| E hene, 13.05.2013, 07:49 PM |
Sabit
Rrustemi
NATA E
FUNDIT NË LLOFCË
(Ishte 4
prill, 1999)
I fikëm
llambat
e i
ndezëm sytë
Nata
veshur prej reshë
s'na la
t'ia shohim
fytyrën e
prerë hënës
Një
fluturake
si
murmurimë e largët ëndrre
endej mbi
shpresat tona
A do ta
këput lakun
kometë e
shkëputur me bisht drite
kurtheve
të një prite
Nuk po
këndohet mirë
Na erdhën
skaj dere
me krisma
në Magjere
Flakë
s'pamë prej kodrës
sall tym
dhe një
erëshkrumb
me emër
të Zotit
nesër po
lëvizim
Nata e
fundit në Llofcë
bie vonë
e ikën
herët
Pas
shpirtit të ëmbël
(4 prill,
2012)
PESË
PRILL...
Bishat e
çartura
u lëshuan
tatëpjetë kodrës
me
ulërimë
Mbi
grumbuj të dëbuarish
braktisur
shtëpish
Te
Rupinat
Me agime
lulesh
mëngjesi
kish gdhirë
Asnjë
pëllëmbë hapësire
nuk ish e
lirë
...
Të dehur
e të etur për gjak
gjuanin
pa cak
më pesë
prill në Karadak
Grumbuj
dashurish të përzëna
strehë
kërkonin
nën fleta
jeshile lulesh të bardha
Zverdhur
fytyrash
nuk i
nxinte shtegu
as përroi
Një
fëmijë
mbi supet
e një prindi
këndonte
e thërriste
"A
vritet pafajësia"
Në anën
tjetër të kodrës
nëpër
gjakun e Pesë Martirëve
nisur ish
liria
(5 prill,
2012)
DHEMBJA E
PAVARROSUR MBETI
Diell i
ftohtë përbiron retë
grykës së
një mëngjesi
për t'i
larë lotët
në
Pogragjë
Dhe lumi
prej dhembjes shtang
një pikë
ujë për sytë tanë
nuk i
mbeti
Shtratit
kullojnë plagë
Lajmi i
mirë
ka
mërguar gjetkë
dhe ajo
këngë
Tetë
varre të reja
hapen e
mbulohen
më
gjashtë prill, 1999
Po
dhembja
e
pavarrosur mbeti
(6 prill,
2012)
NJË DITË
E NGJASHME ME TË TJERAT
(7 prilli 1999, në Pogragjë)
Mëngjesi
zbardh e zverdh
fytyrat
tona
si lule
vjeshte
Të
papriturat
në cepin
e çdo rruge
kanë zënë
pritë
Ankthet
nuk dëbohen
me një
lëkundje
a prishje
gjumi
Tërë
natën
si fëmijë
dënesë lumi
E mali
pipirek
në këmbë
zgjat
veshët mbi re
Dita e
rëndë plumb
nata
veshur rrobash
kotet
syve të ënjtur
Vetëm
shpresa s'jepet
buzëqesh
e pret e përlotur
(7 prill
2012, Zhegër)
KOSHARJA
E lartë
është
e
paarritshme
për ata
që s'kanë frymë
e zemër e
sy
Po u nise
drejt saj
mos pyet
ç'ditë është
ç'mot bën
Vetëm ec
Një
shekull agimesh
në atë
rrasë zogu
hapat
tanë ka pritur
Për ta
prekur
për ta
puthur
me afsh
dashurie
...
Maja e
saj
nuk matet
me nivelin e detit
sall me
thellësinë e shpirtit
Pika më e
lartë e saj
është
atdhedashuria
Lum kush
e shijon
...
Po e
preke atë maje
më tej
mos shko
Shtrydhe
veten
deri në
pikën e mbramë të gjakut
thellësive
depërto
si lëng
lirie
Për t'u
rilindur
syve të
së ardhmes
nëpër
lule përjetësie
(9 prill,
2012)
NË
SHQETËSIMIN TËND
(Mikut
tim virtual, Nijazi Jahja Mripës, që jeton e shkruan vargje në veri)
Di se
fjala ka humbur kuptimin
si ajo
urë që ta mohon kalimin
dhe fjalë
të radhës nis andej
ku pritja
digjet zjarrit nëpër dej
Në
shqetësimin tënd ma lë një vend
të të
them lëshoje s'e kam ndërmend
tokë e
jonë është i Boletinit gjak
Sa herë
nga ajo kullë na erdhi për pak
Jo që nuk
e di ta them dhe një herë
lojërat
që luhen s'ishin as do të jenë fer
po nuk
jemi mësuar të luajmë me hile
se si na
shfaqet gjithë nga një skile
Durimit
prapë i falem si të mirit mik
edhe kur
syri pritash nuk bën vrik
do të ikë
dhe kjo mjegull pa tonën ndjesë
se si nga
dëshira ushqej këtë shpresë
(10
prill, 2012)
KRISTAL I
PËRJETSHËM
(Mitrovicës)
Jam aty
brenda
secilës ditë
edhe kur
syve më hedhin hi
Po dhe
brenda natës rri
kur më
gostitin me të shtëna
e
shpërthime
në timen
shtëpi
Aty jam
me krejt
plagët që kam
as një
lum si Ibri
nuk m'i
lanë
zjarr i
dhimbjes s'm'i thanë
Aty jam
këndej e
andej urës
më i
gjatë se brigjet
më i
thellë
se
horizonti i nëntë
Ku pikon
imja rrënjë
Tjetër
vend s'kam
as kërkoj
Aty jam
aty më
gjeni
Edhe kur
vetëm hyj
hyj
kujtimesh
të mbetem
Kristal i
përjetshëm
dardan
Aty ju
pres
(12
prill, 2012)
O, KJO
ANË E DRINIT...
O, kjo
anë e Drinit
me pak gurë
e barë
mbeti
breg më vete
dhembje e
patharë
Nëpër
stinë e mote
ç'm'i
ndërrohet ngjyra
bregun
mal me rrudha
nuk i
qeshë fytyra
Sa dita
mbi të derdhet
sa nata
sipër e qan
po atë
dhimbtë të fshehur
një lum
dot s'ia lanë
O kjo anë
e Drinit
brengë e
pashëruar
bri ujit
që ikën
mbet duke
ëndërruar
(18
prill, 2012)
AI ËSHTË
LIRIA VETË
(Heroit
të popullit, Sali Çekaj)
Nuk e
shoh rrasën
as Zogun
Vetëm një
sypatrembur shoh
një
flatër zogu
në tijën
dorë
Me gjak
zemre
nënshkruan
lirinë
Sa e
vogël ajo Koshare
para tij
Sa e
thellë
sa e
paskajë dita
që lind e
lirë
në
Dardaninë e lashtë -
Kosovën
tonë
Ai nuk
është sall hero
ai është
vetë liria
(19
prill, 2012)
MËZI
Ka
harruar kur e nxora prej baltës
një
shtrat kashte kur i ndreqa
e mora në
krah
e ngroha
si e tij
nëna
Ka
harruar sa herë
tek gjini
i saj e mbajta
Për të
thithur tambël
sa buzëve
i rridhte curril
U rrit më
në fund
shtat
hodhi
dhe
bishtin mbi shpinë
S'është
fija
për ta
zënë më
Veç tu e
këqyr meta
tu e
kënaq syrin prej larg
Atë mëz
që u bë i madh
(21
prill, 2012)