| E premte, 17.05.2013, 07:49 PM |
Demir
KRASNIQI:
TRIMAT E
GOLLAKUT
S’ po m’
zen gjumi prej merakut –
T’ dal t’
pushoj n’ Malësi t’ Gollakut !
T’ ia
ngrehë telat çiftelisë –
T’ ia
këndoj trimat Malësisë !
T’ dal te
kodra e Mërçezit –
T’ këndoj
trimat brez pas brezit !
T’ dal te
Kulla e Tugjecit –
T’ këndoj
këngën Shyt Marecit !
T’ ulëm
n’ rrafsh , n’ themele t’ Hanit –
T’ i këndoj
Shefeqet Kapetanit !
T’ ulëm
n’ rrafsh te Dardha e Mrizit –
T’ i
këndoj Mulla Idrizit !
T’
ulëm n’ rrafsh nën hije t’ blinit –
T’i
këndoj Fejzë Ibrahimit !
Me gisht
n’ vesh , t’ ia them mekamit –
T’ i
këndoj Hajdar Bajramit !
Të pi
ujë te Kroi i Ahut –
T’i këndoj Halil Fejzullahut !
Ta shuaj mallin
në Zabel –
Me kavall
të Bacit Nel !
T’ i këndoj
Asllan Dabishecit ,
Mustafë
Hoxhës prej Nishecit ,
T’ këndoj
Shahin Liman Zajçecit ,
Ramë
Halitit prej Gjyrishecit !
T’ shkoj
te Kroi i Dafinës –
T’ këndoj
trimat e Hajkobillës ,
Që kanë
mbrojt me gjak kufirin ,
T’ këndoj
Xhemajl Ramiz Tahirin !
T’
shkoj në pllajat e Gllogovicës –
T’ i këndoj
Ajet Kosovicës !
Ajet
Bllatës edhe Veselit ,
Liridashësve
t’ gurë - themelit !
T’i
këndoj trimat nga këto treva –
Mehmet
Krileva e Bejtë Pireva ...
T’ këndoj
trimat e gjithë trollit ,
Zahir
Cakollit , Basri Canollit !...
T’ jehojë
kënga e Krasniqit –
Përtej
maleve të Lajçiqit !...
T’i
këndoj Behlul Klaiqit ,
T’ i këndoj
Lam e Liman Shahiqit !...
T’ dal në
Kikë te Gurra e Lakut –
T’
ia këndoj këngën Lot Vakut !
T’ ulëm
rrafsh n’ themel t’ konakut –
T’ këndoj këngën
e Malë Zuzakut !
T’ shkoj
te Gurra e Novakut –
T’ i
këndoj Ali Buzakut !
T’ ulëm
rrafsh n’ themele t’ odës –
T’i
këndoj Zymer Bekë Dodës !
T’
shkoj te
malet e Tërpezës –
T’i
këndoj Muharrem Fejzës !
T’ ulëm
rrafsh në maje t’ Tepes –
T’
këndoj këngën Kadri Zekës !
N’ male e
n’ kodra këngët s’ ndalen –
Do t’
këndoj për Rexhep Malën !
T’ dal në
Gëmicë te Mali i Kishës –
T’i këndoj
Nuhi Berishës !
T’
shkoj te malet e Lisockës –
T’ i
këndoj Zeqir Marocës !
T’ dal
mbi kodër të Magurës –
T’i
këndoj Xheladin Zhujës !
T’
shkoj te malet e Dazhnicës –
T’ këndoj
këngën e Sylë Zarbincës !
T’
kaloj lugjet e
Koporrnicës –
T’ këndoj
këngën e
Lam Breznicës !
Të sodis
brigjeve , shpatit –
T’ i
këndoj Isa Kastratit !
T’
kaloj lugjet e
Hodonocit –
T’ i
këndoj Metush Dajkocit !
Me këngë
zemre këndoj Gollakun –
Trimave
t’ tij nuk ua ha hakun !
Do t’ dal
prapë në tjetrën verë –
Do t’
këndoj për trimat tjerë !...
Gjilan, më 16. 05.2013.