| E shtune, 18.05.2013, 10:02 AM |
VETËM
NJERËZIT PRIMTIV NUK E DIN
Nga Nora Gashi
Mungesa e
shtetit në dekada e fundit e shekullit
të kaluar, te shqiptaret ka ndikua shumë
negativisht në të gjitha segmentet shoqërore. Por ajo që e rrezikon me se
shumti qenien e një kombi është rrezikimi kulturës së identifikuese të
tij. Dukuria “TALLAVA” qe është sinonim për gabelizmin kulturor në muzikën aktuale po e përcjellin edhe
skenat pornografike të disa vajzave të përdala që nuk dine të dallojnë kufirin
mes etikës - estetikës dhe prostitucionit.
- Nuk më pëlqejnë kurrë vajzat që (zh)vishe si
prostituta. Femrat e bukura që janë DAMA
kurrë nuk zhvishen para askujt pos para
burrit të vet. Dalja para njerëzve të huaj e në rruge si në plazh, tregon
nivelin e ulet kulturor dhe një histeri primitive për seks. Ato që zhvishen kështu, pos që turpërojnë
veten, turpërojnë Motrat e Vëllezërit, turpërojnë Nënën e Babain, Tezat, Dajtë, Hallat, Xhaxhallarët, Gjyshet e
Gjyshërit, turpërojnë Fshatrat e Qytetet dhe tërë Popullin e vet para botës.
TURPI si normë shoqërore e mbron ruajtjen e nivelit kulturor të një shoqëria të përparuar. Vetëm njerëzit primitiv nuk e din se ça
është TURPI! E atyre që nuk e din se çka është turpi, duhet
të ju rrinë stupci (ligji) te koka si gomareve, se ato apo ata nuk
kuptojnë fjalët më
shumë se shtazët.
- Edhe vajzat e djemtë që shkojnë e veshën me
rrobe kombëtare arabe, duke qenë shqiptar, tregojnë se sa janë të pa vetëdijshëm dhe të pa ndërgjegjshëm e të papërgjegjshëm kombëtarisht. Edhe ata bëjnë veprime të
TURP-shme, sepse argumentojnë injorancën e tyre primitive, duke i ngritur
besimin fetar mbi traditat e veshjen kombëtare shqiptare. As kund ne bota nuk
ndryshohet përkatësia nacionale me përkatësi fetare. Gjithkush mundet te e
ndryshon besimin fetar, por askush nuk mundet me e ndryshua përkatësin nacionale
që e fiton me lindjen e vet në një familje shqiptare dhe ketë nuk mund ta fsheh
nga askush. As nga Zoti!
Zoti na
ka lindur shqiptar! Na ka fal një Gjuhë të bukur dhe një Atdhe edhe me të
bukur. Por për ti ruajtur duhet ti ruajmë vet. Zoti me ne komunikon
në gjuhen shqipe dhe jo në gjuhe tjera të huaja. Ai që përdor gjuhën,
kulturën e tradita e huaja dhe të vetat
i le pas dore është bastard primitiv.
Prandaj
nga këto dy dukuri duhet te hiqet dore dhe ndaj tyre duhet te vepron ligji,
nëse nuk duam qe vendi i ynë të behet Afganistan, Bangladesh, Nevadë apo
Hiroshimë.
- Nëse
disa të ri bëjnë kësi gabimesh ato janë pasoj e edukimit të dobët në familje,
ato janë pasoj e edukimit të dobët në shkollë dhe ato janë pasoj e edukimit të
dobët në shoqëri (shtet dhe feja) pa ligje për edukim! Është TURP për shtetin,
për besimet fetare, për shkollën dhe për familjet që të lejojnë këso dukuri të
këtyre dy ekstremiteteve te rina
shqiptare! Ky trekëndësh i edukimit duhet të funksionoi me kode të caktuara që
rinia të rritet e të edukohet me kulturë të shendosh bashkëkohore duke
bërë sinteze me kultivimin e traditave tona të
shëndosha kulturore kombëtare. Shqiptaret duhet të kenë
autoqefalin e besimin e vet fetar
nacional, për çka duhet te Angazhohen bashkërisht prijësit e tri
besimeve fetare te shqiptaret. Nëse rina
edukohet mire, ata do ti edukojnë mire edhe fëmijët e vet gjeneratë pas
gjenerate.