| E enjte, 02.05.2013, 09:01 PM |
Kosovës
dhe shqiptarëve po u mungon lideri
Nga Eduard Gashi
Vetëm
ardhja e Prof.Dr. Fatmir Sejdiut në krye të LDK-se mund ta shpëtoj atë
Kush mund
të jetë udhëheqësi ....???
Udhëheqësi-prijësi
i një subjekti ,kompanije organizate apo edhe i një shteti duhet të jet, njeri
me përvojë të madhe profesionale,familjare, dhe jetësore .
Një njeri
me përvojë dhe me këto vfyrtyte mund të udhëheq, dhe prezenton subjektin, të
cilin ai drejton pa komplekse personale ,dhe si i tillë ai pranohet poashtu pa
komplekse edhe nga anëtarësia dhe rrethi.
Në mënyrë të veqant kjo vlen ,për të parin apo për të paren e një shteti të caktuar,për presidentin apo për kryeminstren apo kryeminstrin
Historia
jonë
Histroia
jonë është një histori e dhimbëshme porë krenare ,duke qenë si e tillë edhe
udhëheqësit tanë ishin në po këto pozita ,dhe pozita e tyre ishte pozitë
mbrojtëse dhe ruajtëjes se qenjes së kërcënuar kombëtare.
Gjeni dhe
rrënja jonë u ruajt fal udhëheqësëve të tillë ,të cilët u vun në ball të
popullit, duke rrezikuar qenjen e tyre personale, për të shpëtuar një komb të
tërë.
Kështu
vepruan rilindasit tane ,të cilët edhe pse shumica të mërguar,ata i dhan vulën
Shqipërisë së 1912.
Kështu
veproj dhe punoj nacionaldemokratja shqiptare Marije Shllaku
Kështu
veproj dhe shkencërisht punoj Prof.Dr.Ali Hadri, kështu vepruan vëllezërit
Gërvalla dhe K.Zeka,kështu u gjend Enver Hadri derisa u atentuan në mënyrë
tinzare dhe me metoda më barbare.
Në vitet
e tranzicioneve të medha botërore qenja jone kombetare ishte më e rrezikua
Asnjëherë
në historin tonë qenja jone kombetare , nuk ishte më e rrezikuar se sa në vitet
e tranzicioneve të medha botërore.
Populli
ynë u gjend në një udhëkryq gati të pakaluar.
Makineri
e shfrenuar ushtarake ,kishte krijuar plane mizore për qfarsojen e një populli
të tërë
Popuj
tjerë të cilët po jetonin poashtu në hapsirat gjeografike të ishJugosavisë, po
prisnin lirin,po me gjakun e një populli tjetër.
Kjo gjë u
vrejtë sheshazi nga klasa jonë intelektuale ,e cila ishte shkolluar dhe edukuar
në shtetin, i cili ishte njerkë për ta,ne shtetin e pa themele, në shtetin i
cili u okupua nga një ideologji diktatoriale ,dhe një njëmendësije mesjetare e
gatuar në kuzhinat shovene në Francuska-7 Beograd,në shtetin i cili po rrënohej
nga një nacionalizëm i verbuar.
Per
setepërmi gjak ishte derdhur për lirin e këtijë vendi, dhe dalja në skenë e
akademikëve
Shumë,
tepër ,per se tepërmi ishte derdhur gjak për lirin e këtijë vendi,u derdh edhe
në demonstratat e 68 dhe 81,si dhe në ato për mbrojtëjen e autonomisë së
74-shit ,si dhe në në ato për demokraci ,kah po ecte bota e civilizuar, dhe
populli për një qast dhe paritmas u gjend ,në një situatë të jetë apo të mos
jetë ,atijë po i mungonëte lideri ,njeriu i cili jo vetëm do e përfaqësonëte
ate, porë edhe do i prinëte përball këtyre sfidave gati të pakaluara
Në një situatë të tillë lindi si një domosdoshmëri e kohës aktivizimi dhe reagimi politik i akademikve,roli i tyre është i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm në hapat e parë të organizimit në mënyrë ekipore, e gjitha po bëhej dhe organizohej në mënyrë të hapët dhe të organizuar për mrekulli dhe organizatoret ishin me emër dhe mbiemër.
Regjimi i
tërbuar i Milloshit i burgosi dhe morri masa të papara dhune kundër tyre,porë
ata nuk u ndalën
Ky grupim
dhe organizim së pari filloj me një mosdëgjueshmëri ndaj pushtetit e më vonë
edhe me kundërvënie të hapët atijë.
Sali
Çekaj shembull guximi dhe trimërie njeri i fjalës dhe besës,njeri i akcionit
dhe terrenit
Shembulli
më i mirë dhe më i guximshëm në këtë drejtim ishte Sali Qekaj ,i cili në
vazhdimësi po u paraprinëte proceseve.
Vitet e
90-ta atë e gjejnë në krye të komunës së Deqanit, dhe ai del haptas në
përkrahje të kërkesave të minatorëve ,të cilët ishin bashkuar si mishi dhe thoi
me studentët.
Ishte Sali Çekaj ai i cili dorëzoj librezën e LKJ,nga pozita e të parit të Deqanit ,dhe duke qenë i tillë ai doli në përkrahje të hapët të pluralizmit ,duke varrosur monizmin ,dhe duke ecur me kohën,ai krijoj statusin komunal në harmoni të plot me kushtetutën e Kaqanikut .
Njeriu i
fjalës dhe besës,njeri i akcionit dhe terrenit dhe praktikës,na del si shembull
unikat i Kosovës që po vlonëte ,si shembull unikat ndër shqiptar,diqka e lidhte
ngusht dhe kishte shumë të përbashkta me Azem Hajdarin,këta dy burra jan
shembuj burrërije ,trimërie dhe e intelektualitetit tek shqipëtarët në ballkanin
e trazuar,ku agjentura të huaja veprojnë sikur hiena pas shpinës së
veprimtarëve të tipit të tyre.
Pa
veprimtarin e të cilëve proceset do ishin të vobekta,dhe pa dinamizëm në kohë
dhe hapësirë.
Ai ,ata
të dy më vonë ju bindën liderëve në Kosovë dhe Shqipëri, dhe u bën njerëzit më
të besueshëm të tyre ,pa të cilët proceset nuk do ishin të tilla siq
rrodhën,meqë do mungonëte dinamizmi i tyre ne kohë dhe hapësirë.
Kosovës
po i buzqeshte fati,asaj po i dilte lideri në ball,dhe i njëjti sikur po vinëte
i dërguar nga Zoti
Lidhëja e shkrimtarëve të Kosovës kishte njeriun më të besuar dhe më të përgaditur, në krye të sajë,ai ishte Prof.Dr. Ibrahim Rugova,biri i vetëm i Ukë Rugovës të vrarë nga partizanët në një dimër të ftohët dhe të acarët,
I rritur dhe i edukuar si jetim po nën përkujdesjen e gjagjait të tijë Aliut,nënës dhe gjyshes së vejë, së cilës poashtu në të njejtën ditë ia kishin pushkatuar burrin Rruste Rugovën gjyshin e Ibrahimit,deshti apo nuk deshti ai kishte marrë vesh, për rrethanat e vrasjes së babait dhe gjyshit ,dhe si i ri kishte treguar një tërhjekje në vete duke ju përkushtuar liberit dhe leximit .
Përvoja e
hidhur jetësore ,historia e dhimbëshme e familjes,shkollimi dhe edukimi kishin
krijuar njeriun e veqant,për popullin e veqant dhe më të lashtë të Ballaknit
dhe Europës dhe i njëjti erdhi si një i dërguar nga Zoti në momentin e veqant
,dhe më të duhur ti gjendet popullit të vetë jo vetëm pranë ,porë ai morri
guximin ti prij atijë .
Fillimisht
përmes Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, ku u konfrontua në mënyrë të rrepët
dhe të vendosur, me teorin shveniste të shkrimtarëve serb ,të cilët për fatin e
keq në anën e tyre kishin edhe shkrimtar boshnjak dhe të tjerë .
Hendeku i
mshehur në mënyrë artificiale ,papritmas u qfaq si diqka e pakaluar,dhe kjo
imponoj organizmin e ri të shqiptarëve pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Musa Jupolli me banim në Paris stacioni dhe adresa kryesore e liderit
Pas
peticioneve të akademikeëve dhe intelektualve krijohet: Këshilli për mbrojtjen
e të drejtave të lirisë së njeriut me seli në Prishtinë ,me ndërmjetësimin e
Musa Jupollit nga Parisi ,i cili atje që më heret kishte themeluar shoqatën ë
ALBAKOS,anëtare e FIDH që nga viti 1987 ajo më vonë do të njohje më të thella
dhe hapjen e dyerëve edhe për shqiptarët dhe qeshtjen e tyre kapitale, lirin e
mohuar me shekuj.
Vlen te
theksohet, Musa Jupolli ishte stacioni më i sigurtë dhe më i besueshëm për
liderin e ri të Kosovës Prof.Dr Ibrahim Rugoven.
Lideri i
ri i Kosovës kishte tejkaluar parametërat jo vetëm Kosovar dhe kombëtar porëse
ai me filozofin e tijë urtake mundi makinerin e shfrenuar serbe
Ishte
lideri i ri i Kosovës ,ai i cili kishte tejkaluar parametërat jo vetëm Kosovar
dhe kombëtar ,porëse ai kishte tejkaluar edhe ata ballkanik ,dhe me filozofin e
tijë urtake ai mundi makinerin e shfrenuar serbe, pa e filluar as një të vetmen
betejë.
Ai me LDK
e tijë bëhet shembull jo vetëm tek shqiptarët e ishJugosllavisë ,të cilët i
unifikon rrethë filozofisë së tijë ,pore behet shtylla dhe mbështetëja me e fuqisheme
e proceseve demokratike në Shqipëri.
Lufta e
programuar në Kosovë nga qarqet shovene serbe ndodhi atje ku do pesonëte fiasko
Duke u
udhëhequr nga kjo politikë e menqur ,e cila ishte raritet për ballaknin e
trazuar ku dominonte vetëm dhuna e jo e kundërta e sajë ,ai bëhet lideri më i
dashur në tërë botën e atyre ditëve,dhe konfliktin e programuar për në Kosovë e
bart gjetiu .
Atje ku
serbët do të krijonin armiqësi të paimagjinuar në raport me ta, meqë në
Slloveni po vritej një popull evropian, të cilët kishin miq të panujmërt .
E njëjta
gjë po ndodhëte në Kroaci ,dhe duke pasur kishën ortodokse pas këtyre planeve
djallëzore ,politika qorre e shevenizmit serbomadhe udhëhequr nga Milloshi
pësoj debakël të paparë në arenën ndërkombëtare .
Ajo humbi
miqët e vjetër francez, dhe inatosi deri ne pakufi gjermanët, të cilët kisihn
lidhje të vjetëra dhe të reja me kroatët ,ato ishin lidhje aq të ngushta saqë
Serbia e sëmura e ballkanit,po i tregonëte haptas botës së civilzuar për
shpvenizmin e sajë të mshehur,mostolernaca dhe urrrejtja e sajë kundër të
tjerëve po dënohej qdo ditë e më shumë .
Derisa në Kroaci po vriteshin dy popuj me një gjuhë të njëjtë ,porë me besime kundërta, në Kosovë po tregohej shpirti i vërtetë i shqiptarit
Derisa në Kroaci po vriteshin dy popuj me një gjuhë ,porë me besime jo të njëjta ,në Kosovë po shërohej një plagë shekullore gjakmarrja,e cila kishte marre jetra te panumerta te shqiptareve,si semundje e len nga te huaj te shqiptaret po sherohej,perfundimisht, dhe këtijë akcionit po i prinëte Prof.DR.Anton Qetta,miku me i ngusht i Liderit kombetar Prof.Dr Rugoves,i cili me menqurin dhe butesin e tijë te paparë u be engjëlli i krushqëve të pajtimit .
Ai kishte
përkrahjen e studentëve ,derisa përkrahja kryesore atijë po i vinëte nga
klerikët mysliman dhe katolik.
Ata ishin
dorë e djathtë e tijë.
Këtu jo
vetëm që po shtrihej dorë e pajtimit ,po në ndërkohë i dëshmohej botës mbarë
toleranca ndërfetare, diqka e kultivuar dhe mbajtur gjallë nder shekuj si
unikatë dhe shembull për botën mbarë.
E lumtura
Nëna Tereze gjatë lutjes së mëngjesit në Amerikë po i përkulej presidnetit të
shtetit të saj Prof.Dr Rugovës
Në
ndërkohë nobelistja shqiptare nëna më e dashur e gjithë rruzullit tokësor, Nëna
e dashurisë dhe humanizmit e lumtura Nëna Tereze ,po ju lutje dhe kërkonëte
përkrahje gjithë burrshtetasëve botëror në lutjen e mëngjesit ne Amerikë,duke
ju përkulur presidnetit Rugova,para gjithë atijë niveli të lartë për të
shpëtuar popullin e rrezikuar shqiptar .
Ajo u
drejtohet këtyre burrshtetasëve me këto fjalë :“Zoti president Clinton dhe ju
burrshtetas të tjerë ky është presidenti i popullit tim ,i cili është në rrezik
,ju lutem ndihmojeni presidentin tim dhe popullin tim nga ky rrezik i paparë“
Në
Srebrenicë po ndodhëte Aushcvici .
Derisa
Nëna e madhe po lutej për popullin e sajë në Bosnjë po vriteshin ndër veti
popuj të një gjuhe ,porë me një besim të kundërt ,të cilët megjithatë kishin
diku 25-30% martesa të përziera“
Botën
demokratike e tmerroj Srebrenica dhe qfarosja në masë e njerëzve të pambrojtur
.
U theyn
të gjitha konventat ndërkombëtare.
Në
Srebrenicë po ndodhëte Aushcvici .
Lideri i
shqiptarëve të Kosovës kishte krijuar systemin paralel të organizmit të jetës
në shëndetësi shkolla dhe univerzitete.
Lideri i
shqiptarëve të Kosovës përball një Apartheidi të egër, të cilin e kishte
instaluar regjimi barabar serb ,kishte krijuar systemin paralel të organizmit
të jetës në shëndetësi shkolla dhe univerzitete.
Në shtëpi
dhe familje në nevojë për ndihmë dhe përkujdesje dhe në institucione shtetërore
.
Të gjitha
këto po financoheshin në baza vullnetare nga vetë shqiptarët të cilët regjimi i
Milloshit i kishte nxjerrë jashta ligjit .
Shqiptarët
me butësin e tyre të paparë ndër popuj të shtypur tregojnë lashtësin dhe autoktonitetin
e tyre,dhe ata i merr Amerika dhe bota demokratike nën përkujdesje dhe
mbrojtëje
Shqiptarët
me vendosmërin e tyre për të mbijetuar ,pa e humbur durimin dhe gjakftohesin
kundruall një aparati sa të egër aq edhe barbar,i tregojnë botës demokratike për
lashtësin e tyre ,derisa regjimi serb për egërsin e papare e regjimeve serbe
kundruall shqiptareve të pambrojtur ,të cilët tanimë i kishte marrë Amerika me
boten demokratike rrethe vetes në perkujdesje dhe mbrojtëje .
Diqka që
nuk kishte ndodhur asnjëherë në historin tonë .
Andaj
duke përmbledhur të gjitha këto njeriu me ndërgjegje të shëndosh dhe me
vetëdije të pastër kombetare ,si dhe me besim në Zot, Rugova lideri shpirteror
i shqiptarevet na del sikur i dërguar Zotit ,i cili rrethë vetes kishte një ekipë
akademikësh , të cilët ishin të lidhur rethë një partije avangardiste ,e cila
do e meritonëte qmimin nobel ,për organizimin dhe veprimin e sajë ,në baza të
shëndosha dhe me mjete civilizuese ,e cila poashtu në gjiun e sajë
kishte,formacionet e saja ushtarake të udhëhequra nga komandanti i sajë i
regjur dhe i disciplinuar Sali Qekaj, në mbrojtëje të pragut të shtëpsë ,nderit
dhe qejnes shqiptare.
Shqiptarët
e kisihin fatin e tyre që lideri i tyre shpirtëror ti përcillëte në ditët më të
veshtira.
Ai pas
vetes la njeriun më të përgaditur profesionalisht,familjarisht dhe kombetarisht
,njeriun i cili i kishte,dhënë vulën juridike LDK së tijë
Prof.Dr.Fatmir
Sejdiu pasues i denjë dhe i vetëm i shqiptarëve
Lideri
shpirteror i shqiptareve pas vetes la nje Prof.Dr e së drejtës
ndërkombëtare,udhëheqësin e grupit të unitetit Sekretarin e përgjithëshëm të
LDK-së.
Njeriun e
terrenit dhe të akcionit
Prof.Dr.Fatmir
Sejdiu rrjedhë nga një familje me traditë dhe rrënjë kombëtare.
Gjyshi i
tijë mulla Hamiti të kujton hoxhë Tahsinin rilindasin .
Si njeri i shkolluar,i ngritur kombëtarisht dhe si një familje me ndikim në mes dy luftrave botërore kur ky jetoj,punoj dhe veproj,kishte ndikuar që plani famkeq për shpërnguljen masive te shqiptarëve për në Turqi të mos kishte sukses.
Ai
fillimisht nuk kishte pranuar të regjistrohej si turk ,dhe kështu me shembullin
e tijë si dhe ndikimin kishte penguar këtë plan djallëzor, i cilli hapin e pare
e kishte regjistrimin e shqiptarëvet si turq ,e pastaj deprotimin për në Turqi
.
Shqiptarët
e malësisë së llapit i kishin shpëtuar një deportimi masiv fal syqeltësisë dhe
vendosmërisë së tijë.
Ai ishte
ngarkuar me përgaditjen e shkollës shqipe qysh në vitin 1941 ,të cilën gjë e
kryen me sukses të plot,dhe si i tille eshte njeri nder te paret mesuses i
shkolles shqipe ne mbare Kosoven
Poashtu
ishte njëri ndër të parët në mbarë Kosovën për heqjen e ferexhes,si dhe paralel
me te ishte për shkollim të barabart të femrës dhe mashkullit.
Ai i
kishte shkolluar të gjithë fëmijët e vetë ,të cilët pastaj arrijnë të dalin si
mësuesit e parë të shkollave shqipe.
Babai i
Prof.Dr.Fatmir Sejdiut Nexhmiu ishte anetar i NDSH ku dhe denohet per
veprimtarin e tije
Babai i
Prof.Dr.Fatmir Sejdiut Nexhmiu ishte njeri nder me aktivet në
nacioanaldemokraten shqiptare(NDSH),ai më 28.nëntor merrë pjesë në rithemelimin
e sajë,ne fshatin Obranqe Podieve, ku dhe lexon rendin e ditës.
Kjo
veprimtari vazhdon në shkurt te 1951 me takimin e dytë ,ku Nexhmiu mban
proqesverbalin e takimit.
Drejtoria
e Sigurimit Shtetëror për rreth të Llapit në Podujevë, me Urdhëresën sek. nr.
137, datë 24.IV 1953, urdhëron burgosjen e Nexhmi Sejdiut, i biri i Hamitit,
mësues nga Pakashtica e Poshtme, Këshilli Popullor i Komunës së Kërpimehut. Më
pastaj, kjo Drejtori, propozon hapjen e hetuesisë dhe pëcaktimin e burgut
hetues për Nexhmi Hamit Sejdiun. Arsyeja e burgosjes ishte se i përkiste
“organizatës terroriste” të mësuesve shqiptarë, e cila ka pasur për detyrë
luftën kundër rendit të tanishëm dhe kryerjen e atentateve ndaj udhëheqësisë
shtetërore.
Sadoqë
atijë personalisht si dhe familjes nuk ju nda gazepi dhe përndjekja ,ai pasiqë
vuan dënimin dhe lirohet,nuk ndalet nga libëri dhe të mësuarit,dhe më vonë
arrrin titullin e Magjistraturës.
Në
familje krijohet vetëdije dhe ndërdije që vetëm shkolla dhe shkollimi shton
shtigjet e jetës.
Profesori i nderuar u rritë dhe u edukua në një familje ,ku fakulteti dhe diplomimi në te është obligim ,si niveli më i ulët i një përgaditje profesionale.
I
motivuar nga mesazhi më me rëndësi që pas pajtimit të gjaqeve e këtej i cili
vije nga shoqata humanitare“Sali Qekaj“ Zvicerr i cili mesazh fton për unitet
LDK- ën tani të pa vizion dhe të pashpresë ,dhe ku kërkohet një angazhim aktiv
i Prof.Dr.Fatmir Sejdiut , jo vetëm pse angazhimi i tijë është i nevojshëm
është dhe i domosdoshëm,porëse angazhimi i tijë është i pashmangshëm,i
pandaleshem dhe i pakalueshëm meqë elektorati Rugovian është duke e kërkuar me
vendomëri,dhe e njëjta gjë vlen edhe për bijën e heorit tonë kombëtar dhe
veprimtaren e ditëve të para Donikë Gërvalla,poashtu kërkohet fushveprim i
mjaftuar i veteranëve të luftës dhe një tretman meritor të tyre .
Unë si artikullshkrues i këtyre rreshtave më lejohet të përdor gjuhën e ndjenjes,shpirtit dhe mendjes personale,andaj nuk kam nevojë të përdor gjuhën diplomatike dhe shkoj diqka mbi mesazhin e kësaj shoqate e cila kultivon vlera kombëtare dhe them që :Vetëm ardhja e Prof.Dr.Fatmir Sejdiut në krye të LDK-se mund ta shpëtoj atë nga groposja përfundimtare.