se sa
Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës.
Ndersa akademiku dhe lideri i PDD-së z. Nexhat Daci në konton e tij posedon 41
mijë euro . Ai patë deklaruar se ka një shtëpi në Prishtuinë , që vlera e saj
është mbi 1590 mijë euro dhe një tjetër në Brezovicë dhe vlera e saj arrinë mbi 90 mijë euro.
Ministri
që po hetohet nga EULEX-i, Fatmir Limaj ka thënë se në bankat kosovare ka rreth
26 mijë euro. Ai deklaroi edhe dy banesa familjare në Prishtinë me vlerë rreth
150 mijë euro dhe dy vetura, rreth 45 mijë eruo.
Limaj ka thënë se ka shtëpi dhe ara në fshatin e lindjes, banjë, në vlerë prej rreth 750 mije euro. Ne i shënuam këto shifra për ti informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, ata që jetojnë në trojet etnike dhe diasporë, se liderët e Kosovës , mbi të gjitha i kanë vënë interesat personale, familjare duke e anashkaluar interesin kombëtarë. Është koha e fundit që këtyre lidetrëve të cilët para mediave të shkruara dhe të atyre elektronike derdhin lotë krokodilli se ne kemi …, luftuar ne kemi vuajtur .., ne e kemi çliruar Kosovën.., ne e kemi larguar armikun nga Kosova.., etj etj, tu themi STOP, sepse po këta sot po e vjedhin pasurin e shtetit dhe po këta po shkelin mbi gjakun e derdhur të shqipëtarëve për çlirimin e Kosovës. Është koha dhe momenti që këta “lider“ , këta“atdhetarë“, këta patriotë ti largojmë nga skena politike sepse çdo largim me vonesë jo që do ta dërgoj Kosovën në një greminë, por edhe popullit do ta shkatërrojë. Si nuk u vie turp, kur dalin para mediave të shkruara dhe atyre elektronike , para nënave.., bashkëshorteve, fëmijëve, baballarëve, të ushtarëve të UÇK-së, për këto shuma marramendëse të eurove, e fëmijtë e ushtarëve të UÇK-së të kërkojnë Lëmoshë, apo edhe të mos kenë për të ngarna bukë. E gjithë kjo që shkruam ne është një apel drejtuar lidreëve të Kosovës që të largohen sam ë parë, e mos të presin që një ditë t’i largon populli.