Në
Festivalin folklorik “Anadrinia jehon 2013”, SHKA “Josip Rela” mori çmimin
kryesor
Nga
Milazim KADRIU
Shoqëria
Kulturore Artistike “Josip Rela” nga Podujeva u shpall më e mira në mes grupeve
pjesëmarrëse në Festivalin folklorik
“Anadrinia jehon 2013” në Dejnë të Rahovecit. Kështu në
edicionin e 12-të të Festivalit
Folklorik “Anadrinia jehon” 2013,
për tri net me radhë, në Dejnë të Rahovecit performuan shoqëri nga Kosova, Maqedonia,
Shqipëria, Tuzi, Presheva dhe diaspora. Shoqëritë artistike garuan për 16 çmime
të festivalit, në të cilin sivjet Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela” nga
Podujeva, në natën finale fitoi çmimin kryesor të festivalit “Anadrinia jehon 2013”, për Repertorin më cilësor të
prezantuar dhe Besa Hajdari çmimin
Solistja më e mirë e festivalit. Çmimin e parë të festivalit, lahutën, ia dhuroi Shoqërisë
“Josip Rela”, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
