| E marte, 14.05.2013, 07:11 PM |
UKSHIN
MORINA
SA
LARG...
Gjithherë
e mbytshme kjo vetmi, kjo ditë, ky det,
kjo pjesë
e largët e kontinentit që fsheh sytë e mi
tej
horizonteve
teksa
kundrojnë zbraztirën më hynore të qiellit
Ti që
larg prej meje ëndrron gjer në të agur të ditës,
mi fal
zemrës ëmbëlsi
dhe sodit
mendimet në argëtimet e gjata të mbrëmjes
në të
qeshurat e mbytura të lumit tim,
këtu tek
rrjedh gjaku më rinor
në
psheretimen e ngjeshur
vetmitar
në shkretin e vendit që linda
Ti ëndrra
ime, kur nata të bie mbi ty,
mos urre
timën kohë, që larg teje e ngrita si shtrat
për një
gjumë ku të mund t’më pushojnë dhembjet,
këtu mes
timit fat të mjerë, ku me sytë e shpirtit kundroj
tek
fshihesh pas një kohe tjetër...
Oh, po të
mundja dhe pse i lidhur pas hijes sime,
do i mbillja
të rrahurat e zemrës në gjoksin tënd,
të
kronometrojnë imazhin e të zëshmes jetë
E pra më
thuaj tash, kur shpirti të rënkon sëlargu
atje kur
hëna derdh dritën e saj ndër rrëpira,
ku gjuha
s’ta thoshte ç’kishe shpirti që digjej!?
Ç’mendime
të zymta lulet në duar, ç’aromë,
ç’ngushëllim
për shpirtin tim???
E di,
s’ke pak që je helmuar moj baronesha ime,
por
s’mundja, dot nuk vija. Oh sa larg!
mjerisht
i dëshpëruar,
po vdes i
denuar nga përvëlimi yt.
DASHURI E
DHEMBJE TË KAM
Ç’bën në
mund të di, ti e fshehta ime,
atje
pertej brigjeve të lagura vesore
s’mjaftohesh
vallë me dhembje që m’pushton,
që në të
agur të mëngjesit
s’ndalon
deri sa mbrëmja fsheh driten e syrit nën qerpik?
Pra
qetësohu ti,
e fundit
të mbetet ky trishtim i shtrirë mbi tokën e butë zvetnuar
prej
helmit me fytyrën e zymtë duke ëndëruar mbi qiellin e kaltëruar
Ç’bën në
mund të di në pagjumësin e t’ethshmes zemër,
shumë
larg jetës e harruar,
prej
t’shenjtit zot e veshur me ehull anës lumit?
Mos i
vdekur trupi me ermimin tënd pranveror,
mbuluar
në t’ëmblin agim,
kur
dielli i përflakur përshkëndin krejt i nemitur
në pyllin
e bruzd që dhembjen ma zhurit?
Ç’bën në
mund të di, që si gjeth përkundësh nga flladi i praruar,
përzhitesh
ne vogellim?
Tjetërsohesh
në diell e shi në të blertën tënde
dhe s’di
ku mund t’kërkoj ndër fusha aromen
Ti e
panjohura ime,
që në të
rën të territ vjen si një mergimtare e huaj
me të
zbehtën e hënzës dhe me kundron vajtushem
Oh të
mund të isha një hënë a një yll,
të mund
të shihja si një smerald grimcat e gezimit tënd,
por
mjerisht i dënuar jam që në të ëmblen muzikë të shpirtit,
ty për
dashuri e dhembje të kam...
PERËNDIMI
I ÇDO MBRËMJE
Ndërsa
jetcoptuar shumë larg teje e dashur,
s’mund të
harroj dhe pse dita vdes dritëzimin hirëplot
që brenda
meje fërgëllon
E ndjej
tëndin shtrëngim dhe dritën e purpurt të yjeve
në
perëndim të çdo mbrëmje
dhe të
tuat buzë
kudo mbi
trupin tim puthin ofshamën e zhurmëruar
Më thuaj
pra, ti që më krahun përthyer
fle aty
në të shenjtën natë mbi barë harbuar,
- s’ke
mundur të ndjesh
në atë
qetësi të gjelbërt drit të hënës!?
E pra,
unë isha aty, në zërin e ëmbël të bilbilit
në timen
ditë të majit ku zemrën lash në gjumin tënd
të
përkundet në çdo degë a petal luleje
Aty në të
shuar të yllit,
u rrëzua
shpirti im, mbi maja t’kreshpëruara ra
por si
një meteor i zjarmuar ku ndezi qiellin e plumbtë
Nuk e di
në mund të vijnë britmat në tëndin gjeth të çelur,
gjëmima
mbeti pas një kroni gurgullues
mes
pyllit gjetheshumë ku lindi mengjesi i ri...
NË TË
BUKURËN E HIJEVE TË ZGJATURA
Ti që mbi
atë lulzim të gjelbëruar flen,
kur nata
bjen dhe hëna ta kundron të bardhën fytyrë
Mbi ty
pushon magjia e saj,
ashtu
krejt e dëlirë në ato buzë të çelura
ku
përthith dritën e saj të argjentë dhe regëtimen e puhis
në të
bukuren e hijeve të zgjatura
që si
vesa e agimit mbi gjeth firgëllin
Ti që mbi
lule të egra flen në lëndinë,
ku drit e
sanës zverdhon nga e bukura dritëzim i hënës,
unë aty
rilind
në ritmin
e frymarrjes tënde pulsoj si feniks
E shenjtë
qoftë e bukura fytyrë,
në skai
të horizontit
ku drit e
yllit lind në të kaltren natë të bekuar
Dhe unë,
në të parrugën time të shkretë,
dëgjoj
monotonin e trishtimit tim
dhe lutëm
të mos i ndjesh lengimet e mia
Më fal,
por unë s’di të flas fjalë të bukura,
por
zemrës i rrefehem kur hesht për ty,
aq sa dua
të jap shpirt
këtu në
strehëzen time stërrë të zezë
TI VAZHDO
PA FRIKË SONTE
E ndërsa
ditët shkojnë bashkë me perëndimin e diellit,
unë
sërish këtu i dënuar të shkruaj veç për dhimbjet e mia,
të
pikturoj në miniaturën e shpirtit
trazimin
e dashurisë tënde
I rrekur
pas natës, të mbaj zgjuar mbi qiellin tim
dhe
zhytem brenda atij misteri të ëmbël si mbi dhimbjen
Ti puhija
e ngrohtë e shpirtit që mbi gjeth rreshket e varur,
mbyllur
je në brengën time si një plagë e moçme
dhe i
nemitur digjem nën kurorën e gjelbërt të pemëve
Jo, unë
s’mund ta dija që ti si cigare digjesh në buzët e mia
dhe hiri
me djeg jetën që ëndërroja
I humbur
si një shpend në lis të varrit këndoj,
për ty që
larg meje rron
dhe krejt
i këputur rrëzohem si një re nga malli yt i heshtur
në këtë
natë të mpakur maji
Oh, ti
moj hënë e bekuar, që s’di të shtjerrohet dritëzimi yt,
unë po
aty si çdo natë i gurzuar pas faqes tënde
kundroj
të mbështes trishtimin tim të mjegullt
Ti vazhdo
pa frikë sonte,
me ler
mua k’tu mes djerrinave të çmallem me peisazhin e qetë
që la
vetëdija jote
të flas
me ëndrrat dhe me sytë e tu të besuar...