| E marte, 14.05.2013, 07:30 PM |
PROMOVIM LIBRI ME POEZI "NËN ARKADAT E
UNIVERSIT" Të autorit NOKË SINISHTAJ
Nga Dedë Preqi
Në
qytezën Emmenbrucke të Luzernit në Zvicërr, me 12 maj 2013, në kuadër të
Shoqatë së Krijuesve Shqiptarë në Zvicërr( SHKSHZ), u organizue promovimi i
librit "Nën arkadat e universit", të autorit Nokë Sinishtaj, me
ç'rast fjalën hyrëse e paraqiti kryetari i kësaj Shoqate z.Besnik Camaj, i cili
në këtë rast e nderoj poetin Sinishtaj,
me "çMIMIN
Në mesin
e shumë atdhetarëve në këtë tubim rasti ishte edhe zavendës ambasadori i
Kosovës në Zvicërr, dhe krijuesi zotëri Mustafë Xhemaili, kryetari i Unionit
Demokristian Shqiptarë në Zvicërr zotëri Dedë Hajdari, poeti e kritiku letrar
zotëri Shaip Beqiri, si dhe shumë shkrimtarë e poetë tjerë, si dhe shumë
dashamirë të fjalës së shkruar nga
diaspora në Zvicërr.
Poetët
Bardhec Berisha dhe Ahmet Haxhocaj, i lexuan disa poezi nga libri në fjalë, me
ç'rast nuk munguan edhe urimet e përgëzimet e tjerëve, ashtu, kritikat dhe vlerësimet e librit të autorit
Sinishtaj.
-Kushtet
dhe rrethanat që e përcjellën popullin shqiptarë, e kushtëzuan dhe e detyruan
atë, që shumica e tyre ta braktis atdheun e vet, të cilët e vazhdojnë jetën dhe
veprimtarinë e tyre në kushte e rrethana të tjera, jashtë vendlindjes.
Kjo
popullatë e mërguar në gjitha vendet e ndryshme të botës, jo vetëm si krah e
fuqi punëtore, por edhe mendje ndritur, si krijues të zellshëm letrar dhe
artdashës, të cilët nëpërmjet refleksionëve krijuese, shprehën mallin dhe
dashurinë për atdheun e tyre, sidomos përmes poezisë.
Edhe pse
ishin të ndarë fizikisht nga gjiri i vendlendjes, ata gjithnjë ishin të lidhur
shpirtnisht me atdheun, njerëzit dhe
tablot e tij, me çrast, malli dhe dashuria ndaj atdheut u ç'faqë edhe te
Rilindasit shqiptarë, që një numër i madh i tyre jetuan dhe krijuan në
diasporë.
Prandaj,
elementet e tilla poetike u ç'faqën edhe më vonë, në periudhat e fundit, deri
në ditët e sotme, të cilat vërehën prej një autori në tjetrin, e cila
krijimtari korpërohet në vazhdimësi me letërsinë shqipe, si kontribout i pa
mohueshëm i zhvillimit të saj.
Fjalë për
autorin
(Poeti
Sinishtaj, dukët i qetë, por në shpirt është plot zjarr, i cili shpërthen vetëm
përmes vargut)
Në
kuadrin e një numri krijuesish të kohës së mesme, që krijimtarinë e tyre e
zhvilluan në diasporë, bënë pjesë edhe poeti i shquar i Malësisë nga Tuzi,
zotëri Nokë Sinishtaj, i cili këtë radhë
paraqitët me vëllimin e dhjetë
librave me poezi.
Poezia e
N.Sinishtaj, është produkt i një përjetimi të thellë, e dhembjes dhe mallit që
ndjenë për njerëzit dhe atdheun e tij, dhe ndaj gjithë asaj që e përbënë
historinë e pasardhësve të autorit.
Poezia e
poetit Sinishtaj në këtë libër, shërbehët si ushqim shpirtëror, i cili e
motivon lexuesin dhe e mobilizon me elemente burimore, të cilat janë të
ndieshme dhe plagë, por del si diçka e çmueshme
e dashur, e jo si pasojë e ligësisë, e mallëkimit dhe frikës.
Poeti
Sinishtaj, përveq që i këndon vendit të vet, i cili e ka ushqyer shpirtin e tij
në vazhdimësi, të cilit dhe i përketë ku do që të jetë, dhe sakrificat për t'a ruajtur tokën e të parëve, poeti ruan
edhe kujtime të tjera, e të shumëta fëminore, duke i përkujtuar me nastalgji.
Kujtimi
për njerëzit dhe atdheun e vet e përcjellin
poetin në çdo hap e ku do, dhe dashuria ndaj tyre bëhët pjesë e pa
ndashme e tij, dhe këtë botë poeti e shpreh sidomos përmes poezisë, duke ia kushtuar nënës,
motres, babait, vëllaut, shokëve dhe shumë miqve të tij.
Vargje
për motren, Mirëupafshim motër: E ti, motër, qëndron në arkë të kujtimit, si
nanë, o Hanë Gjeloshja, o e dashtuna Hanë,
Mirëupafshim
atje ku ska më vaj as lot, Atje, ku gjama s'përsëritët ma si sot, e tjera.
Poeti
Sinishtaj mbanë qëndrim kritik edhe ndaj gjestëve e dukurive negative, të cilat
mund t'i quajmë edhe tema të kohës, por më rëndësi është se, në këtë libër
poeti është shprehur kushtimisht me realitetin e dukurive në vendlindje, dhe
pastaj në vazhdimësi me realitetin e peripetive të tij në mërgim, si prodhim i
jetës dhe natyrës funksionale, duke
marrë një dimenzion origjinal, të cilin e kultivon poeti me kujdes të veqantë
përmes vargut dhe poezisë.
Poeti
Nokë Sinishtaj ka një pjekuri në vargun poetik, dhe merret vazhdueshëm me këtë
krijimtari, i cili jeton dhe krijon në Luzern të Zvirres, në vendin ku ia
qesëndisë edhe disa vargje " Si
venë e qelun vlon Luzerna".