| E enjte, 16.05.2013, 07:30 PM |
Sabit
Rrustemi
DHE NË I
FALËSH…
Shenjti
im që shndrit në qiell
e rrënjët
i ngul thellë
në këtë
Dardani të lashtë
Ti që
dite të heshtësh
e kë ta
duash
dhe të
keqit kur vdiq i the
ndjesë
pastë
A mund
t'i falësh këta shpirtngratë
që në
emrin tënd thirren çirren
një botë
përgojojnë
e me
veten së fundmi zihen
Shtrijnë
duart çallmat
dhe
zorrët e jargët
para
këtij populli që Ty të falet
deri në
të mbramën kafshatë
E nuk të
bën mall tregu
si këta
trutharë
që faqe
botësh na bënë berbat
O shenjt
Ta kishin
prej mosdijes
do të
lutesha dhe unë
Po ëndja
sysh i verboi
e lutja
jonë s'i kthjelloi
O shenjt
Dhe në i
falësh o shpirtndritur
mbrapshtë
do të sillen sërish
këta sy
të panginjur
(22
prill, 2012)
SI NUK TË
KAM THËNË
Pas një
dielli që djeg
e një
mize që kafshon
shiun ke
mbi kokë
Po u vra
mbi të Nemunat Bjeshkë
mblidhi
veglat
e këmbët
nisi për shtëpi
Prej
veriut shi nuk ka
veç
stërpika sa me të tha
Nëse
erërat
i
kryqëzojnë retë
mbylli
dhe dyert e oborrit
Tjegulla
të reja porosit
breshëri
ka për të kositur
në
secilën mbrëmje
shenjat e
ditës që vjen
i ke në
horizont
Atë që
duket mos e moho
nën
rreshta prore lexo
Sa herë
të mashtron syri
vëre
dorën në zemër
një është
s'ka tjetër
(3 maj,
2012)
RROTA E
SAMËS
(Për
Nexhat Latifin, me të cilin ende një kafe s'e pimë)
Kurrë s'e
pamë atë Rrotë
as prej
gojës e hoqëm
Në cilin
mal thua
osin t'ia
kenë nxjerrë
tabanët a
shinat
që veshët
na i shpuan
Po atë
spic
cili
kovaç e ngopi me zjarr
Se ajo
Rrotë vër pa të s'bën
E nuk e
pamë
a në maje
të gjuhës e mbajmë
Si nuk e
bluam deri sot
nëpër
dhëmbë
Kjo Rrotë
Same na bëri përrallë
o thellë
paska lëshuar rrënjë
Një mal
vitesh
e sa
shekuj
përmes
saj u rrotulluan
Nëpër
mullinj kohësh
u
thërrmuan
Ajo
s'doli që s'doli në shesh
hundë e
buzë
sa herë
na i bëri përshesh
Dhe prapë
e dëshiruam
e kërkuam
e as tash
nuk e harruam
Në Rrotë
Samës po s'u gjet
Rrota e
Samës
Rrotë e
madhe mbet
Aq e
madhe sa nuk shihet
(5 maj,
2012)
NË NATËN
A MADHE TË SHËNGJERGJIT
Hoqa
barin e keq tej rrethojës
një
ekspertizë të thellë i bëra gojës
dhe kësaj
dhembje që pushton vargun
pastrova
dhe paraderën e nënpragun
nëpër teh
kose një gotë ujë përbirova
qafës
tatëpjetë nëpër dridhma notova
sa u
kthjella këmishë tjetër vesha
gjunjët
prej reume i ngjesha
E dola vrap
kah Roga e Sherrave
për t'ua
ngrehur veshët kakurekave
nëpër
hithra preka për dreq
udhës kah
Lugi i Keq
një
mëllenjë pa frymë më la
në atë
grumbull buburrecash qysh më ra
me një
grusht kripë e dy vezë
fytyra
s'mbetet pa u mërdhezur
malit që
pritet nga s’e di kush
e për
kumbullat që s'bënë rrush
se shi
nuk ra kjo Natë erdhi e thatë
as
përsheshi i kallamboqtë s'është në pjatë
riti i
moçëm sa toka digjet si kashtë
kush nuk
të pyet a ke dashtë
ai cung
të ruhet se nuk i dihet
moti në
çast ndërron prishet
zjarrit
në vatër s'i fryjnë kotit
derisa të
preket Kryet e Motit
Vonë i
mbyllim sytë herët për t'u zgjuar
verën për
ta zënë përditë pa aguar
(5 maj,
2012)
NËPËR TË
THËNAT E FEHMI AGANIT
Durimi
është rruga e zorit
arma më e
fortë në shpirtin e robit
Me ëndje
nuk e zgjodhëm
këtë
përpjetëz që na ngufat
sado
qoftë e gjatë
do ta
ecim
rrugëve
të mos mbesim
Se bota
nuk sheh vetëm me sy
si veten
nuk më ka mua ty
kjo botë
që kërkon rend
do të na
nxjerr në kuvend
kush
shkon e kush vjen
durimin
veç paqja e shpërblen
Po na
duhet nga pak të përpushemi
zorrët e
barkut s'nxirren në fushë
mos
pritni krejt për t’ua thënë
shihni
tjerët për vete ç'bënë
edhe në
paçim shumë atllarë
duhet
lidhur në një mullarë
për të
mos u bërë gazi i botës
zjarr e
jo tym i duhet vatrës
Edhe kur
krejt s'bien në ujdi
veprimeve
tona u duhet urti
që punët
të mos i kapim prej bishti
mos e
harroni rolin e një gishti
se pastaj
e kruajmë kokën
ku e
hedhim hapin kemi tokën
Të mos ia
bëjmë vetes mjegull
se lehtë
na ikë dhe një shekull
e bota
s'pret tutje nxiton
vetëm ai
që s'ndalet fiton
(6 maj,
2012)
AS KUR
AJO ËNDËRR S’NXIHET
Gjarpri
assesi të dëbohet prej ëndrrës
mësa
vdekja prej këmishës së lëkurtë
E ti
shëtit
herë
mbathur herë zbathur
përditë
mes jetëvdekjes
Sa çel
sytë
lutesh
për ditë të mbarë
sa i
jepesh natës
me një
uratë
Një
sorrëshkinë
në degë
të thatë
krrokat e
krrokat
Bishtlazdruara
kobin
mban në sqep si kafshatë
Ti
s'jepesh
as kur
ajo ëndërr jete s’nxihet
apo kur
pelini përpihet
e shter
të përkohshmen
si gotë
uji a cigare duhani
Mes
gishtash mbështjell kalendarët
Udhës kah
e rrahën të parët
gjethe
stinësh përzihen me fije bari
si ajo
këmishë me lëkurë gjarpri
E ti
shtrin krahët
brenda
planetit që s'u bë i vjetër
kërkon
dhe një jetë tjetër
(16 maj,
2012)
PASURI E PASOSUR
(Si
ngushëllim për bacën Adem)
Miku im i
urtë
vdekja na
mpiu për pak
Na la pa
fjalë
Lotët se
si na u rishfaqën
mbrëmjes
së vonë
si
grumbuj thneglash
varg e
varg
Ti u
rizgjove
nëpër
dashurinë tonë
ashtu i
qetë
krejt i
paqtë
Me pak
fjalë
na i more
zemrat
për të
satën herë
Kur na
the hapur
pa më të
voglin hezitim
jeni ju
imja
pasuri
I tillë
mbete dhe tek ne
(17 maj,
2012)
SHPIRTI I
JUSUFIT FOLI MBRËMË
Mbrëmë e
pashë shpirtin e Jusufit
Nuk erdhi
shtegut të vargjeve
as nëpër
tela kitare
Bimës së
Tij
gufoi
fjalëve
të saj
si një
engjëll mbrojtës
shpendi
paralajmërues...
Ky
s'është atdheu
për të
cilin gjakun derdhëm
atdheun
nuk e bëtë si deshëm
Mbrëmë
jo ajo
po Jusufi
vetë
ishte mes
nesh
mbrapshtitë
tona
i nxori
në shesh
pa zhurmë
ashtu
qetë
si një
shpirt i madh
i urtë
me
dashurinë e pambarim…
Bëjeni
atdheun
të tillë
çfarë e ëndërruam
që më
shumë
shumë më
shumë ta duam
mbrëmë
ajo bimë
e tij
si Jusufi
vetë
rishtas
bimoi mes nesh
(19 maj,
2012)
21 maj,
2012
Lule të
njoma t'u këputën
nga trupi
yt rrodhi gjak i ri
pjesë e
kësaj dhembjeje
jam dhe
unë
shqipëri...
(21 maj,
2012)
VARGU I
POETIT NGROH
(Në
kujtim të Rexhep Elmazit)
Plumbat
vijnë
andej
prej nga nuk i presim
Qëllojnë
tinëzarët
Qenie të
papërfytyrueshme
tërë një
jetë veten hanë
dhe
ambientin qelbin
Tinëzisht
shkrepin
Plumbat
nxitojnë qorrazi
shqyejnë
mishra
mpijnë
zemra
Dhe
ngecin nën hije vargjesh
me kokë
të ulur
mbuluar
prej turpit
Plumbat
nuk kanë sy
mësa
tinëzarët fytyrë
Sa herë
qëllojnë
qindra
vargje mbijnë
si
lapidarë
shndrisin
në qiell
Vetëm
pendlat e korbit
të zeza
mbesin
dhe ajo
dorë
Vargu i
poetit
shpirt i
gjallë
në çdo
kohë
ngroh
Sa herë
është shkrirë ai plumb
e s'ka
mundur ta ftohë
(25 maj,
2012)
KY SHI QË
PO BIE
Ky shi
që s'po
rresht
ky shi që
dhe tash po bie
përnjëmend
e ka
këtë
natyrë për ta larë
nga krejt
ato pisllëqe
që ia
kemi bërë
Le të
bjerë
pa pra
Rigë e
tij dua të bëhem
(27 maj,
2012)
KREJT
BARDH
Nuk na
trembi rizgjimi i ëndrrës sllave
në
Ballkan
as një
storie e re dhune në veri
madje
sikur e pritëm dhe këtë vjedhje
në Pejë
dhe atë
çirrje të pakuptimtë në një foltore
në
Tiranë...
Mos ta
përmend tash këtë skenën tonë
në
Prishtinë...
Çorbë e
prishur teshtinë
O miku im
Po t'i
ç'pate
me këtë
ikje të papritur
Ç'na
shtove mërzinë
S'ngushëllon
jo
as ai
emër aq i ëndërrt
krejt
bardh
Në e
pafsh diku atë Jusufin e kitarës
të këngës
e të vargut
Ktheja të
falat e të tetëdhjetës
që varur
më rrijnë në një cep të kujtesës
(1
qershor, 2012)
KOHË E
SHKURTËR SHATI
Kohën e
shatit
asnjëherë
s'e lexuam nëpër libra
E mësuam
prej etërve nëpër ara
Dhe
krijuam Epokën e Bukës...
Shati për
vjet na përvjel
e na
shtrydh djersësh
Dyfish na
bën për bishti
për ta
ruajtur rrënjën
S'është
si Kohë e Gurit
kjo Kohë
e Shatit
Në tri
stinë varur rri
për t'u
kthyer përsëri
(3
qershor, 2012)