| E shtune, 18.05.2013, 09:00 AM |
Shkronjat
(shqipe) të mallkuara, nëmura dhe përçudnuara!
Nga Elvi Sidheri
Kur
dëgjoj debate dhe diskutime, shpesh të ethshme mes menduesve të ndryshëm lidhur
me mënyrën sesi është standartizuar gjuha shqipe, për të thënë të drejtën, më
bëhet “zemra mal”. . . siç do të thoshte
populli i mençur.
Kjo sepse
aty ku ka debat, ka edhe liri dhe mesa duket edhe në çështje gjuhësore, liria e
nevojshme ekziston që shumëkush, me apo pa të drejtë, të pikëpyeti dhe
pikëpyetet lidhur me atë që gjuha jonë e bukur dhe dëlirë, paraqet në ditët e
sotme për folësit e saj disamilionësh, pra shqiptarët kudo që ata të jetojnë
dhe ndodhen.
Zjarri
mesa vërej unë së paku, si një vëzhgues i vëmendshëm gjithnjë i punëve që
lidhen me vendin, gjuhën dhe historinë time (si shqiptar). . . është më tepër i përqëndruar tek kongresi i
1972-shit dhe tek gjuha letrare të cilën qysh atëherë neve shqiptarët si një
gjithësi unike tashmë për fat të perëndisë flasim.
Kongresi
në fjalë, me aq sa ç’kam lexuar dhe dëgjuar unë (sepse në atë vit të largët as
që qeshë imagjinuar të vija ende në këtë botë). . . është zhvilluar në Tiranë, me pjesëmarrjen e
shumë gjuhëtarëve të respektuar dhe specialistëve ekselentë të fushës në fjalë.
Dy
aspekte të atij kongresi do pranuar se veshin çoku m’a vrasin edhe mua, këtë
s’e mohoj (pra fakti që u bë nën “kontrollin” e partisë-shtet komuniste dhe që
rol të rëndësishëm aty në mos gaboj ka pasur edhe R. Qosja, një njeri me të
cilin refuzoj të ndaj qoftë edhe ajrin që thith, jo më ndonjë bindje apo
tjetërgjë). . . por për të tjera, unë
duke gjykuar nga gjuha që kam përdorur qysh prej kur kam rënë në mend të mia, nuk
kam përse të ankohem fare!
Kjo është
një gjuhë e pasur, e zhdërvjellët, e lëvizëshme, e gjallë, moderne, me trajta e
forma të mirëstudiuara dhe provuara, me një zhvillim që përballet në mënyrë
solide me shekullin ku jetojmë neve që e flasim dhe po ashtu përparimin e
gjuhëve fqinje të tonat ose atyre të mëdhave botërore, që ruan format e saj
antike, të lashta, veçoritë që atë e bëjnë kaq të rrallë, si dhe shumë prurje
herë të nevojshme e herë jo, nga gjuhë të tjera që na kanë lënë pas pushtuesit
e shumtë apo influenca të tjera.
Unë nuk
ndjej vështirësi as kur e flas e as kur mendoj apo shkruaj në gjuhën time të
mrekullueshme!
Jam
krenar që hyj tek ata 7-8 apo 10 milionë shqiptarë (aq qofshim vërtetë) të
cilëve fati, natyra apo perëndia ua ka falur këtë gjuhë dhe me anë të saj na ka
bërë t’u japim formë mendimeve tona, kështu të shprehim ndjenjat më sublime, të
themi fjalë dashurie, të këndojmë këngë trimërie, të qajmë me iso vujatjesh nga
“bregu” i rivierës magjike të Jonit apo të na burojnë si perla të rralla jaret
e Shkodrës, serenatat e gjer tek imazhet e përkthyera në fjalë epike të veprave
dhe gjesteve të paharrueshme të Gjergjit nga Kastriotët.
Kjo është
gjuha me anë të cilës unë dhe jo vetëm, kam nxjerrë klithmat e para amorfe të
cilat më tej u transformuan në fjalë shqipe.
. . . Me shkronjat e saj në mendje, vepër e kurriz
ka vdekur shqiptarisht si shpeshherë Veqilharxhi, Kristo Negovani, Petro Nini e
sa e sa shqiptarë të pafatë Jugosllavie, nga Kosova e pamposhtur gjithmonë
shqiptare tek viset e Maqedonisë e më gjerë, deri tek i fundmi arvanitas (ç’mu
kujtuan Mohikanët me të fundmin prej tyre, Zot ç’fat prej të parësh të shtypur
e shfarosur kemi pasur edhe ne!). . . Aristidh
Kola, të cilin për shkak të gjuhës që akoma fliste me krenari, e vdiqën
tradhëtisht, ashtu siç askush veç helenëve nuk ka ditur më mirë të bëjë!
Shqipja
jonë ka qenë buçitja e frazave më legjendare të Gjergjit të mbiquajtur
Skënderbe, atij nipi me gjak arbëror të Aleksandrit të Madh (jo më kot turqit
ia vunë këtë emër heroit tonë më të epërm, njëherë të paktën kanë ditur ç’kanë
bërë edhe ata, duke na dhënë kështu provën më të madhe ndoshta që mund të
paraqisim po të kemi pak mend në kokë, se botëpushtuesi maqedonas ka qenë
efektivisht veçse një mit i pavdekshëm me gjak të pastër ilir dhe asgjë më
tepër).
Në shqip,
arbërisht ose ilirisht e pellazgjisht, të parët tanë kanë luftuar, janë vrarë, kanë
ngritur krye me vetëmohim e janë masakruar, por kurrën e kurrës nuk janë
dorëzuar pa mbajtur ndezur flakën e betejës së shpirtit të paepur shqiptar
përballë çdonjërit pushtues të cilin udha e ka shpënë tinëzisht nga anët tona.
Në
arbërisht foli Skënderbeu në Krujë kur lirinë arbërve të tij “figurativisht”
nuk ua solli. . . por e gjeti mes tyre.
. . . Sepse prushin ngahera të ndezur të shqiponjës
tonë dykrenare që nuk njeh vargonj robërie, Gjergji vigan pati marrë stoikisht
përsipër që vetë me sfidën e tij kolosale arbërore ndaj fuqisë më të madhe, barbare
dhe të egër të kohës, t’a ngjallte dhe t’i jepte një zjarr të atillë, saqë
akoma sot, në këto kohë relativizimesh të turpshme të gjuhës, identitetit dhe
geneve tona shqiptare, ai mbetet dhe do të jetë përjetësisht “shqiptarisht” i
pashuar!
Me këtë
gjuhë (sigurisht më të pastër, pa shumë ndotje të qelbura turke, sllave apo
edhe pa latinizmat e tepërta që datojnë qysh prej romakëve, por të cilat
gjithashtu kanë shërbyer si një nga provat më të forta të pranisë së
paraardhësve tanë në këto troje ku jetojmë edhe sot, që prej kohës së pushtimit
romak me të cilin kanë zënë vend në fjalorin shqip edhe këto huazime). . . ndoshta ka urdhëruar edhe mbretëresha jonë
krenare Teuta (unike ndër të tjera për kohën e saj, përveç Kleopatrës në
Egjipt). . . sulmin kryeneç ndaj anijeve
romake në detin që atëherë quhej vetëm “I joni”, pra “Mare Nostrum-in” ilir që
ende përgjysëm mban këtë emër shqiptar “JON”.
Kjo është
gjuha me anë të së cilës Pirro i Epirit ilir i ka folur ushtarëve të tij
epirotë, kur ka kapërcyer detin dhe është hedhur vrullshëm në bregun përballë
ku banonin kushurinjtë mesapë për t’i vajtur në ndihmë Tarentit dhe për t’u
kacafytur gjer tek i fundit ushtar dhe pikë gjaku, pa nguruar kurrëfarë gjëje
me qëllim që të arrijë fitoren e cila e tija mbeti në përjetësi, pikërisht si e
“Pirros”!
Sepse të
nderuar lexues që keni dëshirën dhe durimin të më ndiqni nëpër këto labirintet
e shkrimeve të mija (Ju falenderoj pra). . . edhe qënia shqiptare, në një dimension të
tillë jeton e më shumë mbijeton, në atë të një fitoreje të vazhueshme Pirroje.
Por ka
diçka këtu gjithësesi. . .
E dini ju
more miq, se duke fituar ditë për ditë, vit për vit, shekull për shekull e
mijëvjeçar për mijëvjeçar porsi stërgjyshi ynë Pirro, neve shqiptarët ia kemi
dalë kundër çdo parashikimi ogurzi (në shumicën e rasteve, nga antagonistë e
armiq të jashtëm dhe mjaft shpirtshitur të brendshëm tek djajtë fqinjë, apo
ndoca nipa shqipfolës të anadollakëve mongolë) ose qoftë edhe mirëdashës (si
rrallë ndodh kjo). . . që ende të bëjmë
hije së gjalli, me një trajtë shqiptare të jetuari, foluri dhe menduari, mbi
tokën e të parëve tanë?!
Ky është
një alamet rezultati i cili na tregon se edhe Pirroja paskërka qenë një njeri
mjaft largpamës me veprën e tij fundja!
Në të
kundërt të tij (gabim ky, sepse qysh nga kohët e Aleksandrit dhe Pirros, neve
nuk ekspandohemi e as përhapemi më, por vetëm tërhiqemi mbrapsh drejt grykave, maleve
dhe bregdetit tonë). . . ne nipat
shqiptarë të këtij gjeniu të luftës dhe strategjisë ushtarake, përherë kemi
lënë nëpër beteja të pafundme, çdo grahmë kurajoje dhe jetë njerëzore, gjersa
kemi shtyrë tej pushtuesin apo barbarin e rradhës.
Por nga
një fitore Pirroje. . . tek një tjetër
fitore Pirroje, neve kemi mundur që të “shënojmë praninë” tonë gjithnjë në këto
troje dhe sadoqë të përpiqen të hedhin baltë, të stisin fakte fallse, të
shpikin ngjarje e histori sllavët ardhacakë barbarë, turqit e stepave dhe
humbëtirave mongole ose helenët mashtrues ordinerë, përvetësues “xhepistë” të
historisë sonë, sërish e vërteta me hi nuk do të mbulohet dot plotësisht, pasi
fakte në favorin e kauzës sonë, në mos nga dikush, nga ndonjë tjetër do të
nxirren në dritën e realitetit shkencor të ditëve tona.
Si
Pirroja që me një grusht ushtarësh epirotë të mbetur gjallë, faktoi fitoren e
dhimbshme mbi romakët brenda në territorin e tyre shtëpiak italik, ashtu edhe
pellazgët, ilirët, arbërit dhe shqiptarët, kanë ditur që me anë të triumfeve sa
madhështore, aq edhe fatale (për nga katastrofat humane, kulturore apo
territoriale që goditën me një shpeshtësi mizore popullin tonë përgjatë mijëra
vjetëve). . . të mbrojnë vetë
ekzistencën e trungut tonë etnik, si dhe qënësinë sado të reduktuar të trevave
shqiptare.
Kemi
dorëzuar jo pa gjak, Dalmacinë, Dioklean, Bosnjen e sotshme, pjesë të Dardanisë
së dikurshme, Nishin, Puljen Mesape në Itali, Shkupin dardan, Ohrin tonë Lyknid
të ilirëve, Strugën, Manastirin e alfabetit të artë shqip, Janinën shqiptare, Artën
e Gjin Bue Shpatës, Paramithinë, Pargën, Kosturin e shumëçka tjetër pra!
Me mish e
me shpirt, porsi Feniksi i ringjallur nga hiri i tij, morëm sërish Kosovën (pse
s’i bie kujt mendja t’ia ndërrojë këtë emër sllav?. . . sa për përdorim midis banorëve të saj
shqiptarë së paku sepse të tjerët, shqiptarë të boshnjakëzuar apo turqizuar, s’i
detyron kush, ashtu si edhe serbët t’a pranojnë këtë fakt).
Në mbi
120 vjet përballje së fundi me serbët barbarë (të cilët, si dhe çdo sllav
tjetër Ballkani, të përzjerë apo jo me avarët turq siç pohon me të drejtë miku
im Fahri Xharra, apo me fisin e bullgarëve-turq si bullgaro-sllavët e sotëm, barbarë
të egjër të pagdhendur dhe shtazorë nga sjellja në fushë të betejës apo
kundrejt civilëve përherë kanë për të mbetur, se nuk dinë të sillen ndryshe, jo
për gjë!). . . shqiptarët e Kosovës dhe
jo vetëm, humbën qindra-mijëra vëllezër, motra, nëna, prindër e fëmijë të
pafajshëm.
U dogjën,
vranë, masakruan, u poqën të gjallë dhe u eksoduan biblikisht drejt shkretinave
më të pabanueshme të Anadollit, si pasojë e marrëveshjeve antishqiptare, mes
serbësh jugosllavë e turqish në nevojë për gjak të pastër europian dhe rracë të
moçme të bardhë shqiptare për vendin e tyre, të cilin ngahera kanë synuar që
t’a bëjnë të duket sa më pak mongolo-turk e sa më tepër europian në trajta
trupore, por kurrësesi jo në kulturë apo sjellje të qytetëruar të denjë për një
shtet të mirëfilltë pjesë të Europës.
Por mbas
aq vuajtjeje dhe shfarosje, shkatërrimi kulturor e gjuhësor po ashtu, gjithësesi
nën shembullin e ndritur të Pirros, sërish ne shqiptarët aty në Kosovë, fituam
që fituam!
Sepse që
ne të fitojmë lehtë, nuk bëhet fjalë, jo pra!
Jemi pak,
jemi secili kokë më vete, jemi shumë të përbërë, jemi të rrethuar nga korba
kufoma-ngrënës, kemi gjithashtu mjaft gjakpirës që frymojnë si shqiptarë (na
vjedhin e keqpërdorin ajrin tonë të pastër kombëtar kështu). . . e jetojnë gjithë sy e veshë nga Ankaraja, Beogradi
dhe Athina, jemi pra një qënie unike vërtet, por e cila graviton ende rreth
disa diejve të ndryshëm, e ndarë pazgjidhshmërisht midis sistemeve diellorë të
cilët shpesh nuk kanë asnjë lidhje njëri me tjetrin.
S’është
kjo vetëm faj apo përgjegjësi e ndarjes fetare (për të cilën shqiptarët gjatë
tërë Rilindjes Kombëtare, epopesë së pavarësisë në 1912-ën dhe shumë rasteve të
tjera, kanë treguar realisht se nuk pyesin shumë, jo për gjë, por edhe të
martohemi me njëri-tjetrin midis feve të ndryshme s’kemi filluar në kohë të
partisë pas 1967-ës, siç guxon idiotësisht të thotë dikush, se edhe gjyshërit e
mi, janë pas lidhur edhe pa patur fe të njëjtë, vite më parë se ajo periudhë
antifetare të vinte).
Kur s’na
ndante feja, na ndanin malet e larta që nuk na lejonin kontaktet dhe njohjen
shqiptar me shqiptar.
Na kanë
ndarë principatat e shumta që më mirë se të bashkëpunonin mes tyre, iu
shiteshin sa më parë secilit armik, mjafton që princi fqinj t’a hante dhe të
rrënohej totalisht në këtë betejë të zakonshme dhe tejet “normale”
ndërshqiptare.
Njëherë i
bashkoi me hir dhe pahir Skënderbeu dhe çfarë pasoi e dimë.
25
vjeçari më i ndritur i gjithë historisë shqiptare në absolut, që na mbajti gjallë
më vonë dritëzën e shqiptarësisë edhe përgjatë shtypjes edhe çidentitetëzimit
gati pesëshekullor turk-osman në bashkëpunim të ngushtë me sllavë e helenë.
Por të
ndarë domosdo kemi qenë për çdo arsye të ndryshme sidoqoftë ne gjithmonë dhe ky
fakt do pranuar.
Për t’a
përshkruar më mirë këtë ide timen, po e kthej në formë slogani zgjedhor, meqë
kemi hyrë me të dyja këmbët “De facto” në fushatë tashmë.
Pra do të
thotë që ne shqiptarët jemi “të bashkuar në ndasi”. . . aq sa jemi edhe “përherë të ndarë në bashkim”!
As mua
vetë nuk është se këto pohime më vijnë së tepërmi përshtat, por them se kështu
venë gjërat në realitet.
Rëndësi
ka që përveç të qënit të ndarë, jemi edhe të bashkuar, se ndryshe do të qenë të
hidhura punët vërtetë.
E dimë që
nga 1912-a na ndanë edhe zyrtarisht në sa anë të mundnin (Kosovë, trojet e
Maqedonisë, zonat shqiptare ose në asimilim të theksuar të Malit të Zi, Janinë,
Çamëri, Kostur e Follorinë me shqiptarët e atyre qyteteve dhe zonave përreth). .
. dhe qysh në 1878-ën ca copa na i
kishin shkulur së fundmi po ashtu,
Qemë
ndarë forcërisht pas rënies së Krujës, Shkodrës e Durrësit apo kështjellave të
Moresë arvanitase të mbrojtur heroikisht nga shqiptarët e atyshëm dhe kurrësesi
nga grekët bishtndërshalër, kur qindra-mijëra arbëreshë morën detin në këmbë figurativisht
dhe zunë Italinë për të mos rënë në dorën e përgjakur të turkut.
Më parë
ishim ndarë edhe herë të tjera padyshim ndërkohë.
Pse të
moj kujtojmë se ilirët përbëheshin nga sa e sa fise?
Na quajnë
“Albanians” prej fisit të Albanëve dhe mirë e bëjnë, sepse ky term lidhet
padyshim me ngjyrën “Alb-të bardhë” dhe me “Alpet-malet e larta”, pra me çdo
popull autokton siç jemi ne, të bardhë e malësor të kontinentit tonë, si dhe me
keltët e Skocisë për shembull, të cilët edhe sot “Alba” e quajnë vendin e tyre ashtu
siç nga burime të shumta të tanishme, Britania si “Albion” njihet së gjëri.
Por që
ilirët të ndarë qenë, ”nuk e luan as topi” sido që të jetë!
Ishin që
ishin, me dardanët jo, por me epirotët dhe anasjelltas, ata edhe ndonjë luftë
“të shëndetshme”, pse jo. . . edhe e
bënin se një dozë përçarjeje domosdo që ka qenë gjithmonë prezente tek
paraardhësit tanë, ashtu si edhe më tepër ndoshta, tek ne nipërit shpesh të
padenjë të tyre, shqiptarët aktualë.
Lëre
pastaj që nuk gjen në skutat e të panjohurës histori, asnjë gjurmë të vetme
bashkëpunimi midis kushurinjve të një gjaku iliro-dako-thrak.
Se të
qenë bërë bashkë të parët tanë, vështirë se kishte helenë ose romakë që t’u
dilnin përpara dhe kjo vetëkuptohet.
Por
bashkë s’u bënë dhe përfunduan siç historia na mëson pa asnjëlloj ekuivoku, pra
thrakët të zhdukur pa lënë gjurmë (romanizuar së pari, më tej gëlltitur nga
sllavët, bullgaro-turqit etj. . . dhe
ndoshta duke rezultuar në një pjesë të vllehëve të sotëm), dakët ka mundësi të
transformuar në rumunët modernë, maqedonasit e vërtetë të humbur përfundimisht
(e tani grihen midis tyre sllavët me grekët për këtë trashëgimi historike, teksa
ne sipas traditës tonë injorante, rrimë shohim pa bërë asgjë, megjithëse Filpi
dhe i biri Aleksandri ishin më shumë ilirë se tjetërgjë). . . dhe ilirët që kanë formuar arbërit dhe neve
shqiptarët e mefshtë (gjithashtu një pjesë konsistente të vllehëve
shqiptarofonë apo jo të ditëve tona, pra ilirë të romanizuar). . . që traditat, tokën dhe emrin, stërgjyshërve
tanë nuk dimë t’ua mbrojmë siç nevojitet dhe ata meritojnë.
Të ndarë
pra ne paskemi qenë për aq shumë arsye sa më nuk ka!
Të
bashkuar na ka mbajtur gjaku jonë që nuk shprishet lehtë, genet origjinale të
të parëve tanë, gjuha shqipe që flasim, kujtimi i pashlyeshëm i bëmave të
Gjergj Kastriotit dhe flamuri i tij ndër të tjera.
Mënjanë
shumëçkaje pra, gjuha dhe vetëm ajo, është arma dhe parzmorja jonë e përditshme
për të kultivuar këtë bashkim ndërshqiptar.
Tani të
marrim kazmën dhe t’i futemi me themel edhe asaj vallë?
Jo se
çfarë na pengon fundja?
Koha ka
treguar se shqiptarët mjaft më thjeshtë prishin sesa rregullojnë gjë!
Në 97-ën
Shqipëria u dogj për pak ditë.
Esat
Pasha e shiti Shkodrën (të cilën patriotët shqiptarë e mbronin me vetëmohim
prej muajsh). . . brenda një dite dhe
ndërkaq Haxhi Qamilin famëkeq dhe brekëgrisur e turipalarë, ai e cyti dhe shtyu
e financoi bashkë me autoritetet turke në Stamboll, që të ngrihet në kërkim të
babës ( se të ëmën s’e dinin DumBabistët nga cila “Shtëpi Publike” filoturke e
kishin pasur, mjaftonte që gjaku turk qarkullonte tashmë në venat e tyre). . . duke vënë në zjarr e hekur obskurantist
anadollak, tërë Shqipërinë e Mesme dhe metaforikisht, edhe të ardhmen e pavarur
europiane të shtetit shqiptar.
Enveri me
shpurën e tij jugosllave të të dërguarve direkt nga Tito, hyri triumfalisht
brenda pak ditëve në Tiranë (dhe u dha duart këshilltarëve anglezë, të cilët
kishin dhënë jetën në Shqipëri duke luftuar nazistët në krah të partizanëve
tanë, pasi u kishin falur edhe çfarëdolloj mbështetje logjistike, armë e
veshëmbathje atyre po ashtu). . . dhe
çfarë gjëme i ra mbi kokë vendit tonë më tej, dihet qartë.
E keqja
ndodh përnjëherë, kurse e mira do kohë, punë e mund në shumicën e rasteve.
T’a
ruajmë e mundësisht t’a pasurojmë pra gjuhën tonë SHQIPE!
Kjo është
ajo që ka më tepër rëndësi tani e jo do përpjekje destabilizuese kundër vetë
themeleve të unitetit mbarëshqiptar të saj.
Kanë
arritur e janë marrë vesh 200 milionë brazilianë, 10 milionë angolanë, 15
milionë mozambikas, ca milionë Timoras Lindorë, Gunieas nga Bisau, Breg-Gjelbëras
e Sao-Tomensë me portugezët në lidhje me gjuhën unike portugeze që do të flasin
të gjithë ata. . . dhe ne shqiptarët që
aq banorë sa ç’ka vetëm Rio de Zhaneiro jemi ndoshta gjithësej, nuk gjenkemi
dot një zgjidhje për gjuhën tonë kështu???
E
pamundur dhe tragjikomike për fatin tonë do ishte diçka e tillë!
Përmenda
gjuhën portugeze dhe lidhjen mes popujve që atë e flasin dhe përdorin, për një
arsye të veçantë dhe aspak rastësisht.
Se
ndërkohë në botë flitet më gjerësisht edhe spanjishtja apo anglishtja.
Por nuk
ka dhe nuk ka pasur (e as do të ketë së afërmi) ndasi mes Akademisë Mbretërore
të Gjuhës Spanjolle në Madrid dhe Akademive përkatëse që mbrojnë dhe kultivojnë
këtë gjuhë në Havanë, Ciudad de Mexico, Buenos Aires, Montevideo, Bogota apo
Lima.
Spanjishten
e modernizojnë, zhvillojnë dhe pasurojnë të gjithë akademikët spanjisht-folës
(se spanjollë nuk janë të gjithë, përveç atyre nga Spanja, kurse tanët
shqiptarë i bie të jenë nga gjaku dhe origjina, sepse me kolonizime të Botës së
Re ne shqiptarët s’jemi marrë dhe gjuhën e tonë e flasin vetëm pjesëtarët e
trungut tonë etnik, por sërish ata merren vesh më lehtë me njëri-tjetrin edhe
për çështje gjuhësore se ç’bëjmë ne).
Anglishten
e respektojnë njëlloj anglezët prindër të asaj gjuhe, skocezët, irlandezët, amerikanët,
kanadezët, zelandezët, australianët e gjer tek indianët dhe nigerianët.
Po kështu
ndodh me frëngjishten mes Francës së kulturuar, djep të mendimit kulturor dhe
lirive të njeriut që në atë gjuhë u shkruan dhe vunë së pari në jetë, Zvicrës
franceze, Belgjikës frëngjisht-folëse, Kebekut të papërkulur ishull francez në
Amerikën e Veriut anglofone e Afrikën frankofone.
Tani kur
ata qindra-miliona njerëz arrijnë të gjejnë zgjidhje për punët e gjuhës së tyre,
neve çfarë na shtyn që të jemi kaq të ashpër në këtë kontekst?
U ndala
tek portugezët për një qëllim në fakt.
Sepse
akordi midis portugezëve dhe brazilianëve qysh nga 1945-a ka qenë i tillë.
Pra është
vendosur që lidhur me disa fjalë dhe shkronja, të ketë një standart të dyfishtë
mes Brazilit dhe Portugalisë.
Është
rasti për disa fjalë që shqiptohen ndryshe në
Pra
“Aksionit” në versionin brazilian i thonë “Ação”, kurse në versionin portuguez
“Acção”.
Ose
“Pagëzimit” brazilianët “Batismo” dhe portugezët “Baptismo”.
Si dhe
për shembull “Kontaktit” brazilianët i thonë “Contato” dhe portugezët
“Contacto”.
Por pas
Akordit Ortografik mes gjithë portugalisht-folëseve të vitit 1990-ë. . . edhe këto diferenca të pandjeshme, të pranuara
brenda një gjuhe unike me dy rregulla paksa të ndryshme drejtëshkrimore, do të
zerohen përfundimisht.
Ja pra, edhe
këta i kanë sheshuar dallimet kurse neve i shtojmë këtej nga anët tona së koti
artificialisht.
Çfarë
duhet të ankohen francezët jashtë Parisit atëherë, provansalët apo gjermanët e
Alsasës, italianët e Nisës dhe katalanët e Perpinjanit si dhe baskët e
Biarritzit, të cilët gjuhë nëne nuk është se kanë frëngjishten letrare?
Po
italianët e Napolit, Siçilisë, Sardenjës, Lombardisë, Puljas etj, që flasin
dialekte gati gjuhë më vete, por që për shkak të respektit ndaj Dante Aligierit,
poetit nacional italian që himnizon tërë bota dhe gjuhës letrare, flasin dhe
njohin vetëm versionin modern letrar të italishtes?
Po
gjermanët pse nuk protestojnë atëherë, sepse nuk ështe se në Zyrih, Vienë e
Bavari, flitet gjermanishtja letrare, jo aspak, por gjermanishten e respektojnë
të gjithë gjithësesi, sepse ajo është ABC-ja e çdo kombi të konsoliduar europian.
“U bë
gjuha frënge, pa lindi populli francez”!-thonë.
Largqoftë
mos përfundojmë si kroatët me serbët dhe boshjnakët e malazezët, të cilët nga
një gjuhë unike, kanë krijuar gati katër të tilla më vete dhe tani hiqen sikur
kanë nevojë edhe për përkthyes (s’ka skenë më komike sesa kur presidenti kroat
Josipoviç merr përkthyes me vetë kur shkon në Serbi). . . për t’u kuptuar midis tyre.
Gjuha që
flasim, si të jetë e Naim Frashërit, e Gjergj Fishtës, Lasgush Pogradecit, Hasan
Tasimit, Isa Boletinit apo Aristidh Kolës, Asdrenit, Çajupit apo Pjetër
Bogdanit, Frang Bardhit e Gjon Buzukut. . . ajo është gjithmonë, gjithësesi vetëm gjuha
jonë e përbashkët shqipe.
Këtu
“God save
the Queen”!-këndojnë britanikët dhe unë do t’a propozoja në këtë version për ne
këngën që kërkon dhe përgjërohet për mbrojtje qiellore për mbretëreshëm e tyre,
duke e përshtatur atë me kushtet shqiptare kur gjuhën meqë po e hanë me dhëmbë
njerëzit (shqiptarët). . . të paktën t’a
mbrojë qielli, Zoti dhe perëndia, pra “Zot na e mbro gjuhën SHQIPE”.