| E hene, 06.05.2013, 07:57 PM |
AMANTIA -
PROBLEME TË URBANIZIMIT TË SAJ NË PERIUDHAT ANTIKE
NGA GËZIM LLOJDIA*
Këshilli
Kombëtar i Arkeologjisë miratoi, projektet e reja të gërmimit arkeologjik për
vitin 2013,shkruhet në komunikatën e MTKRS tek ëebi i kësaj ministrie. Në zërin
projekte te reja : është përfshirë
qyteti ilir Amantia. Konkretisht aty shkruhet: Amantia: Probleme të urbanizimit të saj në periudhat
antike.(projekt 5-vjeçar).Drejtues projekti Dr. Elio Hobdari & Jamarber
Buzo.Projekti synon të eksplorojë qytetin e Amantia në të gjitha drejtimet. Në
gjendjen e tanishme është e pamundur të fillohet një gërmim në shkallë të gjerë
në sit. Për këtë arsye gjykohet më i dobishëm një fillim gradual i punës duke
pasur parasysh edhe nevojat logjistike të projektit.
Për vitin 2013, qershor:
Do të realizohet survey brenda
fortifikimit. Dy do të jenë qëllimet e kësaj pune:
? Identifikimin e të gjithë
elementëve arkitektonikë të të gjitha periudhave të shpërndarë
në sit, brenda fortifikimit, dhe
të ripërdorura në muret e banesave. dokumentimin e
tyre dhe fillimin e përgatitjes së
katalogut.
? Identifikimin e pikave ku mund
të realizohen sondazhe (të paktën një i tillë)
stratigrafike me qëllim kapjen e
kronologjisë së okupimit të sitit.
? Dokumentimin e plotë të
materialit arkitekturor në "Lëmin e Peçit" (tempulli dhe
bazilika). Përfundimin e katalogut
të tyre.
? Pastrimin e plotë të një
strukture funerare, të grabitur në antikitet, në nekropolin
verilindor dhe dokumentimin e
plotë të tij (varri 3).
Kthimi i
vëmendjes karshi qytetit ilir Amantia
përbënë një fakt që duhet vlerësuar.Amantia është një qendër arkeologjike e
njohur ndër vite me monumente të rëndësishme,që paraqesin shkallën e zhvillimit
të qytetit. Amantia i përket periudhës së antikitetit të mesëm. Momentet janë
gjetur pas gërmimeve arkeologjike shprehin kohë ekzistencën e qytetit antik
gjatë historisë së tij. Zbulimet arkeologjike në këtë qendër të lashtë ilire
filluan në vitin 1949 me një ekspeditë arkeologjike e përbërë nga Hasan Ceka,Skëndër Anamali dhe
Frano Prendi. Nëse ka një autor ,Amantia është frut i gërmimeve që ka kryer
Skënder Anamali. Të dhënat që la Anamali, na
krijuan mundësin që të botojmë librin:”Amantia-qytet i Ilirisë Jugore”,
ku janë përfshirë të gjithë botimet e S.Anamalit dhe A,Meksit-bazilika
palokristiane dhe H.Ceka-monetat e Amantias”.
Rëndësia e burimit arkeologjik
Monumentet
në Amantia kanë një rëndësi kulturore
dhe historike .Ato kanë një renditje që shkojnë nga shek VI ,para Kr.deri në
shekujt I .Gërmimet do të plotësonin një kuadër më të qartësuar dhe më
të plotë me material arkeologjik. Gërmimet në Amantia të kryera shumë vite me
parë kanë nxjerr në dritë të dhëna, që plotësojnë shkallët e zhvillimit të
qytetit në kohë-shekujt e tyre. Të dhënat arkeologjike flasin për një qytet
ilir .Shembulli i të cilit janë shumë
ndërtime dhe vepra monumentale. Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve
të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij
qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij
qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda
kufinjëve të një mijëvjeçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në
hapësirën kohore mbetet jo i plotësuar.
Qyteti i Amantias ka qenë i shtrirë në tarraca. Mbetjet arkeologjike të kësaj
shtrirje janë gjetur vetëm në disa site. Jashtë mureve rrethuese gjendet siti
Lëmi i Pecit ku janë tempulli dhe një kishë paleokristiane të dhënat e të
cilës i ka publikuar A.Meksi.
Zona
jashtë mureve rrethuese. Të dhënat flasin se qyteti antik u shtri në
tarracat e sajuar rreth saj. Tarracat
zbresin deri poshtë dhe shumë prej tyre janë forcuar me murre mbështetëse të
fuqishme. Në këtë mënyrë Amantia kishte një pamje të veçantë
Monumentet e zbuluara
1-Stadiumi
2-murri
rrethues i akropolit,porta e hyrjes juglindore dhe harku
3-tempulli
dhe kisha
4-nekropoli
5-monumente
dhe godina
Ku do të mund të gërmohet
Resurset
arkeologjike.
a-gropa e
Kovacit.
b-kalaja
c-lëmi i
Pecit
d-qafa e
varreve
e-qafa e
pazarit
a-Gropa e
Kovaçit. Shekulli i III-II para .Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të
Amantia. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit, ,tempulli si dhe shumë
godina dhe varre monumentale. Gërmime tek gropa e Kovacit.Të dhënat flasin se
pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit. Fragmente gjenden në
veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me
blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërimet në këtë vend do të pasurojnë
monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë
të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një
ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të
plotë dhe të qartë të kësaj periudhe. Dyshohet për pozicionin e një amfiteatri.
Gërmime në vendin e quajtur Gropa e Kovacit tregojnë me sy të lirë objekte të
cilat janë të dukshme zgjatim i një murri. Pikërisht në këtë vend kur është
bërë ndërtimi i një fushe sporti dëshmohet për objekte. Një kolonë rreth 1m e
kemi mbuluar kur rikonstruktuan rrugën që të shpie në kala. Kjo rrugë ishte
ndërtuar në vitet ’80.Amantia është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe dhe
gërmimet në këtë zonë do të shtoni n monumentet të cilat janë edhe premisa e
parë e takimit me vizitorët. Janë kryer këto gërmime para viti ‘1990. Është
gërmuar ne zonën ne hyrje te qafës se Pazarit. Janë zbuluara objektet e
mëposhtme-themele ndërtese. b-2 godina përkarshi stadiumit. Qëllimi. Gërmimet
në këtë zone do te plotësojnë hartën e plote
objekteve qe kane ekzistuar ne
vendin qe sot quhet qafa e pazarit.Arsyeja:Kjo është pika e pare e takimit te vizitoreve me qytetin antik.
b-kalaja.
Quhet akropoli i qytetit. Është rreth
”Pllaja e
sipërme shkëmbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin
muret,teknikën e ndërtimit e ndërtimit dhe drejtimin e tyre në përqasje me
vendin, shkruan S.Anamali. Por akropoli ka lartësuar muret e tij pikërisht në
kohën e zhvillimit qytetërimit ilir. Ky monument antik si dhe të tjera të
gjetur në rrënojat e kësaj kodre është shprehje e fuqisë ekonomike,materiale të
ilirëve.
c-Lëmi i
Pecit.
Nga muret
e akropolit distanca është
Zbulimi i
tyre do të formonte hartën e plotë të
kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik. Pjesa
më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi
të tyre. Nga muret rrethuese deri tek te ky sit ende nuk ka pasur gërmime .Kjo
ndoshta duhet të jetë zona ku mund të përfshihen gërmimet pas disa vitesh.
Gërmimet mund të fillojnë të kryhen duke ndjekur këtë pozicionim ,pra gërmime
rreth e qark lëmit të pecit nëpër tarracat .Qëllimi është që të zbulohen dhe të
nxirren në dritë banesa të kësaj periudhe që do të plotësojnë idenë se qyteti
antik ishte i shtrirë jashtë mureve rrethuese nëpër tarraca duke qenë një qytet
kodrinor i veçantë nga të tjerët, pikërisht se ishte i shtirë pjesa më e madhe e tij jashtë mureve
rrethuese nëpër tarraca.
Si u krye survey “Amantia
”Observatori
vrojtues” i arkeologjisë shqiptare ka filluar të zhbiroj në nëntokën e pasur në një nga qytet antike
ilire,qendër e rëndësime Ilirisë së Jugut në Amantia. Projekti survjeim
arkeologjik është projekti që ka filluar punën në qendrën e largët antike rreth
Krahas Gjongecaj në këtë projekt janë përfshirë arkeologët shqiptarë Ilir Gjipali,Dhimitër Çondi,Drejtori i parkut Amantia Gëzim Llojdia si dhe 2 arkeologët e huaj David Hernandez arkeolog dhe Emily Glass,arkeologe që mbron masterin.Arkeologu amerikan David Hernandez u shpreh se ky survey që do të zgjas për një periudhë 2 jave është fillimi i punës për këtë zonë arkeologjike si dhe është tepër i rëndësishëm për Shqipërinë.Shqipëria ka shumë qendra të vjetra antike,Amantia është një qytet i rëndësishëm antik. Gërmimet në këtë qytet antik kanë 50 vjet që janë kryer dhe nuk ka pasur më informacion për arkeologjinë. Ne shpresojmë që më këtë projekt të kontribuojmë për të krijuar një imazh të plotë për monumentet tij,jetën e zhvillimit si dhe ecurinë e tij.,të cilat janë të rëndësishme për arkeologjinë,turizmin,trashëgimin kulturore. Projekti konsiston në ndërtimin e hartës topografike me mjetet digjitale duke përcaktuar në ardhmëri vendin ku do të mund të gërmohet për të zbuluar atë pasuri ,që koha dhe shekujt kanë fshehur nën dheun e Amantias .Hernandez shprehet se topografia digjitale filloi nga stadiumi,vepra më e plotë më e rëndësishme dhe me e veçanta në Ballkan duke përvijuar më ë teje në Qafën e pazarit për të identifikuar objektet që mund të kenë ekzistuar në kohën e qytetërimit të mesëm ilir kur Amantia pësoi zhvillimin e madh ekonomik dhe ishte një pikë e rëndësishme strategjike përmes rrjedhjes së 2 lumenjve të cilat i kontrollonin 2 kulla vrojtuese që dominon zonën dhe kalimin për në agoranë e qytetit bëhej nëpërmjet 4 portave hyrje. Ndërkohë survey arkeologjik do të zbresi në Lëmin e Peçit ku gjenden 2 monumente të rëndësishme tempulli i Afërditës e shekullit të 3 para Krishtit dhe kisha e tipit bazilikë tre nefës e shekullit V-VI pas Krishtit. Ndërkohë survey i do të përshkojë murrin rrethues të qytetit, dhe objektet e tjera arkeologjike që janë zbuluar përpara viteve ’90. Me fillimin projekti drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum Gëzim Llojdia shprehet se kjo është ekspedita e parë që fillon punën në Amantia pas 18 viteve haresë,duke hedhur hapin e parë dhe është ekspedita e dytë arkeologjike që kërkon paralelisht në Amantia dhe në Orikum për identifikimin e objekteve që mbanë kjo zonë e pa eksploruar prej vitesh.