Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Armela Hysi: Ferik Ferra “flet” greqisht

| E shtune, 11.05.2013, 02:00 PM |


Ferik Ferra “flet” greqisht me “zërin” e përkthyesve Kacalidha

Mbi antologjinë poetike “Perënditë e heshtjes” të poetit të mirënjohur Ferik Ferra

Nga Armela Hysi

Shpesh herë, ndërsa lexon diçka që të pëlqen, ndjen se komunikon me vetë autorin. Poezia veç të tjerave e ka këtë rol dhe gati-gati barrë, sepse është shumë e ndjeshme, veçanërisht delikate dhe kur nuk është e tillë, nuk mund të kamuflohet. Kur është e arrirë, e shpenguar dhe e lirë; kur është e thurur nga kulprat e talentit dhe vrullit të vërtetë krijues, ajo është ama, një fje nga shpirti që end mëndafshin e artit dhe shpalos në pak rrjeshta, domethënien e një universi të tërë, të veçantë e të brisht dhe krejtësisht unik tek secili nga ne. Poezia e poetit Ferik Ferra si e tillë e krijon këtë univers brenda lexuesit dhe lë shtigjet e çdo figure letrare që përdorë, së bashku me shumë mëtitije të historisë së botës, të artit, të dilemave klasike të njerëzimit që nga djepi i tij e deri më sot, të natyrës, pasioneve, qytetërimit, të lashtë a moderrn e ndjesive të brendëshme; të hapura drejt për drejt në një nga djalogjet më elokuent të poezisë së re shqiptare. Lirika moderrne e Ferrës, sido që e harmonizuar mrekullueshëm, me noanca kryesisht të gegërishtes, (por duke lejuar akoma dhe  lexuesin e mësuar “qullac” që i trembet nervit pasionant të saj – ta kuptoj ngeshëm, e të humbas mes vargjesh) sjell mbi vete karakterin e poezisë së lirë, të mirëpunuar, të një poeti të vërtetë që çdo varg e ka të thekur nga vëmendja e dritës figurative.

Kur lexova për herë të parë poezinë e poetit Ferra, nuk mund ta fsheh se më erdhi keq, madje dhe turp që nuk e kisha njohur më parë, sepse pa drojë mund të them se dikush që ka pasion vargun e gjuhën e bukur, humb diçka të vyer, po të mos e njohi këtë poet dhe librat e tij. Ndoshta ky ishte dhe shkaku që “Mjeshtri i Madh”, letrari e përkthyesi Niko Kacalidha i dedikoi këtë vëmendje të veçantë dhe dëshirën, marrjen përsipër e realizimin e një vepre të tillë. -  Në këtë ndërrmarje z. Kacalidha, që është një përkthyes produktiv me mjaft tituj në bagazhet e “udhëtimit” të tij tokësor, për veçse si krijues; i vlerësuar me çmime dhe nderime, madje e në vitin 2003 është vlerësuar me “Penda e Argjentë”, nga Ministria e Kulturës në Shqipëri për përkthimin në shqip të krijimtarisë së nobelistit të dashur grek Odisea Eliti, ka për krahë të birin Ari Kacalidha, gjë që na tregon se letërsia e arti, do ketë vazhdim në këtë familje. - Ndoshta sepse si poet i mirfilltë e i arrirë, (dhe i vlerësuar në Shqipëri, Greqi e më gjerë), Niko Kacalidha jo vetëm di të njohi cohën e poetëve elitar dhe të gjurmoi artin e tyre të veçantë, të ngrohtë e të transmetueshëm në mënyrë të mirfilltë, siç bënë tek vargjet e tij Ferik Ferra, por edhe  sepse z. Ferra është një përfaqësues i denjë i poezisë shqiptare, për t’u dëgjuar në gjuhët e tjera të botës.  Deri tani është përkthyer me sukses në anglisht, italisht, frëngjisht, rumanisht, etj. Libri “Perënditë e heshtjes” ( ?? ???? ??? ?????? ), ardhjen në dritë të së cilit e realizoi shtëpia botuese Finikas, me një botim dinjitoz, moderrn dhe  tepër cilësor, vjen për të larmuar në gjuhën e Homerit, - që aq shumë duket se ka lëvruar poeti - dhe pasardhësve të tij letrar.

Në parathënien e librit, z. Niko Kacalidha e cilëson poetin Ferik Ferra “ një fisnik ballkanas” duke vënë në dukje poezinë e tij relativisht të re, sepse “qëndresa” e tij për të mos botuar në vitet e monizmit, jo vetëm që nuk e mplaku, apo të bënte të fironte ashtu e ndryrë dhe pothuajë se e vetmuar, por si pija e Dionisit ajo di të bëhet më e çmuar dhe me vlerat e miteve të ruaj thellësinë e saj, pa humbur aspak nga freskia e një poeti të ri dhe siç e cilësova dhe më lartë, me një gjuhë të veçantë dhe vërtetë të pasur. Madje fisnikërija është ajo që vë re më shumë se çdo gjë tjetër, në këtë krenari botkuptimi inteligjen e të begatë, të poezisë.

Në gjuhën helene të gjitonëve tanë shekullor të Jugut, poezia e Ferrës jo vetëm që vazhdon ta ruaj këtë pasuri dhe freski të veçantë individuale, përkthimi i të cilës është akoma më e vështirë kur vë re ndërthurjen unike që përdor vetë z. Ferra të djalekteve gjuhësor të shqipes, gjë që do ta cilësoja një atu të fjalës së tij në letërsinë shqipe, por dhe tingëllon në mënyrë krejtësisht të harmonizuar dhe të përshtatur, që vë në dukje një përkthim të arrirë dhe me talentë të sprovuar.

Z. Niko Kacalidha përmend se që nga ideja e ngritur deri në përfundimin total, të “ Perënditë e heshtjes” kanë kaluar pothuajëse 10 vjetë. Kjo na tregon devotshmërinë mbi këtë libër, siç bëjnë njerzit e vërtetë të penës, na tregon seriozitetin e kësaj vepre poetike bazuar në një sërë botimesh të z. Ferra, sepe në këtë mënyrë u përfshinë në këtë përmbledhje poetike poezi të të gjithë krijimtarisë së tij, nga fillimi i botimeve deri më sot, por dhe merakun me të cilin kanë punuar për këtë përkthim. Dhe s’kishte se si të mos ishte kështu. Poeti Ferik Ferra ka një mjeshtëri të hollë e brilante në gdhendjen e vargut dhe duhej përçuar kjo mjeshtëri, duhej të mos humbin lexuesit grek origjinalitetin e saj.

Poezia e Ferrës, botimi i Finikas, zëri i përkthyesve Kacalidha, janë ndërsjell në një recetë ku duket se të gjitha janë kryer drejt. Besoj se ky libër do të pëlqehet veçanërisht nga poezidashësit grekfolës edhe sepse, hulumuntues dhe pasqyrues i lashtësisë legjendare helene, në poezinë e tij, Ferik Ferra kthehet shpesh tek vetë origjina e letërsisë, poezisë homerike, personazheve të saj, domethënieve të saj, duke qënë kështu e afërt, e njohur, familjare, për bagazhin kulturor dhe pse jo, instiktiv të gadishullit tonë idilik. Këtë kthim, ai e bënë kaq natyrshëm, sa dhe natyrshëm të vijnë në mend ndjenjat, imazhet, pamjet e një atlasi të mirfillt poetik. Nuk ka ura më themelore, konkrete e superlative, ndërmjet popujve, se sa librat me vlerë të vërtetë.

Athinë - Maj 2013