| E merkure, 15.05.2013, 07:05 PM |
Pjese nga
veprimtaria e promovimit te librit "
I dashur
Ligor Shyti!
Ju
falënderoj për kontributin që dhatë në promovimin e librit tim “
Po ju në
diskutimin tuaj e nënvizuat me të drejtë : “Historia e lashtë dhe ajo e kohëve
tona ka treguar se fiset, kombet dhe popujt e kanë shfrytëzuar historinë e
lavdishme të tyre për t’i bërë nder historisë dhe heronjve të tyre, por nga ana
tjetër, të gjithë kanë vrapuar për t’i përvetësuar këto vlera e me to të
shtojnë krenarinë e të pasurojnë kulturën dhe historinë e tyre” Një nga këto
vlera të përvetësuara është edhe Dodona. Nga unaza e historisë shqiptare e
përmetare është hequr guri i xhevahirit.
Duke parë vendosmërinë tuaj, po bindem se ky gur i çmuar do të vendoset në vendin e vet, aty në rrethinat e Këlcyrës.
Respekt e mirenjohje përJu , miku im Ligor.
Më poshte do të lexoni fjalën e shkrimtarit përmetar, z. Ligor Shyti:
Një
këndvështrim i shkurtër mbi studimin shkencor “
Të nderuar miq, pjesmarrës, dashamirës të artit e të letërsisë.
Hidhini
një sy kopertinës së librit “
Përpara
ca kohësh lexova në gazetë një shkrim që fliste për këtë studim dhe të them të
drejtën u bëra kurioz, por kur lexova librin u ndieva i befasuar. Nuk më
befasoi stili artistik që kishte përdorur autori në ndërtimin e librit, nuk më
befasoi as struktura ndërtimore e pemës së subjektit të këtij libri dhe vlerat
e papërsëritshme që ka ky libër i parë në këndvështrimin artistik, por ajo që
më befasoi e më mrekulloi, ishte vizioni që ka pasur autori gjatë studimit,
puna e madhe dhe e palodhur që ka bërë zoti Mateli në ndërthurjen e emocioneve
që të shkakton një studim i tillë me historinë dhe krenarinë e popullit tonë
ndër shekuj. Unë nuk jam historian dhe si i tillë e kam të vështirë të shpreh
opinionin tim për prurjet e reja që autori i ka sjellë aq bukur në këtë fushë
në librin e tij, por kjo nuk më pengon të shpreh kënaqësinë time dhe opinionin
tim në lidhje me vlerat e patjetërsushme që ka ky libër për të hedhur dritë mbi
një çështje që i bën nder jo vetëm autorit, jo vetëm ne përmetarëve dhe gjithë
shqiptarëve që do ta lexojnë këtë libër, por edhe atyre që duan të dinë më
saktë se ku ndodhet Dodona, apo kanë dilema për vendndodhjen dhe historinë e
saj.
Të
nderuar miq,
Më duhet
t’i shpreh autorit mirënjohje dhe përgëzime të përzemërta, sepse me këtë vepër
letrare studimore, përtej fakteve dhe dokumentave të karaktrerit shterues që ka
përdorur në argumentimin e studimit të tij, na ka bërë të ndihemi më krenarë,
më të qartë e më të vetëdijshëm për historinë tonë. Nuk do doja të përsërisja
atë që na ka shprehur vetë autori në studimin e tij, për t’i dhënë përgjigje
pyetjeve se: Pse Dodona nuk ndodhet në afërsi të Janinës, siç pretendohet nga
Karapano, apo një pjesë e studiuesve dhe historianëve grekë e më tej. Për t’i
dhënë përgjigje pyetjes së Ku ndodhet Dodona e vërtetë dhe ç’duhet bërë sot nga
ne shqiptarët për t’i dhënë asaj madhështinë e dikurshme, ashtu siç i takon?,
por, ndërkohë, nuk mund të rri pa shprehur emocionet dhe mendimin tim se autori
na e ka sjellë historinë e mbi 3000 viteve më parë në një terren konkret dhe jo
të panjohur për ne, na e ka sjellë atë këtu midis nesh, na e ka sjellë përpara
syve tanë, pikërisht këtu, në vargmalet tona të dashur dhe të shkelur nga të
gjithë ne, na e ka sjellë historinë e vërtetë aty ku faktet dhe argumentet janë
të dukshme e bindës, këtu, në të dy anët e Vjosës, “përtej maleve të Pindit”,
na e ka sjellë aty ku Eskili se Dodona ndodhet në një vend të lartë…, na e ka
sjellë aty ku thotë Homeri se Dodona ndodhet në një vend me borë dhe akuj: “O
Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën me akuj dimrit, ku rrojnë priftërinjtë
Selas…” Na ka sjellë shumë larg, në Veri të Carakovistës, “në krahinat e
sipërme të Epirit…” dhe jo në mes të Epirit; afër një mali të lartë, të quajtur
Tomar, ku Eneas dhe ushtarëve të tij të zgjedhur iu deshën dy ditë për të
ardhur nga Ambrakia, aty, në perëndim të malit të Pindit, ku Jeune Anacharsis
thotë se: “…do të ktheheshim te Orakulli i Dodonës, i cili nuk është shumë larg,
por do të na duhej të kapërcenim male mbuluar nga bora, sepse dimri është shumë
i ashpër në këtë qytet…”. Pyesim ne sot? A mos vallë ka bërë ndonjëherë dimër i
ashpër në Carakovistë, apo për të shkuar atje duhen kapërcyer male me borë?
Përgjigjen na e ka dhënë autori, i cili na e ka sjellë të freskët arenën e
luftrave Maqedono-Romake, e ndër të tjera, na e ka ndërtuar atë me aktorët e
skenës botërore sot, këtu midis nesh, duke na përcjellë të vërteta historike
dhe emocione të pashlyeshme për syrin dhe shpirtin e një shqiptari të vërtetë.
Nuk ka shqiptar që nuk do t’i pëlqente të shihte sot, pas 2500 vjetësh, të mos
dëshironte t’i shihte ato tragjedi Homeriane që në themel të tyre kanë skenën
ilire, truallin ilir dhe aktorët e popullit shqiptar në historinë e lashtë të
tij. Nuk ka shqiptar që sot, të zgjohet e të dalë në majën e malit të
Trebeshinës e të mos të sugjestionohet nga pamjet e atij vendi të
mrekullueshëm, kur të shohë nga jug-perëndimi, reflektimin e detit. Të shohë
këtej nga lindja malin e Pindit dhe nga ana tjetër të shohë malin e Tomorit dhe
malet përreth.
Te nderuar miq. Historia e lashtë dhe ajo e kohëve tona ka treguar se fiset, kombet dhe popujt e kanë shfrytëzuar historinë e lavdishme të tyre për t’i bërë nder historisë dhe heronjve të tyre, por nga ana tjetër, të gjithë kanë vrapuar për t’i përvetësuar këto vlera e me to të shtojnë krenarinë e të pasurojnë kulturën dhe historinë e tyre. Gjej rastin këtu të kujtoj se shumë studiues e historianë të njohur në Ballkan e në Botë, të cilët në veprat e tyre kanë shprehur përkatësinë joshqiptare të heroit tonë kombëtar. Dhe Skënderbeu nuk është i vetëm nga historia jonë e lavdishme. A mos vallë është e rastësishme kjo? A mund ta përfytyronin Molosët, në periudhën e mbretërimit të tyre, Dodonën jashtë kësaj hapësire? Po Janina, qendra më e madhe politike, ushtarake e fetare në kohën e pushtimit turk, a do ta pranonte se Orakulli i Dodonës ishte larg saj, aty ku ne pretendojmë sot? Falë zotit që disa nga këta studiues, të cilët ishin të ndërgjegjshëm për origjinën e tyre pellazge, si dhe pellazgut tonë që na ka mbledhur sot të gjithëve, arrijmë të nxjerrim disa fakte dhe argumente që na shpien drejt së vërtetës. Edhe nëse ky studim do të ishte pjellë e fantazisë së autorit, ne sot duhet të ishim krenarë, sepse në mendjen e gjithsecilit risillet bukur arena e ngjarjeve të tragjedive më të mëdha që ka njohur historia njerëzore, por, aq më shumë kemi motive të krenohemi, sepse autori, nuk ka fantazuar, por fantazia e ka shpënë tek e vërteta historike dhe kjo është një praktikë e njohur e studiuesve botërorë. Mendoni se si u zbulua Troja dhe do të kuptojmë se e njëjta praktikë do të na ndihmojë të gjëndet qyteti i Dodonës dhe Orakulli i saj. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për ta bërë këtë duhen studime, duhen njerëz të apasionuar, duhen njerëz të specializuar dhe qeveri të përkushtuara, por le të besojmë dhe shpresojmë se ky fillim i mirë drejt së vërtetës do të na shpjerë tek burimi. Le të besojmë se edhe ata njerëz me veshë që sot po bëjnë sikur s’dëgjojnë, të zgjohen e të kuptojnë se Orakulli i Dodonës është një dhe historia jonë, historia e pellazgëve dhe ilirëve, sado që të tjetërsohet, do të vijë dita të flasë shqip këtu midis nesh, në veri të Epirit, midis këtyre maleve të larta, ku në dimër bën shumë ftohtë…
Urime të përzemërta autorit dhe suksese në krijimtarinë e tij kërkimore-shkencore dhe historike. Faleminderit të gjithëve.
LIGOR SHYTI