| E hene, 06.05.2013, 05:11 PM |
Ndjenja njerëzore
Qëndresa ështe vetë kurora e hierarkisë së vlerave
Nga Tomorr Hoxha
Asgjë të
bukur nuk ofronte mëngjesi I asaj dite nëntori . Nje shi I imët e mjegullonte
së ëtepërmi Tiranën e atij mëngjesi … Dikur , ish kryeinxhinjeri im , Zotëria I
nderuar Petraq Karaja , iu përgjigj ftesës time per kafe . Ai e kuptoi qëllimin
e ftesës : kohë përpara biri I tij I vetëm
kishte ndërruar jetë , dhe unë nuk Kisha mundur te isha atë ditë me të ,
përveç mesazhit te ngushëllimit …,dhe nevoja ime , që të mund te ndanim së
bashku atë dhimbje ishte e jashtëzakonshme …
…U ulëm
në një bar. Biseda rrodhi e ngrohtë.Natyrshëm ajo erdhi tek biri I tij I dashur
Dorjani që kishte humbur kohë me parë: rritja, dashuria, pasioni në edukimin e
tij…zemër babai. Zemër e dhimsur e një ati te fisëm… dhe ashtu në një moment më
thotë, se mua më duket se e ndiej diku
këtu pranë, duke treguar karriken bosh të tavolinës ku ishim ulur. Asnjëherë
në jetën time nuk kisha provuar një ndiesi të tillë, ashtu pothuajse ishte, per nje moment
edhe mua mu duk se e ndjeva se ishte afër,fare afër , sa gati gati e preka
birin e tij, Dorjanin, që nuk është më mes
nesh.
Nuk mund
te ndihesha më I prekur, kur vetë Petraq
Karaja aq bujarisht më bëri pjesë të dhimbjes së tij, zemra ime u
zbut e u mbush me më shumë admirim e mirënjohje për miqësine e lartë, në
shfaqjen e dashurisë së madhe tragjikisht humbur, ashtu siç është
thënë, “shkrepëtimë në qiell të hapur”,ishte fati apo gabim njerëzor, asgjë nuk
kishte rëndësi, përvec faktit të një apokalipsi në zemrat e prindërve të Dorjanit, prokurorit të
ri të Tiranës. Që në rininë e hershme ,
më ishte skalitur ne vetëdijen time
figura e inxhinjer Petraq Karajit, si
një intelektual I ri që në qytetin tone
prej njerëzve të mencëm thuhej se, “Ai ecën në majat më të larta të
traditës intelektuale vlonjate”. Më Vonë bashkë
me rritjen kam pasur privilegjin që të punoja bashkë me të.
Parreshtur
dhe gjithmonë mbetej një drejtues I talentuar, dinte ti kontrollonte ata që vareshin prej tij, pa u ndier të trysnuar, por miqësisht dhe udhëhiqej vetëm e
vetëm nga parimi që ai kishte se, “e rëndësishme është qe njeriut ti fitosh
zemrën”, sepse vetëm në këtë
gjëndje mund te priten rezultatet në punë.
Por jeta
e inxhinjerit të ri, dhe këtë vlerësim e
gëzon nga te gjithë njerëzit që kanë pasur privilegjin të punojnë me të, ashtu
edhe breznia intelektuale e Vlorës, ka
qenë e harmonizuar në të gjitha fushat.
I
apasionuar për diturinë, me aftësi e kompetencë në zgjidhjen e problemeve të
teknikës, por edhe të administrimit të
punës, me plot gojën një zot I vërtetë I puneve, por mbi të gjitha një
komunikues njerëzor, shumë I ndershëm, tipare te fuqishme të së drejtës si dhe
respekt të sinqertë për njerëzit.
Bota e
kryeinxhinjerit ishte shumë e madhe,I
fortë në punë, por I hollë në shijet e tij estetike, përfaqësues I plejades
më të
mire të inteligjencës në Vlorë,
njohës I shkëlqyer I shkencës, I sportit, por edhe I artit e letërsisë, mbi
të gjitha standartet e larta që I kishte
vendosur vetes, e që sigurisht ua
kërkonte të afërmve e miqeve të tij, sa vetë profesor Petrit Stefa kujton se, ai
inxhinjer Petraq Karaja është personi që
në aktivitetet e jetës kërkonte
përsosmërinë, pasi ai gjithnjë shprehej,
“se përsosmëria është një proces I pafund që ecën në drejtime të
pafundme , e se ajo nuk është vendmbritje por destinacion”.
Në këtë
frymë lindi dhe rriti djalin e tij Dorjanin , dhe nuk hezitonte të shprehte
krenarinë për të. Unë besoj se të mund të bësh krenar një baba e për më tepër
një baba të quajtur Petraq Karaja, nuk mund te arrihet lehtë. Dorjani ishte një
student I shkelqyer, që refuzoj jetën
akademike për të shërbyer në organin e akuzës së kryeqytetit e në një kohë
shumë të shkurtër u evidentua për cilësi të rralla, e që të gjithë miqtë e
kolegët e tij shprehin se nuk mund të zëvendësohet miqësia , dhe vlerat e larta
që Dorjani Kishte, e që mjerisht do të na mungojnë shumë.
Dashuria
është thënë, që I ka rrënjët në tokë, e
kjo është dhimbja e saj, dhe petalet në
qiell e kjo është ekstaza e saj.
Unë e ndieva, e ndieva, se Dorjani ishte atje në
karriken që neve na dukej bosh, sa gati mund ta prekja djalin, e
inxhiinjer Petraq Karaja, që kishte mbërritur prej kopshteve të parajsës, që ai
I ka zbukuruar me qënien e tij atje, për të qenë pranë atit të tij të dhimbsur e për të ndier
edhe ky se sa krenar është Dorjani për atin
e tij Petraq Karaja, miqësia e të cilit na nderon të gjithëve së tepërmi…
Ndërsa u
ndamë, e ndoqa me sy inxhinjerin, teksa ecte ashtu fisnikërisht, me dinjitet në
rrethana të tmerrshme, unë nuk mund ta kisha menduar, se atë mëngjes të mjegulluar do të më bënte mua
dëshmitar të vërtetimit të një ligji të
madh se, qëndresa është vetë kurora e hierarkisë së vlerave