| E hene, 06.05.2013, 07:00 PM |
ASHTU SI
ÇDO NJERI
Nga QAZIM
SHEHU
Ashtu si
çdo njeri nuk i ik heshtjes,
As unë ik
e për të s`dua t`ia di,
Sidomos
me ëndrrat e mia pas përleshjes
Me
to.Nevojë kam për një pakt të ri.
Ato s`më
lënë të qetë.Sido të jenë.
Sado të
bukura.Nuk i dua më.
Peng më
mban një dëshirë tjetër.
Një kënge
ndryshe do ia them.Pa to.
Ëndrrat
qeshin hidhur, tundin kokën,
Pa leje
kur bujtin, pa turp,
Natën kur
qetësia botën si një fëmijë
Në djep
tund.
Pakt nuk
deshën.Të pashpirtë,
Ky vlug i
tyre ikës.
Trimërohen
e sulen çdo ditë
Nga
djallëzia ime pritëse….
MË DUKET
Gjer
s`ishim njohur, ishim kaq të mirë
Sejcili
në botë të vet me një dëshirë
Budallaqe,
që askënd nuk vret.
Ti erdhe
nga një skaj i planetit si re,
Unë nga
skaji tjetër vija,
Dhe u
takuam sikur mos qe
Ajo që
duhej të ishte më e mira.
Vendi më
i bukur ai duhej të ishte
Një vend
plot dritë e me diell,
Ku nisëm
njohjen nën lutje perëndish
Më pas e
hodhëm si çantë mbi shpinë.
Për
udhëtime të përditshme, drejt
Njëri
tjetrit sërish duke shkuar,
Sikur
fare mos ishim takuar,
Dhe
dëshmitarë s`patëm dikush të na e thotë,
Atë
vendin e parë, premtimin e pambaruar,
Dhe toka
blerimet sa herë ka ndërruar….
SHIGJETA E VILHELM TELIT
Në shenjë
drejt mollës së famshme,
Do
zgjidhte gjithë padrejtësitë,
Atëhere
do kisha bërë një vandak me shigjeta,
Duke i
mprehur çdo ditë me limë,
Për të
vërshëllyer majëmprehta.
Pa i lënë
të ndryshken në shi,
Shigjetat
e vjetra.
Për ta
plasur qesen me helm
Që
ngrihet në festa tinzare,
Si
tollumbac në zbukurim- jerm,
Në fytyrat
e krimeve bizare.
Pastaj
shigjetat e Vilhelm Telit
Do ia
falja si rreze diellit.
VIOLINA
Dhimbja
ka formën e saj,
Holluar
pakëz në mes.
Violina,
Me tinguj
të mprehtë, sikur njëherësh
Mprihen
njëmijë thika.
Harku
gërryen,gërryen,
Mundësitë
më të epërme të daljes
Të
tingujve që mbyllen
Në një
shpellë të thellë malesh.
Me
njëmijë pëllumba braktisës.
E kur ata
dolën njëherësh,
Shpella u
shemb,
Harku u
këput prej dhembjes
Teli u
këput dhe vetë u lidh prapë,
Bisht
shigjetlle në flakë të vetëtimës,
Me
njëmijë zogj çukitës,
Në bark
të violinës….
GRUA
Gjithë
jetën desha një njeri,
Dhe
s`munda të dua tjetër,
Sa më
shumë ndizej kjo dashuri,
Hiri
përvëlonte egër.
Gjithë
jetën të desha, grua,
Sado u
përpoqa të shpërndaj
Dashurinë
që hovte në mua
Diell me
rrezet në maj.
Nga
bredhjet ikte e vinte shpesh,
Tek
foleja e shpirtit tënd,
E ti këtë
s`ke si ta dishë,
As të
shkon ndërmend.
As mua
s`më vjen ndërmend
Për
bredhjet tjetër përtjetër,
Kur
dashuria ndal e rend,
Se ti s`u bëre kurrë verë e vjetër…