Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Mbretëreshë e këngës (Nexhmije Pagarushës)

| E enjte, 09.05.2013, 07:44 PM |


Dibran Demaku

 

MBRETËRESHË E KËNGËS

 

(Nexhmije Pagarushës në 80-vjetor)

 

Një ndjenjë gëzimi përshkon kraharorin

Me fat Nexhmije 80-vjetorin!

 

Ti ishe dhe mbete Mbretëreshë e këngës

Krenari e babait, krenari e nënës.

 

Këngët më të bukura vendit-votrës

Krenari e vëllait, krenari e motrës.

 

Zëri yt gjethon dhe degën e lisit

Më e shtrenjëta lule e kombit… e fisit!

 

Kur i këndoje bareshës-bariut

I dhuroje jetë djepit-shëndet fëmiut!

 

Një ndjenjë gëzimi përshkon kraharorin

Me fat Nexhi-bilbil 80-vjetorin!