| E diele, 05.05.2013, 12:17 PM |
Haxhi
Muhaxheri
ÇAMËRIA
Çamëria
Është
Lumi i Loteve që nuk shteron
Malli i
të dëbuarve që përvelon
Kënga e
Shpresës që gjallëron
Çamëria
Është ora
e lutjeve që nuk mbaron
Çamëria
Është
ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i
shenjtë i etërve
Emblema e
krenarisë së emrit
Çamëria
Është damari
i ngushtuar i atdheut
Çameria
Është
tregimi për barbarinë
Plaga ime
e pashëruar
Libri i
papërfunduar i historisë
Çamëria
Është
kodi i pazbërthyer i perëndisë