| E diele, 12.05.2013, 02:55 PM |
DOLI NGA
SHTYPI PËRMBLEDHJA POETIKE E POETESHËS
VJOLLCA
TIKU PASKU BOTUAR NGA SHTËPIA BOTUESE “VLLAMASI”,
DHE
RADAKTUAR NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.
Ky libër
i pritur me interes nga lexuesit, për vlerat e publikuara artistike të poezive
të kësaj autorie, u vu në qarkullim në libraritë kryesore të Tiranës dhe në ato të qytetit të Fierit.
NJË ZË
FEMËROR QË TË DRITHËRON
ME FIZARMONIKËN E NDJENJAVE
Zëri
femëror i poetes se talentuar Vjollca Tiku Pasku, ka ardhur vitet e fundit në
poezinë shqipe, si një pëshpërimë e ngrohtë ndjesish, për dashurinë dhe njeriun
e bukur, duke stigmatizuar njëkohësisht edhe negacionet e shpeshta të jetës
sonë shoqërore. Me fëshfërimat e barit dhe aromat e luleve të Myzeqesë, ajo
sjell në vargjet e saj, tingujt e rinj të një gruaje dhe një nëne të ndjeshme,
me të cilat prek telat e hollë të shpirtrave tanë, duke na befasuar me
drithërimat e saj.
“Kërkova
bojën e lëngëzuar të shpirtit,
të
shkruaj me penën e ndjenjës, pak fjalë...”
Në të
gjithë librin e saj, ku mbisundon dashuria, ndjenjat kompozohen në fizarmonikën
e shpirtit dhe këndohet me tingujt e natyrës. Vjollca Tiku herë qan me lotët e
janarit e herë qesh me buzëqeshjen e pranverës. Ajo hyn nga palmat e qerpikëve,
në dritaren e syve, për të lëshuar dritë në dy gjethet e kuqe të zemrës së çdo
lexuesi. Ku të përkëdhel me flladin e ëmbël dhe të ndez me zjarr flakërues,
duke krijuar çaste të hyjnizuar:
“Dridhma,
flakë, zjarr, ku digjet një top dielli
që hidhet
e pritet i ndezur.
Dashuria
ime është dritë-frymëmarrja e syve ,
agu-zgjimi
në çdo ditë,
trëndafil
ngjyrë purpur, puthje,
prekje e
mirazhit shpirtëror, Aurorë e agimeve njerëzore...”
Pas
emigrimit për shumë vjet me radhë, autorja sjell në vargjet e saj edhe vuajtjet
e dhimbshme të mërgimtarëve, punën e vështirë, lotët e hidhur të mallit për
atdheun, ku pluskon fëshfërima e erës së kthimit:
“Zemra
ime ndizet si temjani,
tymi së
cilës u end nëpër botë,
s’gjeta
asnjë vend të ngrohtë,
përveçse
në vendlindjen time.”
Një nga
ndjenjat më esenciale të saj, është dashuria për nënën, të cilën e gjejmë në
poezitë e pothuaj të gjithë poeteve. Por te Vjollca Tiku, ajo buron nga brendia
e veçantë e thellësisë së ndjenjave të saj:
“Një
shami rrezesh palosur në xhepin e zemrës.
O Nënë e
ëmbël që vështron me sytë e engjëllit...
Dua të
marr pak nga e kuqja e një burbuqe,
për të
çelur buzëqeshjen tënde.
Në këtë
botim të parë poetik, dallohet qartë femra që flet me dhimbjen e një nëne.
Është zëri i saj tingëllues gjer në pëshpërimë, herë si një ledhatim dashurie,
herë si brengë, herë si një thirrje drejt tokës dhe qiellit për të ndihur
fëmijët e mjerë:
“Nga një
botë e tërë fëmijësh pa fëmijëri,
kumbon
lutja në gjer në pafundësi:
Bëjeni, o
njerëz, këtë botë më të mirë,
që të
jetojmë fëmijërinë tonë të dëlirë…!
Krijimi
poetik është një proces i magjishëm që ngjizet njëkohësisht me dy përbërës:
nevoja për të thënë ngacmimin e brendshëm dhe mënyra si mund ta shprehësh
artistikisht. Me penën e frymëzimit në dorë, ajo sheh në telat ajrorë, fushat e
notave, çelësin e solit diell, ndjell muzën, sjell tingujt, vargjet, dhe
refrenin e melodisë së poezisë. Dëshira e saj është vetëm të shkruaj. Pra,
metafora e ngjeshur dhe e gjetur bukur në elementet atmosferik e tokësor, është
materiali virtual me të cilin ajo ndërton të gjitha poezitë e saj.
“Fry o
erë!
T’i shkul
nga trupi, çdo pendë të frymëzimit, në ditët e mia!…
Kur sytë
t’më mbyllen e goja t’më lidhet me shami toke.
thellë në
tokë, mbështjellë me qefin të lastartë,
në rrënjë
të tij, bari të më përkëdhel, e fërfërijë,
faleminderit
nga zemra e gjelbërt,
që dikur
shkrove për mua me dashuri!...”
Në mbyllje të pak rreshtave, që mundëson kreu i këtij libri, mund te them se Vjollca Tiku Pasku vjen në poezi, me një elegancë, të sigurt femërore, e veshur me një tis magjie transparente, gati qiellore, i cili natyrshëm i jep asaj statusin e PRINCESHËS së poezisë myzeqare. Shpirti i madh dhe i bukur i kësaj poeteshe, shpalos në të gjithë materialin e shkruar poetik, një botë plot ngjyra, të vrojtuar me syrin e saj të mprehtë e origjinal dhe të ndjere me regëtimat e shqetësuara të zemrës.
Vullnet
Mato - shkrimtar, redaktor i librit.