| E diele, 12.05.2013, 01:41 PM |
Brahim
AVDYLI:
(ILIRËT
QENË TË PARËT NË EVROPË)
DORË MBI
ZEMËR
Kur
vendos dorën mbi zemër
të gjithë
popujt e kuptojnë,
i
përkulen asaj që e rrah jetën
deri sa
marrim frymë.
Krijuesi
i madh e ka në dorë
ate që
dashuron me ndenjë të hollë.
E madhe
është bota për barkushet e vogla
që
përbirohet nëpër aureolat e saj
si nëpër
një çips të jetës
dhe
pikëshënon universin,
mendja e
di që jetojmë njerëzisht
atë copë
të vogël të orës sonë
që rrah
rregullisht me ritëm,
kur
ngutet shumë e sëmuret del nga takti
jeta e
humb kuptimin e vet
nga të
rrahurat e saj.
Kur dua
të rrespektoj shtëpitë e Zotit
apo të
njerëzve të tjerë nga termi i veçantë
e vendos
dorën mbi zemër
dhe kaloj
pranë tyre-
janë
njerëzit e mij që i dua më shumë,
kam gjuhë
të përbashkët të marrëveshjes
aq sa
kemi të shkruar në letrën e padushme...
Zemra do
ta rrah jetën deri në fund
dhe kur
bota të ndalet
e
lëshojmë frymen e fundit,
kthehemi
të shtrirë kah bota e tjetër
kah
vdekja e trupit!...
Teatër i
dhembjes së pafund
Është
vend i shpalljes së dhembjes
marr
frymë thellë në damarët e qenies sime
dhe e
lëshoj rëndë në përkushtimin e vargut
me një
pikë loti bebëzavë të heshtjes
që
ngrihet i gjallë deri në pafundësi...
Gjakova
është vendi i dashur i fëmijësisë
me të
gjitha dhembjet e ndarjes së pakthim,
me lotë e
shoh zhdërvjeljen e filmit të fëmijësisë
dhe nuk
kam kohë të ndalem me therrjet
nëpër
mushkëritë e djegura të mendimeve-
është
botë e veçantë e përplasjeve të mëdha
mbrenda
zemrës sime tërmetet prore rrënojnë
prap një
vistër i përtërirjeve ngritet me diell,
mbrenda
një çasti shprehen të gjitha stinët
e nuk
ndalen bubullimat e mëdha të dheut tim
duke i
ndjekur vetëtimat e përdalura të brejtjes.
Dita dhe
nata nuk kanë fare kuptim të mirë
e keqja
dhe e mira mbeten prore në dyluftim,
i mbledhë
cuklat e fijeve të këputura papritur
e të gjëj
fillet e dhembjes që piketon gjak-
gjak,
gjakova dhe gjaku që nuk ndalet kurrë
për një
ditë të bukur ulur këmbëkryq nën bli
me plisin
e bardhë të një plaku të ndjenjave
që
gjithëmonë e shoh të ulur në pikëtakimet tona
të asaj
malësisë që i jep pore shpirt e madhëri,
gjak i
kuq është gjaku i shenjtë i lirisë
që vetëm
në Gjakovë është në çdo gemb të ri,
edhe
fëmijët që vinë të shëndetshëm pas këngës
duke qarë
thekshëm me lotë të përzier gjaku
e m`i
ngrisin mua flokët peshë deri në vdekje
nëpër
muranat e shumta të dëshmorëve...
A e dini
ju sa herë jam rrëzuar nëpër metropole
duke
qajtur me lot kalldrëmin e rinisë në Gjakovë,
ka mbetur
e përhershme kinoja dhe teatri i gjallë
që lozin
tragjikomeditë e dhembjes së pandalur-
prap do
të rrëzohem në Paradeplaz në Zürich
apo në
Rapperswil, në Stuttgard, München e gjetiu
trotuaret
e pagjetura përmallshëm në ëndërrat e mia,
liria
është ndjenjë që çel sythin e përmbajteve
me
pranverën rritet e me dimrat e shumtë zhduket,
rreth e
rreth zgjerohen në pafundësi këngët e saj
që si
fëmijë të rritur dhimbshëm më rrënqethin
prore i
kam kënduar, por çuditërisht më janë zhdukur
dikund në
ndërdije ka mbetur ia zë i qartë kënge
se
Gjakova është teatër i shpalljes së dramave
e i
dhembjes së pa fund të përkryer të burrërisë!
SI S’TË
NJOHA KOSTANCË
Qindra
herë vi dhe shkoj prej teje Kostancë
të gjëjë
fillet e tua nëpër shqiponjën e hershme
shpeshherë
të shikoj e luaj me veten time
duke
numruar çuditë që kalojnë pranë meje-
i mas
vitet e mia që rodhën në heshtjen e pa gojë...
A mos ka
ndonjë bukuri të rrallë e të veçantë
që zë
vendin e parë pranë Bodensee,
kjo vashë
gjysmë e zhveshur, me kokën lartë
sillet
rrotull
me
demonët në duar të ngrehur lartë-
gjinjtë e
fryrë sikur e shpërthejë karahorin!...
Unë nuk e
njoh asnjë njeri në truallin tënd
sa herë
m’u kanë lodhur këmbët nëpër ty
duke
kërkuar varrezat ilire deri në Kreuzlingen-
prore
ndalen te muri i „spätrömisches Kastel“
më duket
se jam teqind vjet pas Krishtit
e shoh
veten kudo së bashku me romakët
atëherë,
nuk e mbaj mend se ka qenë aty
restoranti
De Medici
e mbaj në
mend vetëm kishën romake katolike
me kokat
e shqiponjave që zënë gjarpinj në Münster-
jam një
ilirian i hershëm në Kostancë që nuk flet
por
dëgjoj të qajnë fëmijë në Münsterplatz
një
sicilian të shkurtër e të përkulur që prap nuk flet
prandaj,
nuk më njeh as ti e prore nuk ke fjalë,
vi të
derdhë dhembjet e mia në liqenin tënd
e ato më
bëhen aq shumë sa mezi i sjellë
e njoh
kalldrëmin tënd, zallin, gurët e dheun-
kaluan
pesëdhjetë vite pa këmbyer dy fjalë
me
heshtjen tënde të dhimbshme memece!...
GJURMË NË
KOHË
Askujt
nuk i kam thënë, deri më sot, e dashura ime
shumë
vite u bënë pa asnjë pulëbardhë të shtrenjtë,
unë nuk
mund t`u gënjej kur nuk e ndien këtë shpirti
zemra ime
nuk thotë fjalë që nuk dalin prej zgafellës,
dy korbat
që i kam pasur një kohë më kanë gënjyer
me atë
periudhë fjalësh të pështjellura rreth gjuhës,
kur nuk
më kishte njëra fatzezë rob të ndjenjave të saj
provonte
të më ngrehë tjetra me lëvozhgën e fjalëve...
Zemra ime
është rrudhur e tharë nuk nxjerrë pipa të rij
të
dashurisë që nuk del e nuk rritet nën kujdesin e viteve,
jeta ime
ka mbetur tokë e braktisur deri në pafundësi
sa herë
kaluan vitet pranë meje dhe bëjnë sikur s`më shohin.
Tani
zotrat më kanë braktisur prej tryezës së përpëlitjeve
në një
skaj të dhomës së mbushur me pluhur dhe libra,
qaj e
përlotem pa pra për anëtarët e tjerë të bashkësisë-
si duket,
të gjithë i kanë mashtruar ndër fjalë të kurdisura.
Tashmë,
fare i dalloj njerëzit nga jeta, vetja dhe zotrat
jeta
normale e njerëzve është qelbëzuar me gënjeshtra të liga,
janë
joshur të gjithë nga shfryrjet pa ndjenja e lakuriqësia,
nga
korrupsioni dhe e pavërteta, deri në thellësin e gjërave
dhe vetëm
pyes, a është kjo bota e ime në të cilën pështillem
askush
nuk më vëren se jam gjallë edhe pse njëlloj marr frymë,
a u
dashka të jem shumë më pak njeri dhe kjo qenka e vërteta
e të
zbres poshtë në tokë sikur tjerët dhe të luaj pa ndenja-
jeta ime
është luftë me të keqen, jetë i vetëm e pa dashuri!...
SPROVË ME
VETVETEN
çdo ditë
vdes nga pak njeriu
dhe nuk
mendon se po vdes
deri sa i
afrohet fundi
çdo gjë
vdes radhazi
vdes edhe
ideali pak nga pak
dëshirat
vdesin në shpirt
edhe pse
i mbesin gjurmët
mendimi
kthehet në etje
që të
merr me ethe
dhe
tretet dikur bashkë me ty
humnerave
të botës...
Jeta
është komplekse dhe nuk ka shpjegim
edhe pse
njeriu përpiqet me fjalë
prej
lules së shpirtit t`a nxjerrë fjalën,
jetë pa
ngjyrë
jetë me
ngjyrë- gjak kuq të zi
jetë e
zezë i thënçin
njëmijë
herë vdiça dhe mbetem gjallë
çasti
çastit nuk i përngjet!...
Tërë
jetën e kam vdekur nga pak
dhe trupi
mund të pushojë një ditë
përgjithmonë,
mbetet
testament vepra e gjallë
dhe a e
di dikush të lexojë
atë tekst
të pa fjalë midis rreshtave
lartë mbi
jetën?!...
Ndonjëherë
nuk kemi vështrim
dhe nuk
shohim
çka është
shkruar në biografinë e ditëve,
njeriu
qenka fluskë saponi
të
lojërave që fëmijët i lëshojnë
dhe
zhduken në hapësirë
prandaj,
nuk e di
si duket
jeta në botën tjetër-
kjo jetë
është sprovë
me
vetveten...
është
sprovë me të vërtetën!...
ZOG I
NEMUR PREJ QIELLIT
Kudo
nëpër Evropë
vajton
përherë me pikëllim
e askush
nuk të kupton
zog i
nemur prej qiellit.
Dhembjen
tënde e deshifroj
për të
vetmin vëlla të vogël,
e të lanë
mëtutje mbi tokë
të
vajtosh dhembjen tënde
pranë
nesh
gjithmonë
shara të rri mbi qafë
ku peri
rrinte i vjerrur
derisa
thurje qorapë të leshta...
Kur të
dëgjoj më vjen të qaj
më
përloten sytë me lotë të tharrë
midis
bebëzave-
jam
shqiptar dhe ti e ke gjuhën time
mija
njerëz na kaplojnë anash
dhe nuk
na kuptojnë
se të
dytë jemi të dënuar,
në
livadhe, le të pëlcasë një gomar
sepse
asnjë fjalë nuk e njeh
as nga
gjenealogjia
as nga
mitologjia-
qielli
ynë është i pa skaj...
A e dinë,
o Gugu-Isuf,
se ilirët
qenë të parët në Evropë
prandaj
ti-
zog i
nemur prej qiellit
përherë
vajton në ilirisht!...
FRYMA E
FUNDIT
Toka e
shqipes e shkelur dhimbshëm
rreth e
rrotul nga të gjithë fqinjët
sa
brinjët duan të pëlcasin
deri ku
nuk ka më fund,
shkelur
me shkelmat e tankseve
të dhunës
së përdalur...
A e
mbledhë frymën e fundit të shpirtit
nëpër
oqeanet e paskajshme të lotëve
me jetën
e ndrydhur thekshëm
nëpër
dhembjet e vdekjeve
nga fundi
i asgjësë për ta nxjerrur
pikën e
fundit të durimit
derisa
vetëtinë e bubullinë jashtë saj
murmuron
minutat e mbetjes gjallë
dhe
mbledhë veten si mbiqenie
zemrën e
shtrydhë për të fundit herë
të
leshojë ulurimat e gjalla të shpirtit-
këngën e
zjarrtë të lirisë!...
PËRFYTYRIMI I
DETIT
Shpesh më
fanitet deti
si sofër
e madhe
shtruar
nën hënë-
përreth
të heshtur
përtypen
shkëmbinjtë
kafshoren
duke e njomur
në atë
verdhësi të largët...
Asgjë nuk
më duket
më e
pikëlluar
se
shkëmbijtë e kërrusur
në vetvete,
e
gropëzave të tyre
po të
isha gomë
e
fatkeqësive të botës
hijën e
mosbesimit
do ta
zhbija
dhe
trishtimet e shtruara
në atë
sofër!...
VARGJE
PËR NËNËN
Të kemi
borgj
më tepër
se ajrin
se
prehjen e përjetshme-
na ke
ushqyer
me dromca
shpirti
na ke
rritur
me drojën
e përditshme
e veshur
me
zhgunin e rrudhave të ballit!...
Sa keq
që s’mund
të të gëzoj më shumë
pos me
ndonjë këngë
nipa e
mbesa,
dhëntë
fati
e të
buzëqeshësh Dielli
ndonjëherë!
Fragment
rrugësh
Kush e
dëgjon këngën time
dhe
vërtetë zemra si dridhet
ai do të
jetë falumtur,
se unë
këtë
grusht leckash
dhe këtë
çifteli
do ta
bart pa pushim
rrugë më
rrugë
banesë në
banesë
derisa
telat së klithuri të këputen
e të
fundosen
në fund
lukthi
si e
vetmja gjellë
e
papërsëritshme...!
Kush e
dëgjon këtë këngë
veshët,
zemrën,
sytë le
ti mbyllë-
derisa të
çmendem,
derisa të vdes duke kënduar!