| E hene, 13.05.2013, 04:58 PM |
Përkujtim
i viktimave nga nazizmi në Austri
Ambasada e Kosovës nderon viktimat nga fashizmi në Mauthausen
...në listën e të ekzekutuarve në Mauthausen ish 133 shqiptarë, pa llogaritur edhe shumë nga shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare...,,Shkallët e vdekjes” fundosnin çdo ditë njerëz të ngarkuar me gur në ferrin e zi... “Nie mehr Faschismus“ -“Kurrë më fashizëm”.
Ekskluzive nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Edhe këtë vit u shënua ngadhënjimi mbi fashizmin në shumë nga vendet që u prekën nga krimet fashiste kundër popujve tjerë. Pranë përmendores përkujtuese vunë kurora ambasadori i Shqipërisë në Ausrtri Dr.Vili Minarolli dhe grupi i gjerë i personelit të ambasadës, atasheu ushtarak shqiptar në Austri. Kurora vuri edhe Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri dhe stafi i ambasadës, Zana Rugova, sekretare e parë; Faruk Ajeti, asistent ekzekutiv dhe Haxhi Kadria, asistent konsullor. Në nderim kishin ardhur mërgimtarë nga qyteti i Lincit dhe rrethina. Flamujt e dy shteteve shqiptare zbukuronin koloritin e hapësirës së flamujve të kombeve aleate kundër nazizmit. Vërehej një rregull mbresëlënës në vënien e kurorave pranë lapidarit përkujtimor në qendër të muzeut, dikur kamp famëkeq. Me përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës dhe direkt z.Kiqmari u bënë plotësime dhe korrigjime në emrat e atyre kosovarëve që ishin të burgosur në Mauthausen. Është hera e parë që kompletohen emrat e kosovarëve të cilët deri me tani ishin në listat e dosjeve përkujtimore në Mauthausen e të shënuar si shtetas të Jugosllavisë dhe atyre të Shqipërisë. Po shihet mundësia e themelimit të një hapësire aty pranë asaj nga Shqipëria për ndërtimin e lapidarit apo ndonjë pllake përkujtimore për ata që vendlindje e kishin Kosovën, tani shteti më i ri në Evropë. Dihej se deri më tani në listën e të ekzekutuarve në Mauthausen ish 133 shqiptarë, pa llogaritur edhe shumë nga shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare që ishin përfshi në regjistrat e jugosllavëve.
... e zezë
Në Austri
ishte i fuqishëm veprimi i nazistëve në vrasjet e njerëzve të pafajshëm nga
shumë kombe e shtete. Logori i Mauthausenit në rrethinë e Lincit ishte pika më
e zezë në hartën e shfarosjeve masive të njerëzve. Teknika e konfiguracioni i
Mauthausenit ishte në mbytjen e njeriut përmes mundimit në punë, krahas formave
të njohura të kromatoriumeve, dhomave të gazit, eksperimenteve çnjerëzore me
njerëz etj që nazistet i aplikuan gjithandej. Historiku i torturave të rreth
dyqind mije të burgosurve, gjysma nga të cilët dorëzuan shpirtrat e tyre, flet
mbi njërën nga faqet më të errëta të historisë njerëzore. Vargu i të vdekurve, të torturuarve preku kombe nga e gjithë globi. Kjo shihej në
vargun e flamujve të vendeve që nderonin viktimat e fashizmi, përmendoret e
shumta të ngritura në hapësirat e kampit që tani është shndërruar në muze me
karakter ndërkombëtar. Në mesin e popujve që luftuan fashizmin ishte edhe
populli shqiptar i cili strehoi dhe mbajti
hebrenjtë nga rreziku si askund
tjetër në Evropë, gjë që sot po i mahnitë gjithë ata që po mësojnë për këtë.
Kombi i vogël por më zemër të madhe.
Kampi u
ngrit në vitin 1938 nga njësia SS dhe vazhdoj deri në maj të vitit 1945 kur
amerikanët e çlirojnë përfundimisht kampin duke shpëtuar shumë nga të
burgosurit në frymën e tyre të fundit. Ja çfarë na tha para tri vjetësh
pjesëtari i delegacionit përkujtimor nga Florida e SHBA, Zotri, Jamie Blackman,
njëri nga të burgosurit e këtij kampi ,i cili në moshë të shtyrë mbante numrin
e tij U-67245 si kujtim i Mauthauseni. “Me familje na internuan të gjithëve.
Këtu më sollën mua dhe babin tim në vitin 1944. Pjesa tjetër e familjes sime u
ekzekutua në Aushvic. Këtu rrallë mund t’i përballonin torturave mbi tre muaj.
Unë dhe shoku im këtu përkrah meje i përjetuam torturat. Pas lirimit nga
ushtria amerikane shkuam në Amerikë dhe krijuam biznes të suksesshëm. Amerika
është vendi më i bukur në botë. Rroftë Amerika” ne me respektin ndaj jetës së
tij u ndamë duke e uruar për kurajën.
Repartet e këtij kampi famëkeq ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk në Austrinë e Epërme afër qytetit Linz,
dikur vend gurëthyese e cila i takonte
Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i
vetëm i
kësaj kategorie në hapësirat e Raichut,
ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit
1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore 120
mijë të burgosur, kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz
nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin
2,5 për qind, u detyruan në prostitucion, ato shtatzëna u përdorën për
eksperimente në mjekësi duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë
e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e
jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128
komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës. Të burgosurit mbyteshin në format më
mizore në Kabinagazi, furra, punë të dhunshme, vriteshin, hidheshin nga
shkallët ashtu si ishin të ngarkuar me gurë. Jeta e tyre ushqimore e higjienike
ishte mizërie. ,,Shkallët e vdekjes” fundosnin çdo ditë njerëz të ngarkuar me
gur në ferrin e zi qindra metra thellë. Njerëzit binin në ,,botën e poshtme”
për të mos u ndritur kurrë. Mjerisht, mjeshtrit e ,,shkallëve të vdekjes” e
ushtruan zanatin më gjatë se sa do duhej. Rrokullisjen mbi to e përjetuan
njerëzit që nuk e shuan përpjekjen për lirinë e njerëzoren deri në ditët tona.
,,Shkëmbi i parashutave” do flet gjatë mbi fluturimin e njerëzve në botën
tjetër së bashku me barrën e gurëve të cilët mbetën kujtim i fundit i kësaj
bote. Porosia e tyre u mbeti gurëve bashkë me fajin e peshës së tyre.
Po e
përsërisim shkrimin e një pllakati që bartnin të rinjve austriak. “Nie mehr
Faschismus“ -
“Kurrë më fashizëm”.