Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lefter Duraj: Testamenti i babait

| E diele, 05.05.2013, 04:13 PM |


TESTAMENTI  I BABAIT

 

- Cikel me 5 vjersha nga libri në dorëshkrim “Kalenjen e kam me vete”,

që autori Lefter Duraj po e pergatitë per botim– nga Tirana, Maj 2013-

 

 

1. Jemi një Lis…,

 

DURAJ, te Kalenjes nje lagje e tere,

Nje fis jane, nje Lis i madh,i gjere,

Ne shekuj aty, rrenjet thelle jane,

Aty gjysh, stergjysh, jetuar kane.

 

Duraj,ne shekuj, aty rritur ne jemi,

Lis i madh,me rrenj ka hedhur,

Ne Kalenje lindur e rritur perhere,

Brezat vijne rradhe,te tjere e te tjere.

 

Emrat ata mbajne, te te pareve tane,

Bilo e Lulo jane, nga nje nene e babe,

Tahir Duraj, babane e tyre ata kane,

Te tjeret me pas tyre, Duraj mbajne.

 

Abedin, Zenel,Bektash, Velo, me pastaj,

Pare i kam une, ata si te jene te gjalle,

Ata, rrenje t’trungut te Lisit Duraj jane.

Ne vite e shekuj ne Kalenje, jeten kane.

 

Gjyshin tim Velo, semundja se la rehat,

Te shihte femijet te rritur, mbeti e s’i pa,

Te nente rritur jetim, vetem me nene ata,

Shpirtin gjithe kohes, mbajtur me trahana.

 

Humbja e babait, ishte shume e rende,

Mungesa e tij, qoshja  s’ ben me vend,

Femijet per tu rritur,ne nje dore do lene,

Kete amanet, xha Bektashit ia kish thene.

 

Si sot mbaj mend, kur vinte per vizite,

Ulur ne qoshe, xha Bektashi  fisnik,

Gezonte babai, e kish nder ne shtepi,

Ku shkelte xha Bektashi,kishte miresi.

 

Ky Lisi i madh, i gjere e dege plote,

Afer njeri tjetrit, te gjithe rritur tok,

N’dite te mira e te keqija, lidhur fort,

Ndaj cdo rrebeshi si dje… dhe sot.

 

…!

Cdo dite pa u lodhur,ne te tregojme,

Respektin mes vetit, te demostrojme,

Nuk ka dallime,shkolle e pa shkolle,

Mos leshoni fjale,pa menduar holle !

 

Shekujt nje nga nje, ikin dhe shkojne,

Fisi Durajt perhere, rriten e shtojne,

Te perparojme,te lidhur gjithe bashke,

Vllazerine e tyre,si brenda dhe jasht !

 

 

2. Ballshi…

 

Ky eshte qyteti ku une kam lindur,

Shtepi nje katshe me gur ngritur,

Ne themelet e nje kishe te vjeter,

Kalova  3-4 vitet e para te jetes.

 

Ca kollona mermeri aty perballe,

Luanim ne beheshim gjithe balte,

Shkonim ne shtepi hanim shuplake,

Sapo mamaja rrobat na kish lare.

 

U rrita dhe ca, u bera 5-6 vjet,

Nderruam shtepi, zgjerim do jete,

Nje foto aty ka mbet si nje kujtim,

Per pak kohe, nderruam shtepine.

 

U ngjitem pak me larte, shtepi e re,

Ishte me mire, prape shtepi perdhe,

Me afer shkollen dhe spitalin ishte,

Nje arre aty afer, xha Kaso kishte.

 

Kjo ishte e treta shtepi e nderruar,

Ca ruse me pare kishin qendruar,

Nje shtepi aty me poshte,viti ’63-e,

Ndertuar buze rruges kastile per ne.

 

Aty qendruam, shume kohe me gjate,

Te gjithe fejuar, martuar, aty te shtat,

Rritur ne femije, nje dardhe aty prane,

Deri sa shtepi me vete,secili u ndame,

 

 

3. Karroca me kushineta

 

Jo te gjithe ne, kishim kete privilegj,

Nje karroce te tille, ishte sakrilegj,

Nga prinderit e tyre, behej ky nder,

“Dhurate” u vinte, nja dy kushinete.

 

E gjithe qyteza, kishin dy-tre vet,

Beheshim bashke, ne ne nje vend,

Gara do niste, ziheshim ne shpesh,

Kush i pari te hipte, s’do ishte ters.

 

Fillonte gara, karrocat ne nje shesh,

Leshoheshim tatepjete, te gjithe serbes,

Kush te mbrije i pari, s’kish dyshim,

Do fitonte lojen, do kishim admirim.

 

Ca “defekte” kishte, edhe kjo loje,

Ndonje sakatim apo n’rroba boje,

Jo rralle here, pesonim ndeshkim,

Nenat ne shtepi, do kishin mundim.

 

Po ku je bere keshtu, ti ore lanet?

Gjuri me copa, kemishen peribret!

Verejtjet e nenes, ne nderronim loje,

Me top llastiku, te nesermen futboll.

 

Keshtu per dite, ne duhet t’ mendonim,

C’loje do benim, te tjera loje t’sajonim,

Se nje top llastiku, jo te gjithe e kishin,

Privilegj te disa femije, ato do ishin.

 

 

4. Arrat e Kalenjes

 

Fshati yne me lisa me te gjate,

Shtrihen ato, gjithe ne nje shpate

Pyje te dendur dhe me bukuri,

Sa here shkonim , ndjenim freski.

 

Kenga e gjinkalles ia niste ne vere,

Te shtate femijet rresht si perhere,

Kalonim pushimet me shend e vere,

Porosi merrnim nga babai te prere.

 

Veshet do t’u shkul, ne peme po te vini,

Atje po te shkoje, na priste ndeshkimi,

Aty kish plote fruta, molle, fiq e arra,

Kur binim ne sy,duart fshihnim prapa.

 

…!

Keshtu iknin ditet, vjeshta po afronte,

Shtatori therriste, shkolla po agonte,

Ashtu si pa qejf, zbritnim ne qyteze,

Ne buze e duar, gjyra e arres ndeze.

 

I ferkojme ato, me rere, gur dhe ne mur,

Por ngjyra e saj, sado nuk del kurre,

E dinte mesuesi, se ne fshat kemi qene,

Ndaj dhe pershtypje, shpesh nuk u bene.

 

 

5. Testamenti i babait

 

Diku e kam shkruar si me la babai,

Iku pa pritur, kish shendet te mbare,

U percoll ate dite, me shume nderim,

Humbja per mua,nuk ka zevendesim.

 

Me pas pa biseduar, rrobat e tij germuan,

Te gjenin “florinjte”, babai kish mbuluar,

Pa ditur se, vetem djersa e tij kish kulluar,

Te shtat femijet, ushqimin  per te siguruar.

 

Dikush nje dite, ne xhepat e tij kish gjetur,

Nje cope leter shkruar, amanet i mbetur,

Pyes ç’kish shkruar valle, ne ate flete leter,

“Nje merak e kam, mikpritja s’do tretur”.

 

Kerkoje kete leter, vellai i madh gjetur,

Ku ndodhet ajo,-i thashe, pse e ke tretur?

S’kish tjeter gje,- tha, aq fjale te shkruar,

Pse? Ç’deshe me shume, ketu ke gabuar!

 

Ç’do fjale e babait, per ne testament,

Çdo merak qe kish, per ne nje amanet,

Tani e kuptoj, perse fliste shume pak,

Ate ai vleresonte, mikpritja qe merak.

-Per ZemraShqiptare, nga redaktori ynë Z. Lushaj-