| E hene, 06.05.2013, 08:05 PM |
Gjergj
Kastrioti lindi në djepin e bekuar të kombit
Nga Gjon KEKA
Karakteri
kombëtar i një populli është rezultati i përgjithshëm i aspiratave, idealeve
dhe praktikave që përbëjën burimin e njejtë dhe lëvizjet e mbikohshme. Ajo
është e bazuar nga shkaqe të ndryshme, dhe natyra gjeografike e vendit, dhe
posaqërisht jo më pak se veçoria e fisit dhe rrjedhën e ngjarjeve historike, të
cilat kanë të ndikuara fuqishëm në rrjedhën e historisë dhe persoanlitet e
liderët të cilët kanë lënë gjurmë si mjeshtër të mdhënjë të urtë dhe vizionar. është
fat i madh për një komb të përkund në djepin e saj bij të mëdhenjë të
virtytshëm dhe të rriët për ta drejtuar kombin e tij në vizionin e paraardhësve.
Kështu edhe lindja e Gjergj Kastriotit i cili lindi në zemrën e kombit për të
treguar kështu më pas dashurinë e madhe dhe vetsakrificën e tij heroike si dhe
të lidershipit të shtetit të Arbërit pas kthimit të tij në atdheun atëror, pas
marrjes penga nga barbarët turq.
Lindja e
Gjergj Kastriotit më 6 maj 1405 përbën lindjen e një drite të fuqishme për tërë
kombin shqiptar europian, lindjen e shpëtimtarit të kombit shqiptar, lindja e
tij përbën faktin e madh të historisë së kombit shqiptar, sepse i jep një
kuptim heroik kombit dhe një frymë të pavdekësië së vlerave shpirtërore e kombëtare
të kombit shqitpar.
Me
lindjen e tij lindi edhe periudha më e lavdishme e cila lirisht mund të quhet
si periudha e “Kastriotëve të shenjët të Arbërit”, sepse ai riktheu frymën e
gjallë dhe të fuqishme të kombit, ai vendosi themelet e fuqishme të shtetit të
Arbërit i cili shtet kishte marrëdhënie diplomatike të lakmueshme dhe se po ky
shtet ishte bërë edhe reference se si duhet të udhëhiqet ai sidomos nga princët
dhe mbretër europian.
Gjergj
Kastrioti është shembull i mbikohshëm i një politikani, strategu dhe lidershipi
sepse ishte pikërisht ai që posa zbriti në tokën e atësisë së tij në nëntorin e
1443 lidhi kontratën me popullin e tij, me fiset e tij më të gjithë duke i bërë
kështu së bashku ai mbolli farën e unitetit të gjallë e shpirtit të besimit të
përbashkët dhe të krenarisë në paraardhësit dhe rrënjët e lashta të kombit
shqiptar europian.
Me
lindjen e Gjergj Kastrioti lindi poashtu për kombin shqiptar mjeshtëri i madh, sepse
posedonte urtësi dhe mjete të zgjuara politikë në qëndrimin e tij të drejtë dhe
të palëkundur. A i është mjeshtër i madh sepse vendosi pikat thelëbsore të
qeverisjes së mirë dhe efikase të shtetit të Arbërit dhe e bëri atë të rrezatoj
mbi qiellin e përgjithshëm të familjes europiane.
Pavarësisht
rrethanave dhe luftës së pabarabart si dhe mungesës së përkrahjes nga kombet
tjera dhe pricët e liderët europian ai vetë si një stuhi e madhe e kohës së tij
i dhe një rëndësi të madhe epokës në të cilën fryma dhe trupi i tij luftuan
kundër të keqes së ideologjisë sulltaniste si të brendshme ashtu edhe të
jashtme.
Periudha
e Kastriotit nuk është periudhë e thjeshtë në historinë e kombit shqiptar, ajo
është periudha burimore, periudha e zemrës së historisë së kombit shqiptar
europian. pa këtë periudhë në nuk mund ta kuptojm lidhjen e fuqishme dhe
rrjedhën e shpirtit dhe gjurmëve të paraardhësve të kombit shqiptar europian. Pra
pikërisht jeta dhe shpirti i liderit dhe strategut e heorit të kombit shqiptar
Gjergj Kastrioti është vula e së vërtëtës së brendshme të kombit, dritëqartësia
e plotë e burimit të shpirtit rrënjësor të kombit të lashtë dhe historisë së
tij,tek ai ne shohim aktin historik sublim dhe të përsosur, tek ai ne shohim
kohën e tij të madhe, kohën e shenjtë të kombit shqiptar dhe historisë së tij.
Kombi ynë
fatmirëisht dhe në mënyrë si për nga hiri ashtu edhe për nga shpirti i tij
rrënjësor e ka të lidhur fatin në mënyrë të pashmangshme me shpirtin e Gjergj
Kastriotit dhe familjes së shenjët të Kastriotëve si dhe të jetës e periudhës
së tyre të lavdishme në historinë e kombit shqiptar europian.
Ndërkaq
në kuadër të kësaj më duhet të nënvzoj një gjë këtu se më “18 Dhjetor 1442 ai
kishte parë një vegim se si dora e tij e djathtë po i mblidhet të gjitha fiset
rreth vetes dhe një zë që i thërriste sipas urdhërit të kombit”, ky urdhër nuk
ishte urdhër i përkohshëm po i përjetshëm urdhëri i ringjalljes dhe i kurorës
së shtetit të Arbërit dhe tërë kombit shqiptar.
Jeta e
tij e virtytshme, heroike, ebesnikërisë ndaj rrënjëve si dhe suksesi i të madh
i tij politik,ushtarak dhe në qeverisjen e Shtetit të Arbërit u panë se si ai
pati sukses në Krujë në Lezhë dhe në të gjitha vendet ku ai zotëronte, punonte
fuqishëm në hsërbim të Arbërit duke treguar një provë të madhe të kohës, shpirtërore
dhe materiale atë të hirit të kombit si favor i madh i historisë së tij.
Prandaj
me fjalë të tjera 6 maj eshte dite e madhe e kombit shqiptar, sepse ne djepin e
saj po ne kete dite ka lindur heroi, strategu dhe lideri i te gjitha koherave i
kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti. Kombi
yne mbane bekimin e madhe ne kete njeri sepse ishte i vetmi qe ruajti dhe eci
rruges se paraardhesve dhe ishte poashtu i vetmi qe ringjalli shpirtin arberor
pas kthimit te tij ne nentorin e 1443.
Poashtu do të ishte e udhës sikur kombi shqiptar ta shpallte këtë ditë si ditën e gëzimit komëbtar dhe hirit të madh të tij pastaj si ditë të dritës së shpëtimit dhe ruajtjes së qenjes së lashtë dhe të mbrotjes së tërë familjes europiane.