| E diele, 28.04.2013, 06:59 AM |
Jehona e këngës Skraparase
vallëzon me kaltërsinë e valëve adriatikase në qytetin e Durrësit
…Baba Tomorri,-puthë kupën
qiellore e takon zotin!
Ekskluzive nga Xhevahir Cirongu
Ngjitemi
në të përpjetën e kodrës së Vilës ,atje ku nga ajo kodër
me ullinjë shekullorë nga lartësia e sajë shikohet si në pëllëmbë të
dorës me sy të lirë qyteti bregdetar i Durrësit. Vështron detin që dallgëzon lehëtas me valët e bardha
që puthin tokën e kthehen andej nga kanë ardhur. Eshtë Prill, e rrezet e
diellit sapo janë ulur këmbëkryq bregut
të detit me ngrohtësin e tyre. Edhe dallëndyshet kanë ardhur më herët e kanë
ngrutur foletë e reja strehëve të shtëpive apo të ballkoneve të pallatave.
Pulbardhat gugisin me zërin e tyre gëzueshëm nëpër kaltërisnë e detit.
Gjelbërimi i pemëve e lulet buzëqeshin
në këtë prill me diell pranveror. Ky peizazh pranveror ka lajmëruar
para kohe mirëseardhjen për
pushuesit e shumtë që
frekuentojnë këtë qytetet
me plazhin e bukur që ka.. Në qytetin bregdetar ka
jetë e gjallëri për gjithë stinët e vitit. A nuk janë si zogjtë
shtegtarë emigrantë shqiptarë të të gjithave trojeve tona që hyjnë e dalin në
nyjen e portit më të madh të Shqipërisë
e të ballkanit që vinë e shkojnë me tragete aty?! Por edhe vizitorët e
shumtë i pret e i përcjell ky qytet sa i
lashtë e i ri të ditëve tona. E veçanta
e qytetit shekullor të Durrësit qëndron
në faktin se edhe në ditët e sotme ai ka ditur t’u thotë ‘’mirëseardhjen ‘’
edhe migrantëve të ardhur nga e gjithë shqipëria: nga Veriu e Jugu ,por edhe
nga shqipëria e mesame në këto vite
tranzicionit. Të ardhurit në këtë qytet
mikëpritës janë integruar me punën , arsimin e kulturën që mbart
e përcjell jeta shoqërore qytetare në edukimin shoqëror e
atdhetar. Janë të shumtë skraparas që u zhvendosën nga vendlindja e tyre në këto vite të fundit , sot banojnë e
punojnë në lagjet e këtij qyteti
bregdetar. Sipas statistikave zyrtare
numri i Skraparasave që jetojnë
punojnë në Durrës kapin shifrën rreth 13
mijë banorë. Ata janë shtrirë pothuajse në çdo lagje të qytetit,por në
kodrat mbi Spitalin Rajonal të Durrësit , gjendet komuniteti më i madh
me Skraparas; sa vendasit e kanë emëruar
“ Lagja e Skraparasave’’. Shtëpitë i kanë ndërtuar me komoditetin e kohës që të rrëmbejnë për
nga arkitetura karakteristike
ndërtimore. Një komonutet i gjerë ndodhet edhe në komunën e Rrashbullit,
kryesishtë të ardhur aty nga fshatrat e zonës Tomorricë, saqë emërtimin ia kanë
thirrur ‘’Tomorroca e vogël’’.
–Ky
emërtim i shkon kësaj lagjjeje, sepse
kështu e kishte emrin edhe makina
shirëse e grurit që u prodhua në
UMB-në, Durrës rreth viteve 80 –të, - na thotë një banor i këtij fshati i cili
kishte qënë agranom në vitet e
komunizmit në zonën e Tomorricës.
–Kur na
merr malli për vendlindjen tonë, na thonë Skraparasit, ngjitemi aty në Kodër
Vilë e sytë i hedhim andej nga lind dielli, pra në malin e perëndive te baba Tomorri! Dhe kjo është më se e vërtetë,
sepse gjithë shqiptarët kudo nëpër botë marrin bekimin tek ky mali i shenjtë, mal i magjishëm me mistere që shkenca po punon për të zbuluar të vërtetat e fshahta që ka mali i Tomorrit në mirësinë e
njerëzimit. Aty janë thurur shumë
legjenda, pra që nga lashtësia e deri sot.
Ishte
rruga e gjatë historike e atdhetarëve
shqiptarë që nën një emër simbolik me emrin Tomorr organizuan në
Bukuresht duke shkrirë tre shoqata ‘’Dituria’’, ‘’Drita’’, e ‘’Shpresa’’ me
emrin simbol ‘’Shoqata Tomorri’’ e cila mori udhën e saj të jetës më 2 Nëtor të
vitit 1906 në shtëpinë e Kristo Meksit me 92 firmëtarë.
…Në udhëtimin 10 vjeçar të
shoqatës ‘’Tomorri’’( dega Durrës)
Tashmë
shoqata ‘’Tomorri’’ shtrihet pothuajse
në të gjitha qytetet apo krahinat e Shqipërisë. Madje ato janë krijuar edhe në Kosovë, Maqedoni e gjetkë që zhvillojnë
aktivitetin e tyre atdhetar e shoqëror në edukimin e brezave me traditat tona
më të mira. Edhe në qytetin e Durrësit kjo shoqatë festoi më 20 Prill 2013, dhjetë vjetorin e krijimit
të saj. Në këtë shoqatë marrin pjesë nga gjithë komunitetet e Shqipërisë të
cilët jetojnë në qytetin e Durrësit. Larmija e aktiviteteve është e dukshme nga kjo shoqatë aktive në
festimet e ndryshme të ngjarjeve historike e kulturore. Kështu, në nëntor 2012
u përkujtua me anën e një dokumentari
jeta e veprimtaria atdhetare për
Zylyftar Veleshnjen. Me interes në këto aktivitete është ndjekur edhe
dokumentari ‘’Tomorri në Kosovë’’, por edhe
njohja me ‘’Këngët e Tomorrit’’. Drejtuesi i shoqatës ‘’Tomorri’’ (Dega Durrës)z. Hajri Nuhu ,na
thotë me krenari se kjo shoqatë është
rritur në shifrat numerike me një
pjesëmarrje gjithëpërfshirëse nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Ata janë
jo vetëm nga Skrapari, por edhe nga Berati,Korça, Gramshi, Përmeti, Durrësi,
Tirana, Elbasani, Lushnja, Shkodra, Kukësi,Dibra, Tepelena, etj. Interesante e
kësaj shoqate janë edhe aktivitete që
zhvillon në njohjen e prapagandimin e librave si thesare të diturisë,
kulturës e të historisë. Janë organizuar
promovimesh libra si: ‘’Sfidat e
poetit’’ të autorit Nuri Dragoi për poetin Xhevahir Spahiu,’’ Orakuj të
harruar’’, Zylyftar Hoxha, ‘’ Edhe kështu mirë’’ të Abdulla Bregut, ‘’Shëndetësia në Skrapar’’ të
autorit Novruz Gërxhani, ‘’Pleqtë e lagjes sime’’ me autor Gëzim Aliaj etj. Ajo
që të bën përshtypje e që të afron me vendlindjen janë edhe pikturat
universale të piktorit skraparas
Nuri Jaupi. Nga ky piktor janë hapur disa ekspozita me pikturat që
flasin me ngjyrat e ndezura plot kolor nga gjithë trevat e shqipërisë,
Kosovës, etj. Herë pas here janë organizuar edhe koncerte me këngë e valle të
grupit ‘’Riza Cerova’’ e ‘’Demir Zyko’’.Koncerte me Dule Malindin,Irini
Qiriako, Nertla Vreto etj.
Sipas
organizimi të ri që po bën kjo shoqatë, ka nisur regjistrimi dhe aderimi i
antarëve pjesëmarrës. Çdo anëtar do të
ketë kartën diçitale. Nga kjo kartë regjistruese indetifikuese çdo anëtar i saj do të
përfitojë bonos falas pranë spitalit IKEDA në Durrës.
Fotot nga Xhevahir Cirongu : Pamje nga 10 vjetori i shoqatës ‘’Tomarri’’Prill 2013, Durrës.
…Në Tomorr ku mblidhen retë, të bashkuar motë e jetë!