| E enjte, 09.05.2013, 06:55 PM |
Shahin
Ibrahimi
Kur do
ndryshojsh
E kaluara
nuk është kafshatë që kapërdihet
Nga venat
e saj del një psherëtimë e nemitur
Një zë i
ngjirur në tufanin e egër nuk ndihet
Ti shkel
mbi veten,të tjerët duke i mërzitur.
Një thes
mërzie zemrën ma kaplon
Tek i
ndëgjoj fjalët pa kuptim të tij
Vulgaritetin
si hob në shoqëri tregon
Buzëqeshjen
lavire kudo e ka nastologji.
Që në
fëmini krijon njeriu dinjitetin
Egon dhe
përçmimin në krah mos i mbaj
Kur të
vlerësojnë krijon personalitetin
Kur
kuptohemi, e qeshura zë vëndin e saj.
Vitet
kalojnë u bëmë nga gjashtdhjet e pesë
Rrëbeshet
na kanë lagur çdo pjesë të trupit
Veç
vuajtjet mund ti japim dhuratë së resë
Se fjalët
e mbrapshta bëjnë ujdi me turpin.
Kjo gjuhë
pa frena dhe pa doganë
Ku
ofendimet dalin nga një burim në zallë
Nuk
arrijnë të ftohin ujin që na ka larë
Po u
zbehën zemrat, malli do na marrë.
Dua që
shpirtin tënd ta ngushëlloj
Fjalëve
të rënda tju a heq patkonjt
Fjalorit
të shthurur ëmbëlsi i afroj
Shpesh të
thom se shoqëria sdo langoj.
Ti bëjsh
autopsinë jetës është mrekulli
Të ruajm
kujtimet nga dashuria e rinisë
Por nuk
bëhem dot kirurg se është marrëzi
Unin
krenar ta shfaq në kohën e pleqërisë.
A jemi
njerëz
Dhe
shikimi më është mërzitur
Nga
rrugët e lagjes tërë gropa
Na shkoi
jeta duke pritur
Nga
premtimet të ndryshonte bota.
E
trishtuar më sheh balestra
Breng e
saj më djeg në shpirt
Se
projektet flejn në letra
Qiriri i
vjetër vëndin s`ndrit.
Kalojn
vitet ndryshon mosha
Fati jonë
ka qënë recetë
Me
skeptizëm shikojm ndoshta
Të
ardhmen e kanë mbuluar retë.
Po afrohet
dita e numërimit
Premtimet
nxjerrin në sfilatë
Zemrat
tona ndjejn zhgënjmin
Mjerimit
mbulojnë me shakatë.
Krenarinë
e dikurshme se kemi
Se
pluhuri i kohës është me huqe
Pyesim
veten në jemi njerëz
Që
gjithçka na duket e kuqe.
Shikim
mbreslënës
I tulatur
me sytë përdhe shikonte
Vallë
ç`mendonte ai fëmi i zbathur
Mendimi
për të po më bironte
Se pashë
trenin që ishte duke ardhur.
Me thikë
marazi çdo gjë preu
Pëllumbat
më kanë dhuruar miqësinë
Vjedhurazi
shikimin nga treni ktheu
Fytyra e
tij tregonte mërzinë.
Si një
statujë e brishtë e përhumbur
Me ëndrra
flakur lëndinave
Sa dhe
lotët e kishin braktisur
Po i
afrohej i bindur shinave.
I
burgosur prej pamjes ngarkur
Kohë
amnistije shpirti më mbeti
Tashmë i
thashë ti je burrërrur
Mjengullën
e tillë se heq tërmeti.
Ai nuk
ushqehej me frymën e ngrohtë
Veç në
ëndërr mirrte bekimin e nënës
Mëshira i
ipte bukë të ftohtë
Më falenderoi me shikim mbresëlënës.