Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Ngushllime Poeti im!

| E premte, 10.05.2013, 08:29 PM |


Ngushllime Poeti im!

 

(Poetit Ali Podrimja)

 

Poet ti ishe Dritë

Shëndrisje mbi re

Ashti i një vendi të vogël

Që digjej për atdhe

 

I kërrusur nga vuajtjet

I rrahur nga stuhitë

I rexhur nga djegiet

Në luftë me "Perënditë"

 

Ti nuk flisje shumë fjalë-Poet

Më shumë fliste metafora e jote

Domethëniet shumëzoheshin në njëmijë

Me ngjyrime të qarta dhe porosi kuptimplote

 

Të cilat i shpërndave falas kudo

Për shqiptar e ndërkombëtar

Duke i ftuar në kullën tënde të lashtë

Me nderim, të uleshin në stafin e parë

 

Ta shihnin ashtin i cili nuk thehej

Megjithë jetën e plagosur nuk ndalej

Në atdheun të cilit ia njihje vuajtjet

Dhe gjakun tëndë që nuk falej

 

Më mundon Pamja jote e heshtur, Poet

I menduar me mjekrën mbështetur mbi dorë

ç`kujtoheshe vallë apo fluturoje me qiellin e praruar

Mbuluar me fantazi si Lisat e lartë në malin me borë

 

Ndoshta vuaje për shumë gjëra ende të pa thëna

Për vendin në robëri,për varfërin dhe mjerimin

Për lypsin e vogël që ende shkëpurdh në hedhurina

I cili lufton ta siguroj edhe për një ditë ushqimin

 

Për nxënës të cilët nuk kishin veshmbathje

Libra,fletore as lapsa që ta ndiqnin shkollën

Për propagandën se Kosova ishte e "lirë"

Apo pse Eva me vetëdije e mashtroi Adamin,

që ta "hante" mollën

 

Poezia jote përplot domethënie, Poet

Do mbijetojë për mot të moteve

Jehona e tyre do arrij edhe atje ku je

Në vendin ku takohen kufijtë e dy botëve.

 

Metafora e vargjeve tua kalon shekujt,Poet

Madje,ato ngritën në këmbë edhe zotërat antik

Që ata të mbronin ashtin e shpirtërave të djegur

Në truallin e shtrirjeve reale dhe vizionit mitik

 

Vargu yt edhe tani fluturon gjithandej Botës

I cili përkëdhel këdo, si një fllad i nxehtë

Ai sikur mban për ty,gjithmonë një derë të hapur

Që në misionet tua fisnike Poet,të kalosh sa më lehtë.

 

Ndaj e munde edhe vdekjen,e bëre të pavlerë

Me zërin që nuk u shua asnjëherë nga kjo Botë

Megjithëse ti ke nisur matjen me yjet në qiell

Shkëlqimi i vargjeve tua Poet, jeton edhe sot

 

Por-Poet, ti u linde më 28 Gusht të vitit 1942,në Gjakovë

Dhe vdiqe në Francë ndërmjet 18 dhe 21 Korrikut të vitit 2012-të

Ndaj ç`është ky ndërrim muajsh datash dhe imponim i kodeve

Që nuk përkon me ditlindje as ndërrimjetën tënde në breglumin e qytetit të Lodeve?!

 

Madje,rrafsh 30 vite më parë,nga moti kur ti vdiqe në "mërgim"

Mu nga ai vend i dhembshëm, pati ikur edhe Lum Lumi yt në amshim

Ndaj e di ti Poet?çfar date dhe ç`njerz kujtohen-në vendlindje tënde sot?

Apo,është Ego e sëmur shqiptare,që kërkon varrimin e saj-kuptimplot ?!

 

Ngushllime Poeti im!

 

Gani Qarri             Cyrih, 9 Maj 2013