| E shtune, 18.05.2013, 05:37 PM |
RRETH
RRËNJËSISË DHE SHTRIRJES SË FJALËS
KALË NË SHQIPEN E DOKUMENTUAR
Nga Dr. Nuhi Veselaj
Në këtë trajtesë bëhet fjalë rreth konceptit që ka të bëjë me
fjalë-emrin kalë kali, në shqipe e përgjithësisht, koncept
ky që lidhet gjithsesi me këtë kafshë shtëpiake, qi ishte aq e
nevojshme dhe e afërt për njeriun, të cilin e ndihmoi gjatë zhvillimit
historik të tij si forcë e pandashme shoqëruese në lëvizje e sipër, qoftë si
mjet pune, si mjet lufte, qoftë edhe si mjet argëtimi dhe
që shërben edhe sot në rrethana të caktuara për të hipur mbi të, për të
bartur diçka, për të tërhequr karrocën etj. Së këtejmi,
ne, në këtë trajtesë bëjmë fjalë:
së pari, rreth rrënjësisë së fjalës kalë të shqipes në
krahasim me barasvlersësit përkatës të gjuhëve i.e. dhe
atyre romane;
së dyti, rreth shtrirjes në kohë-hapësirë të kësaj fjale dhe derivateve
të saj në sistemin foljor dhe atë emëror të shqipes në krahasim
paksa me gjuhët romane dhe
së treti, larushia ndërtimore, paradigmore e fjalëformuese e shembujve
në shqipe si dëshmi autoktonie të kësaj fjale
1.
Rreth rrënjësisë së fjalës kalë të shqipes
Me sa dimë, studiuesit e indoeuropeistikës rreth konceptit të
fjalës kalë, duke u mbështetur në trajtat emërore të
dokumentuara si b.f.: pers. asp, lat. equus, sanskr. açvas,
angl. horse, gjerm.Pferd, rus. loošad, gr. agolo(s), ippos,
ikos, serb. konj / kobyllo, shq. kalë/pelë,. etj., etimonin
e kësaj fjale e (ri)konstruktuan në trajtën i.e.*(h)ekkwos. (Shih edhe
te: Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Prishtinë
Në të vërtetë, konstruktin kalë të gjuhës shqipe,
studiuesit e ndërlidhin me trajtën e latinishtes vulgare caballus,
prej nga edhe e kanë prejardhjen fjalët e konceptit të tillë në gjuhët e gjalla
neolatine (romane) si: fr. cheval, it. cavallo,
sp. caballo, port. cavalo, rum. cal).
E thamë se konstrukti kalë ndërlidhet,
jo pa të drejtë, me trajtën e latinishtes
vulgare caballus, gjë që nuk mohohet, por sa i përket
raportit ndërndikues huazues: latinishte vulgare / krijim autokton i
shqipes rreth kësaj fjale ka mendime të ndara që lënë vend për diskutim.
Sa për t`u shtuar kërshërinë lexuesve tanë e ndonjë studiuesi në
veçanti, po shpjegohemi pse thamë lënë vend për
diskutim. Për mendimin tonë ka gjëra të diskutueshme, jo vetëm në raportin
me rumanishten (cal/kal-) dhe me greqishten (agol-os /*n/gal
(!), ippos /hipës (me hipë), ik-os /ikës
(me ikë), por edhe sa i përket raportit latinishte vulgare/ protoshqipe të
kësaj fjale dhe si pretekst kontestimor po përmendim këto tri fakte:
e para, studiuesi A. Meje konstaton se fjala caballus ka
origjinë diskutabile ("origine discutée"), pra nuk i përket për nga
origjina gjuhës latine, ngase ajo për këtë koncept kishte fjalën equus;
(Shih: Antoine Meillet, Dictionniare étymologique de la lange latine,
Paris 1967.)
e dyta, meqë A. Meje (dhe në burime të tjera) nuk përcaktohet
konkretisht se cila nga gjuhët e vjetra të asaj kohe vulgare
(popullore), pra jo latinishtja, mund të jetë "amë" ose
ndikuese në pëftimin e trajtave përkatëse të gjuhëve
neolatine, për ne ky fakt sfidon ose duhet të sfidojë edhe më shumë
historianët e gjuhës sonë në kuptimin se mos vallë protoshqipja do të ketë
pasur hise, apo jo, në raportinkalë/caballus? dhe
e treta, studiuesi, M. Huld sipas A.
Konushevcit, konstaton se fjalë-koncepti kal, vjen
si reflektim nga rrënja i.e. *kel, me
kuptimin "me grahë, me vu në lëvizje.", supozim ky
që përkrahet nga A. Konushevci e të tjerë. (Shih Forumi shqiptar,
23.02.2010.)
Sido që të jetë, edhe pse ne nuk jemi specialist dhe s'kemi aq
kompetencë sa me marrë pjesë në këtë shtjellë diskutimi, megjithatë për të
ndihmuar sadopak të zbardhurit e çështjes rreth autoktonisë brenda shqipes të
fjalës kalë, qoftë edhe në mënyrë anësore, apo jo, duke u
mbështetur edhe në faktet e sapocekura më parë, marrin guxim me shtrue pyetje
dhe me kërkue paksa sipjesëmarrje në përgjigje rreth pyetjeve
të shtruara, pikërisht rreth synimit të sipërshprehur:
së pari, meqë fjala "kalë" e shqipes me sa u tha,
nuk mund të cilësohet edhe më si një "latinizëm" i
mirëfilltë i prejardhur as nga equus, madje as nga
ajo caballus, apo jo, sepse kjo fjalë (sidomos e dyta),
e cila konsiderohej si dhënëse latine për shqipen, edhe
vetë nuk paska origjinë latine(!), por të një gjuhe tjetër,
andaj hapet rrugë, apo jo, për të vrarë mendjen se cila gjuhë
konkretisht mund të jetëamë ose ndikuese e
këtij fjalë-koncepti?
së dyti, në vazhdë të këtij konteksti shtrohet pyetja tjetër, kur është
fjala te latinishtja vulgare "popullore", sa mund të ketë lënë gjurmë
fillimisht pellazgo-ilirishtja, pastaj edhe protoshqipja për raste të veçanta
si kjo, kur dihet fakti se fiset pellazgo-ilire (etruske, ligure),
përkatësisht ilire-protoshqipe: mesape, japide, kalabre e toske-shqipe (!)
(Shih edhe te Shefki Sejdiu, Gjurmë interferimesh.,Shqipja
dhe gjuhët e Ballkanit, ASHAK, Prishtinë
së treti, për të fituar ide më të mirë në kontruktimin e etimonit
filltar, ose të përafërt, në këtë kontekst sa ndihmon të trajtuarit e
variantëzimeve të emërtimeve të përftuara, mbi bazë të
fjalë-konceptit caballus, përkatësisht cavallus - *kaval
(!), kalë /*ngal - duke u nisur nga variantet e gjuhëve
të sotme të gjalla dhe duke ndjekur këtë shtrirje vertikale deri në majat më të
larta të mundshme të kohë-hapësires historike?!
Pra, ne, pikërisht si përgjigje rreth pyetjes së tretë, pandehim me dalë
paksa sipjesëmarrës, sepse nisur nga bindja se
edhe në këtë mënyrë nund të jepet ndihmesë, qoftë edhe anësore, në gjetjen e
rrugës për zgjidhjen e kësaj enigme, konsultuam variantizimin ose rrjedhojat
përkatëse te gjuhët kryesore të gjalla, për me pa sa pati ndikim
trajta caballus, te trajtat: fr. cheval,
it. cavallo, sp. caballo, ,në njërën anë dhe sa në anën
tjetër në përftimin e fjalëve në rumanishte e shqipe cal/kalë, si
izomorfemë, ku konstrukti filltar kal/ë/cal shqiptimisht e
shkrimisht në këto dy gjuhë del i përbashkë, i njëjtë?
Në të vërtetë, ne nuk patëm mundësi të konsultonim mjaft në hollësi e
gjerësi lëndën nga gjuhët e cekura neolatine pasi patëm në dispozicion vetëm
nga një fjalor normativ të gjuhës përkatëse dhe atë të profilit deri të mesëm,
por materialin në gjuhën shqipe për aq sa patëm mundësi, jo vetëm
e konsultuam, por edhe u përpoqëm me e trajtue mjaft në hollësi e
thellësi.
Sidoqoftë, nga materiali i tillë i konsultuar, i cili edhe duhet të
përplotësohet, sidomos me lëndë nga gjuhët neolatine, ne,
siç do ta shohim më poshtë, arritëm, jo vetëm ta kompletonim më mire dijen tone
rreth fjalë-konceptin kalë nga këndvështrimi i shtrirjes në
kohë-hapësirë të shqipes së shkruar ndër shekuj, por bëmë të mundur që ky
material të shërbejë edhe si provë mbështetëse, jo pa bazë, për të gjithë ata
që janë të interesuar që këtë fjalë ta vërtetësojnë si autoktone të shqipes,
apo jo? Ndërkaq sa i përket hises në ose nga latinishtja vulgare të
fjalës kalë ndaj caballus nga krahasimi i
sotëm, kur b-ja e theksuar në mes k/l- së, te njëjësi i
shqipes nuk paraqet edhe aq problem, kur kemi parasysh shumësin e emrit kalë të
shqipes:*k'val,, kuej kuaj, së këtejmi nuk paraqet
vështirësi as zbërthimi, sidomoskur kemi parasysh faktin, siç
ceket në burime të caktuara (nternet), se edhe në latinishten
vulgare përveç trajtës mbizotëruese caballus dilte edhe
ajo cavallus, megjithatë, hë për hë, ky fenomen
ndërndikues mbetet vetëm çështje sfiduese ose si një sugjerim gërricës i
përdëshiruar për ne, por njëherazi jo si ide e hedhur poshtë a priori,
sepse vërtet ky fakt sfidon studiuesit e kësaj fushe dhe të gjithë dashamirët e
gjuhës shqipe.
2. Shtrirja e fjalë-konceptit kalë me
rrjedhojat përkatëse
në kohë-hapësirën e gjuhës shqipe
Për të qenë, pra, me e qartë të shtrirët e fjalë-konceptit kalë me
derivatet përkatëse në gjuhën shqipe, ne, nga burimet e caktuara volëm shembujt
konkretë, të cilët, duke pasur parasysh strukturën ndërtimore, paradigmore dhe
fjalëformuese të tyre, po i paraqitim, së pari, shembujt aktualisht të
dokumentuar të sistemin foljor dhe së dyti, ata të sistemit emëror.
1) Nga
sistemi foljor
Të ndjekim variantet e foljezimit të shembujve sipas burimeve përkatëse,
që kuptimisht dalin qartë ose asociocionojnë sinonimisht a analogjikisht
fjalë-konceptin rreth kuptimësisë së emërtimit kalë të gjuhës
sonë:
a) Nga
punimi i Xhuvani-Çabejt (Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë
1962) ndeshim këto folje (të krijuara analogjikisht) po që
asociacionojnë kuptimësinë mbi këtë bazë:
kalamendem, kalavar/em,
kalavir/em, kalaro/hem, kalivar, kalivos, shkalavesh,
shkalamit - gjithsej 8
shembuj.
b) Në
FGJSH 1954 ndeshim këto folje:
kalamend, kalarohem, kaloj, ngallmoj,
ngallnoj, ngalem, ngel/em,ngalirohem, ngalkohem, ngalosem, ngarend, ngarkoj,
ngas (ngaj); shkalaris, shkalis, shkarmis, shkarko,j shkel, shkelmit,
shkarzej - 20 shembuj.
c) Në
FGJSSH 1980, veç ndonjë shembulli nga FGJSH 1954,
ndeshim edhe plus:
kalavarem, kalëroj, kalisem,
kalit, ngalem, ngalosem, ngalkohet, shkalafendem,
shkalafit, shkalavesh, shkal, shkalit,
shkallmoj, shkalloj, shkarravesh, shkarravit, shkas!, zgaj! -
18 shembuj.
ç) Nga
FSHSK 1981 (Fjalor shqip-serbokroatisht, Prishtinë 1981) ndeshim
këto folje:
kalaroj, kalavarem, kaloj, ngalosem,
ngajkohet, ngalem, ngalkohem, ngalirohem; ngarrem, ngarkoj, ngarroj, ngarris;
shkal, shkalis, shkalaris, shkalitem, shkallmoj, shkalloj, shkarkoj,
shkarravesh, shkarravit, shkel,, shkelvarem, shkelmit - 24 shembuj.
d) Nga
Fjalori i IAP- së (Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore,
Prishtinë, 1982.):
kaladroj, kaliroj, kalafuq/em,
kalaposh, kalaroj, kalashtis - 6 shembuj.
dh) Në
Fjalorin e M. Elezit qoftë me konstrukt tjetër, qoftë me nënfushë të
re semantike ndeshim këto folje:
kalaboshav, kalaboshoj, kaladredh,
kaladredhoj, kaladreqoj, kaladroj, kalavend, kalafend, kalafuq/em, kalakryqoj,
kalamend, kalangërçoj, kalaposh, kalaroj, kalashtoj, kalavesh,
kalaveshav, kalaveshoj, kalaveshtis, kalëroj, kaliroj,
kaloj., shkelcoj, -
gjithsej 23 shembuj.
e) nga
FD 2011 (Fjalor drejtshkrimor, Tiranë 2011):
kalamend, kalandroj, kalarohem,
kalavar/em, kalavirem, kalëshoj, kalëroj, kalit, kalis/em,
kaloj; karavatem, karashtis, karrapitem; ngalkoj, ngall, ngallmoj, ngallashmoj,
ngajkoj (ngajkohet), ngarend, ngarkoj, ngarmoj, ngas (ngaj),
shkal, shkalafend, shkalit, shkalos, shkalafit, shkalaris,
shkalavesh, shkalaviq, shkalos, shkalit, shkarangjitem, shkaras,
shkarëzej, shkarëzit, shkarkoj, shkarravesh, shkas(!), shkarravit - 41
shembuj.
Nga sa më lartë, del se në gjuhën shqipe, manipulohet me afro
80 shembuj, folje këto të regjistruara, të formuara analogjikisht ose mbi bazë
të emrit kalë, përkatësisht sipas konceptit që
asociacionon ecje, udhëtim, shëtitje etj. gjithsesi lëvizje që në raste
kuptohen metonimisht ose figurativisht se kemi të bëjmë me një rrënjësi të
tillë, ndërsa në gjuhët romane perëndimore sipas fjalorëve përkatës
që konsultuam, kryesisht për koncept - foljen kalëroj ndeshim
vetëm nga një folje mbi bazë të emrit që mbulon konceptin e barasvlerësit kalë
të shqipes, ndërsa për kaloj (me kale) ndeshim foljen
përkatëse mbi temë tjetër që ne po i shënojmë në kllapa.
Krahaso:
fr. chevaucher (condire, se promener, voyager, monter
a sheval),
it. cavalcare (montare, andare a cavallo,
viaggare, punëtare etj.),
sp. cabalgar (montar a
caballo, andar ir ...) dhe
rum.calarese (merg cu cal.).
Ndërkaq në rumanishte mësuam se si sinonim i fjalës cal dalka
emri murg ("bay herse"), ndërsa për pelë del
trajta e latinishtes equa dhe si barasvlerës i
shqipes kalëroj mbi., dalka shprehja ride
de peste...
Siç po shihet asnjëra trajtë sinonimike foljore
(togfjalëshat) në gjuhët e huaja nuk del me rrënjor të emrit përkatës cheval,
cavallo, caballo a cal. siç del shqip kaloj, po
kjo nuk do të thotë se nuk duhet gjurmuar në këtë drejtim edhe në ato gjuhë më
në hollësi, siç bëmë ne në shqipe, por sidoqoftë, konstatimi rreth rrënjësisë
së fjalës kalë në shqipe, e cila ilustrohet, me
pothuaj 80 folje ose foljezime të përftuara analogjikisht ose mbi këtë bazë,
kemi bindjen se nuk do të zbehet aspak.
2) Nga sistemi emëror:
Po nga burimet përkatëse të sipërcekura e të tjera konsultuam shembujt
nga sistemi emëror po mbi këtë kontekst. Në vijim po i paraqitim
disa shembuj që ndeshim, jo krejt, ngase kur kemi parasysh modelet e qarta
fjalëformuese e sidomos përftimet mbi temë foljore, numri i tyre potencialisht
del më i madh se shifra që ne po e shënojmë më poshtë sipas burimeve përkatëse.
a) Xhuvani
- Çabej (Shih A.
Xhuvani, Vepra I, Tiranë
kalapiç,
kalabiç, kaliboç, kalaboza, kalaqafë,
që i
pohojnë të përftuara nga fjala kalë, manipulojnë edhe me të
tjera si:
kalush, kalas, galiç,
kalavesh, kalafre, kalipiç, kaloshin; kalagjunjazi,; (n)galiç,
(n)galuc, skalapouri, shkalavesh, shkalaviq, kalabisht, karabisht e
karrabisht etj.
b) Në
FSHSK 1981 ndeshim mbi 50 shembuj:
kaladredhas, kalangërç, kalas,
kalaveshas, kalorthi, kaluarthi, i ngalët, ngarkues/e,
shkalitje, ngalc, ngalakeq , shkelës etj.
c)
Në Fjalorthin e A. Zymberit (1979) ndeshim mbi 20
shembuj:
kalabash, kalahute, kalakeq,
kalaminare, kalanç(!) kalapec, kalaposh!, kalavec, kalaver, i(e)
kalaveshun, kalagjah, kalaz, kalidash, kali
i qyqes, kalingalë, kaliqafe, i kaliruem, e kalirueme,
kalistrok, kalorës, kalosh, kalur.
ç) Në
Fjalorin e IAP-së (1982), ndeshim 22 shembuj:
kalabuq/e, kaladash, kaladredhajkë,
kaladredhan, kaladredhç, i(e) kaldredhtë, kalduc, kalafuq,
kalagjysh, kalakeq/e, kalakryq, kalaush, kalavc, kalavanc, kalavesh,
kalavër, kalbuçë, kale, kaligjok, kalistruse, kalival, kalithadër.
d) Ndëkaq
në Fjalorin e M. Elezi ndeshim mbi 100 raste kategorish të ndryshme
leksiko-gramatikore:
kalabosh, kalaboshan/e,, i(e)
kalaboshavtë, i(e) kalaboshavur, kalaboshje, të kalaboshuarit, i(e)
kalaboshuar, i(e) kalaboshur, kalabuçan/e kalabuq/e, kaladash, kjaladredh,
kaldredh/e, kaladredhak/e, kaladredhajkë, kaladredhan, kaladredhës,
kaladredhje, i(e) kaladredhtë, i(e) kaladredhur, kaladreqas, i(e)kaladrequr,
kaladuc, kalafendje, i(e) kalafendur, kalafuq, kalafuqje, i(e) kalaf ,
kalafurc, kalagat, kalagjah, kalagjysh, kalahum,
kalahute, kalakeq, kalakryq, kalakryqim, i(e) kalakryquar,
kalamand, kalamendas, kalamendje, kalamendshëm, i(e)kalemendtë, i(e)
kalamendur, kalamiç kalaminare, kalamul, kalandryq/e, kalangërç,
kalangërç/e, i kalangërçuem, kalanuse, kalaposh, kalaposhtje, i(e) kalaposhur,
kalaqafas, kalari, kalarim, të kalavarurit, i(e) kalaruar,
kalastrofc, kalastruc, të kalashtruarit, kalashun!,
kalauke, kalaush, kalavanc!, kalavar, kalavere, kalavesh,
kalaveshas, kalaveshavje, i(e) kaleveshavtë, kalaveshje, kalavesh-kalaveshë
kalaveshtisje, i(e) kalaveshtisem, i(e)kalaveshur, kalavigj, kalvigjas, kalaz,
kaleç, kaleqas, kalesë, kale, kaliçuk, kalidash, kalivenç, kaligjok, kalihum,
kalikoq, kalikuse, kalim, kalikresh, kalingalë, (i(e) kaliruar,
kalitruç, kalitrus,, kalithinc,
kalivall, kalkuqe, kaloq, kalorazi, kalore, kalorës, kalori, kalorsisht, të
kaluarit, kaluar, kaluce, kalur, kalush, kalvar.
dh) Në
FD 2011 ndeshim mbi 70 raste të fjalëve mbi temë-konceptin e fjalës kal(ë), si:
kaladibrançe, kaladoras, kaladreshë,
kalagjunjas, kalakiç, kalakryç, kalamendas, kalamendës, kalamedje,
kalamendur, kalamendshëm, kalandrim, kalangërç,
kalapelë, kalapiç kalaqafë, kalarim, kalarues, kalas, kalërim,
kaldet, kaliboç, kalikiç, kalim,,
kalojë, kalimtar, kalimtari, kalimtarësi, kalimthi, kalipiç, kaliqafë, kalitës,
kalivare, kalor, kalorës, kaloras,
kalorazi, kalorësi, kalorsiak, kalorthi, kaloshin, kalqyqe,
kalrritje, kalshalë, kalth, kaluarthi, kaluç; karashtisje, i karrashtisur,
karrapuc, karrabisht, karravesh, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, ngelaq/e, i
ngalët, ngalës, ngalje, ngalosje, ngalosë, ngarendas,
ngarendje, ngarje, ngarkoçe, ngarkesë, ngarkicë, ngarkim,
ngarkues, zgajtem(1), shkarravinë
Nga shembujt që konsultuam ose volëm nga burimet e mësipërm, numri i të
cilëve kalon 300-shin, konstatojmë se jo pak raste dalin të diskutueshme, po ne
i shënuam si të tilla, ngase qëllimi ynë është që gjatë analizës të kihen
parasysh të gjitha përftimet e mundshme të disktueshme e të padiskutueshme, të
qëndrueshme e të paqëndrueshme ose të pranueshme e të papranueshme në dukje për
kohën tone, sepse vërtet ndonjë rast mund të jetë jo i kapshëm mire, sot për
sot, megjithatë në analizë të imponueshmet mund të
sqarohen, teprimet mënjanohen ndërsa rë argumentueshmet mbeten të
sakta, të kulluara. Në anën tjetër, me sa shihet, disa
prejpjesorë ekzistues që nuk janë shënuar këtu mund të shtohen, varësisht nga
nevoja ngase, modeli fjalëformues i lejon.
Sidoqoftë, kur kemi të bëjmë me raportin shqipe / gjuhë e huaj
romane mbi këtë
fjalë-koncept konsultuam barasvlerësit e përftuar në ato
burime dhe numrin e përftimeve që i ndeshëm aty mbi bazë të emrit të caktuar,
në zëra të veçantë, po i shënojmë më poshtë, fill pas
titullit të burimit përkatës të konsultuar:
1) Fjalor frëngjisht - shqip (nga Vedat
Kokona), rib. Prishtinë 1990, ku mbi temën cheval ndeshëm të
përftuar nja 15 shembuj.
2) Talijanski -hrvatsko-srpski rje?nik (M. Dejanoviq - J Jernej, Zagreb 1990),
ku mbi temën cavallo ndeshëm 22 raste,
3) Fjalor spanjisht - shqip (nga Zef
Sinani), Tiranë 1999, ndeshëm të përftuara afro 20
shembuj mbi temën caballo, si dhe
4) Fjalor rumanisht-anglisht "Dixtionar expluicativ/ dexonne.ro "(internet)
ndeshëm mbi 30 shembuj mbi bazë të rrënjë-temës cal -.
Gjithsesi
edhe nëse numri në gjuhët e huaja mund të ndryshojë në dobi të sasisë, për çka
nuk dyshojmë, kemi bindjen se në raport me shqipen nuk do të ndryshojnë
konstatimet që u dhanë lidhur me specifikën që ka fjalë-koncepti kalë me
derivatet përkatëse në gjuhën tone.
3.
Larushia e shembujve nga pikëpamja ndërtimore, paradigmore e
fjalëformuese
si dëshmi autoktonie e fjalës kalë
Është e vërtetë se edhe larushia e shembujve vështruar nga pikëpamja
ndërtimore, paradigmore dhe fjalëformuese tregon për rrënjësinë në
kohë e hapësirë të fjalë-konceptit kalë dhe derivateve
mbi atë bazë.
Meqenëse çështja e larushisë në fushat e sipërcekura kap një gamë të
gjerë problemesh, të cilat lypsen trajtuar institucionalisht si nga pikëpamje
historike ashtu edhe nga ajo aktuale, duke angazhuar studiues më me kompetencë e
dije të duhur profilesh shkencore, megjithatë ne do të cekim kalimthi vetëm
ndonjë fakt që shkon në dobi të temës sonë, siç është larushia paradigmore
ndërtimore e fjalëformuese karakteristike e shfaqur te disa shembuj të
regjistruar.
1) Larushia në ndyshimin e tingujve si
dukuri të fonetikës historike
Nga lënda e trajtuar më sipër shihet qartë se si shembuj të ndryshëm nga
sistemi foljor ashtu edhe nga ai emëror dalin të rrënjosur thellë në
kohë-hapësirë të gjuhës së dokumentuar shqipe që faktohet edhe me ndryshime
fonetike të thella dhe kjo përthellësi dëshmohet edhe nga shpërndërrimet e
bashkëntingëlloreve dhe të zanoreve përkatëse, që shihet në shembujt
përkatës si:
e para, fundorja e fjalës kalë si
parashtesë temëprodhuese del tre variantesh: kal-,
kala- dhe kali-
e dyta, nistorja ng- (g) shndërrohet
në k, shih edhe rastet n/gala -/kala-, sikurse te
rasti ngaliroj / kaliroj, po edhe nga ngrah /n-krah (sipas
Xhuvani-Çabejt),
e treta, në disa raste tema merr shtesat nistore : -n, s (z!) ose sh
(!), si: ngal. shkal, zgalem!
e katërta, qiellzorja L (ose *ll) fundore e temës
shndërrohet në j, përkatësisht r ose rr
(ngallkoj/ngalkoj; ngalkoj/ngarkoj; ngarros, ngarroj, ngarris, kalabishtoj,
karabishtoj / karrabishtoj etj.
e pesta, shndërrimi ose variacionet e zanoreve si i,
o, a, u, ë te tema foljore p.sh.
kaliroj,
kaloroj, kalaroj, kaluroj, kalëroj.
Meqë ra fjala për foljezimin e kuptimësisë së konceptit që ndërlidhet me
fjalë-konceptin kalë, me qëllim që të kuptohet më mire evoluimi
shkrimor e semantik i trajtave të caktuara foljore, në vijim do të
bëjmë fjalë paksa rreth ndërtimit dhe kuptimësisë së tri foljeve karakteristike
mbi këtë bazë: ngalkoj, kaloj dhe kalëroj.
a) Rreth
foljes ngalkoj (me ngalkue)
Në Fjalorin K. Kristoforidhit del trajta ngallkoj
ngallkohen "pelat ngallkohen", d.m.th. "pelat
hiqen", koncept ky që gjithsesi lidhet me fjalën kalë. Po aty
ndeshim edhe foljen ngalaroj që në Fjalorin e Bashkimit del kalaroj (m`u
kalarue) dhe ngaliroj (m`u ngalirue). Sipas E. Çabejt
trajta ngalkoj i referohet trajtës incaballicare (incalca)
të latinishtes "popullore" (Shih. E. Çabej, Studime gjuhësore IV f.
262). Në të vërtetë, foljen "me ngalkuo" për "shkoj
kaluar" e hasim edhe te "Meshari" i Buzukut (Shih Çabej IV, po
aty f. 82). E përdor edhe F. Bardhi për barasvlerësin perequitare të
latinishtes (Shih: Fjalori i F. Bardhit , f. 172). Ndërkaq në burime
të tjera ndeshim trajtat j ngajkoj ndaj ngalkoj (l/j), pastaj
te ne ndeshet folja ngaj (ngas) me nga (si kali)
ose me ngajtë (me ngarendë, me vrapue).
Nga
trajtat e tilla kuptohet se nga shtrirja vertikale e këtyre fjal?ve ndodhën
edhe evoluimet ose shpërndërrimet ng/k ngal / kal *ngal
(l/ll/j ngal(k)oj/ngallkoj // ngaj - ngarend, pastaj alternimi paradigmor i
likuideve etj, si l // r e rr ngalkoj/ngarkoj ose
kalabisht/karabisht / karrabisht - ndryshime këto që vijnë nga thellësitë e
moteve të kryera në periudha jo të shkurta kohore, por të njohura nga shkenca e
gjuhës sonë. Madje edhe nëse ndodh që ndonjë trajtë a
fjalë në gjuhën e sotme formale zyrtare të mos përdoret sot, ekzistenca e saj
nuk mohohet.dot.
b) Rreth foljes kaloj (me kalue)
Folja kaloj, e cila, si të themi, sapo vihet re në Fjalorin
e K. Kristoforidhit dhe në atë të "Bashkimit", por që nuk do të thotë
se nuk ishte e ngulitur shumë kohë më përpara, dhe kjo ngulitje dëshmohet me
faktin se në FGJSH 1954 del me pesë kuptime polisemantike, ndërsa në FGJSSH
1980 del me 19 kuptime të tilla dhe me nja 15 frazeologjizma. Është interesant
se në të gjitha këto kuptime nuk del motivim i qartë fjalë-tema kalë,
por gjithsesi dallohetl kuptimi strumbullar që metonimisht lidhet në parim me
një "lëvizje" ecje, udhëtim, shëtitje (me kalë ose pa të),
që me fjalë të tjera simbolikisht mund të referohet fare lehtë me kuptimin
fillestar të shprehjes: "shkoj me kalë" = lëviz, kaloj, por
që tash ka kuptimin: kaloj (shkoj, lëviz) edhe pa kalë, më këmbë etj. Po kjo
del qartë edhe nga vetë fakti se tek arbreshët folja barasvlerëse e
konstruktit kaloj del ngaloj.
Edhe nga këta tre shembuj: kaloj, ngalkoj dhe ngaloj del
se trajtat përkatëse sa i përket etimonit a fjalë-temës
rrënjë fjalëformuese, të cilat kuptimisht përkonin me
barasvleresit përkatës it.calvacare, sp. calbacar, fr. chevalier, dalin
në njëfarë mënyre të desemantizuara në gjendjen e sotme, por po të thellohemi
sadopak në analizë, kuptojmë bazën kal-, prej nga nënkuptohet
se ndryshimet i janë shtruar një procesi zhvillimor për një kohë të
gjatë që dëshmojnë shpërndërrimet e bashkëtingëlloreve k : g; l /j,
(ll): r (rr) e ndryshimet e tjera si shtesat nistore n/s
(z), sh/zh , sot për sot, mbase kuptimisht të errëta për lexuesin e
rëndomtë, por të kuptueshme me pak a shumë vështirësi për lexuesit e
parapërgatitur dhe të shpjegueshme me lehtësi për specialistët. Nuk duhet të na
hutojë fakti që edhe në italishte, spanjishte e rumanishte del e përftuar
trajta foljore përkatësisht cal/are, cal/ar në
biçim të shqipes kal/oj, por kuptimisht nuk përkojnë. Në
të vërtetë, folja kaloj (me kalue) në ato gjuhë
(romane) ka këtë barasvlerësi: fr. passer, it. passare, sp.
passer, rum, merg.
Sidoqoftë, edhe nga këta dy-tre shembuj argumentohet, sadokudo,
konstatimi që u tha pak më sipër lidhur me autoktoninë e fjalës kalë dhe
të foljes kaloj, autoktoni kjo e formëzuar në një periudhë të gjatë
jo të afërt kohore, gjë që vërteton fakti se fjala kalë dhe
derivatet lidhur me të, ishin formëzuar si fjalë shqipe që në lashtëni. Ishte
kjo fjalë e përftuar dhe në çfarë forme në protoshqipe nuk dihet, por, dihet e
vërteta, siç u tha më sipër, se një fjalë e tillë në konstruktin përkatës
ekzistonte e mëvetësuar edhe në protoshqipe prej nga vjen e
trashëguar ne shqipen e dokumentuar si fjalë e formëzuar me qartësinë e duhur
semantike. Madje fjala e kontruktit të tillë ishte barabar në moshë ose edhe më
e vjetër në krahasim me caballus (cavallus) të latinishtes
vulgare mbetet në suazat e hamendjes, ndërsa për aderuesit e M. Huldit për
rrënjën e saj i.e., mbetet sfidë.
3. Rreth
foljes kalëroj (me kalërue)
Meqë rreth fjalë-foljes kalëroj, trajtë kjo e cila gjithsesi
del e përligjur në letrarishten e sotme kemi bërë fjalë mjaft gjerësisht në një
vend tjetër, këtu po rithesojmë vetëm nevojën që fjala e tillë, relativisht e
re, duhet të shënohet në të gjithë fjalorët në përdorim e sipër te
ne, ngase momentalisht mungon në fjalorët serbisht-shqipe e anasjelltas si dhe
në burime të tjera, në mënyrë që, kur kemi të bëjmë për koncept të njëjtë,
duhet të përdoret pa drojë në vend të trajtave kalaroj,
kaliroj, kaluroj dhe kaloroj, por edhe me zgjerim kuptim që
e ka marrë ndërkohë në krahasim me baraslerësit përkazës të gjuhëve të huaja.
Sigurisht me sa u shtrua më sipër disa çështje mbesin enigma që kërkojnë
zbërthim, andaj shtrojnë nevojën për sqarime plotësuese, sigurisht më shumë e
më bindshëm nga ato që janë dhënë deri tashti për këtë pikë.
2) Larushia paradigmore ndajshtesore,
fjalëndërtuese e
fjalëformuese te
disa shembuj rreth fjalës kalë
1. Prapashtesat foljore
Pa hyrë më thellë në analizë po cekim se prapashtesimi i shembujve
përkatës në kategorinë foljeve del mjaft i larmishëm. Krahaso dhe konstato,
prapashtesën foljore, në vijim, bashkë me shembujt e nëntipit përkatës:
-Oj (kaloj) dhe O - me zgjerim:: -COJ (shkalcoj), -KOj (ngalkoj,
ngallkoj, ngajkoj ngarkoj), -MOj (ngarmoj, ngallmoj), -RO (kalaroj,
kalëroj, kaliroj, ngaliroj), -NOj (ngallnoj), -SHTOj (kalashtoj);
-IT: kalit, karrapit, shkarravit, shkalit, shkarëzit, shkalavit, shkalamit,
shkalafit (f/v),
-OS :
kalivos, shkalos, ngalos;
-IS: kalis, shkarmis, shkalaris,
kalashtis, kalaveshtis,shkalis;
-AS shkaras, shkas, ngas;
-AV: kalaboshav, kalaveshav;
-EJ: shkar(z)ej ('kel/coj);
-AV/IQ : shkalaviq;
-AV/AT: karavat, shkaravat /shkarravat.
As shembujt as analiza nuk është shterruese, madje disa trajta dalin të
paqarta aktualisht ose kanë kaluar dhe bëjnë jetë mbase vetëm me kuptim të
figurshëm, fakt ky që tregon katërçipërisht, siç po përsëritet disa
here, për përdorimin e tyre në periudha
deri lashtënore në ligjërimin shqip të fjalës kalë me
rrjedhojat përkatëse.
2. Disa raste karakteristike të
ndajshtesimit emëror
Edhe ndajshtesat e sistemit emëror dalin të llojllojshme dhe mjaft
komplekse që përfshijnë një game të gjerë problemesh fjalëndërtuese e
fjalëformuese. Së këtejmi ne nuk do të ndalemi në hollësi
rreth trajtimit të ndajshtesimit të llojllojshëm emëror, jo se nuk është temë
me shumë interes, por pse do të na merrte shumë vend e kohë, që i tejkalon
përmasat e kësaj trajtese, por që njëherazi edhe kërkon përpjekje
ose impenjim të jashtëzakonshëm me përmasa multidisplinare,
megjithatë, ne, që tani, lexues i nderuar, do të
vështrojmë së bashku disa variante temëprodhuese parashtesore, të cilat
gjithsesi ndërlidhen ngushtësisht ose në shkallë të gjerë me emrin kalë, siç
janë trajtat alomorfe temëfjalëformuese vijuese:
shkal-,
kali-, kala-, ngal-, ngar, karra, ngarr-, kara-, ngall-,
shkal-, shkar-, shkarr-
nga të
cilat reflektohet me kuptim të qartë ose qartësohet sadopak analogjikisht
ose etimologjikisht trajta kal- (n/gal-, sh/kal).
Ja disa shembuj sipas siparashtesave përkatëse të sipërshënuara:
a) kal- me
ketë siparashtesën dalin afro 40 shembuj, tipi kal-osh, kalesë, kalush,
kalrritje,
kalgjah,, kalth, kalore etj.;
b) kali- edhe
mbi temë të kësaj siparashtese ndeshim afro 40 shembuj, si kalirues,
kalirim
kalikresh, kalingalë, kalivall,
kalikoç, kalipiç, kaliqafë, kalithinc etj.;
c) kala- me
këtë siparashtesën ndeshim më shumë shembuj, afro 130, tipi: kala-z,
kaladoras,
kaladibrançe,
kalagjysh, kalamend, kalabisht, kalavesh ngalakeq etj;
ç) ngal- me
këtë formant-siparashtesë, me sa pamë dalin 8 shembuj, tipi.
ngal, (n)galiç, ngalec, ngalosh,
ngaluc, i ngalët etj.;
d) ngar- me
këtë formant dalin nja 10 shembuj, tipi: ngarkim, ngarkesë,
ngarkicë, ngarend etj.;
dh) karra
- me këtë formant ndeshim jo shumë,
6 shembuj, tipi: karrabisht, karrapuc,
(sh)karravesh shakarravit, karragat
(kalagat), karravesh;
e) ngarr
- me këtë formant- siparashtesë ndeshim këta 4-5 prejpjesorë: ngarrim
ngarrosje,
ngarrisur,
ngarritje;
ë) kara- me
këtë formant ndeshim këta 5 shembuj: i
karashtisur, karabisht karabull , karavat,
karabush e ndonjë tjetër;
f) shkal- me
këtë formant ndeshim 9 shembuj, tipi: shkalaris, shkalit, shkalos etj.;
g) shkar-
me këtë shënuam 6 shembuj, si: shkaravat shkarkoj, shkarangjit etj.;
gj) shkarr-
n me këtë ndeshim 3 shembuj si: shkarravit, shkarravinë shkarravat e
ndonjë tjetër;
h) ngall-: me
këtë formant-siparashtesë ndeshim këto 6 raste:
ngall, ngallafat, ngallazit, ngallec,ngallmohet,
ngallshmoj.
Edhe këtu as numri i shembujve që këtu arrin afro 250 shembuj dhe as
analiza nuk del shterruese.
3. Gjymtyrëzimi i trajtës kalë në
togfjalësha e kompozita
Gjymtyrëzimin
e trajtës kalë- në togfjalësha e kompozita po e
trajtojmë në dy pika:
së pari, emra zakonisht të përgjithshëm, tipa të ndryshëm dhe
së dyti, emra të përveçëm kryesisht gjeografikë.
a) Emra të përbërë të përgjithshëm me
fjalën kal-i
Siç mund ta shohim nga disa shembuj kompozita më sipër trajta kal- (si
zoonim), në kohën tone del zakonisht si gjymtyrë e pare
e kompozitës ose e pranëvënies, në emra të përgjithshëm, si p.sh.
kalrritje, kalgjah; kaliqaf,
kalithinc;kaladoras, kalakryqje kalëfuqi kaladibrançe etj.,
por atë
e ndeshim edhe si gjymtyrë të dytë të kompozitës përkatëse, që ne nuk e kemi
përfshirë në shembujt e mësipërm, si:
rrapakal/i, kryekal/i, gurkali,
sukal/e, sukaleni, sukallë(!),
por në
rrugë njëfjalëzimi janë edhe disa emra të përgjithshëm
togfjalësha me kuptim të një sendi konkret ose me kuptim të
figurshëm, që ne po i shënojmë të njëfjalëzuar, madje edhe pa vizëlidhëse, si:
këmbëkali, mishkali, frekali, vrapkali,
strajcëkali, pordhëkali, qimekali etj.
P.sh. Me
një vrapkali e arrin cakun ose Mos m'u bën strajcëkali ose Kësaj
pune i thonë pordhëkali! etj.
b) Emra të përveçëm të
përbërë gjeografikë me trajtën kal-i
Meqë në burimet që konsultuam më sipër, siç mund të shihet edhe nga
shembujt e mësipërm, ne nuk ndeshëm ose nuk shënuam emra të përveçëm kompozita
me fjalën kalë, lidhur me këtë pike shfrytëzuam burimin "Fjalor
i emrave gjeografikë të Republikës së Shqipërisë, ASHSH IGJL,
Tiranë 2002, ku si emra të përbërë të përveçëm
gjeografikë me fjalën kal-i si gjymtyrë të pare ndeshëm
këta shembuj:
Kalbroshi, Kalcat, Kaldet, Kalgjegj, Kalenjë,
Kalibaq, Kalibar,
Kalimash, Kalis,
Kalitoll, Kalivaç Kalivare, Kalmastrec, Kaludh,
por e ndeshim
këtë emër edhe si gjymtyrë të dytë, si p.sh:
Prekal,
Piskal Zorkal, Cukal, Zallkalis, Gurrëkalis, Gjurrëkalis,Vajkal.
Ndeshëm
dhe disa shembuj togfjalësha, të cilët, varësisht nga
përdorimi, mund të thuhet se ecin drejt njëfjalëzimit, të cilët ne po i
shënojmë siç janë:
Maja e
Kalit, Qafa e Kalit, Përroi i Kalit, Guri i Kalorit, Guri Kalit
(Ulqin) e ndonjë tjetër.
Shembujt e mësipërm i shënuam me qëllim, sepse trajta kal- del
e identifikuar,qartë, edhe pse ndonjëri shembull mundet me dale i diskutueshëm
për ndonjë arsye.
Në të vërtetë, ne rreth emërtimit kal- (si përcaktues ose si i
përcaktuar) në emra toponimesh e patronimesh kemi lexuar punime të veçanta,
duke i krahasuar edhe me barasvlerës të gjuhëve të huaja. Kujtojmë
këtë rast qëmtimi rreth emërtimit Kalabri Kalabria
(Krahinë e Italisë) ku fjala kal- del më e qartë se te emri
Gallap (Gallak) (*gal / kal) e ndonjë tjetër, për të cilët, për
qëndrueshmërinë ose jo të tyre, ashtu si edhe për disa shembuj të mësipërm të
shënuar prej nesh sipas burimit përkatës, nuk do të diskutohen këtu, megjithatë
s'mund të mos e dallojmë punimin e prof.. Ruzhdi Ushakut, me titull Sprovë
për shpjegimin e prejardhjes së emërvendit Valkal, (Shih: ZSh 21.
.11.2008.) ku autori nuk përjashton mundësinë që fjala shqipe kal të
ketë ndërndikim nga caballus dhe njëherazi
emërtimin Valkalia, trajtë latine të përdorur nga Barleti,
fillim i shek.XVI e zbërthen; VAL+ KAL
(val lat.,lugin ë+ fushë) Ndërkaq, autori , trajtën kal/ia (si
gjymtyrë të dytë) e konsideron, me të drejtë, si fjalë anase, të
ngulitur si toponim, e cila së andejmi, del e trashëguar evolutivisht në
trajtën Vajkal si toponim i sotëm i një
fshati (a lagjeje) në rrethin e Bulqizës. Autori vëren ndryshimin e
fundores së gjymtyrsës së parë të kompozitës -L në -J, (Vajkal
/Valkal), alternim ky i mirësqaruar sipas fonetikës historike që del
edhe te trajta ngalkoj /ngajkoj, kual/kuaj etj.
Pra, në shqipe, shikuar sipas gjedhes së sotme fjalëformuese emërvendi
Valkal merret me mend të jetë
quajtur natyrshëm Fushkal-i (Fusha e Kalit), sikurse
shpjegohen edhe shembujt e mësipërm: Zorkal, Piskal, Prekal,
Zallkal(is) etj., por edhe Cukal. Dihet se fjala cukë është
sinonim i fjalës çukë dhe asaj sukë, andaj emri
i përveçëm zbërthehet Suka (Çuka, Cuka) + Kali , përkatësisht
njëfjalëzimi del; Sukë e Kalit,*Suk+kal-, Sukal-i, sikurse ka dale shekuj
përpara shembulli Cukali ose Valkali. (i cili supozohet të ketë
qenë Fushëkali). Siç po shihet te sinonimet Cuka,
Çuka, Suka, vërehet fenomenin fonetik i shpërndërrimit
të nistoreve c/ç/s, dukuri e gjallë kjo, që ndeshet
në ligjërimet tona, madje ka raste që edhe bashkëjetojnë të tria trajtat edhe
në emërtime të tilla, siç e kemi vërejtur ne në përdorim e sipër në fshatrat
e Rrethbjeshkës së Therandës. Siç është Cukali i Korishës
(kodër-mal), Sukë, lagja e Sukëve në Bllacë (kodrinë)
dhe po aty një kodër më e vogël (tash lagje e
re) quhet Çukë. Përveç kësaj një bashkëjetesë
të tillë e ndeshim edhe në burimin që konsultuam (Fjalor të
emrave gjeografikë të RSH), ku ndeshim 5 shembuj me
emrin Cukë, afro 30 raste me emrin Sukë dhe
afro 40 emra të përveçëm gjeografikë me emrin Çukë.
Në të vërtetë, ngjashëm me tipin Cukal ose Fushëkal (Valkal), po në
burimin në fjalë ndeshim këta shembuj:
Fushëbuall, Fushëqen, Gurrëkalis,
Fusharë dhe Fushë-Arës, Fushë-Lurë,
Fushë-Mbret, Fushë-Shëngjergj, Fushë-Bulqizë, Fushë-Krujë etj.
numri i të
cilëve kalon 40-shin.
Sidoqoftë, nga sa u pa e u tha për rrënjësinë e thellë të emrit kali, nuk
flet vetëm sindajshtesimi fjalëformues, kal-, kali
e kala- etj. në kohë e hapësirë, por flasin edhe edhe vetë
paradigmat e shumësit të kësaj fjale, si:
kuej-t,
kuel-t, kuaj-t, kvala-t, kvalt-ë, kjal-t, kvaj-t,
kfal-t,
këval-t, kala-t, kual-ët, kuaj-të, kavala-t(!) -13 trajta.
Po
sqarojmë se trajtën kavala-t e kam dëgjuar në gjuhën e
fëmijëve dhe është ndoshta e vetmja trajtë ndërlidhëse më e qartë se të tjerat
me fjalën kaballus ose cavallus të
latinishtes vulgare, përkatësisht të njëjësit të italishtes cavallo, gjurmë
kjo që, siç u cek më sipër, del jo në njëjësin po në shumësin e
emrit kale të shqipes, ndërkaq në rumanishte, si me
thënë, kjo gjurmë nuk vërehet, ngase, si me thënë, si njëjësi si shumësi, në
atë gjuhë dalin thjesht: cal/kai, me shndërrim l/i.
Është vendi me përmendë këtu mendimin shumë interesant e me vlerë të
studiuesit Abdullah Konushevci, i cili, trajtën kalë e
shpjegon si shumës të ngularizuar dhe njëherazi e quan të pa
drejtë konstatimin rreth prejardhjes latine të kësaj fjale, ngase
ky e konsideron të drejtë mendimin e studiuesit M. Huld, i
cili këtë fjalë e sheh si element të shqipes si rrjedhojë nga rrënja *kel,
i.e. me kuptimin,me grahë, me vun në lëvizje të shpejtë,
siç është edhe fjala lat. celer -is - i
shpejtë. (Shih A. Konushevci, Ndihmë anomatologjike.Forumi
shqiptar, 23.02.2010.) Nuk di sa hyjnë në punë në këtë drejtim
trajtat e sotme sh/kal/sh/kel ose n/gal/n/gel që
kuptimisht janë e kundërta e levizjes me shpejtësi *kel, përkatësisht cel/er
(kel/kal +OJ)?!!!
Sidoqoftë,
jo vetëm nga pikëpamja e shumësit të fjalës kalë prej
13 trajtash (nga kuel deri kavala-t), ku
shihet shtrirja e madhe e trajtave në kohë-hapësirë, po ashtu edhe nga
pikëvështrimi i ndërtimit ose foljeformimit, siç u pa, para se të krijohej e
përligjej trajta kalëroj në përdorim e sipër ishin dhe
janë afro 80 trajta foljore, ndër to po i ritheksojmë vetëm këto
ngaloj - kaloj, ngalkoj-ngallkoj,
ngarkoj, ngarrkoj; kalaroj, kaliroj,
kaluroj kaloroj, ngal e ngel, shkaL e
shkel ngajkoj e ngarkoj etj.
Edhe vet
ekzistenca e të gjitha këtyre trajtave që në thellësi të kohës
të përftuara mbi bazë të konceptit në fjalë në gjuhën tone tregon
autoktonine e kësaj fjale, apo jo?! Madje, nga kjo thellësi përdorimi
shpjegohet edhe procesi I desemantizimit dhe ai i dekonstrukturimit të
fjalë-temave përkatëse prodhuese të shumëllojshme fjalëformuese të trashëguara
në gjuhën tone.
Sidoqoftë, e themi me keqardhje se një ndryshueshmëri a larushi e tillë
në të gjitha rastet nuk ishte rezultat i një evoluimi normal, por jonormal i
gjuhës shqipe, ngase mjerisht folësit e protoshqipes si dhe këta të shqipes së
sotme, me sa dihet, në epokën historike nuk e paten asnjëherë fatin ta kenë një
qendër administrative rrezatuese të veten, për lakmi, madje fatkeqësisht prej
se mbahet mend pothuajse deri në ditët e sotme shqipfolësit ishin të ndarë, të
përçarë ose të shpërndarë e të sunduar zyrtarisht nga adminitratat e
huaja Fundja, sot kur ky popull po frymon pak më lirshëm ky fakt
duhet të nxisë e të motivojë edhe më shumë studjuesit e sotëm e sidomos të
rijtë që ta mësojnë e studiojnë edhe më me vullnet gjuhën shqipe dhe t'ia
sforcojnë prestigjin, duke gjurmuar në rrënjësinë e fjalëve të caktuara, duke
ia kthyer kështu vlerat me shkencë e dije pragmatike, të cilat i janë mohuar
shqipes arbitrarisht, qoftë duke shfrytëzuar servilizmin e studiuesve tanë,
qoftë edhe për mungesë konceptesh ose nga mospuna e tyre.
Sido që të jetë, për t'u konstatuar e vërteta duhet të
trajtohen, jo vetëm ato dukuri që
kanë ngjashmëri shkrimore, siç është fjala kalë, me
rrjedhojat mbi bazë të saj, por studimi duhet shtrirë më tej për të
zbardhur edhe shumë e shumë fjalë të tjera (glosa) të natyrës së tillë që
fatlumnisht studiuesit tanë të përgatitur shkencërisht e kombëtarisht kanë
filluar me i vërejtë dhe me i vlerësue, të cilëve u urojmë punë të mbarë e
suksese.
P ë
r f u n d i m
Përmbylljen
e kësaj trajtese po e përmbledhim në këto tri pika:
E para, nga trajtimi i kësaj teme del i diskutueshëm konstatimi se
fjala kalë e shqipes ka etimologji latine nga
trajta caballus (cavallus), prej nga e kanë prejardhjen
trajtat e gjuhëve romane: fr.cheval, it. cavallo,
sp. caballo dhe rumanisht cal, jo
vëtëm pse shqipja është futur në atë grup gjuhësh, edhe pse
nuk është gjuhë romane (neolatine), por edhe për arsye se edhe vetë fjala caballus nuk
ka prejardhje të mirëfilltë latine, po të një gjuhe tjetër, d m.th. të një
gjuhe popullore (latinshte vulgare) dhe së këtejmi, shtrohet
pyetja pse mos të sugjerohet, kishte ndërndikim fjala përkatëse e protoshqipes
në atë gjuhë popullore, apo jo?!
E dyta, në të mire të këtij gjurmimi për t'u vërtetuar rrënjësia e
fjalës shqipe kalë dhe raporti me gjuhët neolatine për
këtë fjalë, u analizua shtrirja në kohë hapësirë e këtij fjalë-koncepti me
rrjedhojat përkatëse në krahasim sadopak me gjuhët romane dhe nga
analiza e tillë doli se në sistemin formëzues më tepër se në çdo
gjuhë tjetër në shqipe fjalë-koncepti kalë ka shtrirje të
thellë e të gjerë në kohë-hapësirë dhe se ka shërbyer drejtpërdrejt ose
analogjikisht si temë prodhuese fjalëformuese në të dy sistemet formëzuese të
shqipes, si në sistemin foljor, ku ndeshen afro 80 folje të regjistruara mbi
këtë bazë dhe po aq më shumë në sistemin emëror, ku numri i fjalëve të
kategorive të ndryshme leksiko-gramatikore mbi këtë bazë del
disafish më i madh.. Pra edhe nga ky këndvështriom vërtetohet mëvetësia e
fjalës kale ndaj trajtës caballus (cavallus), dhe
derivative të saj në gjuhët neolatine, jo vetëm për nga sasia, por
edhe për nga kuptimi. Së këtejmi më tepër ka gjasa që trajta caballus
(cavallus) të jetë influencuar nga trajta e protoshqipes mbase *kaval-- ose *ngaval-
- *ka(v)al që i paraprin trajtës së sotme shumësi *k'val kual
(kuaj) se sa anasjelltas, apo jo?
E treta, përveç shtrirjes në kohë hapësirë në të mire të
këtij gjurmimi u analizua sadokudo larushia e trajtave të shembujve mbi bazë të
fjalës kalë dhe rrjedhojave të saj, siç janë shpërndërrimet paradigmore,
ndërtimore e fjalëformuese në strukturën fonetike (zanores e bashkëtngëllore),
dhe në atë morfologjike (parashtesa e prapashtesas, gjymtyrëzimi në kompozita ,
pranëvënie e togfjalësha), kështu që edhe nga ky këndvështrim lashtënia dhe
autoktonia e kësaj fjale në shqipe del mjaft e qartë, fakt ky që
e bën të diskutueshëm ose të paqëndrueshme prejardhjen latine të
fjalës kalë,siç e ndeshim në burime të caktuara akademike, aq më tepër
kur ka mendime si ajo e studiuesve M. Huld, A. Konushevci etj, që kjo
fjalë ka elemente rrjedhoje të prejradhjes nga rrënja *kel i.e.,
në kuptimin: e lëvizjes, ecjes: me grahë, me vu në lëvizje të shpejtë.
Si përmbyllje e krejt kësaj del fakti se manipulimi rreth prejardhjes jo vetëm latine, por edhe të lanishtes vulgare të fjalës kalë lypset rishkikuar në dobi të autoktonisë shqipe të saj. Së këtejmi, në raportin protoshqipe /latinishte vulgare ka edhe glosa të të tjera kzë ësaj natyre, sidomos në gjuhën italane e rumune etj., të cilat lypsen trajtuar shkencërisht, duke e konstatuar edhe rolin e (proto)shqipes në këtë proces, apo jo, gjë që mbetet punë për studiuesit e tashëm dhe të ardhshëm.