MOS U
NGUTNI NË VENDOSJE RREGULLASH…
PARIMI TË
JETË: GJUHË SA MË TË THJESHTË E TË LEHTË
NGA NEBI
DRAGOTI
Për
gjuhën duhet qëndruar larg pasioneve të sëmura, larg ndikimeve mediokre të
partiakëve që nuk kanë objektiv të qartë vizionar në sensin madhështor kombëtar.
Politikanët, kur nuk e kuptojnë “Një gjuhë, një komb”, çirren kot dhe nuk e
dinë se ku duhet dalur, madje as vetë nuk e flasin gjuhën pastër. Kryesia e
Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe nuk duhet të ngutet zhytur në sensin
emocional për të bërë ndryshime në rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe, sepse
dëmton standartin e saj të arritur , që ka qënë i vlerësuar e i suksesshëm. Për
të bërë, qoftë edhe ndryshimin më të vogël në një rregull, duhet bërë analizë e
gjithanshme, pra duhet vënë kjo apo ajo vlerë, që merret si e tillë, në kandar
për të konkluduar në është apo jo vlera më e mirë, ku në të folur apo në të
shkruar të ketë lehtësi për një kategori sa më të madhe shqipfolësish. Është e
çuditshme, kur vendoset për një rregull drejtshkrimor, prap shohim të lakohen
dy dialektet e shqipes, ku në qëndrimin që mbahet, pastaj, diktohen gabime që
hapin vështirësi riparimi. . Ky qëndrim duhet të jetë i parëndësishëm tani për
tani në këtë stad zhvillimi që ka arritur gjuha;madje, është pozitive që të
eleminohen diskutime të tilla, pasi i ka kaluar edhe koha. Është fashitur ky
problem. Në këtë kontekst duhet shikuar veç përpara për të dhënë më të mirën
para se t’i hedhim për zbatim këto rregulla në sistemin arsimor, në mediat, në
instancat e institucioneve shtetërore. Shpesh shikohen të botohen në shtypin e
përditshëm shkrime me vërejtje teorike për probleme gjuhësore si oponencë e
ideve që jep Kryesia e Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe;mirëpo këto
janë vetëm vërejtje në erë, sepse nuk kanë konstruktivitetin nëpërmjet
ilustrimit me shembuj konkretë dhe bindës. Jam i mendimit se oponenca të tilla,
kur janë të bazuara në gjuhën e gjallë, janë të nevojshme dhe duhen vlerësuar
ose u duhet dhënë përgjigja e duhur në mirëkuptim. Gjuha shqipe si çdo gjuhë
tjetër ka fjalë aktive dhe inaktive, ka dhe fjalë që koha i atrofizon e
zëvendësohen, ka fjalë që evoluojnë edhe duke u tjetërsuar me emërtime sendesh
apo objektesh bashkëkohore. Një e tillë është fjala demiroxhak(mbështetëse
drush në vatrën e zjarrit). Kjo fjalë sot nuk gjen përdorim edhe në gjuhën e
folur. Me të tilla fjalë nuk kemi përse të merremi. Le të ngelen kategori të
tilla fjalësh vetëm për studiusët e gjuhës në atë fjalor të kohës. Është me
vend vërejtja që i bëj këtij institucioni, kur merret me fjalën lëkua për të
përcaktuar drejtshkrimin e saj duke zëvendësuar zanoren fundore a me e si në
gegërisht. Justifikimi është absurd, kur thuhet se kjo fjalë ka prani në
standartin e sotëm si tek fjalët mësues, i punueshëm edhe pse këto fjalë
mbarojnë me bashkëtigullore. . Ky mendim nuk gjen natyrshmëri dhe bidshmëri. Vajmedet
që për këtë fjalë të vetme ose duke e përafërsuar me ngjashmëri të tjera të
formulojmë rregull drejtshkrimor. Del kështu që të hartohen rregulla
për çdo fjalë, pra, del që të bëjmë ngarkesa të
panevojshme vetëm e vetëm për ta rënduar dhe për ta vështirësuar për asimilim
tek nxënësit. Për përmirësimin drejtshkrimor të shqipes duhet mbështetur fort në standartin ekzistues , sepse një
sipërmarrje e tillë është e barrshme dhe kërkon në ndërgjegje përgjegjësi të
lartë, sepse gjuha nuk është e një individi apo e një partie. . Një vërejtje
është me vend rekomandimi i dhënë për fjalën i gjërë në formimin foljor të
shkruhet zgjëroj. Atëherë pyes për drejtshqiptim si është më mirë zgjëroj apo
duke e zëvendësuar ë me e zgjeroj?Prandaj edhe e përsëris : për gjuhën larg
ngutjeve, larg rrymave ujore të turbullta emocionale!Shumë fjalë të shqipes
mbarojnë me ë, madje edhe emra të gjinisë mashkullore në njënjësin e pashquar
si burrë , lumë, babë etj. Për këtë kategori është shumë lehtë të veprosh sepse
rregullin gramatikor e ke që me ë në fund shkruhen emrat femëror, trajta e
pashquar e njënjësit si dorë, bukë etj. Është e pranueshme që ë fundore të
futet brenda fjalës si kazmë në kazëm, po pse amëz të shkruhet amzë(??). Ka
kontradiktë, ka vend edhe për vërejtje. Hajde e gjeja fillin këtij lëmshi , i
dashur gjuhëtar. Po
kështu rekomandohet që ullinj të drejtshkruhet ullij, i drunjtë të shkruhet i
drujtë. Në këtë rast kam mendimin se duhet diskutuar forca shqiptuese e nj dhe
j në fjalë;duhet analizuar harmonia e tingujve për të pasur shqiptim të bukur, të
qartë dhe të plotë të fjalës. Kjo kërkesë që bëj , me këtë rast, duhet të jetë edhe për shumë raste të kësaj
natyre. Vazhdoj ilustrimin dhe sugjerimin:rekomandohet thelb në shumës
thelbinj(pse të mbarojë me nj dhe jo me j si më lart si ullij). Tjetër:pse duke
u mbështetur në vështrimin vizual shkrimor estetik mos të shkruhet thelp e thelpinj?Mendoj se në shqiptim p
është më e thekshme se b për forcë diksioni fjale. Është e pëlqyeshme fjala
zhongler të shkruhet xhongler siç është edhe fjala e ardhur në shqip
spontaneitet të shkruhet spontanitet, sepse kështu arrin në natyrën e
shqiptimit me lehtësi të shqipes. Nuk më duket e drejtë që lëngëzorja r të
shkruhet në rr si shter në shterr, sepse ka vrazhdësi shqiptimi. Duhet qëndruar
e gjykuar edhe , në këtë aspect: për shqiptim më të mirë e më të ëmbël të
fjalës. Është e tepërt dhe do të ketë problem përdorimi i shenjës së apostrofit
, sepse bën shkëputjen e fjalës në të shkruar si Bet’hoven, Mat’hauzen. Këtë do
ta quaja edhe mbingarkesë në hartim rregulli, sepse edhe fjalë të tilla janë të
pakta. E kam shprehur në shkrim tjetër se do të ishte me vend të hiqej j tek
fjalët faqja, paqja etj. sepse në paradigmën që u bëhet kjo shkronjë është
prezente vetëm në rasën emërore, vetëm kur shkruhet, ndërsa ne rasat e tjera
largohet, (i, e faqes, i, e paqës, faqes, paqës, faqes, prej faqes etj. Heq(j)a
e kësaj shkronje është pa problem, sepse edhe kur fliten këto fjalë j nuk
dëgjohet. Ka ardhur koha që të shkruhen pa vijë ndarëse fjalët njëra-tjetra, dita-ditës
në njëratjetra, ditaditës e të tjera të këtij lloji. Këtu qëndron e mira se
pakësojmë një rregull drejtshkrimor. Dhe kjo është vlerë, është zhvillim
gjuhësor, krijon lehtësi në përvetësim të rregullave dhe e bën gjuhën sa më të
thjeshtë e më të kapshme. Disa ndajfolje shkruhen me ë dhe disa pa ë. Pse mos
të shkruhen të gjitha pa ë ?Ndryshe, ky qëndrim që kemi mbajtur është, thjesht,
çorientim. Në një gazetë shkruhet na fyeu. Edhe në media përdorimi
drejtshkrimor ka shkelje, ka probleme të theksuara ku edhe shkruhet sipas
tekave. Pra, na fyu, vetë zanorja e largohet nga shqiptimi i kësaj folje. Ka
qëndrime të pamenduara mirë, kur ka shprehje të tilla:”Me që qënka thyesë me ë ,
të shkruhet edhe fjala tjetër me ë thyezë. Në këtë mendim nuk shohim ndonjë gjë
të dobishme. Pra, gjërat duhen peshuar mirë para se të veprosh. Për vendosjen e
ndryshimit të rregullave drejtshkrimore është mirë që t’u kthehen edhe njëherë,
por…me gjakftohtësi duke i qëndruar me besnikëri problemit kërkues shkencor
gjuhësor, që, kur të vendoset asnjë mos të ketë llogjikë kundërshtuese. Mendoj
se sa më shume të aktivizohen për këtë problem, që nuk është i pakët, aq më
mirë është. Ndryshimi i rregullave drejtshkrimore të gjuhësisë është si puna e
shprehjes:”Mat njëqind herë dhe pre njëherë. ”
Prill, 2013.